E hene, 29.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Rrahagjoksit rrenacakë

E marte, 08.10.2013, 09:05 PM


RRAHAGJOKSIT RENACAK, MASHTRUES E KRIMINEL TË KOSOVËS DHE FUSHATA ZGJEDHORE

Nga Selim M. Nengurra

Se jemi populli ma mendjelehtë dhe ma naiv në Europë nuk ka asnji dyshim. Se jemi edhe ma injorantet e Europes duhet ta pranojmë .

Neve si askush ma shumë në botë rrahim gjokset per trimni, per aftësi, per zotsi e mjeshtri, per patriotizem, per bukuri ( themi se jemi raca ma e bukur e Europes, haptas e themi këte ) dhe asnjihere nuk e shofim se sa frigacak jemi dhe se jemi frigacak e kemi dëshmue pergjatë tanë historisë tonë mija vjeçare. Argument per këtë : si kur tishim kan trima e luftëtar nuk do na pushtonte aq lehtë cilit do që ju ka tek dhe neve pas pak jo vetem se jemi dorzue, por jemi ba sherbtorë të pushtetit pushtues dhe kemi sundue popullin tonë e Atdheun tonë, pra kemi sundue vetveten. A nuk deshmonë edhe lufta e fundit me serbinë në Kosovë se sa trima jemi neve?!

Unë shkova në vendlindje ne Istog me 18 maj të këti viti dhe që në hymje te qytetit pash se veç kishin fillue fushaten zgjedhore per zgjedhjet që do mbahen me 3 nandor 2013. Kur them veç kishin fillue do gabojë nese nuk e ceku se këte fushatë e kishte fillue AAK-ja ( njena nga partitë që ka dal nga lufta sikur po ju thonë disa kesaj partie e edhe PDK-së ). Pra partitë e tjera ende nuk kishin fillue me marketingun e patriotizmit folklorik e primitv sikur që e bajmë neve dhe konkretisht sikur që e bante AAK-ja ato ditë atje. Quditesha sepse e di se fushata fillon 30 ditë para zgjedhjeve e jo kur kujt ti teket. Dhe se kjo fushatë nga kjo parti kishte fillue me hov te madhë me binden tregimet e disa bashkfshatarve te mi që më treguen per nji premtim elektoral në fshatin Lubozhdë që asht fshati im i lindjes e edhe i kandidatës per Prefekte në Istog nga AAK-ja zonjës Donika Kadaj- Bujupi.

Zonja Donika kishte premtue bashkfshatarët e vet se do ju nderton nji foshnjore apo çerdhe te fëmijve. Bile kjo kishte nda edhe lokacionin në gryken e Dragiqit në lokalitetin POLLAQER.

Nuk ndaleshin zonja Donika e suita e saj natë as ditë tue u mundue te bindin njerzit per tja dhan votat, ate dhe suiten e sajë i kishe gjithkund, ne tan qytetin, në hotelrestorantin  TROFTA, në fshatnat e Istogut gjithandej. Populli fliste se gjithkah ku po shkojnë Donika dhe suita e saj po premtojnë, e disa thoshin se po premtojnë edhe ndihma me lekun per nevoja te ndryshme si per libra per nxansit e shkollave, per kujdesin per nxemje gjatë dimnit per familjet e varfna etj, etj. Per ta ilustrue këtë dukuni po pershkruej këtu nji postim në FACEBOOK  te nji mikeshe që e kam dhe postimi asht ky;  KANDIDATI PER KRYETAR I NJI PARTIE NË NJI QYTET BASHK ME ASISTENTIN E VETË VENDOS ME PYET QYTETARËT PER NEVOJAT E TYNE. 

" Takon nji qytetar dhe e pyet, zotni çka ke ti nevojë se kam me ta plotësue nese me voton?

Nji shtëpi i nderuem ja dredh qytetari , nji shtëpi se jam pa shtëpi. Shenoje i thotë asistentit kandidati , nji shtëpi per zotniun.

Shkon tutje dhe takon nji tjeter dhe e pyet , çka pret ti që unë te të ndihmojë nese ti më voton dhe unë fitojë?

Pres me na rregullue rrugën thotë qytetari. Shenoje edhe këti do ja rregullojmë e asfaltojmë rrugën i thotë asistentit.

Shkojnë tutje dhe takojnë nji qytetar tullac ( pa flokë ) , ti çka do dëshroje që ta plotësojë nese me voton e unë fitojë i thotë kandidati per kryetar tullacit?

Lesh zotni, lesh due unë i thotë tullaci. Shenoje nji shtëpi edhe per këte  urdhnon asistentin kandidati per kryetar.

Jo jo zotni, thotë tullaci unë kam shtëpi, por  lesh nuk kam andaj due lesh unë!

Shenoje shtëpi se pas zgjedhjeve popullit ashtu e kështu do i jap lesh unë. "

Pra tash a nuk asht qudi e madhe nese dikush quditët me mue pse thamë se deri kur populli shqiptarë do të bindet se premtimet e ketyne politikajve që tashma i kemi 14 vjet në skenen politke e që na shfrytzuen e sakatuen, si gjithmonë pas zgjedhjeve popullit do i japin lesh e per vete do shumfishojnë prona e lukset e veta jetësore.

Për qudi partitë e tjera në Istog nuk zhurmonin derisa unë isha atje, pra respektuen ligjin per fushaten. AAK-ja i pat lodh qytetarët. Mbante tubim me te ftuem edhe kangëtar te njoftun dhe ate në mes të qendres së qytetit. Bllokohej qyteti me nga 1-2 orë dhe as furrtaret që kishin shitoret e bukës në qendër e furrat diku jasht  nuk mund furnizonin me bukë furrat sepse ndalohej nga policia tan trafiku. Isha dëshmitar kur djali i Esat Gegollaj ( furrtar ) luti policinë ta lejojë te afrohet deri te furra që asht afer postes në Istog dhe që sinqerishte nuk vinte askend nga te tubuemit ne mitingun e AAK-ës në telashe,  por polici nuk e lejojë, ky u ba  paksa nervoz per këtë dhe i dha pak ma shum pedales së gasit dhe iku në drejtimin verior te rrugës per në burgun e Dubravës dhe polici per këtë i shenoj numrin e tabelave , ju vu mbrapa me makinë zyrtare  e ndalon dhe e kishte pas denue 250 euro. Pra këto sjellje mue si qytetar me pengonin dhe shifej qart se Istogu sado qe LDK e ka pushtetin lokal aty , nga disa harambash të partive tjera nuk respektohej as ligji per rend e qetësi publike as nuk respektohej ligji shtetnor i garantuem me Kushtetutë per kohen e fushatës zgjedhore. Pse pengoheshin qytetarët ne veprimtarinë e punën e tyne askush nuk qante kryet, bile edhe policia bahej pjesë e ketyne maskarallaqeve.

Atje njerëzit largohen nga puna shkaku i perkatësisë partiake, ka raste kur dikush shkaku i presionit dhe kerrcnimit me humb vendin e punës pa dëshiren e vet kalon nga nji parti në tjetren dhe perqudi partitë e dala nga lufta AAK e PDK, por edhe kjo e këti mafiozit rusofil Behxhet Pacollit zakonisht zgjedhin njerëz me emen apo me pesh dhe i shantazhojnë. Nji rast i till maskarallak ndodhi në Istog ku nji antar i familjes Rugova kalon nga LDK  në AAK dhe i premtojnë edhe vendin e Këshilltarit komunal AAK-ja. Behxhet Pacolli , pra kryesia e partisë AKR permes personit te caktuem kerkon nga bashkëshortja e po këti ish LDK-isti që te bahet antare e AKR-së. Kjo nuk pranon dhe shkaku i kësaj e paralajmrojnë se me 1. tetor e humb vendin e punës në nji nga ato bankat e Istogut ( sdi cila sepse ato janë shumë dhe në realitet nuk jan banka fare por jan arka te mafiozve që huazojnë eurot me kamate dhe per mue janë ZYRE FAJDEXHINJESH  e jo banka ).

Pra kushti ; e ke punën po u bane antare e partisë time, ose e humb ate nese nuk bahesh antare asht dëshmi e mjerimit që jeton Kosova. Kjo zonjë ka punue në at bankë mbi 10 vite dhe asht nji nga ekonomistet ma te zojat që i ka Istogu. Tash do mbete e papunë.

Nuk asht ba rastësishtë perzgjedhja e këti qifti per ti largue me shantazh ( ndoshta edhe me kerrcnime ) nga LDK-ja sepse harambashet e AAK-së dhe PDK-së kan ba llogarinë per me dezorientue votuesit tradicional te LDK-së në Istog.

Tash nga shtëpia e ime në Norvegji, kur shof euforinë e fushatës zgjedhore nëper komunat e qytetet e Kosovës her me vjen me qa e herë me qesh. Më vjen me qa kur shof popullin tim sa i padishem asht dhe shkon në aso tubimesh e ndegjon rrena e premtime boshe, ndërsa qeshi nga zori kur ndëgjoj fjalët e rrahagjoksve, rrenacakve, mashtruesve e kriminelve që aspirojnë pushtetin në komunat e veta në vendlindjet e veta e në Atdheun tonë te mjer që pikrishtë këta rrahagjoksa e kan sjell në mjerim e katastrofë.

Rrafsh 50 metra nga ndertesa e baneses time në Istog asht nji kontajner i mbeturinave, kam pa me sy të mi se si aty njerzit  nga mbeturinat e hudhuna nxirrnin jo vetem kanaqet që i grumbullojnë e i shesin ma vonë, por aty nxirrshin edhe bukë te hudhun e gjana tjera ushqimore që qytetarët i hudhnin. Me syt e mi kam pa se si njeriu konkurronte me qenët endacak per ta marr atë ushqim nga mbeturinat dhe se si qenet e kerrcnonin të shkretin me e kafshue se edhe ata sado qen ishin të uritun. Ndërsa qentë e zyreve tona në Parlament, në Kryeministri, në Ministri te ndryshme, ne Prefektura, në zyret tjera te pushtetarve flejn ne dyshek te mbushun me miliona euro, nuk ja dijnë skajin pasunisë që kan.

Unë kam pak optimizëm sepse shkumja e Hashim Thaçit me Ramush Haradinaj bashk në SHBA tregon se këta e kan nuhat rrezikun se PDK- korruptive dhe kriminale do i humb me rezultat të thellë  zgjedhjet e sivjetme andaj shkuen këta dy per të kerkue mjete, perkrahje dhe mundësi per ta rujt Thaçi pushtetin e nese jo Ramushi e tha vetë se do baj edhe koalicion me Thaçin.

Kur e ndëgjova të fletë tash kështu Ramushi, mu kujtue takimi im me te në Istog në Korrik 2013, kur në hotelin BUTRINTI  kishte organizue tubim per ta nominue zonjen Donika Kada Bujupi per Kryetare të Istogut dhe unë shkova në at tubim ma shumë nga kurreshtja per të pa at cirkus parazgjedhor e të paligjëshem se sa që më interesonte Ramushi apo kandidati per Kryetar i Istogut. Duket se dikush do i ket ba me dije per mue dhe Ramushi më buzqeshi, u afrova dhe u përshendetem. Menjihere fillojë me premtimet elektorale per Istogun dhe meqense ishim tash jasht lokalit në nji koktej unë nuk folsha vetem e ndegjova. Premtojë se do ban çmos me rrëxue pushtetin e PDK-së kudo te jet ai sepse e mbyti e ngulfati Kosovën. Mu paraqit Ramushi si shumë RUGOVIST dhe mes tjerash me tha se Istogu do e ketë qendren memoriale Ibrahim Rugova nese Donika fiton pushtetin. Tash pas këti flerti me Hashimin në Amerikë çka do thuesh ma o Ramush Haradinaj?!  Nuk e lufton ti kurr Thaçin se as në luftë nuk e luftove, por e ndëgjove dhe bashk shkatrruet institucionet e shtetit që LDK e POPULLI i KOSOVËS ne krye me Ibrahim Rugovën i kishte formue nen tytat e automatikve dhe nen zingjiret e tankseve serbe te pushtetit te Millosheviqit. Nuk e lufton as tash ti jo, ti bashk me Hashimin luftoni LDK-në dhe vlerat e saj , te njerzve te saj dhe të kombit tonë. Thaçi i dha Kosovën fetarishte Turqisë dhe sulltanit Rexhep Taip Erdogan, e politikisht ja dha Serbisë e Daciqit. E ti o Ramush kujt do ja japish do shofim ne te ardhmen. Ama e di se ju dy bashk do e shkatrroni edhe këte pak shtet që asht mbet.

Hapi syt o popull dhe mendo para se me e votue dikend. Ama delni të gjithë ne votime se vetem vota e juej e drejtë do jetë edhe shpetimi i Kosovës , shpetimi i vujtjeve tueja.



(Vota: 23 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora