E enjte, 01.05.2025, 01:58 PM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Ushtria e Kosovës në veri

E shtune, 05.10.2013, 11:40 AM


Prishja e marrëveshjes e çon Ushtrinë e Kosovës në veri

Nga Bekim Rexhepi

Serbia ne ditën e parë të fillimit të fushatës së zgjedhjeve në Kosovë ka kërcënuar procesin e bisedimeve të nisur nga BE-ja, në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndalimi i kryeministrit serb I. Daqiqit për të hyrë në Kosovë, nxori realitetin e bisedimeve të zhvilluara tashmë Kosovë Serbi, të cilat kanë një tragete të qartë kot-se-koti. Se marrëveshjet prishen në atë moment qe kur prishet qejfi serb në Kosovë.

Një pyetje sa retorike qe mbase duket për pushtetin aktual, është se si mund të mbahen zgjedhjet në veri, atje ku akoma nuk janë hequr barrikadat dhe mbetet akoma betonimi i rrugëve? Përgjigjja e kësaj pyetje është e thjesht, në këto barrikada dhe ne këto betonime rrugësh, merr fund liria.

Marrëveshjet me Serbin, që ka bërë qeveria e Thaçit, janë si ëndrrat e dimrit qe i shfaqen çdo njeriu, ato janë të tmerrshme, por realisht se nuk janë më shumë se sa ëndrra. Edhe marrëveshjet janë të tilla, të tmerrshme, por realiteti i gjendjes mbetet në atë gjendje kaosi politik, kriminal, ekonomik etj.

Një veri që ndodhet ne gjendje jashtë funksionit shtetërorë, nuk është tregues i mirë demokratik, se do të duhej të kishte komoditet demokratik, qe ky vend qe të mbajë zgjedhje dhe të luaj si të dojë me politikën shtetërore. Megjithëkëtë ne po hyjmë ne fushatën zgjedhore, me një Serbi të pandryshueshme, e cila kur ti vardiset kërcohet, kur ti vardiset e fut ne krim dhe kur të do e fut ne agjendë rrënuese Kosovën në veriun tonë.

Pra, marrëveshjet në Bruksel e gjetiu nuk kanë një stabilitet dhe një garantues të fuqishëm politik. Shqetësimi duhet të na takoi ne dhe me pak duhet ta vrasim mendjen se çfarë mendojnë të tjerët rreth nesh kur është në pyetje sovraniteti dhe shteti ynë.

Fundi i marrëveshjeve pa një arbitër, mbase duhet të mblidhet qeverinë dhe të deklaroi hapur kërcënimin e saj aktual, se ne rast se Serbia merr qëndrim të një anshëm, atëherë edhe Kosova do ta dërgoi Ushtria e Kosovës (UK-ja) në veriun e saj madje njëanshëm.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx