Mendime
Pirro Prifti: Reforma në Ligjin e Arsimit të Lartë
E enjte, 24.10.2013, 06:43 PM
Reforma në Ligjin e Arsimit të Lartë dhe në rritjen e Pagave të Pedagogëve njëlloj si në Republikën e Kosovës
Nga Prof. Assoc.
Pirro Prifti
Në Shqipëri
Sistemi i Arsimit të Lartë bazuar në
Ligjin për Arësimin e Lartë pavarësisht pengesave ka shkuar përpara. Hapja e
Universiteteve Private, respektimi i Marëveshjes së Bolonjës përsa i
përket sitemeve: Bachelor, Master
Profesional , Master Shkencor, Doktoraturat, dhe fitimi i gradave shkencore të
kategorisë Profesor kanë një mangesi të madhe e cila duhet korrigjuar sa më
parë.
Në rradhë të
parë të flasim pak për Ligjin e Arsimit të Lartë (LAL).
Deri tani janë
bërë shtatë ndryshime të LAL që nga viti
2003 të cilat nuk kanë qënë shumë
efikase dhe vetëm kanë ngatërruar zbatimin e këtij ligji; pra 7 ndryshime për 10 vjet dhe plot ndryshime në
disa udhëzime të reja tregojnë që koalicionet politike janë shpejtuar në bërjen
e reformave dhe në fakt kanë shkaktuar
plot anomali në zbatimin e ligjit për të mos thënë dhe pse jo- disa nene
të ligjit janë bërë për qëllime klienteliste si ndryshimi i ligjit në vitin
2003—4 nga L.Memushi, dhe nga PD me anë të
G.Pollos në 2007, si dhe nga M.Tafaj në 2010 përfshi dhe ndryshime të
vazhdueshme cdo vit nga këta Ministra, të cilat ndonëse e afruan me Bolonjën
krijuan një rrëmujë të vërtetë përsa i përket se kush janë shkolla profesionale
e kush fakultete, paqartësi sesi do të
procedohet me edukimin në vazhdim dhe se cfarë titujsh duhet të marrin ata që
mbarojnë shkollat e larta profesionale dhe se si do të procedohet me ata që
mbarojnë fakultetet, ligje me ndryshime klienteliste në marrjen e titujve
shkencorë, heqjen e vjetërsisë akademike, etj.
Mangësia
gjithashtu qëndron se në Ligjin për Arësimin e Lartë, është anash-kaluar
vjetërsia në punë ose sic duhet thënë më saktë eksperienca akademike në punë e
cila është themelore në fitimin e këtyre gradave shkencore por edhe në cilësinë
e puënës akademik.
Në ligjin e
Arsimit të Lartë duhet ndërhyrë në këto drejtime:
-nuk asnjë fjalë
se cfarë quhet pedagog apo lector dhe se cfarë e dallon atë nga mësuesite
gjimnazit apo dhe të 9 vjecares, nuk ka asnjë
nen në të cilën duhet të vlersohet roli i tij si dhe kategoritë e pedagogeve
primarë asistente pedagoge, lektorë, ose jo,
- problem i
Rektorëve si autoritete drejtuese, a duhet të zgjidhen apo të mos zgjidhen pot
ë emërohen. Në fakt duhet të emërohen se Rektori luan rolin e një Prefekti
qarku dhe normalisht duhet ndërruar sa herë që qeveritë dhe programet poltike
ndërrohen.
-Barazia e
Autoriteteve Drejtuese nga ana profesionale, sepse Problemi i Autoriteteve
drejtuese si Dekani që është drejtues i
njësisë Kryesorë, Përgjegjësi i Departamentit i cili është drejtuesi i njësisë
bazë nuk kanë të njëjtën autoritet drejtues sepse praktikisht cdo njëri që
është mbi tjetrin, ndërhyn i pengon
procesin. Ligji praktikisht e bën evaziv autoritetin drejtues të gjithësecilit
sepse gjithashtu roli i `Autoriteteve të
tjera` ndërhyn dhe pengon zhvillimin
Universiteteve. Pra ligji për arsimin e lartë duhet të jetë më i qartë
dhe mëi saktë.
-Problemi i
zgjedhjeve të Autoriteteve drejtuese dhe i zgjedhjeve në Universitete në
përgjithësi por dhe i zgjedhjeve të pjesëshme. Në universitete në rastet kur
nuk gjëndet autoriteti drejtues përkatës. Ligji për Arsimin e Lartë është
difektoz në këtë aspet dhe ka patur ndërhyrje të shumta sidomos herën e fundit
nga Vetë Rektirët për ta adaptuar Rregulloren e zgjedhjeve sipas dëshirës së
tyre pikërisht sepse Ligji për Arsimin e Lartë për këtë problem është evaziv.
Duke qënë se
janë Universitete Publike Ligji për Arsimin e Lartë duhet të jetë i qartë se
kush mund të zgjidhet e kush jo, për sa kohë është mandate; Rregullorja e
zgjedhjeve duhet bërë nga MASH dhe nuk është e nevojshme të bëhet nga Rektorët.
-Duhet
përcaktuar me ligj se cili është dallimi i Shkollave të larta profesionale me
Fakultetet, dhe se cfarë tituj Profesionale mund të merren , dhe nëse do të
ketë kufirin deri tek Masteri professional apo deri tek Docentura nëse
diplomantët e shkollës së lartë mundësohen si pedagogë ose lektorë,
-Duhet
përcaktuar dhe saktësuar me ligj se cfarë quhen fakultete apo shkolla të larta
jo-profesionale, cfarë dhe si mund të merren titujt. Duhet pa tjetër që kalimi
nga një tiutl shkencor në një tjetër duhet stadartizuar dhe vënë afat i
mjaftueshëm kohor minimalja 5 vjet.
Është e
nevojshme që të mos ketë kategori të ndërmjetmë si Profesor i Asociuar,
Akademik i Associuar, por tituj Profesor, Akademik, Doktor Shkencash dhe për
shkollat Profesionale titulli më i lartë-Docent. Cdo Profesor i Associuar apo
Akademik i Associuar që kalo 10 vjet me këtë titul automatikisht duhet të
fitojë titullin Profesor dhe Akademik.
-Udhëzimet janë
difektoze dhe duhen ri-bërë disa Udhëzime: për transferimin e krediteve, kur
fillon ai, mund të transferohen tudentet që simestrin e parë të vitit të parë
nëse janë kalues apo të transferohen pas 1 viti. Nuk ka Udhëzime të tilla nga
MASH. Nuk ka Udhëzime për mbetësit në fakultete, për riporvimet se si duhet të
rregullohen ato.
-Probleme Udhëzimeve
jot ë sakta nga MASH veçanërisht ai i Udhëzimit tip ashtu si e ka Bolonja për
dhënien e 22 provimeve është një handikap i madh për në Shqipëri. Ky nen i
Udhëzimit duhet rishikuar: dhe për studimet Bachelor 3 vjeçar duhet të ketë
numur fiks lëndësh që duhen dhënë të paktën 42 lëndë, dhe duhen dhënë me një
provim të përgjithshëm me shkrim ose me Teza. Problemi i moduleve është i
ezauruar. Në vënd të 22 provimeve - duhen dhënë cdo provim nga 42 provimet
hipotetike. Ndoshta duhet futur provimi me gojë në rastin e riprovimeve.
-Në ligjin për
Arsimin e lartë janë shtuar 31 nene për Mjekësinë. Ato janë nene të
diskutueshme, por mendoj se është e domosdoshme ndarja e stafit të fakultetit
të Mjeksisë nga stafi mjekësor dhe rivendsja disa neneve që nga koha e PPSH
(sepse edhe ajo i huazoi nga Franca) duke e ndarë Përgjegjësin e Departamentit
(ose më mirë shefin e Katedrës) nga shefi i shërbimit. Kështu shërbimi dhe
stafi mjekësor do të punjë sipas punës dhe jo duke i patur të dyja dhe duke mos
bërrë asgjë: as leksionet e praktikat dhe as punën mjekësore në pavion , por
duke përfunduar në ndonjë klinikë private. Gjëndja në spitalin Universitar
mbetët e rëndë pikërisht edhe për shkak të dyzimit të detyrave.
-Duhet vendosur
më Ligjin për Arsimin e Larte neni për plagjiaturat, në rastin e Masterit dhe
Doktoraturave.
- Në Ligjin e
Arsimit të Lartë mundon se kush është përgjegjës për kontrollin e
Universiteteve dhe se deri ku shkon përgjegjësia dhe kompetenca e Rektorit dhe
ku fillon Përgjegjësia dhe Detyra e MASH në drejtim të zbatimit të Ligjit,
qoftë kur nuk ka, qoftë kur ka ankesa.
-Në Ligjin për
Arsimin e Lartë duhen të ketë një nen për të
kufizuar hapjen e Filialeve dhe ndoshta disa filiale të Universiteteve
publike duhen mbyllur sepse nuk mund të arrijnë cilësinë e dëshëruar të mësim
dhënies dhe të pedagogëve me stash të gjatë akademik.
Në Ligjin për
Arsimin e Lartë duhet ndryshuar hyrja e studentëve në universitet duke ri-futur
provimet që të realizohen nga vetë Universitetet publike, për arsye se provimet
e Maturës janë provime lirimi dhe nuk kanë të bëjnë me futjen në Universitet.
Provimet e
Maturës gjithashtu kanë mangësitë e saj sepse Gjimnazeve nuk u janë vendosur
pikëzim paraprak sipas cilësisë së gjimnazit prandaj për këtë arësye pikët më
të shumta i kanë periferia se sa
gjimnazet e qyteteve gjë që është absurd, duke patur parasysh se mësuesit më të
mirë dhe stafet më të mira të mësuesve janë në disa gjimnaze qytetesh kryesore.
Së fundmi, e
Fundit por jo më pak e rëndësishmja. Jo shumë kohë më parë Republika e Kosovës
me interesimin e vetë Kryeministrit Thaçi
për të siguruar një cilësi më të mirë mësim-dhënie,
-ka rritur pagat
e pedagogëve të arsimit të lartë më një pagë mesatare 100 euro/muaj.
Është për tu
habitur se si një shtet i krijuar në 2007 ka bërë këto hapa kaq të rëndësishme
deri në 2013, kurse Shqipëria e ka lënë shtresën intelektuale në mëshirë të
fatit duke u rritur rrogat sekretarve dhe administratës kursë shtresën më të
kualifikuar dhe me të cilën krenohet Shqipëria (por edhe çdo vend që ka këtë
shtresë përkatësisht) që pas vitit 1991, e ka lënë këtë shtresë pedagogësh në
mëshirë të fatit, me disa përjashtime të pakta.
Le të shpresojmë
se pavarësisht krizës ekonomike, rritja e rrogave të pedagogëve të arsimit të
lartë, ashtu sikurse rritja e rrogave e gjyqtarëve, sekretarëve, administrates,
nuk do të dëmtojë ekonominë,
përkundrazi. Kosova gjithashtu është në një gjëndje krize ekonomike dhe një
papunësi të lartë, por shtresën e intelektualëve të zgjedhur si pedagogëët u a
rriti rrogat. Përse në Shqipëri të mos ndodhë kjo çudi?
Të nderuar qeveritarë dhe programues të Rilindjes: nëse nuk rritni rrogat e Arsimit të Lartë dhe të sistemit shëndetsor, duke i shoqëruar me masa të tjera manaxhuese e shtrenguese,- Shqipëria nuk hyn dot në BE.