Mendime
Dedë Preqi: Cilët genjeshtarë të besojmë
E marte, 08.10.2013, 08:10 PM
CILËVE GËNJESHTARË
DUHET POPULLI TI BESOJË MË PARË
-zgjedhjet
lokale në Kosovë-
Nga Dedë Preqi
Këto zgjedhje
janë shumë të pritura , mos të thëmi se do të ketë edhe befasira për popullin
tonë, i cili pret, që me 3 nëntor të bëhën ndryshime të reja në qeverisjen lokale në
mbarë Kosovën, ku do të merr pjesë për herë të parë edhe veriu i vendit, që përbëhët
me shumicën e popullatës serbe, dhe kjo ka një domëthënje të rëndësishme, sepse
Kosova në pavarësinë e vet, përherë të parë po i bënë zgjedhjet e veta lokale
në tërësinë e përgjithshme të teritorit të vet.
Është e drejtë të thuhet se rrezulltatin e këtyre zgjedhjeve e cakton
verdikti dhe vota e popullit, por sipas përvojave të kaluara, nuk mundemi të përcaktojmë një rrezulltat të mirëfilltë,
dhe sipas disa analistëve dhe vëzhgueve të mediave, janë plot lista të pa
pastruara edhe me përsona të vdekur, të
cilat lista u keqpërdoren në zgjedhjet e kaluara.
Nuk është lehtë
të thuash, për kënd po voton, apo varianti tjetër, dikush thotë, nuk kam arsye të votoj, sepse
politika në Kosovë, ka arritë e atillë për qytetarin e saj, duke mbetë vetë
populli si më i pa rëndësishmi, pa të cilin nuk ka politikë të mirëfilltë, as
zgjedhje të drejta në kuptimin e votës së lirë dhe demokratike. Vetë fakti
tregon realitetin objektiv dhe subjektiv në Kosovë, dhe populli ka një përvojë
të hidhur nga zgjedhjet e kaluara dhe në qeverisjen e pas luftës, sidomos
kohëve të fundit, dhe populli është i
informuar mjaftë mirë për të arriturat dhe të pa arriturat e vendit dhe
brengosjen e tij nga korrupsioni i vazhdueshëm, që Kosovës po i jep një kahe
tërësishtë të mbrapësht, që pasojat e rënda
i vuan vetë popullata .
Shoqëria e
shëndoshë krijohet nga baza e shëndoshë e anëtarëve të saj, të cilët dinë ta
vlerësojnë jetën dhe funksionin e saj në parim me kërkesat dhe vlerat
universale të qytetarëve të vet, duke marrë parasysh dhe jetën individuale të
asaj shoqërie. Përndryshe, dhe lideri i saj, i cili e udhëheq atë shoqëri, me
planet dhe programet parimore, duke dëshmuar me sukses aftësitë e veta, në të
mirën e shoqërisë dhe vendit, janë bazë e një shoqërie të shëndoshë dhe progresive,
por nëse të gjitha këto elemente pozitive kthehen në të kundërtën e saj, dhe
shoqëria udhëheqëse e vendit bashkë me liderët e saj në pushtet, nuk e kanë
idenë akoma, se qytetarët e vet duhet ti çlirojnë njëherë e përgjithmonë nga
brengat e vazhdueshme të jetës së tyre, por duke i shfrytëzuar ata në mënyrë
maksimale, shpeshherë duke ua rrëmbyer edhe vullnetin për të mbi jetuar, kjo
është më shumë se një degradim i një shoqërie, amulli dhe çrregullim shoqëror,
e cila kërkon një ndryshim të ri në jetën e saj, për të mirën e një populli dhe
vendi.
Përditë në
Kosovë ka skena të dhimbshme, ku njerëzit për të mbijetuar dhe nga kushtet e
rënda ekonomike kërkojnë ndonjë vend tjetër jashtë vendit, dhe shumica e tyre
duke kaluar ilegal, sepse i vetmi vend në rajon dhe Evropë, mbetët Kosova pa
liberalizimin e vizave, duke mos pasur të drejtë qytetarët e Kosovës, që të
lëvizin të lirë jashtë vendit të vet, dhe duke pësuar me familje nëpër male e
ujra dhe kufinj të ndryshëm edhe me
fëmijë të vegjël. Ndërsa, në anën tjetër, nënat kosovare nuk mund të qetësohen
nga ankthet dhe pritjet e bijve dhe bijave të luftës, që okupatori serb i muar
një ditë dhe nuk i kthej në vatrat e tyre, që të prehen në atdheun e tyre të
shenjtë për ata dhe të gjithë ne, që përjetuam këto skena kundërnjerëzore, që kjo shoqëri në këtë
qeveri ka bërë shumë pak për fatin e tyre.
Qytetari i
thjeshtë i Kosovës, mund të thuhet se përditë e më shumë është sot i përbuzur,
i cili nuk ka fare përspektivë për të ardhmën e vet, kur nuk ka asnjë lloj mundësie
të gjejë rrugëdalje për të gjetë një vend pune, që ti siguroj kushtet e veta
për të bërë një jetë normale me familjen e vet, prandaj, natyrisht se njerëzit
sot hezitojnë të votojnë në një mënyrë, sepse janë të zhgënjyer nga premtimet
dhe zotimet e liderëve partiak, të cilat ishin vetëm fjalë boshe dhe mashtrime
elektorale, për të siguruar votat e tyre në pushtet, dhe vota e popullit është
keqpërdorë dhe abuzuar në mënyrë brutale, duke u kthyer në disfavor të
qytetarit, që premtimet e tyre ishin më shumë ambicje dhe dëshira për pushtet,
se sa plane konkrete, të cilat reflektojnë për të mirën e një komune dhe
qytetarit të saj. Shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës, në mandatët e
tyre të kaluara, përshkak të kaosëve të tyre dhe mosrrezulltatit të tyre në
fushat e ndryshme zhvillimore, duhet të
japin dorëheqje vullnetare, dhe të japin
llogari para qytetarëve të vet, por jo edhe të rikandidohen përsëri, sepse në
këtë mënyrë po përsëritet e keqja dhe regresi i shoqërisë tonë në përgjithsi.
Kosova dhe populli i saj ka shumë për të bërë, të cilat sfida e presin në çdo çast, por janë disa gjëra të cilat nuk presin kohë dhe veprime, sepse koha kalon shumë shpejt, dhe në mëshirën e të tjerëve çdo gjë mbetët fortunë dhe mjegull, dhe vendi jonë Kosova, nuk duhet të jetojë në mëshirën e ndihmave humanitare, duke i pasë të gjitha resurset e veta njerëzore dhe natyrore, njëherazi duke i shtuar kujdes të veqantë rinisë , si parakusht i ardhmërisë së shoqërisë tonë dhe gjitha shoqërive tjera njerëzore.
Zgjedhjet lokale në Kosovë
Me 3 nëntor të
këtij viti 2013-të, do të ishte përshtypja më e mirë e qytetarit kosovar, për
të hapur sytë dhe për të vendosur për një të ardhme më të mirë, në saje të
ndryshimëve të reja në jetën politike
dhe ekonomike në çdo komunë të Kosovës. Dhe këto zgjedhje janë më të veqantat
në shtetin e pavarur të Kosovës, prandaj do të kemi mundësi të trgojmë aftësitë
dhe pjekurinë politike për zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike, duke u
bazuar në kodin zgjedhor të Kushtetutës së vendit dhe mirësjelljes, që kërkohet
te çdo shoqëri civilizuese. Qytetari i Kosovës si kurrnjëherë tjetër duhet të
tregoj maturi dhe pjekuri politike dhe
të mendoj mirë për votën dhe votuesin, i cili do të përfaqësoj në qeverisjen
lokale, por më e keqja ndër të kqijat është se dominon një gjelozi misterioze
tek individët të cilët kanë simpati ndaj partisë së vet edhe pse i ka kuptuar
fare mirë pasojat, prapë se prapë e voton partinë e njëjtë, duke mos u liruar
nga ky absurditet njëherë e përgjithmonë.
Fushatat
zgjedhore të cilat kanë filluar këto ditë, janë më shumë se vetëm premtime dhe
leksione të përsëritura, kur premtuesit shkojnë aq largë me sllogonet e
tyre, sa që Kosova dhe popullata e saj
kurrë në jetën e vet nuk do ta ndjente as një lloj krize. Njëra nga partitë e
mëdha dhe udhëheqëse në qeverinë e vendit PDK-ja, bashkë me kreun e saj, përveq tjerash
premton Universitete në gjitha
qytetet e Kosovës, njëherazi dhe investime milionëshe, nëse votohet kjo parti, që do të thotë, se
zhvillimi dhe degradimi i pasurisë shoqërore bëhët në mënyrë parciale dhe
partiake. Ndërsa një parti tjetër dhe liderët e saj japin premtime tjera,
nganjëherë edhe premtime abstrakte, duke premtuar ndërtimin e urave, në vende të ndryshme, që në realitet në ato
vende nuk ka kurrfarë lumenjsh, apo ujra që rrjedhin aty pari. Premtimet e
shumta janë edhe të partive të tjera dhe disa prej tyre fillojnë aq shumë me
premtue, sa që qytetari i Kosovës e ka lehtë ta kuptoj slloganin dhe
qëllimin e tyre, sepse më shumë se gjysma e premtimëve janë të pa arritshme që
të realizohen, të cilat nëse përkthehen në gjuhën e thjeshtë popullore, këto
premtime janë vetëm gënjeshtra, për të përfituar votat e qytetarëve, dhe në
këtë mënyrë qytetari i thjeshtë e ka vështirë ta kuptojë dhe kujna ti besojë më
parë, për t‘ia dhënë votën.
Populli i Kosovës duhet të mendoj për të ardhmën e vet dhe në këtë gjendje çfarë është, kërkohet një ndryshim dhe të bëhët zotërues i vetëvetës, dhe me një vullnet të qëndrueshëm të shpreh besimin e vet në këto zgjedhje, për t‘a luftuar të keqin, korruptorin, hajnin, kriminelin, matrapazin, dhe shumë gjëra të tjera negative, në mënyrë që ata mos të kenë mundësi të qeverisin në të ardhmën e pushtetit lokal në Kosovë. Prandaj, qytetari i Kosovës, duhet ta ndjejë obligim moral dhe njerëzor ndaj vetëvetës dhe vendit të vet, dhe për hirë të gjendjes sociale dhe ekonomike, me 3 nëntor të këtij viti, të jep vërdiktin e vet, me votën e vet të lirë dhe demokratike, për një Kosovë me përspektivë më të mirë dhe mirëqenjen e çdo qytetari të saj, pa dallime etnike, ngjyre dhe fetare.