Mendime
Albert Shabanaj: Qeveria është para lindjes
E shtune, 05.10.2013, 05:32 PM
NGA BISEDIMET ME SERBINE, QEVERIA ESHTE PARA LINDJES (SHTATEZANE) DHE ... ME TRE NENTOR DO TE KEMI NJE "NEW BORN" NDRYSHE!
Nga Albert
Shabanaj
Kosovën e
rrezikojnë tri elementet,te cilat janë te ndërlidhura dhe kontrolluara nga
boshti sllavë.
Kur flasim për
Kosovën,fatkeqësisht me duhet te përsëris se e keqja me madhe dhe numër një
vazhdon te mbetet PDK-ja,e cila me strukturat e saje te njohura dhe te pa
njohura për opinion ka arritur t'i uzurpoj shtyllat kryesore dhe vitale te
Kosovës. Nga këto uzurpime u zbeh deri ne alivanosje shteti politik dhe
ekonomik i Kosovës. E dyta e natyrës se keqe ne Kosove është pranimi dhe
vazhdimi i bisedimeve me Serbinë,te cilat bisedime asgjë te mire nuk do t'i
sjellin vendit tone por përkundrazi ato bisedime janë te Serbisë dhe vetëm
Serbia përfiton për t'iu dhuruar hisen e paragjykuar ne Kosove ne njërën ane
dhe ndreqjen e imazhit te Serbisë ne anën tjetër. E treta e keqe dhe shume e
rrezikshme për Kosovën është rritja dhe faktorizimi islamik ne sheqerin e
korruptuar politike e cila iu imponua qytetarëve si alternativ ndaj
bandokracive dhe pranisë animozive apo pafuqinë e ndërkombëtarëve ne
Kosovë,përballë krimeve qofshin nga kushdo ato...
Kur flasim për
krimin dhe njerëzit e tij flasim për forca te bazuara ne dhe mbi
ligjshmërinë,struktura ato qe aktivitet e tyre janë te shpërndara si rrjete
merimangash... Ato,prej kohesh ende mbeten misterioze dhe ilegale,ilegale dhe
misterioze mbesin edhe burimet financiare dhe organizimi tyre´?! Dihet ne mbare
opinionin se,këto forca misterioze nëpërmjet votës se vjedhur janë te vendosura
ne dhe mbi pushtet. Ndonëse,përgjatë gjitha viteve te stagnimit dhe ecjeve
prapa te Kosovës,këto struktura ne forma te ndryshme por te kanalizuara
paraqesin pushtetin dhe shtetin,paraqesin partine (PDK), imazhin dhe numrat e
saj,duke arritur te kontrollojnë pothuajse te gjitha instancat shtetërore pa
dallime nëse dot duhej qe shteti te kishte institucione te pa prekshme e te
pavarura.
Dhe sipas
mendimit tim,frustrimi dhe frika ne popull kanë luajtur rrolin kryesor për te
provuar diçka tjetër te paktën si satisfaksion(islamizmin) dhe ne braktisjen e
Kosovës. Këto fenomene ndodhen dhe vazhdojnë te ndodhin nga mosbesimi i
popullatës ne politikat monstruoze te cilat për vite te tera ishin
penale,denigruese e dekurajuese ne vendin tone. Si rezultat i këtyre politikave
kemi jetesën e qytetarëve te përafërt me rolete e njohura ruse... Dhe,sot
njeriu ne Kosove çdo dite takohet me vdekjen,duke filluar nga mungesa e
institucionit te mirëfillta shëndetësor,nga bandat e frustruara por edhe nga
ato te organizuara,nga komunikacioni tepër i vrazhde,nga importi farmaceutik
dhe produktet ushqimore te pa kontrolluara,uzurpimet e pronave,shantazhimet e
bizneseve etj...deri ke manipulimet me interesa dhe figura
kombëtarë,manipulohet edhe me historinë e popullit deri ne shpërlarje te
trurit!... Falen,dhurohen,shiten pronat e shtetit tek fqinjët si Maqedonia,Mali
Zi e deri ke Serbia dhe shume bastardime tjera... madje edhe vjedhja e votave
te llojit tyre apo siç njihet për opinion ne mënyrën industriale dhe... te
gjitha këto kane ndodhur ne sytë dhe miratimin e ndërkombëtarëve !.
Ndonëse,demontimi
dhe shkatërrimi i këtyre rrjeteve kriminale lidhet drejt me partine ne pushtet
(PDK-ne) kjo një diçka shume e vështir për te mos thënë e pa mundshme për te
ndodhur sepse,për gjate viteve ne pushtet PDK-ja ka arritur qe nëpërmjet krimit
dhe shantazhit te fus çdo pore te shtetit nen kontrolle;kjo ne njërën ane dhe
anës tjetër pushteti aktual e ka grabitur,shitur e dhunuar te gjitha pasurit qe
kishte Kosova. Dhe,këtu edhe nëse humbe pushtetin PDK-ja,nuk besoj se është
liruar shteti nga strukturat mafioze... Pra sipas mendimit time,institucionet
vitale te Kosovës do te vazhdojnë te mbeten te kërcënuara,kontrolluara dhe
shantazhuara nga "KUMARET" apo "THE GOTFATHER-ve" te
Kosovës. Megjithatë,procesi i zhbërjes se tyre një dite dot ndodhe dhe do te
jetë një diçka e dhembshme për ata te cilët iniciuan dhe jetësuan këto falange
kriminale ne vendin tone te shumë vuajtur. E dhembshme dot jetë edhe për
shoqërinë dhe demokracinë tonë sepse,përgjatë atij procesi do te mësojmë edhe
emra te shume figurave politike e intelektuale te cilat nuk kanë qene ne
opinion te lakuar me par,do te jetë një proces senzitiv e me fërkime te
mëdha,me tensione te brendshme por edhe te jashtme nëse i kane shërbyer dikujt
apo kujt këto falange shoqërore te me larte cekura... Ndonëse,tensionet do te
jenë te shumë natyrave,njëra nder to
është se Kosova,pikërisht nga ato struktura ka abortuar dhe ende nuk ka një
përfundim juridik ndërkombëtar,kjo një diçka e cila ju mundëson jo vetëm miqve
por edhe armiqve ndërkombëtar te e shtyjnë dhe shtypin ketë proces deri ne
mbarimin e interesave te tyre. Njeri nder ato janë bisedimet me Serbinë.
Beogradi me miqtë e tyre ne Bruksel kanë hapur një gropë te zeze për Kosovën,e
cila dita ditës dot e gëlltitë vendin tone,do t'i gëlltitë te gjitha
kontributet e atributet dhe sakrificat çlirimtare te popullit ton. Këto
bisedime siç e kamë cekur qe ne fillimin e tyre do te jenë te pa
fundme,bisedime këto te cilat prodhuan dhe vazhdojnë te prodhojnë mos siguri
politike për vendin tonë, për institucionet tona për balle atyre te serbeve te
cilëve ua dhuruan autonomin brenda Kosovës dhe jashtë kornizave aktuale
juridike dhe kushtetuese.
Dhe... siç e kam
cekur me lart se,këto janë faktet te cilat popullatës ne Kosovë,ju humben
besimin dhe vrullin për një etapë te re,për një jetesë ndryshe. Si rezultat
tashme kemi ekstremin islam këmbëkryq ne shoqërinë tonë dhe pjesa tjetër e pa
infektuar nga islami është fuqishëm e bindur ne braktisjen e atdheut.. Këto dhe
tjera fenomene janë sinjale alarmante për një shoqëri përderisa këto dukuri
negative shihen si shpresë e fundit!
Fundamentalizmi
islam tashme nuk është çështje se nëse ekziston ne shoqërinë tonë, meçe ai
tashme është politik ne Kosovë,ai duke ju falënderuar bandokracive ka arritur
te infekton pjesën dërmuese te shoqërisë Shqiptare.
Potenciali i kërcënimit
islamik përballë shtetit te se drejtës është tepër i madh meçe,nga burimet e
bollshme materiale te cilat sipas disa njoftimeve ndërkombëtare,vijnë kryesisht
nga Irani,Siria,Sauditet etj.. dhe falë atyre burimeve materiale dhe shërbimeve
tjera te boshtit sllavë kane arritur te depërtojnë ke strukturat e me lart
cekura kështu për te vepruar lirshëm ne shoqërinë tone,e cila pa drejt dhe pa
mëshirshëm ndodhet e rraskapitur,e demoralizuar,e demobilizuar përballë
mjerimit te bardh (...)
Ndonëse,e gjitha
kjo erdhi nga politikat e interesave e mese shumti nga PDK-ja dhe strukturat e
saja legale e ilegale te me lart cekura si dhe ne prezencën anemike
ndërkombëtare!?
Ndonëse,kur po
flasim për islamin dhe ndikimin e tij ne shoqërinë tonë,përpos bastardimeve qe po
sjellin ne vendet tona kemi edhe fenomenin e vetëflijimit për islam!!! Kjo
është me shumë se alarm për veshtë e mykur te institucioneve tona por edhe për
intelektual te cilët për çudi nuk bëhen fare te gjallë përballë këtyre
fenomeneve vetë shkatërruese ne shoqërinë tonë.
Sa për ilustrim
këtu dot kisha përmendur vullnetin e dhjetëra shqiptarëve kryesisht nga Kosova
dhe rajoni për vetëflijim ne luftën e Sirisë apo siç njihet si lufte e
konkurrencës politike,lufte ajo krejtësisht e huaja për interesat shqiptare,një
lufte ajo e pistë,e doktrinave ne mes te sunitëve dhe sheitëve.
Sipas mendimit
timë,nga te gjitha këto zhvillime negative te cilat janë prezente ne Kosovë,ka
me shumë se vetëm një përfitues,përfituesit e mëdhenj ne Kosove do te jenë
islami dhe Beogradi,unë vlerësoj se,hisja tyre do te jetë tepër e madhe dhe
pesha e saktë e këtyre përfitimeve mbetet te përcaktohet ne te ardhmen e zymtë
te vendit tonë.
Unë mendoj se
njeri nga çmimet qe do te paguaj Kosova veriu dhe zgjedhjet e 3 nëntorit te
cilat zgjedhje,do t'i instalojnë strukturat ilegale serbe ne struktura te
rregullta,legale ne veri te Kosovës dhe ky skenar do te jete me siguri fillimi
i subordinimit te Kosovës ne Serbi,duke vazhduar me marrëveshje te reja ne
Bruksel,për një "new born" ndryshe!...
ZOTI NA BEKOFTE !