Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Berat Buzhala: Prej Palit tek Erdogani

| E merkure, 23.10.2013, 07:46 PM |


Prej Palit tek Erdogani

Nga Berat Buzhala

A e di ky estabilishment politik se në Kosove ka edhe banorë shqiptarë të religjioneve të tjera, që ta zëmë, për qindra vjet janë persekutuar prej Perandorisë Otomane? A e di ky estabilishment politik se eshtrat e Imzotit Pjetër Bogdani janë zhgërryer rrugëve të Prishtinës prej qenve të Perandorisë Otomane, në çfarëdo trajte qofshin ata qen? A e di ky estabilishment politik se – së paku kjo pjesë e banorëve shqiptarë të Kosovës - preket dhe ofendohet kur Tayip Recep Erdogan quhet Vëlla prej Kryeministrit të vendit dhe të njëjtit i bëhet një pritje Perandorake? Për më tepër, a e di ky estabilishment politik, se Tayip Recep Erdogan jo që nuk është distancuar prej asaj perandorie gjakatare, por madje haptazi e ka shprehur dëshirën dhe ambicien se kudo që ka qenë sfera e ndikimit të asaj Perandorie sot duhet të shtrihet sfera e ndikimit të Turqisë erdoganiane?

Nëse një gjë e tille nuk dihet prej kësaj klase politike, atëherë do të bëja mirë që unë ta mbyllja mu këtu këtë koment timin. Mirëpo, unë jam i bindur se një gjë e tillë dihet, por qëllimshëm kapërdihet, sa për ndonjë votë në ndonjë kënd të Prizrenit a gjetiu.

Para disa ditësh në këtë gazetë dhe në këtë faqe shkrova për një fenomen tjetër, të një skaji tjetër, se si për qëllime ultra elektorale Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përdor si Kali të Trojës Palin e Gjakovës. Shkrova se është jomorale – nëse edhe me tutje diku ka vlerë moraliteti – të përdoret qoftë prej një partie apo një tjetër letra religjioze për të grumbulluar vota.

Këto janë vota të kontaminuara. Kurse sot Kryeministri më kontradiktor dhe më i dyshimte i gjithë kontinentit evropian, Recep Taip Erdogan, i shoqëruar prej një rrethi shumë të gjerë të Portës së tij, është bërë pjesë e zgjedhjeve tona...

www.gazetaexpress.com