Mendime
Selim Nëngurra: Kushërini im Hasan Zekaj
E diele, 20.10.2013, 05:10 PM
KUSHËRINI IM Z. HASAN ZEKAJ
Nga Selim M.
Nengurra
Në pushimet e
mia ne vendlindje në vitin 2011, në librarinë e Istogut pash dy libra që nuk
mujta mos ti blej. Unë sa per autorin e librave nuk do i bleja sepse nuk kisha
ndëgjue per te kurr ma parë , por titulli i librave më bani që asesi të mos dal
nga libraria pa i ble. " DY GJYTETE THËRRASIN NDËRGJEGJËN " Monografi
rreth Krasniqës së Vendit. ishte titulli i librave gjegjësishtë i librit në dy
vëllime. Si djalë Krasniqas , bleva
librat dhe tek pasi pata ardh në Norvegji pas pushimeve nga kurreshtja ime per
fisin tim dhe vendbanimin nga i kam rranjët e të parve fillova ti lexoj librat.
Librat ishin aq
të mira dhe aq mbresëlanse sa i kam lexue tri herë. Falë atyne librave kuptova
shumçka që nuk kam dit per vendin e të parve të mi, të fisit tim. Falë këtyne
librave mësova se si Familja Doçi e KRASNIQËS ( Nepoljës ) në Lugun e Baranit qenkan kushëri të mi,
qenkan Krasniqas me origjinë nga Jabllanica e Madhe dhe paskan ik nga vendi i
të parve të tyne shkaku i presionit per konvertim në fenë islame të valitu të
Pejës dhe imamve që i dergojnë per ti ilsmaizue shqiptarët në fshatnat e atyne
anve.
Falë këtyne
librave mësova gjenealogjinë e kushërinjve të mi të Jabllanicës së Madhe e të
Radafcit, mësova historinë e xhamisë së Jabllanicës e cila si objekt kulti asht
e vjeter mbi 600 vjet, por se asht adaptue në xhami tek pasi shqiptari i fundit
i fshatit pranon konvertimin në islam në vitin 1875. U binda taman në ate që më
pat ba kurreshtar pamja e asaj xhamije prej se mbaj mend, sepse shifsha se vet
dera e hymjës së saj ndryshon nga xhamitë e tjera. Tash mësova se ajo nga KISHË
Katolike adaptohet ne xhami dhe minarja i ndertohet diku mes viteve 1875-1880.
Ka edhe shumçka
të thuhet per këto dy libra, por unë as nuk kam aftësinë e as nuk jam kompetent
ta baj tash recensionin e tyne. Unë fola pak per librat sepse ma shumë po due
të flasë per autorin e tyne, dhe edhe me folë per Hasan Zekaj kam frikë se nuk
do ja dalë, nuk do ja dal ta them ate që ky studjues i mirfilltë i autoktonisë
kulturore e historike të Podgurit e meriton.
Kam këtu në
Norvegji dy kushërinjë që pernga afersia e gjakut janë edhe të afert se unë me
z. Hasan Zekaj. I thirra dhe ju spjegova për librat, i pyeta se kush asht
autori sepse unë kurr ma parë skisha ndëgjue për te. Më njoftuen pak por as
këta nuk dishin shumë per studjuesin Hasan Zekaj. Bajsha përpjekje ta di se
kush asht dhe si të vej kontakt me te. Per fatin tim nji ditë shof kërkesen e
Hasan Zekajt për mik në chat në hotmail adresën time. Sa u gëzova dhe e pranova
menjiherë per ta fillue komunikimin me te nga e para. Pas disa bisedave i
kërkova numrin e telefonit dhe i premtova se do e kerkojë kur vi në vendlindje
verën tjetër. Fatkeqësishtë kur shkova në verën 2012 rrugës më humbi telefoni
celular dhe me këte edhe numri i Hasanit bashk me të gjithë numrat e miqve e
familjarve që i kisha në te. Shkoj ajo verë dhe me Hasan Zekajn su takova. Kur
për qudi kur shkoj tash në maj të këti viti, diku në fillim të qershorit më
cingrron telefoni, e hapi dhe ndëgjojë nji za , per mue i panjofshem, se kisha
ndëgjue ma parë kurr, po ku je o Selim Nengurra? Ku je o kusherini im? A po e
shef se të gjeta unë ty , sepse ti mu duket se më harrove?!
Ndëgjoja dhe pas
pak kur më erdhi radha tue i kërkue falje e luta të më tregon kush asht. Jam
Hasan Zekaj kusha yt nga Jabllanica e Madhe. Oh sa u gëzova, nga gëzimi u
ngrita në kambë ashtu si isha në banesën time dhe fillova biseden me njeriun që
e kisha marr vesh se e kam kushëri, me njeriun që doja ta njof dhe ta takojë,
por që kurr nuk e kisha pa ma parë.
Hasani më ftojë
që ta vizitojë në shtëpinë e ti në VITOMIRICË, unë jo se nuk kisha kohë, por
thjeshtë doja ta takoj diku jasht në ndonji vend jasht shtëpisë dhe ambientit
familjar sepse isha vetem ato ditë në Istog dhe kam zakon se te familjet e
miqve kur shkoj për herë të parë shkoj bashk me bashkshorten time. Mirpo Hasani
nguli kambë që të shkoj së pari te ai , në mos ma shumë bile deri te pragu i
derës dhe pastaj dalim bashk e shkojm ku të dojmë. Më bindi dhe shkova. Nuk e
kisha vështirë me ja gjetë shtëpinë. Posa u afrova me veturë te dyert e oborrit
Hasani doli dhe ma hapi derën dhe futa veturën mbrenda në oborr. U përshendetem
si vëllazen, thue se njifemi me dekada.Shof rreth vetës dhe ngazllehem se sa të
bukur e kishte shtëpinë Hasani. Mbrapa shtëpisë shof nji bahqe perplot me pemë.
Në oborr kishte shumë qershija, dhe dru i madhë mani. Mbrapa kishte pothuej të
gjitha pemet që njofim neve në ato vise; mollë, dardhë, ftu, kumbulla,
mushmolla etj, etj.
Hyna në koridor
dhe aty ndjeva nji kënaqësi të quditshme, per momentin s`dija pse më erdhi ajo,
por padyshim se ishte nga kënaqësia që ndjeva kur nga koridori pash pothuej në
të gjitha dhomat raftije perplot me libra, vetem kuzhina nuk kishte rafte me
libra, por librat e revistat ishin edhe aty, në tryezen e bukës dhe gjithandej
ambientit të kuzhinës. Në hymje kishte disa paketa të mëdhaja per të cilat
mësova ma vonë se janë me libra. U gëzova shumë që pash nji shtëpi shqiptari me
ambient si në bibliotekën ma të mirë e ma të pasun. Fillova ti shof rradhet e
librave dhe titujt t tyne. Hasani më luti per nji kafe dhe pasi i thash se nuk
më pihet kafja ai burr Krasniqje më ofroj nji lang freskues dhe kerkoj falje
per pak sepse bahej gadi per me dal neve e me shkue diku, në restorantin UJVARA
E DRINIT apo në hotelin DUKAGJINI në
Pejë. Kishte aty në biblioteken e z. Hasan libra që askund ma parë nuk i kam
pa, sa i lakmova per to. Pas pak ai më thërret dhe me lut ti ndihmojë ta bart
nji paketë nga dhoma. Kapa pakon dhe ajo ishte e rand sa mezi e bartem bashk
deri në oborr. Kur dolem Hasani më tha hape veturën, këte do ta jep ty , ka
libra mbrendë dhe këto libra ti kam rujt ka tri kater vite. Të gjitha janë tuat
dhe po ti fali. Nuk kuptoja asgja, mendova mos janë librat e ti, " DY
GJYTETE I THËRRASIN NDËRGJEËS " , po unë i kam librat e tua o baca Hasan,
i thash disi heshtazi. Jo jo këtu nuk janë librat e mia pos nji, libri im i
tretë " KULTI I TOKËS DHE KULTI I UJIT " tjerat jan libra të autorve
tjerë. I kam nga dy e tri copë të tilla dhe të kam zgjedh ty si adhurues libri
që je dhe kam vendos para shumë viteve me ti falë. Mu mbushen syt me lotë,
mbeta gojëhapun, a ka mundësi, më falë nji paket perplot libra ky Burr?! Spata
çka i thamë ma shumë veç , tu rrit nera o kusherini im. Bashk u nisem dhe vendosem me shkue në Pejë
në hotelin DUKAGJINI. Hasani ishte vetem në shtëpi atë mbramje, kisha
kurreshtje të di ma shumë per te, nuk e njifsha e takoja per të parën here.
Pasi u ulem në hotel spontanisht filluem te pyesim njeni tjetrin per familjet
tona. Mësova se Hasani ka familje grue e fëmijë dhe se ata jetojnë në
Prishtinë, e edhe grueja jeton atje bashk me fëmijët shkaku se ajo ende punon ,
ndërsa Hasani ishte pensionue dhe tash ditët e javës i kalon në shtëpi me
libra, ku shkruen e lexon panderpre, ndërsa vikendeve i vijnë tanë familja dhe
ai pushon nga puna me shkrime dhe leximi e kohen jua kushton familjes , nipave
e mbesave.
Ishte shumë
modest ky burr, fliste shumë pak, ai tanë kohen donte që të flasë unë. Më
mahniti se si e dinte gjenealogjinë e familjes time , shumë ma mirë dhe ma
gjatë se unë. Më foli per librin tim NENGURRA E ISTOGUT , më ka pelqye shumë
libri yt më thotë Hasani. Ma spjegoj edhe afërsin mes familjës së ti dhe timës.
Ishte enciklopedi e gjallë që per mue deri ato qaste ishte e panjoftun, por ja
tash qendrojm bashk, dhe bisedojmë si vëllazen. Ndejtem aty deri në orët e vona
të natës dhe unë para se me u ngrit me ik nuk u durova pa e pyet se pse ka
kerkue të njoftohet me mu? Ku ka ndëgjue per mu dhe çka? Selim kusherini, unë
kam lexue të gjitha publikimet e tua në portalet e ndryshme e kryesishtë ato në
ZEMRASHQIPTARE.NET. Më kan ba pershtypje ato, nga disa kushëri tjerë pata mësue
se edhe ti je me rranjë Jabllanicas, Krasniqe dhe se rranjët e tua janë aty ku
buron DRINI I BARDHË, andaj u orvata të të gjej dhe të kontaktojë.
Ikem nga hoteli
dhe pasi e lash Hasanin në shtëpi të veten unë shkova në banesën time në Istog.
Mezi ja dola ti bart nga vetura ato libra nga ajo paketë që mi fali Hasani. Kur
hap paketen fillojë ti numrojë dhe kishte aty 43 libra. Libra të autorve të
mirnjihun , të poetve, të studjuesve, të shkrimtarve dhe historianve tonë. Më
gëzoj shumë fakti se aty ishte kompleti i librave të poetit tonë të mirnjohun
te ndjerit Din Mehmeti.
Dhe tash pyes
njerzit se a ka dhuratë ma e mirë se libri për dikend ? Unë tham jo nuk ka.
Kusherini im më fali 43 dhurata dhe i jamë mirnjohës per jetë të jetve.
Kush asht Hasan
Zekaj? Hasan Zekaj lindi me 1947 në Jabllanicë të Madhe, komuna e Pejës. Ka
diplomue filozofinë dhe sociologjinë dhe paralelishtë studjoj shkencat politike
në Universitetin e Zagrebit. Ka ndjek studimet pasuniversitare. Flet
serbishten, kroatishten dhe frengjishten. Ka punue në Zym , në Zagreb, dhe në
Prishtinë. Ka pas detyra me randësi në laminë e kulturës edhe në ministritë e
arsimit e të kulturës së Republikës së Kosovës.
Që nga vitet 1970 ka botue shumë recensione, vlersime, trajtesa,
kumtesa, kritika, reagime , opinione, strategji të kulturës, ka përkthye
trajtesa filozofike e kulturore në revista e gazeta të ndryshme të kulturës dhe
shkencës.
Ka botue tri
libra; DY GJYTETE I THËRRASIN NDËRGJE¨SE
I. SHB. "DRENUSHA" 2010
DY GJYTETE I
THËRRASIN NDËRGJEGJËS II. SHB. " FAIK KONICA " 2011
KULTI I TOKËS
DHE KULTI I UJIT SHB. " FAIK KONICA " 2011.
Ka në dorshkrim
edhe dy libra që do i vie lexuesit me to shpejt, ma së largu deri në pranvërë.
Ky pra asht kushërini im Hasan Zekaj, baca Hasan i imi që me dhuroj aq shumë libra.