Mendime
Sadik Vrajolli: A po dënohet shteti i Kosovës?
E shtune, 02.11.2013, 05:04 PM
A po dënohet shteti i Kosovës me fajin e vet apo të tjerëve?
Nga Dr. Sadik
Vrajolli
Çka
simbolizon shteti? Për çdo popull, shteti simbolizon siperfaqen
gjeografike, etnitetet nacionale,
resurset natyrore dhe fuqit kreative të popullit,
fuqit- ekonomike, shkencore, ushatarake, , si dhe kulturore, sportive, edukatën
dhe sistemin shoqërorë dhe social.Të gjitha këto cilësi, struktura shtetëore e
krijonë krenarinë dhe asociacionin për atë shtet. SHBA është një shembull që i
vërteton këto.
Asociacioni
i kundër është Rusia, të cilën e lidhim me
fuqi ushtarake, arsenale atomike dhe kërcënuese. Si shembull i tret mund
të mirret
Pyetja është,
Cfar asociacion Kosova? Një shtet jo
funksional? Sitë e anarkisë, mafis, korrupcionit, uzurpimeve, hakmarrjes,
trafikimit e shumë marrive tjera ku çdo dituri dhe konstruktivitet është duke
rjedhur posht.
Pas
largimit së forcave serbe, zurën vend forcat të Natos të cilat me përshtypjen e mungesës së kapacitetit politik
dhe bashkpunuës na vurën, si të ishimi të mitur, në duar të UNMIK-ut. Ky vendim
që munt të quhet edhe denim fitoj bazën tek një grupi njerzish ( hajdut) me
mangësi civilizuese ku plaqkitja mbretronte në të gjitha anët, si prona private
ashtu dhe ndërrmarrje shoqërore. U uzurpuan banesa, toka e patundshëri....
Marrit e
këtyre grupeve kriminale iu ranë në sy aleatëve dhe u banë me dije se ky popull
përveq se nuk qenka i gatshëm për qeverisëje ai ju jep hapsirë këtyre grupeve
kriminale, andaj them se Unmik-u ishte ndëshkimi i parë duke e marr në dorë qeverisjen
në Kosovë për një kohë të të gjatë.
Me këtë ndëshkim
humbi pushteti i kosovarëve të cilët ishin në prag te luftes civile pasi që partit
politike ishin duke matur gjyksa. U vran mbi 5-600 vetë pa gjygj, tipik
atentate politike ose hakmarrje. Kështu që UNMIK-u edhe pse nuk ishte shumë miqësor
prap e kreu një pjesë të punës, e ndaloj luftën civile.
Denimi
tjetër quhej KFOR i cili kishte detyrë ti ruan fshatrat serbe nga hakmarrjet. Sikur
të mos mjaftonte erdh edhe denimi i tret,
Plani iAhtisarit, ku u formuan
enklava etnike serbe e që pasoja më e madhe edhe sot është ndarja e Mitrovicës
që mbetet si
Paaftësia
e udhëheqjeve të procesit të votimeve,
ku edhe aty kërcnimet dhe vjedhjet zurën vend e detyruan Europën dhe SHBA:në edhe
një herë të marin timonin në dorë dhe si dhuratë nga qielli ja dhuruan
pushtetin minoriteteve të Kosovës. Shpallja më fyese si popull i paaftë erdh
med shkarkimim e kryetarit Behgjet Pacolli që u bë pas një muaji. Një njeri i
cili hodhi posht famën dhe suksesin internacional duke ndjek vizionin e tij që me
përvojen dhe investimet e tij ti krijoj atëdheut një shtet funksional. Në vend
të tij u nxurr një kryetar prej zarfi.
Mos të flasim
për plot emra të tjerë që u njollosën siq është p.sh. rasti i Haxhajt në Posten
e Kosovës.
Paradoksi
tjetër është hapja e klinikës së kirurgjis së zemrës në Gjakovë e cila i
ngjante një kasaphane. Ndër kohë kishim në anën tjetër dr.Dalladakun,
kardiokirurg i famshëm në Gjermani, i cili ja kushtoj mbi 10 vite mundi për të marr
leje të hapjes së spitalit të kardikirurgis në Prishtinë.
Ky është një
faj i yni i përbashkët, prandaj po dënohet Kosova si shtet.
Pushtetarët
po denohen me faj të vetin kurse populli po denohen disa me faj e disa pa faj. Të
pafajshmit janë ata të ndershëmit dhe që punojnë për një shtet funksional, ata
që mjerisht në këto rrethana edhe duken si naiv. Kurse fajtorët janë ata të cilët
përpiqen në krah të shtetit dhe përmes pushtetit të bëhen milionerë e ta
sigurojnë veten. Një iluzion thuajse siguria individuale munt të krijohet në një
shtet pa themel të sigurt. Ata i bëjnë hile shtetit sikur ta kishin armik, nuk
paguajnë obligime, fshehin tatime, vendosin poste pa merita e me diploma
fallse dhe shkurtë e shqipë e krijojn një
platformë pazarllëku të diplomavet të titujve. Me këtë mashtrojnë veten dhe
popullin dhe formojnë një shtet jofunksional për të cilin askush nuk ka respekt, kurse rinia jonë në vend
që të kyqet në shkencë dhe inovacion mbetet e dëshpruar me të vetmën shpresë largimin
nga Kosova.
Pra është koha e fundit që si popull te zgjohemi e ti flakim të gjitha këto poshtërsira, të fillojmë një renesans, një rilindje ku do të vjen në shprehje shkenca, ligji, dhe zhvillimi ekonomik. Ta marrim fatin tonë në dorë e ta bëjm atë shtet që e ëndrruam qe dymijë vjet.