E merkure, 30.04.2025, 10:11 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevahir Cirongu: Mikpritje me bisqe gjaku lirie

E enjte, 10.10.2013, 08:39 PM


Epilog-Xhevahir Cirongu

Mikpritje me bisqe gjaku lirie

(Copëza kujtimesh nga Kosova e Shqipëria)

Erdhi dita e shumëpritur që dikush të hapte portat e galerisë së shpirtit të tij e të bisedonte me ngjarjet historike. Ashtu, në qetësinë e mendimeve, në rrugëtimin e viteve e të ngjarjeve historike, na sjell sot të freskta qëndersën shekullore të shqiptarëve të Kosovës, e në veçanti të zonës së Llapit legjendar. Eshtë hera e dytë që unë takoj plakun e Besianës nga Kosova në qytetin e Durrësit. Por këtë radhë takohem edhe me një mik tjetër që kishte ardhur për pushime në Durrës së bashku me të shoqen edhe një i afërm i dëshmorit të kombit Fahri Fazliu. Atë e quanin Bajram Fazliu. Ishte një kënaqësi që të bisedosh me këta njerëz bujarë e atdhetarë. Rrëfime e tyre janë të shumta, sa historitë s’kanë të mbaruar kurrë.

Edhe historitë që po i  përshkruajm në libër me titullin ‚‘‘Bisqet e gjakut‘‘ , janë copëza të gjalla  të qëndresës  heroike nga shqiptarët e Kosovës  nëpër dekada për mbrojtjen e vatrave e trojeve shekullore të tyre. Armiqtë e trojeve tona të disa shteteve evropiane, e sidomos ato të shteteve fqinje ballkanike të shekullit të XX-të, kanë patur synime grabitqare ndaj shtetit të sapo lindur e të pavarur shqiptar.                                                                                         Kështu, fill sa po u shpall Pavarsia e Shqipërisë  me shkëputjen përfundimtare  nga perandoria Osmane, më 28 nëntor të vitit 1912 nga qeveria  e Vlorës me në krye Ismail Qemali, klikat shoviniste të shteteve fqinje shtrinë kthetrat e tyre mbi trojet shqiptare duke i coptuar ato e aneksuar pas vetes. Edhe Kosova, pas vitit 1913 iu aneksua Serbisë dhe mbeti si e tillë nën sundimin sllav deri më 12 qërshor të vitit 1999, dita e çlirimit të Kosovës. Që të arrihej deri këtu u desh shumë sakrifica e gjak nga shqiptarët për të vendosur padrejtësinë shekullore.

 

Foto nga Xhevahir Cirongu. Shtator 2013.

(Në mes Halim e  Fatime Abdullahu, Bajram Fazlliu me të shoqen)

Nga 24 marsi deri më 10, përkatësisht 12 qershor të vitit 1999, fillon historia e re e Kosovës. NATO vihet në luftë duke bombarduar caqet ushtarake serbe deri në çlirimin e Kosovës. Por, gjatë kësaj kohe, popullata shqiptare përjetoi një prej etapave më të vështira, duke u përballur me një dhunë brutale të forcave serbe.

Më 5 mars të vitit 1998, forcat serbe sulmojnë fshatin Prekaz i Ulët, ku vrasin Adem Jasharin, figurën që për shqiptarët nënkupton komandantin legjendar të UÇK-së.

Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës. Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviçin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë.

Peshën kryesore të dëbuarëve nga Kosova e mbajti Shqipëria, ku gjetën strehë në vatrat shqiptare vëllezrit e një gjaku mbi 500 mijë kosovarë. Kjo mikëpritje e pazakontë nga shqiptarët e shqipërisë çuditi gjithë popujt e mbarë globit. Ata i bënin pyetje vetes: ‘’Si ka mundësi që një popull kaq i vogël në numër dhe gjeografikisht të mbajë në gjirin e vet kaq refugjatë lufte?!’’ Mikëpritja, dhe dashuria për vëllezrit tanë kosovarë, tregoi mbarë  kombeve e popujve të botës se Shqipëria është  një dhe vetëm një. Atdheu, liria e gjuha janë gjëja më e shtrenjtë për shqiptarin!

Edhe në qytetin e Durrësit gjetën strehë shumë familje kosovare. Kështu, në fisin e ‘’Cirongve’’ që kanë ardhur prej vitesh nga Skrapari (zona e Tomorricës), dhe në familjen Sefedin Imadhi, edhe kjo familje e ardhur nga rrethi Korçë, por që banojnë e jetojnë në Durrës, pritën në shtëpitë e tyre duke i strehuar familjet e ardhura nga fshatrat e qytetet e Kosovës në mars të vitit 1999. Në familjet e Remzi Cirongu,Neshat Cirongu, Xhevahir Cirongu, Bujar Cirongu, Myslim Cirongu, Koçi Cirongu, Bilal Ciromgu, u strehuan mbi 40 persona. Ata ishin nga Suhareka si Sulejman Hoxha, me gjashtë vajza e një djalë, një tjetër nënë po nga Suhareka që nuk ia dimë emrin me katër nipa e mbesa së bashku me nusen e djalit. Po kështu nga qyteti i Pejës, Prizrenit, familja Muharremi( mbiemrin s’ja dimë) me gruan Valdeten, vajzën, e djalin Xhelil nga Ferizaj.

Mikëpritjen e vëllezërve Kosovarë, këto familje bekuan gjithë popullin në kosovë me bekimin te Zoti, me bekimin te  Baba Tomorri!

Në familjen e Sefedin Imadhi, (Sot nuk jeton), ne morëm këtë informacion nga të afërmiit , bashkëshortja Gure e djali Muharrem, dhe nusja Sherina (Cirongu) Imadhi, këtë informacion të atyre ditëve të vështira të mikëpritjes shqiptare ndaj vëllezërve kosovarë. Në familjen e Sefedin Imadhit janë strehuar 33 veta nga 20 marsi deri më 30 qërshor të vitit 1999. Ata ishin: Reshat Helshani nga Medveci i Prizrenit. Djali, Nexhat me gruan  e tre fëmijët. Bajrush Helshani  me gruan e djalin. Harullai. Nazmiu, gruan e djalin. E bija, Sadete.  Refat Helshani, i vëllai i Reshatit; me dy djemtë, Skënderin, me gjithë gruan e djalin, edhe Selimi me gruan. Xhevat Helshani, me gruan e dy djemtë: Ardianin, Albanin e vajzën  Diana. Zenel Helshani me gjithë gruan e dy djemtë: Agronin e Zeqirin. Por, aty qe edhe Suddeçani me gruan e dy fëmijët.

Ato ditë lufte nuk harrohen lehtë, saqë kur tregohen sot episode të tilla pas kaq vitesh, të duket vetja si në ato ditë të dhimbjes, por ndjen edhe krenari për lirinë e Kosovës që ka sot. Familja e Sefedin Imadhi i mbjti me bukë të 33 personat nga buxhet i vet, gati për 30 ditë, dhe pas kësaj ata funizoheshin nga shtabi i emergjecës  me ushqime.              Kurse të tjerat, veshja, larja, fjetja në banesë bëhej falas nga kjo familje. Ata nuk i lejuan të shkonin këto familje në Vendqëndrimin e grumbullimin  e të ardhuve nga Kosova në  (Kampin e Rrashbuallit) në Durrës.  Dje derdhësh lotdhimbje, sot lot gëzimesh kur shikojmë Kosovën e çliruar që në themel  ka gjakun e dëshmorëve .

Edhe dy të moshuarit nga Dumnica e  Poshtme Halim e Fatime Abdullahu, aty pranë bregut të detit në Durrës, na tregojnë copza historie trimërie shqiptare nga ku çelin bisqe me  gonxhe petalesh të kuqe gjaku lirie.

Durrës, Shtator 2013.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx