Mendime
Dedë Preqi: Bariu lajkatar sjellë ujkun
E hene, 21.10.2013, 07:38 PM
BARIU LAJKATAR E SJELLË VET NË TORISHTË UJKUN ZULLUMQARË
Nga Dedë Preqi
Vizita e
kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq, në Graqanicë të Kosovës, nuk ishte e rastit dhe as nuk kishte karakter religjioz,
të cilën e arsyetoj kryeministri i Kosovës, por kjo vizitë ishte e njejtë sikur të tjerat, sikur edhe ajo e ish
kryetarit Tadiq në Manastirin e Deqanit, me ç’rast shfrytëzohen mundësitë që
politika e Serbisë, me natyrën e vet dhe
tiparët e saja të vjetra politike,
mundohet akoma të gjejë mënyrat dhelpërake me çdo kusht, që të
depërtojnë aty ku i kanë hartuar planet
skilare për të ardhmën e Kosovës, në mënyrë që Kosova mos të hapëroj sipas planit dhe programit të saj zhvëllimor dhe të
shtetndërtimit, pa ndikimet dhe përzierjen e politikës serbe, në qështjet e
Kosovës.
Prandaj,
edhe vetë kryeministri i Serbisë thotë,
më kanë thënë se vizita ime e sotme në Kosovë, është e karakterit të besimit,
kjo është e vërtetë, sepse unë i besoj Serbisë, që do të thotë me fjalë të
tjera, ju ia ngjitëni titullin si të
doni, por përpjekjet tona janë të pa
ndalura për interesat e popullit serb dhe fatin e tyre në Kosovë, që vetëm
trumpetohet në këtë mënyrë, sepse serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat
e tyre në bazë të Kushtetutës së vendit, dhe janë më të priveligjuar se
minoritetet tjera në Kosovë, mirëpo në
këtë vend, çka ndërtohet ditën, rrënohet natën, dhe çka premtohet si paqë, realizohet me skandale dhe krime të
organizuara nga bandat serbe, si formula e tyre e njohur për ta provokuar të
ardhmën e popullit dhe shtetin e pavarur
të Kosovës.
Pse kjo vizitë
nuk ishte paraparë më herët, apo pakëz më vonë, por në kohën e zgjedhjeve
lokale të Kosovës, që do të mbahen në nëntor, e cila vizitë e ka domëthënjen e
vet politike, që përmes mesazheve të Daçiqit, populli serb të trimërohet dhe të
merr pjesë në zgjedhje, apo sikur thot ai, këto zgjedhgje janë për të mirën e
popullit serb që jetojnë në Kosovë, poashtu edhe për të mirën e Serbisë, por
kishte me qenë mirë, që kjo vizitë të
kthehet në mënyrën e reciprocitetit, edhe kryemistri i Kosovës, të bëjë një
vizitë në kohën e zgjedhjeve, që një ditë do të ndodh në Luginën e Preshevës,
dhe a do ta arsytonte kryeministri
Daçiq, kryeministrin e Kosovës, se çfarë ishte vizita e tij, me karakter religjioz, apo politik?!.
Problemi i
veriut të Mitrovicës është një lojë politike e Beogradit, dhe pas 15 viteve të
çlirimit kjo pjesë e Kosovës mbetët peng i kësaj politike, të cilën qështje e
ka neglizhuar edhe Bashkësia Ndërkombëtare, duke ditur se ky teritor kurrë nuk
ka qenë pjesë e dikuj tjetër dhe as e Serbisë, por pjesë e pandashme e Kosovës.
Bandat e organizuara serbe në këtë pjesë të vendit, akoma edhe kësaj dite
organizojnë ditë përditë bllokime të rrugëve dhe shpërthime të ndryshme, të
cilët tani kanë filluar ti drejtojnë edhe kundërbashkëkombasve të vet, ata të
cilët pak e shumë janë të kyqur në Institucionet e Kosovës, dhe të gjitha këto
organizime nuk bëhën në mënyrë vetiake, por burimin e kanë dikund tjetër, atje
ku u organizuan edhe shumë organizime tjera kriminale, që djegën pikat kufitare
e vranë edhe policët e Kosovës në detyrë. Mjetët, metodat dhe mënyrat që i
përdor Serbija, për të bllokuar të ardhmën e Kosovës, janë të lloj-llojshme,
dhe janë të tepruara, të turpshme, dhe të dhunshme.
Shteti dhe
Kishat serbe janë të lidhura dhe të harmonizuara aq mirë, sa që shpeshherë e
zavendësojnë njëra-tjetrën, të cilët
arsytohen edhe para Bashkësisë Ndërkombëtare, që përmes riteve fetare dhe
kishave shfrytëzojnë rastin liderët serb të Serbësë, të shprehin qëllimet dhe
deklarimet e tyre para popullit serb të Kosovës, që në të shumtën e rasteve përmes
këtyre fjalimëve të tyre, nxitën vetëm përqarje dhe urrejtje në mes popullit shqiptarë dhe serb, që në këtë
mënyrë shtohet djallëzia e cila e nxitë urrejtjen ndërnjerëzore, dhe predikimet
e kishes ortodokse serbe duke e cituar politikën e vjetër dhe të kohës, po i
lënë anash urdhërat e zotit, apo duke i dhënë kahe tjetër, që në një mënyrë nuk
përkojnë me zotin dhe as me njeriun, sepse misionarët e kësaj kishe, të
cilët i luten zotit kinse për paqë,
harmoni dhe për të mirën e njerëzimit, pse nuk japin ndonjëherë mesazhe të
qarta paqëje, apo ndonjë „këshillë“ njerëzve të vet, që mëkatarët duhet të
gjunjëzohen dhe përulen para zotit dhe njeriut, sidomos ata që i kanë duart e
përlyera me gjakun e të pafajshmëve shqiptarë dhe të tjerëve dhe të
kërkojnë falje një ditë, që mos të përsëriten gabimet e tilla…!
Prandaj, Kosova
e ka fituar lirinë dhe shtetin e vet të pavarur, përmes atyre që nuk e kursyen
jetën për çlirimin e vendit, poashtu ishte edhe ndihma e fuqishme e NATO-s, e
cila e dëboj okupatorin e dhunshëm serb, por në Kosovë akoma sovranitetin e saj
deri dikund e shfrytëzojnë ndërkombëtarët, ndërsa politikanët dhe udhëheqja
e saj, i shfrytëzojnë pozicionet e tyre
dhe Institucionet, mos të thëmi, duke u pasuruar përvete, këtë e dëshmon edhe
raporti i progresit evropian, duke e cilësuar Kosovën si vendin i krimit dhe
korrupcionit. Kosova dhe udhëheqja e saj
politike, deri kur duhet të pres, që detyrat tona duhet vet ti bëjmë dhe të
tregojmë pjekurinë politike e shtetndërtuese, pak e shumë prej prevojës që
kemi, poashtu edhe përgjegjësitë që na obligon shteti i Kosovës, duke
shfrytëzuar të drejtat ligjore dhe Kushtetuse për ruajtjen e sovranitetit të
Kosovës, që brenda teritorit tonë, të
jemi vet zot shtëpie, përndryshe do të manifestojmë edhe gabime të tjera dhe
papërgjegjëshmëri, të cilat nuk falen
nga kjo tokë e përgjakshme dhe populli saj.
Shumica e
njerëzve përmbahen në shkrime dhe anojnë nga politika, të cilët nuk i përmendin
shumë faktorë që ndikojnë në mosrezulltatet dhe suksesin e qeverisjes, duke e
kursyer faktorin politik të Kosovës dhe duke
mos shfrytëzuar rastet e dështimëve, kinse, për t’u mos bërë pjesë e
dëshirës dhe palës kundërshtare, por është edhe më e keqja, sepse pala më
kundërshtare e këtij populli është vetë qeverisja e keqe dhe jo e mirë , e cila
po vazhdon me avazin e vet pa u ndalur dhe programet e saja të dështuara, të
cilat janë në disfavor të popullit dhe vetë shtetit të Kosovës. Prandaj,
proceset e ndërtimit të shtetit tonë duhet të vazhdonjë në favor të popullit
dhe shtetit, duke mos ngelë peng i propagandave dhe manipulimëve politike të
armiqëve tanë, apo fajtorët mbi të cilët sillen rreth tehut të paturpësisë, që
del e zhveshur me tërë akronitetitn dhe shofenizmin antinjerëzor.
Shumë media të
vendit dhe të huaja shkruajnë se shteti serb dhe Kosova, po i afrojnë kushtet
për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore përmes Brukselit dhe zonjës
Ashton, kjo gjë nuk duhet ti shmanget
realitetit, sepse Kosova e dëshiroi gjithherë rrugën paqësore,
mirëpo shteti serb dhe udhëheqja e këtij
shteti, kurrnjëherë nuk e kanë pranuar
se në Kosovë kanë bërë krime dhe gjenocid, dhe për këto krime duhet dikush me
dhënë llogari deri në fund, që përveq dëbimëve të një milion shqiptarëve nga trojet e veta dhe me mijëra
të tjerë të ekzekutuar vetëm se ishin shqiptarë, nga të cilët janë edhe 1750 të pagjetur,
atëherë filozofija politike serbe po rreshtohet akoma në shkallën e despotizmit
dhe shofenizmit si ekuivalencë, me epërsinë morale, civilizuese dhe njerëzore,
për të arritë marrëdhënie të mira në mes popujve dhe shtetëve fqinjë, sikur që
është Kosova dhe vendet tjera, të cilat përjetuan nga Serbia lufta të tmershme
dhe të përgjakshme me humbje të mëdha materiale e njerëzore.
Thotë një fjalë
e popullit, bariu lajkatar e sjellë vet në torishtë ujkun zullumqarë, që do të
thotë, ardhja e qeveritarëve të Serbisë në Kosovë, nuk duhet të ndalen, por jo edhe sa herë të
dojnë pa portokole dhe leje të shtetit të Kosovës, sepse sa herë që erdhën
liderët partiak, apo shtetëror i këtij vendi, edhe më shumë kanë lind probleme
me popullin serb në pjesën veriore , me të cilat duhet të ballafaqohet qeveria
e Kosovës, dhe Bashkësia Ndërkombëtare, dhe konkludimi i kësaj qështje është se
kushti i sigurisë shtetërore dhe zotërimi i përgjegjësisë së kufinjëve në shtetin
e Kosovës mungon, dhe nga ky lojalitet i shtetit përsëriten edhe shumë refrene
tjera nga ana e Serbisë, të cilat nuk kanë karakter të mirëfilltë politik,
fqinjësor dhe as fetar, por politikë të traditës së vjetër të ujkut zullumqarë.