| E marte, 08.10.2013, 09:05 PM |
RRAHAGJOKSIT RENACAK, MASHTRUES E KRIMINEL TË KOSOVËS DHE FUSHATA ZGJEDHORE
Nga Selim M. Nengurra
Se jemi populli
ma mendjelehtë dhe ma naiv në Europë nuk ka asnji dyshim. Se jemi edhe ma
injorantet e Europes duhet ta pranojmë .
Neve si askush
ma shumë në botë rrahim gjokset per trimni, per aftësi, per zotsi e mjeshtri,
per patriotizem, per bukuri ( themi se jemi raca ma e bukur e Europes, haptas e
themi këte ) dhe asnjihere nuk e shofim se sa frigacak jemi dhe se jemi
frigacak e kemi dëshmue pergjatë tanë historisë tonë mija vjeçare. Argument per
këtë : si kur tishim kan trima e luftëtar nuk do na pushtonte aq lehtë cilit do
që ju ka tek dhe neve pas pak jo vetem se jemi dorzue, por jemi ba sherbtorë të
pushtetit pushtues dhe kemi sundue popullin tonë e Atdheun tonë, pra kemi
sundue vetveten. A nuk deshmonë edhe lufta e fundit me serbinë në Kosovë se sa
trima jemi neve?!
Unë shkova në
vendlindje ne Istog me 18 maj të këti viti dhe që në hymje te qytetit pash se
veç kishin fillue fushaten zgjedhore per zgjedhjet që do mbahen me 3 nandor
2013. Kur them veç kishin fillue do gabojë nese nuk e ceku se këte fushatë e
kishte fillue AAK-ja ( njena nga partitë që ka dal nga lufta sikur po ju thonë
disa kesaj partie e edhe PDK-së ). Pra partitë e tjera ende nuk kishin fillue
me marketingun e patriotizmit folklorik e primitv sikur që e bajmë neve dhe
konkretisht sikur që e bante AAK-ja ato ditë atje. Quditesha sepse e di se
fushata fillon 30 ditë para zgjedhjeve e jo kur kujt ti teket. Dhe se kjo
fushatë nga kjo parti kishte fillue me hov te madhë me binden tregimet e disa
bashkfshatarve te mi që më treguen per nji premtim elektoral në fshatin
Lubozhdë që asht fshati im i lindjes e edhe i kandidatës per Prefekte në Istog
nga AAK-ja zonjës Donika Kadaj- Bujupi.
Zonja Donika
kishte premtue bashkfshatarët e vet se do ju nderton nji foshnjore apo çerdhe
te fëmijve. Bile kjo kishte nda edhe lokacionin në gryken e Dragiqit në
lokalitetin POLLAQER.
Nuk ndaleshin
zonja Donika e suita e saj natë as ditë tue u mundue te bindin njerzit per tja
dhan votat, ate dhe suiten e sajë i kishe gjithkund, ne tan qytetin, në
hotelrestorantin TROFTA, në fshatnat e
Istogut gjithandej. Populli fliste se gjithkah ku po shkojnë Donika dhe suita e
saj po premtojnë, e disa thoshin se po premtojnë edhe ndihma me lekun per
nevoja te ndryshme si per libra per nxansit e shkollave, per kujdesin per
nxemje gjatë dimnit per familjet e varfna etj, etj. Per ta ilustrue këtë dukuni
po pershkruej këtu nji postim në FACEBOOK
te nji mikeshe që e kam dhe postimi asht ky; KANDIDATI PER KRYETAR I NJI PARTIE NË NJI
QYTET BASHK ME ASISTENTIN E VETË VENDOS ME PYET QYTETARËT PER NEVOJAT E
TYNE.
" Takon nji
qytetar dhe e pyet, zotni çka ke ti nevojë se kam me ta plotësue nese me voton?
Nji shtëpi i
nderuem ja dredh qytetari , nji shtëpi se jam pa shtëpi. Shenoje i thotë
asistentit kandidati , nji shtëpi per zotniun.
Shkon tutje dhe
takon nji tjeter dhe e pyet , çka pret ti që unë te të ndihmojë nese ti më
voton dhe unë fitojë?
Pres me na
rregullue rrugën thotë qytetari. Shenoje edhe këti do ja rregullojmë e
asfaltojmë rrugën i thotë asistentit.
Shkojnë tutje
dhe takojnë nji qytetar tullac ( pa flokë ) , ti çka do dëshroje që ta
plotësojë nese me voton e unë fitojë i thotë kandidati per kryetar tullacit?
Lesh zotni, lesh
due unë i thotë tullaci. Shenoje nji shtëpi edhe per këte urdhnon asistentin kandidati per kryetar.
Jo jo zotni,
thotë tullaci unë kam shtëpi, por lesh
nuk kam andaj due lesh unë!
Shenoje shtëpi
se pas zgjedhjeve popullit ashtu e kështu do i jap lesh unë. "
Pra tash a nuk
asht qudi e madhe nese dikush quditët me mue pse thamë se deri kur populli
shqiptarë do të bindet se premtimet e ketyne politikajve që tashma i kemi 14
vjet në skenen politke e që na shfrytzuen e sakatuen, si gjithmonë pas
zgjedhjeve popullit do i japin lesh e per vete do shumfishojnë prona e lukset e
veta jetësore.
Për qudi partitë
e tjera në Istog nuk zhurmonin derisa unë isha atje, pra respektuen ligjin per
fushaten. AAK-ja i pat lodh qytetarët. Mbante tubim me te ftuem edhe kangëtar
te njoftun dhe ate në mes të qendres së qytetit. Bllokohej qyteti me nga 1-2
orë dhe as furrtaret që kishin shitoret e bukës në qendër e furrat diku
jasht nuk mund furnizonin me bukë furrat
sepse ndalohej nga policia tan trafiku. Isha dëshmitar kur djali i Esat
Gegollaj ( furrtar ) luti policinë ta lejojë te afrohet deri te furra që asht
afer postes në Istog dhe që sinqerishte nuk vinte askend nga te tubuemit ne
mitingun e AAK-ës në telashe, por polici
nuk e lejojë, ky u ba paksa nervoz per
këtë dhe i dha pak ma shum pedales së gasit dhe iku në drejtimin verior te
rrugës per në burgun e Dubravës dhe polici per këtë i shenoj numrin e tabelave
, ju vu mbrapa me makinë zyrtare e
ndalon dhe e kishte pas denue 250 euro. Pra këto sjellje mue si qytetar me
pengonin dhe shifej qart se Istogu sado qe LDK e ka pushtetin lokal aty , nga
disa harambash të partive tjera nuk respektohej as ligji per rend e qetësi
publike as nuk respektohej ligji shtetnor i garantuem me Kushtetutë per kohen e
fushatës zgjedhore. Pse pengoheshin qytetarët ne veprimtarinë e punën e tyne
askush nuk qante kryet, bile edhe policia bahej pjesë e ketyne maskarallaqeve.
Atje njerëzit
largohen nga puna shkaku i perkatësisë partiake, ka raste kur dikush shkaku i
presionit dhe kerrcnimit me humb vendin e punës pa dëshiren e vet kalon nga nji
parti në tjetren dhe perqudi partitë e dala nga lufta AAK e PDK, por edhe kjo e
këti mafiozit rusofil Behxhet Pacollit zakonisht zgjedhin njerëz me emen apo me
pesh dhe i shantazhojnë. Nji rast i till maskarallak ndodhi në Istog ku nji
antar i familjes Rugova kalon nga LDK në
AAK dhe i premtojnë edhe vendin e Këshilltarit komunal AAK-ja. Behxhet Pacolli
, pra kryesia e partisë AKR permes personit te caktuem kerkon nga bashkëshortja
e po këti ish LDK-isti që te bahet antare e AKR-së. Kjo nuk pranon dhe shkaku i
kësaj e paralajmrojnë se me 1. tetor e humb vendin e punës në nji nga ato
bankat e Istogut ( sdi cila sepse ato janë shumë dhe në realitet nuk jan banka
fare por jan arka te mafiozve që huazojnë eurot me kamate dhe per mue janë ZYRE
FAJDEXHINJESH e jo banka ).
Pra kushti ; e
ke punën po u bane antare e partisë time, ose e humb ate nese nuk bahesh antare
asht dëshmi e mjerimit që jeton Kosova. Kjo zonjë ka punue në at bankë mbi 10
vite dhe asht nji nga ekonomistet ma te zojat që i ka Istogu. Tash do mbete e
papunë.
Nuk asht ba
rastësishtë perzgjedhja e këti qifti per ti largue me shantazh ( ndoshta edhe
me kerrcnime ) nga LDK-ja sepse harambashet e AAK-së dhe PDK-së kan ba
llogarinë per me dezorientue votuesit tradicional te LDK-së në Istog.
Tash nga shtëpia
e ime në Norvegji, kur shof euforinë e fushatës zgjedhore nëper komunat e
qytetet e Kosovës her me vjen me qa e herë me qesh. Më vjen me qa kur shof
popullin tim sa i padishem asht dhe shkon në aso tubimesh e ndegjon rrena e
premtime boshe, ndërsa qeshi nga zori kur ndëgjoj fjalët e rrahagjoksve,
rrenacakve, mashtruesve e kriminelve që aspirojnë pushtetin në komunat e veta
në vendlindjet e veta e në Atdheun tonë te mjer që pikrishtë këta rrahagjoksa e
kan sjell në mjerim e katastrofë.
Rrafsh 50 metra
nga ndertesa e baneses time në Istog asht nji kontajner i mbeturinave, kam pa
me sy të mi se si aty njerzit nga
mbeturinat e hudhuna nxirrnin jo vetem kanaqet që i grumbullojnë e i shesin ma
vonë, por aty nxirrshin edhe bukë te hudhun e gjana tjera ushqimore që qytetarët
i hudhnin. Me syt e mi kam pa se si njeriu konkurronte me qenët endacak per ta
marr atë ushqim nga mbeturinat dhe se si qenet e kerrcnonin të shkretin me e
kafshue se edhe ata sado qen ishin të uritun. Ndërsa qentë e zyreve tona në
Parlament, në Kryeministri, në Ministri te ndryshme, ne Prefektura, në zyret
tjera te pushtetarve flejn ne dyshek te mbushun me miliona euro, nuk ja dijnë
skajin pasunisë që kan.
Unë kam pak
optimizëm sepse shkumja e Hashim Thaçit me Ramush Haradinaj bashk në SHBA
tregon se këta e kan nuhat rrezikun se PDK- korruptive dhe kriminale do i humb
me rezultat të thellë zgjedhjet e
sivjetme andaj shkuen këta dy per të kerkue mjete, perkrahje dhe mundësi per ta
rujt Thaçi pushtetin e nese jo Ramushi e tha vetë se do baj edhe koalicion me
Thaçin.
Kur e ndëgjova
të fletë tash kështu Ramushi, mu kujtue takimi im me te në Istog në Korrik
2013, kur në hotelin BUTRINTI kishte
organizue tubim per ta nominue zonjen Donika Kada Bujupi per Kryetare të
Istogut dhe unë shkova në at tubim ma shumë nga kurreshtja per të pa at cirkus
parazgjedhor e të paligjëshem se sa që më interesonte Ramushi apo kandidati per
Kryetar i Istogut. Duket se dikush do i ket ba me dije per mue dhe Ramushi më
buzqeshi, u afrova dhe u përshendetem. Menjihere fillojë me premtimet
elektorale per Istogun dhe meqense ishim tash jasht lokalit në nji koktej unë
nuk folsha vetem e ndegjova. Premtojë se do ban çmos me rrëxue pushtetin e
PDK-së kudo te jet ai sepse e mbyti e ngulfati Kosovën. Mu paraqit Ramushi si
shumë RUGOVIST dhe mes tjerash me tha se Istogu do e ketë qendren memoriale
Ibrahim Rugova nese Donika fiton pushtetin. Tash pas këti flerti me Hashimin në
Amerikë çka do thuesh ma o Ramush Haradinaj?!
Nuk e lufton ti kurr Thaçin se as në luftë nuk e luftove, por e ndëgjove
dhe bashk shkatrruet institucionet e shtetit që LDK e POPULLI i KOSOVËS ne krye
me Ibrahim Rugovën i kishte formue nen tytat e automatikve dhe nen zingjiret e
tankseve serbe te pushtetit te Millosheviqit. Nuk e lufton as tash ti jo, ti
bashk me Hashimin luftoni LDK-në dhe vlerat e saj , te njerzve te saj dhe të
kombit tonë. Thaçi i dha Kosovën fetarishte Turqisë dhe sulltanit Rexhep Taip
Erdogan, e politikisht ja dha Serbisë e Daciqit. E ti o Ramush kujt do ja
japish do shofim ne te ardhmen. Ama e di se ju dy bashk do e shkatrroni edhe
këte pak shtet që asht mbet.
Hapi syt o
popull dhe mendo para se me e votue dikend. Ama delni të gjithë ne votime se
vetem vota e juej e drejtë do jetë edhe shpetimi i Kosovës , shpetimi i
vujtjeve tueja.