Mendime
Florim Zeqa: Ja pse duhet votuar fryma rugoviane
E hene, 14.10.2013, 07:02 PM
Ja pse duhet votuar fryma rugoviane e LDK-së!
Nga Florim Zeqa
Periudha e
viteve të '90-ta, apo siq jemi mësuar ta quajmë periudha e levizjes paqësore,
është periudha më e ndritshme e historisë së kosovës.
Eshtë kjo, epoka
e sundimit të vlerave njerëzore, që mbanë një ëmër të përbashkët-Epoka
Rugoviane.
Funksionimi i shtetit
paralel nën rrëthanat e okupimit klasik, ndodhi jo si rezultat i sundimit të
ligjit, e as nga forca e pushtetit, por kjo erdhi si shprehje e vullnetit
qytetar, e një gadishmerie kolektive, e një humanizmi dhe solidariteti të lartë
qytetar.
Moto e veprimtarisë
së aktivistëve dhe veprimtarëve të LDK-së asaj kohe ishte, dhënja gjithçka nga
vetja për shtetin e Kosovës. E gjithë veprimtaria zhvillohej në baza vullnetare
dhe pa asnjë kompenzim material.
Privilegji që
mbante gjallë veprimtarët e asaj periudhe ishte satisfaksioni moral dhe
mbështetja e fuqishme nga ana e popullit, motiv ky i pakrahasueshëm më vlera
parash apo privilegje pushtetesh të ditëve të sotme.
Vetëdijësimi i
popullatës ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.
Të pasurit
ndanin gjithë çka kishin më të varfërit dhe nevojtarët, këta të fundit ndihmat
që u vinin nga bashkatdhetarët e tyre i trajtonin jo si lëmoshë por si ndihma
shtetërore.
Ata që
ndihmoheshin, pranonin vetëm atë që ju duhej e jo më tepër,..."shkoni të
tjetri së unë kam mjaftë", ishin përgjigjet më të shpeshta që hasnin
aktivistët gjatë punës në teren.
Kur flasim për
epoken e viteve të '90-ta, duke e krahasuar më epoken e pasluftës, e në veqanti
të pas-pavarësisë, aspak nuk gabohet nëse e quajmë Epoka e vlerave njerëzore dhe
kombëtare, pasi gjithëçka ishte e brumosur më vlera të pastra, moral të
shëndoshë dhe kulturë të bazuar në tradita kombëtare.
Filozofia
Rugoviane, nuk është thjeshtë një doktrinë politike, por për më tepër na del si
një vlerë e lartë e civilizimit dhe humanizmit njerëzor.
Në
terminologjinë fetare, ajo që ndjenë në shpirtë dhe zemër populli quhet
HYJNORE, apo e shenjtë,...e tillë ishte Filozofia Rugoviane.
Çdo fjalë apo
veprim të Rugovës e ndjente dhe përjetonte thellë në shpirtë populli. I shenjtë
mbeti edhe "DURIMI" i tij, si një masë preventive për ruajtjën e
qënjës sonë kombëtare nga makineria vrastare e regjimit pushtues të
Millosheviqit. Durim ky, të cilin bota demokratike i ktheu si shpërblim Rugovës
dhe popullit të tij më intervenimin ushtarak ndaj caqëve serbe që Kosovës i
solli çlirimin nga barabaria dhe shtypja e gjatë shekullore.
Pas shënjëtorës
më vlera universale-Nënë Terezës, na vjenë shënjëtori i parë në përmasa
kombëtare, shpëtimtari i qenjës sonë kombëtare, themelues dhe arkitekt i
shtetit të Kosovës-Ibrahim Rugova
Vlerat e tilla
kombëtare, shtetet dhe popujt e civilizuar i konsiderojnë të shënjta, dhe
tregojnë kujdesin maksimal ndaj tyre.
LDK-ja nuk është
thjeshtë vetëm një parti politike, është një pasuri më vlerë kombëtare, që
Hyjnori Rugovë na la amanet.
Vota për LDK-në
është respekt ndaj Filozofisë Rugoviane , është votë për shtetin e Kosovës, për
vlerat kulturore, traditën e bukur e të pasur të popullit tonë.
Janë edhe një
mijë arsye të tjera që thërrasin si kushtrim në ndjenjat tona për të votuar
partinë që për 24 vjet rresht nuk i ndali përpjekjet për krijimin, bërjën dhe
konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Andaj mbi të
gjitha është edhe nderë dhe privilegj ta vojmë LDK-në;
-është nderë të
votosh LDK-në sepse është partia e parë politike në hapsirat gjithëshqiptare që
hapi proceset demokrike në tërë evropën juglindore,
-është nderë dhe
krenari të votosh LDK-në sepse lider të saj kishte Ibrahim Rugovën
intelektualin e përmasave botërore, burrështetasin e përgjegjëshëm që ruajti
dhe shpëtoi qënjën tonë kombëtare.
-është nderë dhe
respekt të votosh LDK-në sepse është partia politike e shëndrruar në levizje
gjithëpopullore, që për afro një dekadë udhëhoqi në mënyrë briliante shtetin
paralel dhe mbajti gjallë jetën dhe shpresat e popullit për liri dhe pavarësi.
T'i bashkojmë
mendjet dhe zemrat rrethë vizionit rugovian, si e vetmja alternativë e sigurt e
ecjës përpara, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjës qytetare.