Mendime
Dedë Preqi: Diaspora nuk mund të nënçmohet
E enjte, 17.10.2013, 08:30 PM
DIASPORA JONË EDHE PSE
ANASHKALOHET NUK DUHET TË NËNÇMOHET
Nga Dedë Preqi
Numri i
mërgimtarëve shqiptarë është shumë i madh dhe gjendja faktike e numrit të tyre,
që jetojnë jashtë Kosovës, është e pa qartë, sepse në zyrat e qeverisë së
migracionit kosovarë mungojnë të dhënat e sakta, edhe nëse gjindet diçka e
shënuar, nuk mund të jenë reale, sepse kjo administratë e ka lënë anash këtë
qështje dhe shumë pak është interesuar për këta njerëz, e cila qështje ka mbetë
peng e mos interesimit qeveritarë, ose ka mbetë nyje e pazgjidhur që nga koha e pushtuesit, ashtu edhe pas çlirimit këta njerëz janë vënë në lojë, apo me një
fjalë tjetër vetëm janë anashkaluar.
Në kohën e
pushtuesit serb, dihet fortë mirë nëpërkëmbja që iu është bërë
bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora, të cilët gjysma e tyre nuk kishin mundësi
të arrijnë me vite të tëra, që ta vizitojnë atdheun e tyre dhe familjarët,
sepse ishin njerëz të ikur në rrethana të ndryshme politike, të cilët ia mësyen
botës për ti shpëtuar të keqës, kurse pjesa tjetër, ishte e larguar nga kushtet
ekonomike, të cilët u detyruan të
frekuentojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës dhe sa herë që
ktheheshin në pushime për tu çmallur me të afërmit e tyre, ata malltertoheshin
e fyeheshin në atdheun e tyre, në mënyra
të ndryshme dhe më ç‘njerëzore nga policia serbe dhe pushteti i kohës, dhe i kërcënonte me marrjen e dokumenteve, si dhe me mënyrat tjera torturuese.
I njejti
okupator përdori dhe veproj me metodat më përfide, që ia dedikoj popullit
shqiptarë, sidomos veproj me studentët shqiptarë, të cilët shumicën e tyre i
malltertoj dhe i burgosi, sepse ua kishte frikën më së shumti, se ata ishin
garda më e fuqishme revulucionare, të cilët i kërkonin të drejtat e veta dhe të
drejtat e popullit shqiptarë në Kosovë, mandej ua kishin frikën edhe
mërgimtarëve shqiptarë, sepse ishin të informuar fare mirë nga shpiunat
dhe agjendët e kohës, se diaspora shqiptare po e luan një rrol të veqantë dhe
konstruktiv, me organizimet e tyre dhe demostratat para Ambasadave dhe përfaqësive të huaja në gjitha vendet
evropiane dhe botërore.
Okupatori serb
ka punuar aq hollë, sa që të fshihet nga mendja e shqiptarëve dhe kujtesa e
tyre historike, ideja se shqiptarët të kthehen ndonjëherë në vete, që ti
zgjedhin problemet e veta, apo të arrijnë deri te pavarësia e tyre, duke
menduar se me ndjekjen e dhunshme dhe mërgimin
e shqiptarëve nëpër botë, do t’ia arrijnë qëllimit, që Kosova të
deshqiptarëzohet dhe ta ndryshojë fizionominë e saj në tërësi me ardhacakët
serb dhe malazez në trojet dardane.
Mirëpo,
shqiptarët edhe pse të shpërndarë në gjitha vendet e botës, nuk ndejtën
duarkryq, të cilët e muarën rrugën e mërgimit me dhunë, apo të detyruar nga
nevojat ekonomike dhe sociale, ndonse të larguar me qindra e mija kilometra,
kjo hapësirë gjeografike nuk mundi t‘ua ndalë vullnetin dhe dashurinë për
atdheun dhe njerëzit e tyre, dhe në anën tjetër, që do të ishte shumë e
rëndësishme, sepse tani shqiptarët, jo
vetëm që ishin një fuqi punëtore, por ata u bënë urë lidhëse e shtetit të tyre,
në mes shteteve tjera evopiane e botërore, të cilët me aktivitetet e tyre të
vazhdueshme e njoftuan botën e gjerë, se
Kosova nuk mund të nëpërkëmbët dhe të
jetojë e robëruar, ky popull e do lirinë
dhe demokracinë, që të jetojnë të lirë sikur kombet tjera të botës demokratike.
Kurrë diaspora
shqiptare nuk ndihet më mirë, se kur
e përjetuan ndërhyrjen e forcave të
NATO-s, në Kosovë, kundër ushtrisë dhe paramilitarëve barbarë serb, por
edhe Pavarësinë e Kosovës, e cila ishte
vula e shtetit sovran, për të cilin u flijuan shumë bijë dhe bija të kombit
tonë. Prandaj, diaspora shqiptare e ruan agjendën e vet për të gjitha këto
ngjarje me rëndësi historike dhe kombëtare, por sot ajo ka edhe brengat tjera, të cilat nuk e lënë të qetë,
sidomos brezi i ri në Kosovë, të cilët bredhin rrugëve pa punë, poashtu edhe
brezi i ri, që rritet në diasporë largë
vendit të vet, të cilët shohin e përjetojnë shumë gjëra negative në Kosovë, dhe
përgjegja e tyre është shumë e dyshimtë, që nesër të kthehen në atdhe!?...
Pse diaspora shqiptare po anashkalohet
nga qeveria aktuale?
Diaspora
shqiptare është krahu më i fuqishëm që iu dha ndonjëherë atdheut, dhe çdo herë
e më shumë ajo është e pranishme me sakrificat e veta dhe dashuria e saj për
vendin e vet shkon edhe më largë se
përtej ekzistencës fizike, dhe përmes kësaj dashurie e gjeti kuptimin më të
thellë në qenien e saj shpirtërore, duke mbetë gjithmonë besnike. Çdo ecje dhe
ngecje, apo ndryshim që bëhët në atdheun e tyre, diaspora mundohet me çdo kusht
të qëndrojë pranë këtyre ecurive pozitive, apo negative, qofshin politike dhe ato ekonomike.
Edhe tani sot,
në zgjedhjet lokale që mbahen me 3 nëntor në Kosovë, të cilat e kanë nisë
ritmin e tyre parazgjedhor në tërë Kosovën, diaspora shqiptare i numëron ditët që të merrë pjesë në këto
zgjedhje lokale, ashtu edhe në të ardhmën në zgjedhjet qëndrore në Kosovë, e
cila edhe pse qëndron largë atdheut të vet, ajo është e obligueshme dhe
pjesëmarrja e tyre është e ligjshme, sikur që kanë të drejtë të gjithë
qytetarët tjerë që jetojnë në teritorin e Kosovës, si e drejtë elementare dhe
kushtetuese që ta shprehin vullnetin dhe verdiktin e tyre zgjedhor me votën e lirë.
Por ndodh ajo që
nuk duhet të tolerohet dhe e pa pritura,
si në zgjedhjet e tanishme në nëntor të këtij viti, poashtu edhe në
zgjedhjet e më hershme, diaspora shqiptare është shumë pak e informuar për këto
procese dhe shumë procese tjera zgjedhore, sikur që ishte tani shumë i pa arsyeshëm fakti, që regjistrimi i
votuesve në diasporë, të mbyllet brenda një kohe të shpejtë, apo të shkurtër,
duke ditur se numri i anëtarëve të diasporës gjindet akoma i pa kompletuar, si nga qeveria e
Kosovës, ashtu edhe nga organizatorët e tyre të cilët nuk posedojnë
informacione të sakta, me ç‘rast nuk është e befasishme se kjo diasporë
përshkak të mos këtij organizimi dhe drejtë-informimi, me padëshirën e saj do
të mungojë në proceset zgjedhore, dhe në këtë mënyrë lind dyshimi, se dikush
mundet këto gjëra ti anashkaloj me një qëllim të caktuar, sepse diaspora jonë
llogaritet përafërsisht aty te shifra 800 mijë mërgimtarë, apo më shumë në
gjithë globin, dhe frikësohet dikush se mos po degradohet prej diasporës, apo me votën e tyre pro, apo
kundër, mund ti shembët pushteti, apo
qeveria e dështuar.
Prandaj, qeveria dhe pushteti i saj, po i përseritë shumë herë të njëjtat gabime me diasporën, dhe shpesh herë po i hynë në hak bashkëatdhetarëve të vet, duke e anashkaluar, ndoshta jo, për t’a nënçmuar, por duke e lënë shumë herë jashtë proceseve të rëndësishme dhe duke e mos llogaritur se edhe kjo duhet të jetë pjesë e vendimmarrjeve për të ardhmën e vendit të vet. Pjesëmarrja e diasporës është shumë e rëndësishme në proceset zgjedhore, por edhe në raste të tjera vendimmarrëse për Kosovën, kur dihet se numri i tyre arrinë një shifër të madhe, të cilët do të kishin mundësi të votojnë edhe përmes metodave bashkëkohore, sikur që është posta dhe metodat elektronike. Shpresat nuk do të humbën, duke mos e lënë në mëshirën e dikuj tjetër, apo në duart e një qeverie të pa përgjegjshme, por diaspora është gjithmonë krah i fuqishëm i atdheut të vet, e cila i drejtohet brezit të ri, që të orientohen dhe të punojnë në vendin e vet, sepse diaspora është mjaftë e madhe dhe kjo nuk ka nevojë të shtohet më shumë, por të krijohen kushtet dhe për ata që janë të larguar, që të kthehen një ditë dhe të rehabilitohen në atdheun e vet, sepse vetëm aty qetësohen dhe pushon shpirti i tyre.