Mendime
Dedë Preqi: Një nyje e çeliktë shekullore e kombit
E shtune, 19.10.2013, 06:19 PM
NJË NYJE E ÇELIKTË SHEKULLORE E
KOMBIT
-Akademik Mark Krasniqi, 1920-
Nga Dedë Preqi
Mark Krasniqi
lindi në fshatin Gllaviqicë (Shëngjon) afër Pejës, me 19 tetor 1920, kreu
filloren në fshatin e lindjes dhe gjimnazin në Prizeren, ka studiuar Letërsinë
në Universitetin e Padovës dhe ka studiuar Gjeografinë dhe Etnografinë në
Universitetin e Beogradit. Ka qenë redaktor dhe gazetar, ka punuar në Akademinë
serbe të Shkencave në Beograd, si asistent dhe mandej bashkëpunëtor Shkencor.
Mark Krasniqi ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës në vitin 1960, dhe prej
vitit 1961-81, ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, deri sa pushteti
serb e përjashtoj nga procesi mësimor. Profesor Marku, ka qenë disa herë dekan
dhe prodekan në Fakultetin Juridik-Ekonomik, ka qenë nënkryetar dhe kryetar i
Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në vitin 1970, Marku ishte
kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe kohën e fundit
profesor Marku ishte kryetar i parë i Partisë Demokristiane Shqiptare të
Kosovës (afër 19 vite), si edhe dy mandate ishte deputet i Parlamentit të
Kosovës.
Akademik Mark
Krasniqi, është njeriu i cili marshoi gadi një shekull jete, dhe përjetoj shumë
sfida në të kaluarën, që nga Lufta e Dytë Botërore, kur shqiptarët e vuajtën si
askush tjetër dhe deri te lufta e fundit serbo-sllave e vitit 1999, kur Kosova
u çlirue nga kjo kulqedër gjakpirse dhe deri në realizimin e pavarësisë së saj në vitin 2008. Në sëcilën periudhë njeriu
është i konfrontuar me fatin e tij, por edhe gjatë sfidave ai mëson dhe bëhët
imun nëpërmjet vuajtjeve, ashtu edhe akademik Mark Krasniqi në jetën e vet ka
përjetuar që nga fëmijëria në kushte dhe rrethana të ndryshme dhe jetën nën
thundrën e kohës dhe ndikimin e atyre fuqive që kërcënonin e robëronin popullin
shqiptarë, por asnjëherë nuk heqi dorë nga parimet kombëtare dhe të bëhëj lodër
e tyre, apo të shëndërrohej në formë të një shërbëtori tipik, por gjithnjë këtë
lloj barbarie e luftoj me fuqinë intelektuale dhe pikparjet tjera atdhetare,
duke ruajtur identitetin kombëtar, si parim njerëzor dhe shpirtëror.
Për kombin e vet
flijohen shumë njerëz, dhe flijimi ka vetëm një emër të shenjtë dhe të
shtrenjtë, që mund të quhen martir, dëshmor dhe hero, vlera e të cilëve nuk
mund të krahasohet me diçka tjetër, por krahas këtyre dëshmive ka edhe një emër
tjetër, për njerëzit që i kontribuojnë vendit dhe popullit të vet pa luftën e
armatosur, vetëm me armën e mendjes dhe pendës, që mund të emërohen si idhuj,
apo idole kombëtare të gjalla, sikur që ishte Presidenti Rugova dhe shumë të
tjerë, duke mos e harruar edhe bashkëpunëtorin i tij të ngushtë akademik Mark
Krasniqi, i cili ky i fundit, me 19 tetor të këtij viti i rrumbullakson 93
vjetë jete.
Kur luftohet e
vdiset për atdhe është diçka hyjnore, por edhe kur punohet për atdhe me zemër
dhe shpirt është sakrificë njerëzore, prandaj njerëzit e tillë të kombit në
gjitha mënyrat, që flijohen për komb dhe
atdhe, ata e meritojnë të jenë gjithherë të pranishëm në mesin e njerëzve dhe
pasardhësve të tyre, në sheshe dhe shkolla, por edhe në Institucione, në mënyrë
që të na bien në sy dhe të përkujtohen më lehtë, për tu mos harruar kurrë.
Përveq se njeriu
përmes të cilës me aktivitetet e veta intenzive e gjenë rrugën e jetës dhe
kuptimin e saj, ekziston edhe një rrugë tjetër e cila përndryshe nuk e lë të
qetë, dashuria e atyre që është e pa zavendësueshme dhe të gjallët e kanë
ndjenjën e respektit dhe të kuptimshmërisë, por edhe si obligim moral, që
vlerën e njerëzve me karaktere të dyfishta atdhetare, ta çmojnë dhe nderojnë, si plotësim i asaj që
njeriu e bartë tërë jetën e vet si shembëll i qenjës njerëzore në lidhshmëri me
interesat e përgjithshme kombëtare, që përmes tij sëndërtohet e ardhmja e
pasardhësve tjerë.
Ashtu, edhe
profesor Mark Krasniqi, i cili në jetën e vet kreu shumë obligime të
rëndësishme akademike, letrare dhe politike, ky kolos iu qas edhe një obligimi
tjetër, që kishte karakter historik, moral dhe patriotik, të kujdesej për
njerëzit e mëdhenj të kombit, për ata, që na bëjnë të ndjehëmi shqiptarë, për
ata, që na bëjnë të jemi të denjë për Shqipërinë etnike, si proces i
vazhdueshëm i përpjekjeve tona dhe përpjekje e vetëdieshme me ligjet e
domosdoshme të vetëmbrojtjes së qenjës kombëtare.
Akademik Mark
Krasniqi, së bashku me ideatorin e pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën
dhe me shumë veprimtarë të tjerë e miqë të diasporës shqiptare, arritën ta
sjellin Gjergj Kastriotin-Skënderbe, në Prishtinë, dhe çfarë domëthënje ka kjo
iniciativë, se ky hero i kombit nuk është vetëm i Krujës, Tiranës dhe Lezhës,
por është edhe i Prishtinës, Shkupit, Tetovës e Preshevës dhe i gjithë popullit
shqiptarë, si hero i gjithë kombit tonë ku do që gjindet. Pas 600 viteve, vie
heroi i kombit të vizitojë bashkëkombasit e vet, dhe të bëhët pjesë e pa ndarë
e këtij populli, që e ndanë dhe e copëtuan barbarët e kohës, pa mëshirë dhe pa
të drejtë. Akademik Mark Krasniqi, më këtë deshi të tregojë, se hallka më e fuqishme dhe më e qëndrueshme
e bashkimit kombëtarë bëhët në këtë mënyrë, sepse Gjergj Kastrioti-Skënderbe, i
priu i pari idesë së krijimit të shtetit të pavarur shqiptarë, i cili
identifikon shqiptarët me mosnënshtrimin e tyre kundër armikut, dhe për mes
kësaj figure të pa tjetërsueshme shprehët realiteti i historisë së djeshme, për
të ekzistuar e sotmja dhe e nesërmja shqiptare.
Heroi i gjitha
kohërave historike shqiptare Gjergj Kastrioti –Skënderbe, pothuaje se nuk
dëshironte ta trazonin, se mjaftë kishte trazime për 25 vite luftime kundër
barbarisë osmane, edhe pse e ndiente një farë shushërime dashurie që e
thërrisnin të gjitha vendet shqiptare, po ashtu edhe Kosova Dardane, që të jetojnë së bashku
gjithmonë, duke arritë me vonesë në këtë vend, por në kohën më të duhur, me 28
nëntor të vitit 2001, arriti bashkë me një ushtri të madhe, por jo me atë
ushtrinë tij luftarake që triumfonte në beteja, por me një ushtri të urtë dhe
paqësore, të cilëve u printe Presidenti i madh historik Ibrahim Rugova, me
ç‘rast u shënue edhe një kapitull në
historinë shqiptare, sepse erdhi prisi i shqiptarëve të jetojë gjithmonë me
gjithë shqiptarët ku do që janë, si dhe në Dardaninë e lashtë historike dhe
heroike.
Dikur në tokën e
Kosovës, sunduan shumë sulltana e sllobodana, por tani ata do të qëndrojnë
largë nga ky vend, sa qëndron dielli e hëna. Prandaj, Akademik Mark Krasniqi,
nuk deshi të tregoj se Gjergj Kastrioti-Skënderbe, ishte nga origjina e një
përkatësie fetare, por më këtë iniciativë të shembullit të një atdhetari të
denjë, tregoj unitetin e shqiptarëve, të cilët nuk i ndanë dhe i dallon feja,
por kombin e kanë fe e atdhe.
Akademik Mark
Krasniqi, nuk është vetëm një historian, apo gjeograf, nuk është vetëm një
letrar, të cilin e çmojnë fëmijët shumë, por profesor Marku është një ideolog i
shkëlqyer dhe nyje e çeliktë kombëtare, por edhe një kryeneq, i cili nuk kursej
konfrontime dhe komentime të shumta me profesorët dhe akademikët e Shkencave të
Serbisë, me të cilët u ballafaque disa herë dhe bëri luftë intelektuale, duke
ua treguar shumë qartë qështjen shqiptare dhe rrolin e tyre, si edhe
mospajtimin e shqiptarëve me robërinë e sllavo-komunizmit dhe idelogjinë e saj
të vjetër kundër shqiptarëve. Urojmë që profesori Mark Krasniqi, të jetojë plot
një shekull jete, me shëndet të mirë dhe mendje të kulluar.