Mendime
Berat Buzhala: Prej Palit tek Erdogani
E merkure, 23.10.2013, 06:46 PM
Prej Palit tek Erdogani
Nga Berat
Buzhala
A e di ky
estabilishment politik se në Kosove ka edhe banorë shqiptarë të religjioneve të
tjera, që ta zëmë, për qindra vjet janë persekutuar prej Perandorisë Otomane? A
e di ky estabilishment politik se eshtrat e Imzotit Pjetër Bogdani janë
zhgërryer rrugëve të Prishtinës prej qenve të Perandorisë Otomane, në çfarëdo
trajte qofshin ata qen? A e di ky estabilishment politik se – së paku kjo pjesë
e banorëve shqiptarë të Kosovës - preket dhe ofendohet kur Tayip Recep Erdogan
quhet Vëlla prej Kryeministrit të vendit dhe të njëjtit i bëhet një pritje
Perandorake? Për më tepër, a e di ky estabilishment politik, se Tayip Recep
Erdogan jo që nuk është distancuar prej asaj perandorie gjakatare, por madje
haptazi e ka shprehur dëshirën dhe ambicien se kudo që ka qenë sfera e ndikimit
të asaj Perandorie sot duhet të shtrihet sfera e ndikimit të Turqisë
erdoganiane?
Nëse një gjë e
tille nuk dihet prej kësaj klase politike, atëherë do të bëja mirë që unë ta
mbyllja mu këtu këtë koment timin. Mirëpo, unë jam i bindur se një gjë e tillë
dihet, por qëllimshëm kapërdihet, sa për ndonjë votë në ndonjë kënd të
Prizrenit a gjetiu.
Para disa ditësh
në këtë gazetë dhe në këtë faqe shkrova për një fenomen tjetër, të një skaji
tjetër, se si për qëllime ultra elektorale Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e
përdor si Kali të Trojës Palin e Gjakovës. Shkrova se është jomorale – nëse
edhe me tutje diku ka vlerë moraliteti – të përdoret qoftë prej një partie apo
një tjetër letra religjioze për të grumbulluar vota.
Këto janë vota
të kontaminuara. Kurse sot Kryeministri më kontradiktor dhe më i dyshimte i
gjithë kontinentit evropian, Recep Taip Erdogan, i shoqëruar prej një rrethi
shumë të gjerë të Portës së tij, është bërë pjesë e zgjedhjeve tona...