Mendime
Albert Zholi: Mirënjohje për bamirësit e pabujshëm
E merkure, 16.10.2013, 06:55 PM
MIRËNJOHJE MË TË THELLË PËR BAMIRËSIT E PABUJSHËM.
Nga Albert Zholi
Para pak ditësh,
në një zonë të thellë të Matit, në fshatin Gjalisht, u inagurua rikonstruksioni
i plotë i një shkolle, e cila për hir së të vërtetës vetëm shkollë nuk mund të
quhej.Ndoshta nuk gjënden fjalë për ta përshkruar, pa dyer e dritare, dhe për
ironi me disa kangjella të ndryshkura, që të jepnin përshtypjen më së shumti të
një kafazi të braktisur të ndonjë kopshti zoologjik, kafaz ku strukeshin një
numër jo i vogël vocrrakësh , që përpos shiut dhe baltës nuk gjenin nje strehëz
të pakten për t'u tharë e ngrohur, e jo më për të bërë një mësim normal.
Por ja që edhe
këtyre fëmijëve u buzeqeshi fati dhe kjo, pasi fondacioni Mbretëresha Geraldinë
këtë gjëndje skandaloze ia bëri të njohur z.Admir Mulaj sipërmarrës i Universitetit
Ndërkombëtar të Tiranës, i cili me pamëdyshje pothuajse e rindërtoi këtë
shkollë nga fillimi.
Z. Mulaj nuk
kishte asnjë detyrim, qoftë dhe krahinor për këtë bamirësi, por ndjenja dhe
huma-
nizmi njerëzor
në momente te caktuara tejkalon çdo
llogari apo
përfitim, ai nuk e bëri këtë për reklame, apo edhe perfitime te tjera anësore, sic
jo rrallë ndodh, por thjesht nga dhimshuria për këta fëmijë të pafajshëm, që
duket se lindin për të vuajtur në këto fshatra të thellë e të lëne pas dore.
Fatkeqësisht të
tilla shkolla apo minishkolla, me klasa kolektive nuk janë të pakta dhe ndoshta në pamundësi
reale per t'u rregulluar nga komunat apo
mund t'u vije rradha kur këta fëmijë të jenë bërë të rritur, pikërisht në këtë
situatë evidentohet roli i fondacioneve serioze, të cilat së pari
sensibilizojnë bamirës jo të pakët që
nuk ngurojnë kur kontributet e tyre nuk shpërdorohen , por shndrrohen në të
mira publike ; nuk ka njeri që të mos preket e kontribojë nëse sheh me sytë e tij gjëndjen e mjerueshme
te këtyre shkollëzave, sytë e këtyre vocrrakëve që nuk kërkojnë gjë tjetër, veçse
të mos thahen nga të ftohtit, të ulen në banka të rregullta, të mos u pikojë çatia
e klasës, të kenë disa libra jashtëshkollorë me përralla e tregime, padyshim që
atyre do t'u kthehej buzëqeshja, të paktën buzëqeshja.ndërsa donatorëve ndodhta
do t'u shtohej jeta nga bamirësia
kundrejt qënieve më të pafajshme në këtë botë, këtyre fëmijëve të vegjël e të
pambrojtur.
Për një moment
shkarazi më erdhën në mënd disa donatorë anonimë që restauruan kryeministrinë, (sigurisht
edhe kundret tyre duhet te jemi mirënjohës), më erdhën në mënd reklamat
televizive pompoze të firmave apo sipërmarrësve të mëdhenj, sponsorizimet e
spektakleve te përditshme televizive , ndërkohe që para një grupi te vogël fëmijësh
dhe prindërish , në një ceremoni fare modeste, larg kamerave televizive, z.Admir
Mulaj po uronte fëmijët për shkollën e re, zëri i tij ndoshta ishte edhe më i emocionuar sesa të fliste përpara ndonjë auditori të
Universitetit të tij, pasi në këto momente atij i fliste zëmra e prekur nga vështrimet e vocrrakëve, që u dukej sikur
kjo dhuratë i erdhi nga qielli.
Nuk e di, por
jam i prirur te besoj se nëse edhe sipërmarrësi më i vogël do të shihte me sytë
e tij gjëndjen e mjerueshme te këtyre shkollave dhe këta fëmijë te vegjël, të
destinuar për të vuajtur që kur lindin, nuk do të nguronte të bënte diçka, të
paktën të rregullonte një çati, të vinte disa xhama, apo sipas mundësisë të
bënte një rikonstruksion te pjesshëm.
E ritheksoj se
nuk dua kurrsesi të nxij gjëndjen, pasi për hir së të vërtetës gjatë këtyre
viteve janë ndërtuar e rikonstruktuar me dhjetra e qindra shkolla, por fjala
bëhet për një numër jo të pakët shkollëzash, me klasa kolektive në zona më të
thella, ku dhe mundësitë e deritanishme të shtetit jane të kufizuara, prandaj
duhet te sensibilizojmë këta njerëz bamirës, që nuk janë të pakët dhe që kanë
zëmer të madhe.Megjithate nuk do te justifikoheshin kurrsesi komunat apo
bashkite qe i kane lëne këto shkolla në këtë gjëndje të tejskajshme te
mjerimit.
Mirënjohje edhe
një herë z.Admir Mulaj dhe të gjithë atyre qe bëjne bamirësira pa bujë.
Ne këtë rast mirënjohje dhe punë të mbarë edhe për fondacionin "Mbretëresha Geraldinë" emër që simbolizon mirësi dhe dashuri njerëzore.