E hene, 29.04.2024, 08:58 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Lakejt e shërbimeve sekrete dhe vehabizmi

E marte, 29.10.2013, 10:20 PM


LAKEJT E SHERBIMEVE SEKRETE TË PARTIVE POLITIKE NË KOSOVË DHE TË VAHABIZMIT ISLAMIK

Nga Selim M. Nengurra

Këto ditë kur bota po dridhet nga dalja per fushë e pergjimeve të sherbimit sekret amerikan në shtete të tjera, mes tyne dhe shteteve mike, partnerve ekonomik e politik si dhe miqve lider të këtyne shteteve. Se pergjimet kan ndodhë e pranojë edhe vet Presidenti amerikan z.Barak Obama dhe ai tash ka biseda me lideret e shteteve të Europës si me Kancelaren gjermane zonjen Angela Merkel, me Presidentin francez z. Fransua Holand, por ka edhe të tjer që po thonë se do reagojnë. Mes tyne edhe kryeministresha e posazgjedhun e Norvegjisë zonja Erna Solberg.

Pra jetojmë kohen e arritjeve aq të medha teknologjike sa njerzit pergjohen edhe nga distanca e jo ma të mos arrihet kjo në nji vend të vogël si Kosova ku tradicionalisht gjithmonë ka pas dhe ka shpiun mjeran që per nji fitim banal personal kan shpiunu e do shpiunojnë edhe babën e vetë.

Neve mas Luftës së Dytë Botnore dhe mbetjes së Kosovës nen okupimin Jugosllav permes shpiunve banal kemi arrit ti sherbejm pushtuesit e pushtetit pushtues dhe kështu kemi marr pjesë në eliminime, likuidime, linçime, torturime, të njerzve ma eminent që angazhoheshin per liri, per mvetësi, per perparim e bashkim të kombit shqiptarë në Siujdhesën Ilirike ose Europën Juglindore sikur e quejn disa. Du të flasë vetem per këte periudhë, pra per kohën nga 1940- 2013. Pasi pushtohet mbretnia artificiale e serbve-kroatve-sllovenve nga ushtria fashiste e Hitlerit çka nenkupton edhe e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në atë kohë, shqiptarët shfrytzuen rastin dhe filluen organizimin në organizma politik e ushtarak per tu shkëput njihere e mirë nga sundimi e pushtimi sllav. Mjerishtë nuk pati perpjekje per nji tansi si komb, per bashkim të forcave, por u krijuen grupe që në fillim bashkpunonin sepse së paku në teori kishin nji qellim, nji cak e që ishte bashkimi i trojeve shqiptare në nji shtet. Mirpo me kohën këto grupe filluen ta kundershtojnë njena tjetren dhe ku arriten ato kundershtime e dim dhe atë histori të dhimbshme e kemi në mbamendje neve brezi i lindun gjatë asaj kohe apo pak vite ma vonë kur shqiptarët u ndan tmerësishtë dhe padrejtësishtë nga trungu arbnor dhe ma shumë se gjysma u riokupue nga sllavet e jugut.

Pra shkaku se grupet dhe individët shqiptarë nuk bashkpunuen, por perkundrazi ata dekonspiruen njeni tjetrin, se ban aleanca edhe me anmikun, tue i dhan të dhana per grupin tjetër anmiku arriti ti shkatrrojë nji nga nji dhe okupojë trojet tona.

Në popull flitet ( së paku në Dukagjin flitet kjo ) se fashistet gjerman kishin pas thanë; kudo shkuem e luftuem shpiunët i kemi pague me para ndërsa te shqiptarët ata na jan ofrue vetë dhe pa para. Mjerishtë kjo asht nji e vertetë e pamohueshme dhe asht mjerimi yn nga i cili sdi a do mund dalim ndonjihere?! Kam frikë se jo sepse duket se dy gjana neve i kemi në genin tonë. Të vjedhim, pra jemi hajna gjenetik, dhe me shpiunue, jemi shpiunët ma të lig në planetin tokë.

Kjo asht nji temë e dhimbshme, disave do ju vie mirë me e trajtue, e disa do nervozohen, do nervozohen sepse i kap paniku mos po ju dalin per fushe veprimet e tyne të shumta e të liga.

Mue nji gja më ban ta trajtojë këte temë, pra të mirrem me te , jo si profesionistë apo si far faktori me randësi kombëtarë , por si shqiptarë, si qytetar i zakonshem që shef Atdheun në çfar gjendje asht ra nga nji shtresë e njerzve të poshtër e të pist. Të pist në pamje virtuale sepse si duket edhe Krijuesi  ( Zoti ) po i bante me shenja të tillët, po ju jipke fëtyra me pamje të prishta, pamje shemtime, por që neve njerzit e zakonshem jo bash lehtë i shofim dhe dim se cilet janë e pse janë të tillë.

Dhe janë të poshter këto krijesa dykambësorë ( fakt i vetem që i dallon nga bishat ) sepse asnjihere nuk ndalojnë veprimtarinë e tyne antikombëtare. Asnjihere nuk turpnohen me veprat e tyne të poshtra, dhe asnjihere nuk bin pre e asnji pushteti që do ndrrohet, ata mjeshtrishtë pershtatetn dhe sherbejnë secilin pushtet.

Sot neve jemi dëshmitarë se trojet arbnore kërrcnohen nga invadimi neootoman i Turqisë dhe edhe nga ripushtimi serb i Kosovës, dhe per qudi asnji intelektual asnji institucion shkencor nuk e thotë asnji fjalë kunder. Ka zana të vetmuem të individve të cilet shkruejn në portale interneti dhe tek tuk edhe në ndonji gazetë ditore shqiptare, por këta janë të pakt dhe shkaku se ka ma shumë shpiun e tradhëtarë shqipfolsa në Atdheun tonë se sa ka Atdhetarë  e  Patriot edhe individet e pakt ngadal per ditë e ma shumë po heshtin dhe po terhiqen. Po struken dhe nuk po flasin, nuk po shkruejn. Di saktësishtë per disa nga ata se jan kërrcnue disa here, jan atakue edhe fizikisht. Ka pas raste edhe të atentateve që fatmirsishtë kan perfundue pa fatalitete.

Unë quditem se si ka mundësi të jen personat e njejt ata që bajn shpiunime dhe se si këta persona në popull kan edhe autoritet. Ndersa njerzit e sinqertë , të devotshem dhe të ndershem janë të padukshem dhe jetojnë në rreth të mbyllun si guaca e gjithmonë të friksuem se mos i sulmojnë, mos i shpifin, mos i trillojnë diçka!!!

Në korrik të këti viti isha në nji fshat të Istogut në vizitë te nji mik imi që asht edhe shkrimtar me nam , dhe masi isha bashk me bashkshorten time nikoqiri na pregadit drekë në shtëpi dhe ndejtem tanë pasditen deri vonë në mbramje aty bashk tue bisedue per shumçka sepse neve jemi familjarisht miq dhe kemi raporte shumë vëllaznore mes veti.

Nji gja më bani nervoz derisa neve rrinim në terrasen e shtëpisë se bukur të mikut. Në vijë ajrore nga shtëpija e mikut ku unë isha musafir, xhamija e ati fshati ishte diku 300 metra. Në kohen nga ora 14.30 - 21.30 nja 6-7 here u ndegjuen ulurimat arabisht nga autoparlantet e xhamisë. Unë si kuptojë ato ulurima dhe sdi tash a ishin lutje namazi, apo çka ishin, por di se na tmerronin me zhurmen e tyne barbare e bizare. Per ta ngacmue miqësishtë nikoqirin tim i thash, po prej kurshit mulla X.Y. qenka que kaq shumë peshë me këto ulurime?!

I thash ashtu me habin time të madhe sepse ma parë kjo nuk ka ndodhë këtu në këte fshat asnjihere sado që aty sherben i njejti imam gadi 40 vjet.

Jo Selim nuk ka faj ai , xhaminë ja kan pushtue disa vehabi, dhe lider i tyne asht ish inspektori i UDB-së i këti fshati bashk me djem e nipat e vet, djemt të motrës . Janë ba bandë e madhe dhe imami aty nuk guxon me ba asgja. Asht dobtë me shendetin i shkreti, asht tash para pensionimit dhe ka zgjedh menyren e heshtjes, asht aty si kukullë. Ndërsa xhaminë e ka në dorë ish INSPEKTORI i UDB-së, njeriu që nga mësues pat kalue në sherbime udbeske bash në vitet kur Millosheviqi pat pushtue kreun e pushtetit në Serbi dhe dihet pastaj se cili doli ai. Ky ish mësues si sherbtor i UDB-së punojë derisa NATO largojë nga Kosova pushtetin, policinë dhe ushtrinë pushtuese serbe. Sot ky njeri ishte misionar fetar islamik dhe aty kishte rekrutue djem , nipat dhe shumë farefis tjeter. Xhamija e këti fshati të rranxës , nga nji faltore islame normale dhe tradicionale tash ishte shendrrue në qerdhe vehabiste.

Dhe nese neve dojmë me folë drejtë dhe me demaskue njerzit e tillë , pra sikur të flisnin shqiptarët nëper të gjitha vendbanimet tona, do shofshim se emisaret vehabi të trojeve tona sot, jan të gjithë ish sherbtor të pushtetit pushtues serb të ish Jugosllavisë e edhe të Serbisë së Millosheviqit ma vonë.

Neve nuk flasim, heshtim ama në heshtje me këte ideologji banale e kriminale trojet e Arbnit ngadal , por sigurt në heshtje po ripushtohen nga Rexhep Tayp Erdogani turk dhe neve si komb na kanoset rreziku per zhdukje.

Asht per tu quditë se si sherbime të tilla sekrete shqifolsitë e poshter nuk po projshin së sherbyemi deri sa po mujshin me marr frymë. Edhe perkunder faktit se vendet europrendimore shumicen e tyne i kan strehue dhe ju kan sigurue jeten normale deri në luksuzitet, këta asnjihere nuk po ndalen dhe nuk janë falemnderues por sa munden rrejnë e kurdisin gjana per me perfitue per veti të mirat e socialit dhe sherbimeve të sigurimeve, ndersa në anen tjeter shpiunojnë , provokojnë e shpifin njerzit e zakonshem, njerzit aktivist, intelektualet e shumtë.

Unë asnjihere nuk ngurroj të permend me emna njerzit , qoftë per mirë e qoftë per keq. E baj këte sepse realiteti per mue asht FE, asht VLERË dhe se unë nuk njof frikën  kurr sepse asnji të keqe nuk e kam ba kurr as nuk e baj. Unë flas me sinqeritet. Në këte shkrim qellimisht nuk permenda emna, por nji njeri du ta permend. Në Norvegji e kemi njifar Nazmi Berisha-Dyzi. Nji njeri që në vitin 1959 ik nga Prishtina dhe shkon në Rijekë të Kroacisë, nga aty pas nji qendrimi të shkurt, vjen në Ulqin dhe aty rrin 3 javë te familja e Kaplan Resulit, i bie not Bunes te kufini dhe kalon në Shqipni. Pra kjo asht histori që unë e flas sipas fjalve të vet Nazmi Berishes që i ka shkrue ne librin e ti ( palgjiaturë ose ja ka falë Kaplan Resuli se Nazmiu mezi din me shkrue dy fjali me kuptim e me vlerë ) , liber të cilin e kam para vetes këto qaste dhe Nazmi Berishen e njof këtu e 18 vite me radhë sepse ky jeton në Sarpsborg ku jetojë edhe unë. Nuk do shkruej se Nazmi Berishen e ka burgos pushteti i Enver Hoxhes vetem pas pak kohe që kalon në Shqipni, sepse pasi e njof mirë dhe pasi di se si e ka prit edhe baba i ti i ndjeri Mehmet Dyzi kur këthehet nga burgu dhe nga Shqipnia fakte keto poashtu qe panderpre i ka tregue vet Nazmi Berisha. Nuk do flas sepse ai pa dyshim e ka meritue burgun dhe nese vertetë ka rast se dikujt ja ka ba mirë Enver Hoxha dhe ai pushtet atje, padyshim se këti shemtimi ja ka ba mirë. Këtu do flasë per poshteristë dhe sjelljet e këti shpiuni të shumfishtë që dhe tash kur menzi ec me paterica nuk pushon poshtersitë e veta, nuk pushon pa ju sherbye me forma të llojllojshme atyne që e porosisin dhe nuk pushon pa provokue njerzit që e kan respektue, që i kan ba mirë e kan ba kujdes per te si per baben e vetë. Nazmi Berisha shan njeriun pasi i thonë shrbimet që ai asht i zhytun aty ne to. Zgjedh vendet publike per ta ba provokimin, shamjen, dhe aspak se ka per turp nese e rraf ai që ofendohet, ai mendon se fiton shumë sepse nese dikush e sulmon dhe e rraf pse Nazmiu e shan, njerzit do e marrin ate si viktimë të pa mbrojtun sepse asht plak dhe sulmuesi do shahet perseri nga të tjerët se si ka tregue trimni me nji plak me paterica .

Nazmi Berisha asht njeriu i parë shqiptarë ( ma mirë me i thanë shqipfolës ) që në Norvegji ka ba çmos që të ken shqiptarët këtu edhe xhamija. Ky ka arrit me hap nji të tillë në Sarpsborg dhe atë xhami e kemi edhe sot e kësaj dite. Kam percjell Nazmiun gjatë aktivitetit të ti per ta hap këte xhami. Do e pershkruej pak. Ishim shumë afer si komshi, dhe shkaku i moshes dhe se ai asht i vetem pa familje ( po cila femen kish me pas durim me ba jeten me këtë psikopat ) unë e ftoja permanent të jet në familjen time. Bile femijët  e mi e konsideronin si gjysh e zonja ime si vjeherr apo babë. Mbi kater vite ka pas këtë status ky njeri në familjen time. Mirpo ky kishte kuptue qendrimet e mia per fenë dhe ngadal filloj me u largue, dhe per tu largue i duhej me ba ndonji veprim të lig që ta kem pastaj unë si pretekst me e distancue dhe mos me i folë ma. Dinte ky se bashk në miqësi me mu nuk do ndertohet xhamija në Sarpsborg. Në anmiqësi me mu po, andaj zgjodhi metoden e shpifjeve kunder meje. Ato ditë unë kisha nis të baj shkrimet e para publike në ZSH, dhe Nazmi Berisha në fillim kur takoheshim më lavdonte e në anen tjeter shkonte dhe bante komente aty me nofka dhe ato komente ishin shumë të poshtra. Fatmirësishtë per këte veprim të ti të lig më njofton nji shqiptarë i mirë nga Shtrubullova e Drenasit sepse Nazmiu i kishte pas kerkue ati që edhe ai të shkruen komente kunder meje e shkrimeve të mija në ZSH. Ky më tregon dhe pas kësaj Nazmi Berisha ma nuk punojë pas shpine, doli haptas dhe poshtersitë e veta kunder meje e edhe shumë të tjerve si unë nuk po i ndalë. Në arkiven e ZSH janë shkrimet komentet e ti të poshtra, janë perkrahja e ti per xhamija e islamin ekstrem , dhe janë edhe shkrimet e të ndjerit Kadri Mani që më pat lut mu të terhiqem se vet Kadriu do e lufton Nazmi Berishen pasi edhe Kadriu e njifte mirë dhe se dikur e kishte pas mik e tash edhe Kadriu e urrente shumë sepse e kishte zbulue kush asht ky plak i poshter.

Nazmi Berisha pasi shiti e stershiti banesen që ja kishte ble komunja e Sarpsborgut , pasi mori me parat e komunës patent shoferin ( ja pagou komunja 550 orë vozitje nga 60 euro në atë kohë ) dhe pasi sigurimi që këtu quhet sigurim i shtetit per qytetaret e vetë dhe shkruhet me shkurtesen TRYGDEKONTOR e tash ka ndrrye emnin në NAV i bleu veturen e re OPEL CORSA Nazmiut per ta ndihmue që te shetitë dhe ta thyej monotoninë e vetmisë, ky pasi shef se mund ta shes banesen sado qe asnji cent se kishte dhanë per te kurr, ajo ishte e komunës dhe ky bile e kishte shkatrrue e ba pis, por nji ligj i vjeter që fatmirsishtë ma nuk asht në fuqi, e lejonte Nazmiun ta shes banesen dhe pasi shitej duhet me ja këthye parat komunës sa e ka ble komunja para 12 viteve ndersa fitimin mund ta merr per veti. Banesa ishte ble per 85.000 korona norvegjeze, pas 12 viteve u shitë per 750.000 korona norvegjeze, komunja i merr 85.000 koronat e veta dhe Nazmiut i mbesin 665.000 korona që janë 83.125 euro.

Tash ja çka ban ky njeri me formë , por me pamje të tmerrshme qoroditëse dhe me shpirt aziatiku karpatian.Nget disa javë veturën dhe e ban ndeshje qellimisht dhe e shkatrron, merr parat e banesës dhe pasi parkon veturen në nji vendparking paksa ansor në qytet ik e shkon në Prishtinë, dhe atje qendron nji kohë derisa i ban parat rrush e kumblla në bixhoz a dreqin e di se ku e si, vjen perseri në Sarpsborg dhe kerkon ta ndihmojnë sepse atje në Kosovë hajnat shqiptarë e kan plaqkitë dhe i kan marr të gjitha paratë.

Pra ky njeri i paftyrë shpif e flet kunder popullit të vet vetem e vetem per me perfitue vetë.

Dhe norvegjezet e krishten ( që Nazmiu e shan krishtenizmin ) i besojnë, bile as verejtjet e mia se ai po rren per me shfrytzue nuk i marrin parasysh.

Nazmi Berisha derisa angazhohej me e hap xhaminë në Sarpsborg dy here ka udhtue në Rusi diku dhe neve që shumëhere i falnim ndonji koronë per bukë quditeshim se ku po i merr parat per bileta udhtimi. Kur u hap xhamija nuk udhtojë ma në Rusi, por udhtojë disa here në Turqi, në Tunizi e Maroko.

Unë shkruej kunder këtyne gjanave dhe Nazmi Berisha padyshim i porositun nga dikush ( ai e din nga kush ) panderpre më provokon.

Veren e vitit 2012 derisa unë e nji mik i imi bashk me bashkshorten e ti ( fatkeqësishtë asht kusheri i Nazmi Berishës ky miku im ) pinim kafe në nji kefene në Sarpsborg, Nazmi Berisha kalon aty pari dhe më ofendon tue më thanë QEN BIR QENI.

Mezi u pata permbajtë per respektin e zonjës së mikut tim që ishim bashk se do e shkallmoja si qenin aty per aty. Heshta, nuk bana za.

Sivjet në Aeroportin e Sllatinës në Prishtinë unë bashk me kunatin tim z. Xheladin Hoxha percillnim ren time me tre nipat e mi per në Norvegji saktësishtë me 12 gusht, pasi dorzuem bagazhin kishim kohë per ta pi nga nji kafe bashk. Shkuem e u ulem në nji kefene aty para aeroportit. Tu shku te tovolina që do uleshim pash dhe më pau Nazmi Berisha që kishte pas qen vetem tue pi nji kafe. As nuk i fola as nuk më foli, bile ai këtheu kryet ansh kinse s`po më shef.

Ma vonë kur reja ime e nipat u futen në kontrollin e pashaportave dhe unë me Xheladin Hoxhen nga distanca i shikonim , ndëgjojë nji za të shtjerrun që delte nga nji gabzerr si i qenit të rrugve që thotë; QY QENI... njifsha at za dhe këtheva kryet, nuk gabova ai që mendova se do jet vertetë ishte. I thash, qen e perte qeni je vet. Mbahej me paterica dhe u ndal e më tha; UNË TA Q.... AT NANË... Rash ngusht, ta kap e ta rraf!?  Jo si ta baj këte, ta rraf plakun 70 e kusur vjeç të gjymt që ec me paterica, jo sban. Mbylla gojen, dhe per qudi ky njeri i poshter ec dhe afrohet te nipat e reja ime që ende ishin tue kontrollue gjanat para se me hy mbrend dhe shof se si i flet asaj, pash se si ja zgjati doren, pash se si perkdhelte nipat e mi. O zot çfar dyftyrsie , çfar poshtersie.

Kapa kryet në duer dhe i thash mikut Xheladin eja të shkojmë, ai ishte zbeh në ftyrë dhe më pyeti, po pse të shau, ti këte e ke mbajt në shpi me vite?! Sdi o Xhelë i thash unë, dhe kur çka me pa pas shpinës time në distancë 3 metra rrinin e shikonin katër zgopa shtrigana islamik, që padyshim ishin miq të Nazmiut dhe ata me porosi kishin nxit Nazmiun të më provokon . Kuptova pse nuk më shau Nazmi Berisha kur unë isha me tanë familjen e ai vetem tue pi kafe vetem para nji ore. Tash shan se duhej me krye punën e dikujt.

Pra e tham me plot bindjen se sherbtoret e perhapjes së vehabizmit në Kosovë dhe trojet tona Arbnore gjithandej, si dhe ata që edhe kan konvertue në këtë sekt sllavokarpatian islamik tradicionalisht ishin shpiuna , kishin baballaret e gjyshnit shpiuna e sherbtorë të anmiqve tonë shekullor serbosllav.

Nazmi Berisha - Dyzi asht nji shpiun i poshter , shpiun i shumfishtë të cilin as baba i ti patrioti Mehmet Berisha -Dyzi nuk e ka lan mbrenda kur asht këthye nga burgu i Shqipnisë në vitin 1983 më duket ka qen viti.

Shpresojë ta lexojnë këtë shkrim Migjen Kelmendi që disa here e ka thirrë në TV RROKUM  a si quhet dhe ja ka dhan shansin me u prezantue si viktimë e Enver Hoxhes ky njeri i poshter. Mirë ja ka ba Enver Hoxha këti se ky ka qen dhe asht shpiun i shumfishtë. Faktet që i spjegova besojë se janë edhe argumente per këto që i flasë per te.

E tham haptas se krejt populli e din se cilet ishin e cilet janë këta, por unë mallkoj popullin pse hesht dhe pse nuk bahet nji si grushti i dores dhe ti demaskojë, e pse jo edhe ti denojë ?



(Vota: 12 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora