Mendime
Nue Oroshi: Gjakova vazhdon me Dr. Palin
E merkure, 16.10.2013, 06:44 PM
GJAKOVA E KA KRYETARIN DO TË
VAZHDOJË ME DR.PALIN
Nga Mr.sc.Nue
Oroshi
Edhepse
obligimet politike me janë shtuar pas fitores në Zgjedhjet Komunale në Kiel te
Gjermanisë, ku nga 1 Qershori 2013, kam filluar punën në Asamblenë Komunale te
Qytetit të Kielit në Gjermani si deputet i CDU-së, dhe kohën e kam shumë të
kufizuar për veprime tjera, assesi nuk mund të rri i qetë pa përcjellur
fushatën elektorale për Zgjedhjet Komunale në Kosovë. Shpeshherë nga kandidatët
për kryetarë të Komunave ndëgjon sihariqe, apo premtime boshe, që s‘kanë të
bëjnë fare me realitetin politik në Kosovë. Kësaj radhe deshiroi të bëj një
analizë të shkurtër politike për komunën e Gjakovës, aty, ku për momentin kemi
dy vija politike apo të themi troq, dy koncepte politike që gjithmonë tek
shqipëtarët politikisht kanë luftuar njëra - tjetrën. Kemi konceptin perëndimor
Evropian, që udhëhiqet nga dr. Pal Lekaj, si dhe, atë ruso-arab që udhehiqet
nga e dërguara e të dërguarit të politikës Ruso-Arabe në Kosovë Bexhet
Pacollit, Mimoza Kusari Lila. Fillimisht dëshiroj ta njoftoj opinionin e gjerë
se AKR-ja është një parti e frymës ruso-arabe, e cila ka për qëllim largimin e
Kosovës nga rruga e nisur drejt antarsimit ne Bashkimin Evropian. Për këtë
shpeshherë Kryetari i kësaj partie, Behxhet Pacolli, është kritikuar ashpër nga
diplomacia Amerikane si dhe ajo Evropiane. Edhe fjalët e Kryetarit të AAK-ës
Ramush Haradinaj thënë në Gjakovë në një tubim elektoral e plotësojnë këtë
qështje, ku ai thotë: "…se jo një herë, nëpër etapa të ndryshme ka pasur
tentime për ta mashtruar Gjakovën.
E kanë gjetur
mënyrën duke ia dhënë ndonjë ofertë, … i kanë gjetur sponsorët, kushedi ku, sa
largë, vetëm që Gjakovës të ja humbin rrugën. Por, në të gjitha rastet Gjakova
ka ditur ta gjejë rrugën e drejtë. Gjakova pos që ka ditur ta gjejë rrugën të
punojë e të zhvillohet për vete, ka ditur ta gjejë rrugën për t’i dhënë pjesën
e vet Kosovës dhe kombit në përgjithësi. E pikërisht ata që sot vijnë të
ambalazhuar për ta kërkuar votën tuaj, pikërisht nga ajo qeveri, nga ata njerëz
është bojkotuar Gjakova në mënyrat më të këqija të mundshme. Më të pafytyrat.
Por, të gjithë këta njerëz i kanë bërë llogaritë gabim, ata nuk e kanë menduar
se në këtë ditë më nuk jeni vetëm, tash jam edhe unë me ju”, ka thënë Haradinaj
në fjalën e tij. Dr.Pal Lekaj kryetar për dy mandate i Komunës së Gjakovës, dhe
ponjashtu edhe fitues i padiskutushëm i mandatitë të tretë, ai për dy mandate
bëri shumë për këtë qytet. Qytetit i dha një pamje përendimore, përkundër
faktit që ishte i penguar me mosmbështetje financiare nga Qeveria e Hashim
Thaçit, Mimoza Kusari Lila dhe Bexhet Pacollit. Gjithkund në botën demokratike
e në veçanti në Evropë deputet dhe ministrat që vijnë nga qytetet e veta apo
nga baza deleguese ata pavarësisht partive politike që i takojnë mblidhen së
bashku dhe bëjnë projekte të përbashkëta për të mbështetur qytetin prej nga
vjenë, deputeti apo ministri.
Ndërsa në Kosovë bëhet e kundërta, kandidatja e cila humbë zgjedhjet lokale ne vitin 2009, merrë postin e zavendëskryeministrit si dhe një post ministror, duke u sistemuar mëse miri në Qeverinë e Hashim Thaçit, dhe jo vetëm që harroi ta ndimon qytetin e saj Gjakovën, në këtë kohë të keqqeverisjes së saj në një Qeveri të korruptuar dhe pa kurrfarë profili politik, por ajo edhe e bllokoi çdo gjë që ishte e domosdoshme që Qeveria të përkrah Komunën e Gjakovës. Dhe për të qenë absurdi edhe më i madh, pikërisht kjo zëvëndeskryeministre vjen pas disa vitesh që të kandidojë për postin e të parës së qytetit, qytetit për të cilin për vite te tëra të qeverisjes e kishte harruar, me te vetmin qëllim, se ky qytet udhëhiqet nga një kryetar i cili ka një orientim krejtsishtë perendimor, dhe politika e ti është një politikë për qytetarin.
Dr Pal Lekaj
është Kryetari i Komunës së Gjakovës, i cili më së miri e ka kuptuar mënyrën e
qeverisjes perendimore, dhe këtë mënyrë e ka zbatuar në praktikë. Ai gjatë
këtyre viteve që ishte në krye të Komunës së Gjakovës, kishte moton, se
politikani duhet t’i shërbejë qytetarit, e jo në të kundërtën, që qytetari t’i
shërbejë politikanëve. Dhe ky mentalitet përendimor dhe evropian që udhëhiqet
nga Kryetari i Komunës së Gjakovës duhet të bartet edhe në komunat tjera të
Kosovës, por edhe në politikën Qëndrore që politikanët në të ardhmën të jenë në
shërbim të qytetarit me plotë qenjen e tyre intelektuale, politike, e, duke iu
gjendur afër qytetarit në momentet më të vështira. Në vendet evropiane
biografia e politikanëve shikohet prej zanafillës e deri në kohën kur ai
politikan apo politikane kandidon për një post të caktuar. Rastësisht para disa
viteve përmes mediave të shkruara isha i informuar për një vizitë që kishte bër
një delegacion i Kosovës në haremin e diktatorit dhe kriminelit te Libisë,
Moamer El Gadafit. Quditërisht, ky delegacion kishte 128 anëtarë, sikur Kosova
të ishte një shtet 700 miljonë banorë, është e tepërt.
Por, ky delegacion
nuk kishte shkuar për qëllim lobimi por për qëllime haremi! Këtë e vërteton
edhe shtypi i kohës, ku, në një artikull të botuar kohë më parë në Koha Ditore
rreth kësaj vizite që bënë, i deleguari i politikës Ruso-Arabe në Kosovë Bexhet
Pacolli thuhet: Tenda e presidentit libian, Muamer Gadafi, e ngritur në Sirt,
është pushtuar nga mesi i tetorit nga tingujt e këngëve qytetare dhe ritmi i
valleve. Nuk kanë qenë anëtarë të estradës muzikore ata që e kanë krijuar
atmosferën e ahengjeve pikërisht në vendlindjen e diktatorit të këtij vendi
veriafrikan, por kanë qenë përfaqësues politikë, profesorë, analistë nga
shoqëria civile, studentë dhe gazetarë. Kërcyesit dhe valltarët kanë qenë pjesë
e një delegacioni 128-anëtarësh, i cili ishte nisur me mision lobimi në Libi,
nën drejtimin e presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. “Kur
Gadaffi ka hyrë në tendë, të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë dhe i
kanë duartrokitur. Kjo ka zgjatur nga momenti i hyrjes e derisa është ulur në
karrigen e tij”, -rrëfen Shkodra. “Jam mik i Jugosllavisë, por e njoh mirë
problemin e Kosovës, -ju kishte përgjigjur krimineli Gadaf pjestarëve të
haremit që kishin bërë vizita në Qadrën e haremit të Gadafit. Dhe me tutje në
shkrim thuhet: Kreu i shtetit libian nuk i kishte kursyer duartrokitjet as kur
kishte folur zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, si dhe njëra nga
përfaqësueset e grupit të studentëve. Por, sipas dy anëtarëve të tjerë të
delegacionit, jo gjithçka që ishte zhvilluar brënda tendës së Gadaffit ishte
bërë në frymën e disponimit. -“Kur ka filluar këndimi, vajzat nuk kanë mundur
ta ndërprisnin atë, pa e ndërprerë Gadaffi aplaudimin”, ka thënë njëri nga ta.
Pas mbarimit të këngës, “Si dukat i vogël je” dhe “Eja, eja luleborë’, sipas
tij, është insistuar që të ndërpritej këndimi, mirëpo një shef i kabinetit të
Gadaffit kishte thënë, se kënga duhej të ndalej tek atëherë kur Gadaffi të
jepte shenjë për ndalim. -”Telashi tjetër është krijuar gjatë vallëzimit.
U këshilluam që të vallëzonim, por pa ia kthyer shpinën Gadaffit”, rrëfen pjesëmarrësi tjetër. Si njëri ashtu edhe tjetri thonë, se ka pasur pakënaqësi mes anëtarëve të delegacionit për këtë veprim. -“Kishim shkuar për të lobuar e jo për të vallëzuar. Kurrkush nuk na kishte thënë më herët se do të ngjante një gjë e tillë në tendë, dhe për çudi as stafi i protokollit të Presidencës libiane nuk e merrte veprimin tonë si diçka të pazakontë”, shprehet pjesëmarrësi anonim. Këto janë vetëm disa fakte të vogla se, derisa e tërë bota demokratike ishte në gjendje gadishmëri për të rrezuar nga pushteti këtë kriminel në Libi, miku i këtij krimineli Bexhet Pacolli organizonte takime haremi, ndërsa kandidatja për kryetare të Gjakovës Mimoza Kusari -Lila vallëzonte me plot deshirë pa ja kthyer shpinën kriminelit Gadaff.
Gjatë
përcjelljes së një debati nga kandidatët për kryetar të Komunës së Gjakovës,
ndëgjova se, ishte quar shumë pluhur nga rivalët e dr.Pal Lekaj për një këngë
që motrat Bushi ia kishin kushtuar dr.Pal Lekajt, me titull „Gjakova e ka
kryetarin do të vazhdon me dr.Palin“. Kandidatët dhe opinioni i gjerë duhet ta
dijë, se shpeshherë për veprime të mençura dhe punë të mbara janë krijuar
këngë, shkruar poezi e botuarë romane për njerzit e ndershëm dhe atdhetarë të
mirëfilltë.
Një gjë e tillë
është krejt normale, kur i shtojmë faktin, se Motrat Bushi rrjedhin nga një
familje me tradita të mira të atdhedashurisë, dhe janë mbesa të këngëtarëve të
mirëfilltë të folklorit burimorë shqiptar -Pjeter Bisaku dhe Sokol Bisaku, të
cilët në kohëra më të vështira, kur Kosova ishte pushtuar nga forcat komuniste
e këndonin këngën nëpër oda të burrave me këtë përmbajtje: /Ndue Përlleshi prej
Paskalices/, fort po e ndjekan kta klysht e Titës/. Me siguri që opinioni i
gjerë tani na është informuar për luftëtarin antikomunist Ndue Përlleshin, i
cili luftoi vite të tëra që mos të dominoi fryma e ideologjisë pansllaviste në
trojet shqiptare. Derisa Bexhet Pacolli në intervistat e veta e ndiente veten
krenar që ka qenë në gardën e Titos, dhe, se babë e babgjysh i kanë shërbyer
edhe komunizmit por edhe kralit. Prandaj, qytetarë të nderuar të Gjakovës, pa
dallim qyteti apo fshati, pa dallim gjinie apo besimi, duhet të keni parasysh
këto fakte kur të dilni tek kutitë e votimit me 3 nëntor.
Një thirrje të veçantë u bëj sidomos edhe mërgimtarëve nga Komuna e Gjakovës, që jetojnë në Gjermani, Zvicërr, Austri, Kroaci e Çeki, që me 3 nëntor të gjithë të vini në Kosovë dhe të votoni kryetarin tuaj dr.Pal Lekaj, në mënyrë që Gjakova kurrsesi mos të bie në duart e politikës Ruso - Arabe. Për këtë jam plotësishtë i bindur, se atdhatarët shqiptarë në Gjakovë e rrethinë, nuk do të lejojnë një gjë të tillë, sepse shqiptarët janë një popull evropianë, që janë aty baraz me diellin, që janë aty që prej kurë zoti e krijoi tokën dhe qiellin.