E enjte, 01.05.2025, 12:18 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Piva kafe me z. Skënder Zogaj

E diele, 06.10.2013, 06:03 PM


PIVA KAFE ME Z. SKENDER ZOGAJ

Nga  Selim M. Nengurra

Tash në kohen qe jetojmë nuk ka ma largësi as asgja tjeter që te bahet pengesë per të bisedue njerëzit mes veti.

Unë që nga fillimet e para kur isha gjimnazist e kur z. Skender Zogaj botonte poezi në gazetat tona te asaj kohe në Kosovë  si;  BOTA e RE, ZËRI i RINISË, FJALA etj, etj, pata nji simpati per këte krijues, por asnjihere nuk më ka shkue mendja se situata do vie deri këtu sa unë shumë vite ma vonë si aktivist i LDK-së te Degve të saj ne Suedi fillimisht e ma vonë në Norvegji do i vej vetit qëllim mos me vdek pa e takue këte burr, këtë patriot, shkrimtar e trim luftëtar per qashtjen kombëtare dhe shtetin e Dardanisë.

Vitin e kaluem pash se z. Skender ka FACEBOOK  dhe menjihere i dergova kerkesen per mik. Po sa u gëzova kur më pranojë nga e para. Ama unë  kisha disi frikë ti paraqitem, kisha edhe turp, çka ti them unë me vogëlsinë time nji burri aq të madhë si Skenderi, u hamenda shumë kohë dhe nji ditë shfrytzova rastin dhe bana nji koment në nji postim te Skenderit. Në mbramje pash se ishte online dhe e pershendeta, dora më dridhej kur fillova ti shkruej , por Burri asht gjithmonë Burr dhe me madhësinë e vetë i thotë mirë se erdhe secilit musafir. Më pranojë Skenderi dhe aq thjeshtë fillojë të me flas sa unë u çlirova dhe fitova pershtypjen se unë e Skenderi njifemi me dekada. Ky ishte filli i shumë bisedave tona që do pasojnë derisa erdhi koha per të shkue unë në pushimet e verës në Vendlindje të cilat pushime sivjet i fillova ma herët me 18 maj dhe ndejta gjatë deri me 19 shtator.

Me 21 maj  vinte grueja ime nga Norvegjia për pushime në Vendlindje dhe duhej ta prisja në aeroportin tonë në Sllatinë. Ajo vinte në mbramje ne orën 20.00. Unë dola në Prishtinë ma herët sepse mendova të shof pak Prishtinën dhe pastaj të shkoj në aeroport . Derisa shetisja dhe shikoja libra te libërshitësit aty në shetitoren para hotelit GRAND mu kujtue se kam edhe numrin e telefonit te Skender Zogajt dhe menjiherë e thirra. Sa u gëzova kur Skenderi mori telefonin, e pershendeta dhe ju prezantova , e Ai me shumë gëzim filloj te me flet. I tregova se jam në Prishtinë dhe se do kaloj kah mbramja nëper Fushë Kosovë se duhet me shkue me prit gruen time në aeroport, andaj në rrugë e sipër nese ai ka kohë mund ta pijm nji kafe bashk në Fushë Kosovë. U morem vesh ashtu dhe pasi nderprem biseden telefonike, unë shikova orën per te planifikue kohen kur te nisem per ta takue Skenderin. Kur pas pak më cingrron telefoni. Ishte Skenderi, ndëgjo o Selim, ti tregom ku je tani dhe unë menjihere po vi aty. Jam para Teatrit i thash, mirë pritem se erdha menjihere.

Rruga magjistrale nga Prishtina per në Fushë Kosovë zakonisht asht shumë e ngarkueme me automjete, mirpo Skenderi erdhi sikur ti kishte pas krahet e Shqiponjes dhe te kishte fluturue. Erdhi ma shpejt se sa e mendova. Ai nuk kishte mundësi te me njifte sepse neve nuk ishim pa kurr, unë e njofta posa e pash tue ardh, dhe si mos ta njifsha kur e kam pa me qindra herë në gazeta e në TV. Vinte bashk me nji burr tjetër. U ngrita nga karriga dhe i buzëqesha, menjihere mu afrue dhe me perqafojë, më shtërngoj sikur vëllau vëllan. Nuk ju besoja syve të mi, më dukej andërr kjo, unë perqafohem me Skender Zogaj. E shikoja dhe mu kujtue rasti që kisha lexue kur sulltan Hamiti kishte pas ardh në Kosovë dhe para se te niset kishte pas porositë ta lajmrojnë njifar Kamer Kukën e Isniqit me e prit bashk me parinë e Kosovës. Vjen sulltani dhe pasi pershendet këthen kryet djathatas e majtas dhe thotë; po pse nuk ka ardh Kamer Kuka? Dikush nga percjellsit e ti i thotë, po ka ardh nalmadhni , ja ai në krahun tand te djathtë asht Kamer Kuka! Sulltani qe i kishte pas ndëgjue menqunitë dhe trimnitë e Kamer Kukës deri atje në pallat në Stamboll shikon Kamer Kuken dhe thotë; ... heu Kamer Kuka, unë zanin ta kam ni deri në Stamoll e ti koke burr sa grima met pa. Kamer Kuka pa e pritë te thotë diçka ma shum ky pushtues anadollak , ja dredhë; nese ke mendue per burr harpallan të madh sa elefanti, shko te Risto Bojaxhija ( nji serb i afërt aty ) e nese don me pa burr burrash e trim trimash ja ku e ke Kamer Kuken.

Unë shikoja Skender Zogajn dhe mendja me shkonte te ajo fotografia historike e Presidentit Ibrahim Rugova ( i baft shpirti dritë ) në aeroportin në Rinasi kur gazetari Bujar Muharremi ( edhe ky i ndjerë, ndjesë pastë ) merrte intervistë nga Presidenti Rugova dhe Skender Zogaj bashk me Adem Jasharin dhe disa burra të tjerë aktivist e luftëtarë të qashtjes së Dardanisë qendronin në kambë e percillnin intervisten. Mu ukjtue se ky burr i vogël me shtat por i madh me vepra e me zemër me vite kishte qen mik e bashkpuntorë i Ibrahim Rugovës, se kishte qen zyrtar ne Zyren e Kosovës në Tiranë, se kishte qen zyrtar ne Ministrin e Mbrojtjës te ministrit Kolonel Ahmet Krasniqi ( i baftë shpirti dritë ), mu kujtue se po ky Skender Zogaj kishte qen me shumë sukses Kryetar i komunës së Fushë Kosovës. Skenderi më fliste e unë nuk muj ja ndaja sytë, kisha emocione sepse isha bashk me nji burr të madhë te kombit tonë. Morem pijet qe na i solli kamarieri dhe pergëzuem njeni tjetrin. Skenderi filloj me rend si burrat ma të mirë te na prezanton mes vedi. Ky asht z. Selim Nengurra , mik i imi, asht mergimtar dhe gazetar e publicist i njoftun, asht edhe Këshilltarë komunal në Sarpsborg të Norvegjisë. Ndërsa ky asht z. Sabit Hykolli, mik i imi, bashkveprimtar i imi dhe perkrahes i imi në punët e mia politike. Sabiti ishte njeri shumë i mirë , shifej kjo nga qendrimi i ti dhe pamja , ai ndëgjonte mikun Skender sa ky fliste dhe rrall kyqej në bisedë. Ama kur fliste fjalën e kishte me peshë. Më la përshtypje shumë ky mik i mikut tim.

Une posa pash rastin që muj flasë nuk durova dhe i thash Skenderit, po pse more vëllau im bane këte rrugë me ardh ti këtu , kur unë do ndaloja në Fushë Kosovë sepse andej e kam rrugën per ne aeroport? Jo Selim miku, kur ti nuk ke pritue të me bash telefon dhe ke shpreh dëshirën me u takue me mu, do ishte ligësi qe unë mos te vi menjihere te ti. Ti ke ardh nga Norvegjia e largët per neve, per Vendlindjen, per Dardaninë tonë. Andja unë do koritësha nese nuk do vija tash te ti këtu. Neve ndejtem dhe u kënaqem bashk atë pasdite aty para TEATRIT Kombëtar në Prishtinë, folem si vëllazen per shumçka, unë ashtu si e kam zakon kur i due njerzit edhe nuk i la të qetë me pyetje e fjalë, i thash, mos u terhiq nga politika Skender, ti duhet të jesh në kreun e LDK-së , Ti dhe disa veprimtar te vjeter qe me lojen e brrylave u menjanuen duhet me u këthye mbrapa dhe me konsolidue LDK-në se e shef sa keq i ka punët Dardania? Qeshte Skenderi dhe tha; po Selim mirë e ke, unë do ofroj tash per zgjedhjet lokale kandidaturen time perseri per Kryetar të Fushë Kosovës. Do fillojë aty nga baza te jap kontributin tim. Më gëzoj Skenderi me ketë lajm, dhe aty per aty luta Zotin që punët ti shkojnë mar këti burri me zemer luani, këti burri me ftyrë engjull e zemer të pathyeshme, këti trimi dardan.

Mjerishtë kryesia në LDK nuk i dhan shansin Skender Zogajt ta dëshmojë se asht njeriu ma i mirë nder të gjallët miq te dikurshem te Ibrahim Rugovës.

Unë jam krenar që Skender Zogaj-n e kam mik dhe di se me Skenderin mburren të gjithë dardanët e vërtetë.




(Vota: 18 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx