Mendime
Alfred Lela: Sulltan Erdogani dhe guvernatorët
E premte, 25.10.2013, 06:03 PM
Sulltan
Erdogani dhe guvernatorët e vilajeteve të Shqipërisë dhe Kosovës
Nga
Alfred Lela
Teprimet
në orientalizëm nuk kanë qenë huq i Edi Ramës. Oksidentalizmat po, të gjithë e
dimë, kanë qenë me tepri images (8)përshkrues të tipit të tij. Që nga
Refleksionet te Artet atëbotë kur Shqipëria ende nuk
Nga
Prishtina në Prizren, përkrah dy orientalistëve zanafillorë si Hashim Thaçi dhe
Recep Tayip Erdogan, ai ka rrugëtuar siç dy guvernatorë vilajetesh të perandorisë
osmane do të rrugëtonin me Sulejmanin e madhërishëm. Të dy shefat shqiptarë të qeverive,
kanë qenë gjithë korte e përultësi për atë që disa gazeta të perëndimit, për
autoritarizmin dhe islamizmin që i ka injektuar republikës shekullare të Ataturkut,
e kanë etiketuar si Sulltan Erdogani.
Motivet e
të treve kanë qenë të ndryshme. Erdogani sheh te hapësira shqiptare (dhe ajo
boshnjake) një ringjallje dhe rizgjatim të perandorisë së dikurshme osmane, nënkrejsë
gjeopolitike e mbushur me puplat e buta të myslimanizmit të këtyre tri vendeve.
Ministri i tij i Jashtëm ka tashmë një libër, një koncept e disa fjalime të populluara
me këtë ide të neo-otomanizmit, edhe pse shumë ndër elitat shqiptare i mbajnë për
pesë me hiç, pra si të paqena. Erdogani i djeshëm ka qenë në rolin e babait
shpirtëror (lexo fetar) por edhe të padronit ekonomik e politik.
Hashim
Thaçi m’anë tjetër ka qenë në fushatë elektorale dhe naivitet kombëtar. Sidomos
Erdogani, dhe sadopak edhe Rama i kanë siguruar shefit të qeverisë kosovare një
piedestal autosugjestioni të cilin ka dashur ta transferojë edhe te turmat që e
kanë pritur. Veçanërisht ‘miku’ apo ‘vëllau’ turk, në një qytet si Prizreni, i
cili jo vetëm në arkitektonikë por edhe në popullatë, kulturë e shije është hapur
otoman, i kanë siguruar një shtysë që mund t’i rijapë komunën kufitare që në PDK-në
e tij e mbakan si ‘Jeruzalem’ partie.
Edi Rama,
njëfarë Vaso Pashe i rilindur, një guvernator i krishterë që mund t’i shërbejë perandorisë
(i cili nuk e ka bërë për ofiqin, rrogën dhe sajdinë) ka qenë dje në Kosovë për
ta zgjidhur Lidhjen e Prizrenit. Çdo mbështetje në doza e poza të tepruara
patriotike do të qe një mashtrim në fakt, kështu që edhe ky koment nuk mund të pretendojë
thirrjen e kombëtarisë, por Rama i djeshëm është dorëzuar duarlidhur para
simbolikës së një pakti të ri rajonal që, për të perifrazuar Kadarenë, është më
shumë një Mosmarrëveshje e shqiptarëve me veten dhe njëri-tjetrin. Edhe motivet
e Ramës janë përfituese, postelektorale, dhe derikur pamja të shpaloset, duhet
hamendësuar se kryeministri i ri i Shqipërisë në këtë ngut oriental është shtyrë
nga lobe ekonomike, të cilat i ka përligjur edhe më shumë kur ka parë se
drejtimi i një shteti është një dimër i gjatë vetmie.
Por, jo
vetëm ata që kanë qenë të pranishëm munden ta përshkruajnë tablonë e asaj që ka
ndodhur dje në Prishtinë e Prizren. Ata që kanë munguar, pikërisht me anë të mungesës,
raportojnë kronikën e përmbysur të tallavasë së djeshme. Presidentja Atifete
Jahjaga pat shkuar dje për një vizitë zyrtare në Gjermani. Shefi i zyrës së BE-së
në Kosovë, Samuel Zbogar nuk ka qenë gjithashtu. Mungesa morën edhe kryetari i
LDK-së, Isa Mustafa dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj, siç raporton gazeta
kosovare Ekspress.
Asnjë mungesë,
sado shkëlqimtare, nuk e ka penguar megjithatë shefin e qeverisë turke Erdogan
për ta shpallur Kosovën Turqi. Refrenin e vjetër e të ri serb se Kosova është Serbi
e dimë tashmë. Dje Thaçi, Rama e Erdogan na e kanë shuar vlimin e një mëtimi e
ahti të vjetër se Kosova mund të jetë Shqipëri.