Mendime
Pirro Prifti: Demokracia shqiptare peng i Katovicës?
E hene, 21.10.2013, 07:14 PM
A është demokracia shqiptare një peng i Katovicës?
Nga Pirro Prifti
Është folur
shumë për Katovicën ose më mirë për një Platformë të Katovicës përsa i përket
se ç`do të bëhët pas rënies së komunizmit. Deklaratat dhe intervistat me ish
drejtuesit kryesore të të dy partive të mëdha janë kontradiktore përsa i përket nëse ka patur
ose jo një platformë të Katovicës dhe nëse ka patur një komunikim sekret midis
Ramiz Alisë dhe Gorbaçovit për këtë problem në fund të viteve `80. Problemin e
Katvicës po e spjegoj nëpërmjet një historiku të shkurtër se përse lindi idea
se në Katovicë qënka mbajtur një platformë e caktuar- se si do të silleshin
Partitë komuniste pas shëmbjes së
komunizmit në vëndet e bllokut komunist.
i
Pak histori
Sipas
materialeve të nxjerra, nuk ka patur askërkund ndojë takim në Katovicë në 1987
nga blloku komunist dhe nga Gorbaçovi.
Problemi se
përse përmëndet Katovica si një platformë e veçantë e sjelljes së partive
komuniste pas shëmbjes së komunizmit është pak e ndërlikuar.
Ky problem lindi
që në vitin 1981 kur në një artikull të Serg Schmemann në gazetën New York
Times në 3 qershor 1981 përmënd për herë të parë se……`` Shtypi sovjetik është
duke i dhënë një vëmëndje të madhe një dokumenti të përpiluar nga Partia
Komuniste (Puntore) Polake e cila e mbledhur në Katovicë ka sugjeruar
mbështetjen e Kremlinit për tezat e Partisë Puntore Polake e cila është `e mbërthyer` nga revizionizmi dhe
oportunizmi dhe e paaftë për të kontrolluar ngjarjet….Sipas shtypit sovjetik,
spikeri në takimin e Katovicës sulmoi draft-programin e Kongresit të Partisë
Puntore Polake si një doktrinë që
kundërshton marksizëm leninizmin. Tendenca për të fajësuar Komunizmin për të
gjitha fajet dhe sëmundjet e Partisë Puntore Polake të çojnë në percepsionin
publik se `partia gjoja e ka lënë pas
apo i ka tejkaluar vlerat e saj të dobishme, dhe duhet zëvendësuar`. Artikulli
i shtypit sovjetik i botuar gjithashtu
në Varshavë, thoshte se Forumi i Katovicës e ka përshkruar situatën në të
njëjtën mënyrë siç e përcaktoi BRSS-situatën e vitit 1956 në Hungari dhe atë të
vitit 1968 në Çekosllovaki, përpara se Forcar e Traktatit të Varshavës të
ndërhynin ushtarakisht në këto vënde për të ndryshuar kursin politik të
vendosur në ato kohëra për pak kohë në Hungari dhe Çekosllovaki…..``
http://www.nytimes.com/1981/06/03/ëorld/moscoë-is-publicizing-a-hard-line-polish-statement.html).
Pra Platforma e
Katovicës ishte realizuar nga Partia Puntore Polake për të ndryshuar kursin
politik të vëndit, por kundërshtimet brënda partisë kërkonin që BRSS të
mbështeste kursin e vjetër.
Shkaqet që e
çuan Partinë Puntore Polake në gjëndjen e `sëmurë` , ishtë krijimi i një
opozite demokratike në Poloninë e asaj kohe që mori emrin `Solidarnost` ose
Unioni i Solidaritetit që ishte i pari i këtij lloji në bllokun lindor që pas
luftës së dytë Botërore, dhe që u krijua në shtator 1980 nga Lech Walesa.
Më 1981
autoritetet polake vendosën ligjin Marcial duke e nxjerrë të jashtë ligjshëm
Solidarnost-in por duke shkaktuar një sërë pasojash të rënda politike (si ato
më sipër), ekonomike, dhe sociale. Blloku komunist për herë të parë pati krisjen
e parë të cilën nuk e rikuperonte dot, pavarësisht Platformës së Katovicës e
cila sugjeronte se Komunizmi në Poloni ka dështuar por kërkohej njëkohësisht
ndihma Sovjetike për të shëruar `sëmundjen e revizionizmit dhe të
oportunizmit`, por edhe linte idenë e zëvëndësimit të komunizmit me diçka
tjetër.
Ngjarjet rrodhën
në favor të shëmbjes së komunizmit.
Në 11 mars 1985,
Gorbaçov zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e
lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në 1986 (Kongresi 27 i PK të BS) ai
hedh projektet e tij, që çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, si Gllasnost
(Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), Uskorenie (Ndezja e Zhvillimit
Ekonomik). Politika e Gorbaçov ndaloi avancimin e garës për armatim, mes SHBA
dhe BS, që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte nukleare.
Në 25 shkurt
1986-6 mars 1986 u mbajt në Moskë Kongresi i parafundit i PK BRSS, në të cilin Gorbaçov hodhi idetë e
Glassnostit , Perestroika dhe të Uskorenies.
Në 11 tetor
1986, u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takon
presidentin amerikan, Reagan, në Rejkjavik, Islandë. Në 1987, firmoset Traktati
për eliminimin e armëve nukleare dhe një vit më vonë, Gorbaçov hedh poshtë
publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke shpallur lejimin e vendeve të
bllokut të Lindjes, për t'u kthyer në demokraci. Eliminimi i sistemit të
"shteteve komuniste satelite" të BS, e çliroi këtë të fundit, edhe
nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake.
Në 1987
Gorbaçovi rehabilitoi shumë opozitarë të komunizmit me përjashtim të Trocki-t, që u quajt ndryshe dhe vazhdimi i
de-stalinizmit që filloi në vitin 1956 në Kongresin e 20 të PK BRSS kur u
publikua për herë të parë Testamenti i Leninit.
Gorbaçovi pranoi
që politika e tij e Glasnost-it dhe e Perestroika-s i detyrohej shumë
`Socializmit me fytyrë humane` të Aleksandër Dubçek-ut.
Ngjarjet rrodhën
me shpejtësi. Në 11 tetor 1986, Gorbaçovi dhe Reagan u takuan në vilën at Höfði
house in Reykjavík, për të diskutuar armët bërthamore me largësi të mesme në
Europë.
Për habinë e të
gjithëve Gorbçcovi pranoi madje dhe eliminimin e të gjitha armëve bërthamore
për 10 vjet (pra deri më 1996, në vënd të pas viteve 2000).
Në fjalimin e 6
korrik 1989 duke debatuar për një
`shtëpi të përbashkët europinae para Këshillit të Europës në Strasburg në
Francë, Gorbaçovi deklaroi; `Rregulli politik dhe social në disa vënde ndryshoi
në të kaluarën dhe mund të ndryshojë edhe në të ardhmen gjithasshtu, por kjo
është tërësisht një çështje e çdo populli që të vendosë. Çdo ndërhyrje në
çështjet e brëndëshme, osë cdo përpjekje për të kufizuar sovranitetin e një
shteti tjetër (pra kundërshtoi dhe përjashtoi më në fund doktrinën e
`sovranitetit të kufizuar` të Brezhnjevit), mik , ose aleat apo të ndonjë
tjetri do të jetë e pa-pranueshme``.
Një muaj më vonë
në 4 korrik 1989 u realizuan zgjedhjet në Poloni dhe më në fund qeveria
komuniste u shëmb.
Disa muaj më
vonë, më 9 nëntor 1989 muri i Berlinit ra (u ndërtua në 13 gusht 1961), dhe me
rënien e tij- u shëmb përfundimisht blloku sovjetik.
Pasojat dihen
edhe për Shqipërinë, lëvizjet anti-komuniste ri-filluan (sepse kryengritje anti
komuniste ka patur në 1946 në Postribë, dhe lufta kundër të ashtuquajtura banda
anti-komuniste përfundoi më 1955), në fillim në Kavajë dhe Shkodër dhe pastaj me
revoltën studentore në Tiranë qeveria e Ramiz Alisë, lejoi pluralizmin por duke
krijuar me urdhër dy parti të majta (PS dhe SD) dhe dy të djathta (PD dhe PR)
duke vendosur aty njerëz të ish-sigurimit të shtetit apo ish-spiuna të drejtuar
nga katër ish drejtues të PPSH.
ii
Demokracia
shqiptare 31 Mars 1991 –sot dhe pasojat e Platformës Katovica
Fitorja për herë
të tretë e të majtës së bashkuar PS+LSI+Parti të vogla ngriti edhe njëherë
dyshimet se partitë e majta të cilat janë trashëgimtare të së kaluarës së PPSH,
ashtu si dhe në ish bllokun komunist kanë revizionuar kalimin nga Komunizmi në
Kapitalizëm duke krijuar një system të ri kapitalist post-komunist në të cilën,
vëndet e ish-komunizmit dhe pikërisht ish drejtuesit e komunizmit nëpërmjet të
ashtuquajturës Platforma Katovica janë
përpjekur të mbajnë pushtetin, kësaj rradhe jo nëpërmjet një Partie Komuniste
por nëpërmjet disa partive të ashtuquajtura të majta e të djathta dhe të drejtuara nga administrata
ish-komuniste.
Kapitalizmi
gjitahstu ndryshoi formën e tij duke u bërë edhe ai një sistem post-kapitalist
sepse gjithashtu u modelua nëpërmjet huazimit nga vëndet ish komuniste të
ri-shpërndarjes më të mirë të të ardhurave duke lejuar emancipimet e shoqrisë
kapitaliste si sindikatat, shoqatat, barazinë e grave, vendosjen e ligjeve
kundër racizmit, të drejtat e kundër abuzimeve ndaj fëmijëve në familje e
në punë, pakësimin e kohës së punës,
rotacionin e pushteteve. Me pak fjalë u krijuan dy tipare të qarta politike në
vëndet pas shëmbjes së komunizmit; parti social demokrate dhe parti liberal
demokrate.
Problemi në
vëndet ish komuniste qëdroi se për një kohë të gjatë për shkak të shëmbjes së
komunizmit në mënyrë artificiale, edhe në Shqipëri ish klasa drejtuese
komuniste nuk e lëshoi pushtetin deri në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013, kur
në krye ka hypur një klasë e re drejtuesish (pavarësisht të kaluarës familjare
të të tyre),e cila përkrahet më në fund fuqimisht edhe nga BE dhe PE.
Largimi i
Berishës (pavarësisht nga meritat dhe të metat) i dha fund formalisht
hegjemonisë së Platformës Katovica në Shqpëri por duke e mbajtur peng
Shqipërinë për 22 vite me rradhë dhe duke i shkaktuar këtij vendi disa pasoja
negative:
- Largim masiv të popullatës jashtë
shtetit 1990-2013, rreth 1.4 milion shqiptarë,
- Korrupsion masiv dhe përvehtësim të pronës kombëtare nga ish
drejtuesit komunistë, dhe njerëzit e tyre përfshi dhe shitjet e materialeve
ushtarake, të rezervave të shtetit, vjedhjen e thesarit të shtetit, në një
vlerë totale prej 18-22 miliard dollarë (të vlerës së viteve 1999)
- Tranzicion i zgjatur dhe papunësi
massive,
- Vonim dhe tjetërsim i pronave të
individëve dhe të komuniteteve fetare në favor të pushtetarëve dhe miqve të
tyre,
- Mos zbatim i ligjeve dhe mos pasje
frike nga ligji duke krijuar një paradox të cuditshëm anti-ligjor kryesisht nga
drejtuesit por edhe nga vetë popullata,
- Cvendosje massive dhe të çregullt popullatave të veriut dhe të jugut për në
qytetet kryesor Tiranë, Durrës, due zënë pronat e të tjerëve e duke krijuar
konflikte të rënda pronësie aktualisht të pazgjidhshme,
- Krijimi i piramidave monetare të
cilat shkaktuan një luftë civile në vitet 1997-1998,
- Konflikte të rënda politike
ndërpartiake të cilat ende nuk kanë përfunduar për shkak se dy grupimet
kryesore politike and nuk janë pastruar nga militantizmi dhe nostalgjikët e
ish-komunizmit,
- Vonesën në integrimin e Shqipërisë në
BE me qëllim të vazhdimit të rrëmbimit të pronave dhe të pasurive shtetërore
nga një grusht njerëzish të lidhur me ish rregjimin komunist.
Intervista e
fundit e ish-marksistit Servet Pellumbi
për një farë kohe drejtues i PS për Katovicën, ndolli angazhimet e të dy ish
drejtuesve komunistë përkatësisht të PS-Nano dhe të PD- Berisha për problemin
Katovica. Sigurisht të tre VIP-ve ishin drejtues të dy Partive më të
mëdha, por të vendosur nga Ramiz Alia në
ato poste.
Ramiz Alia e ka
patur në shkollë Gorbaçovi, por është e pamundur që Gorbaçovi të ketë patur
letërkëmbim zyrtar me ish drejtuesin
komunist shqiptar sepse do të ishin në arkivë.
E ashtuquajtura
Platforma Katovica- për ndryshimin e sistemit komunist dhe për mbajtjen e
pushtetit post-komunist me ish drejtuesit e administratës komuniste, nuk ka
patur pika të caktuara përveç krijimit të partive të reja jo komuniste për
shkak të dështmit të komunizmit,
krijimit të glasnost-it, perestroika-s dhe uskorenie-s, dhe kalimit të
butë nga komunizmi në kapitalizëm nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, dhe
respektimit të sovranitetit të të tjerëve pa asnjë ndërhyrje ushtarake.
Kjo vërtetoi
edhe thënien e Leninit që më 1922 që lufta midis dy sistemeve të kundërta
botërore: komunizmit dhe kapitalizmit, `do të ketë fitimtarin e vet se kush do
të ketë rentabilitetin më të mirë ekonomik`. Fitorja i takoi Kapitalizmit, i
cili sipas Reagan fitoi mbi `Perandorinë e Djallit` (komunizmit).
Po Shqipëria?
Ashtu siç ka thënë R.Alia: ``Do të nxitim të krijojmë parti sa të duam.
Gjithsesi, këto parti duhen kontrolluar nga ne’. Dhe kështu u bë. Vijon Ramizi:
‘Në krye të tyre duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia
që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin me themel e me çati, në mënyrë
që të fitojë simpatinë e perëndimorëve. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë
e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.
Me këtë strategji, brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën
komuniste në klasë kapitaliste” ((http://www.panorama.com.al/2013/10/16/nano-katovica-nje-brockull-e-servetit-sheh-konspiracione-qe-nga-koha-e-fiqirete-shehut/).
Mohimi i kësaj të ashtuquajture `Platforma e Katovica-s` nga Nano dhe Berisha, hedhin dyshimin e mirëpranuar nga të gjithë se kalimi nga sistemi komunist diktatorial shqiptar në kapitalizmin post komunist ka ndodhur artificialisht dhe i komanduar nga PPSH,me anë të VIP-ve komunistë të asaj kohe, VIP-a që i shkaktuan Shqipërisë deri më sot shumë kokëçarje dhe problem duke vonuar sa më shumë integrimin për në BE me qëllimin e fshehtë të përvehtësimit të pasurive monetare dhe të pronave nga një grusht njerëzish të lidhur me ish rregjimin komunist.