Mendime
Dibran Demaku: Kosova është Kosovë
E diele, 27.10.2013, 03:59 PM
KOSOVA ËSHTË
KOSOVË
Nga Dibran Demaku
Nëse
Rexhep Taip Erdogani është kryeministër aktual i një shteti të madh dhe të fortë
dhe siç p thuhet në kohë të fundit mik i kombit shqiptar(së paku kësht
deklaruan dy kryeministrat e të dy shteteve shqoptare, të shqipërisë dhe të Kosovës
Edi Rama dhe Hashim Thaqi) ai nuk ka të drejtë as morale e as politike që në mes
të Prizrenit t deklarojë se:“Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë?! Nuk
ka të drejtë sepse Kosova kurrënuk ka qenë Turqi dhe as Turqia nuk ka qenë Kosovë!Edhe
vetë kryeministri aktual turk e di se Perandoria osmane(alias Turqia) trojet
etnike shqiptare i ka mbajtur të pushtuara për afro pesqind vjetë! Si Shqipëria
asht edhe Kosova kanë bër luftëra të panumërta kundër Perandorisë osmane(alias
Turqisë) andaj duhet të ketë kujdes në deklaratat e tij në raport me shqiptarët!
Deklarata e tij në këtë moment nuk është dhe nuk mund të jetë asgjë tjetër vetëm
një provokim politik dhe nacionalndaj
Kosovës në veçanti dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi!
Nëse
Turqia e sotme,për shkaqe të ndryshme gjeostrategjike mund të numrohet si vend
mik i Kosovës në veçanti dhe i shqiptarëve në përgjithësi, nuk i lejohet një provokim
i tillë. Dhe ku tjetër, por pikërisht në qendër të Prizrenit, Qytetit të Lidhjes
shqiptarer, të asaj Lidhjeje që bën hapin e radhës dhe më të rëndësishëm
politik dhe ushtarak në krejt historinë e kombit shqiptar për shkëputje të trojeve
shqiptare nga pushtim pesqindvjeçar osman alias turk!
Dhe për
fatin e keq të Kosovës dhe shqiptarëve deklarimi skandaloz i kryeministrit turk
bëhet në prani të dy kryeministrave aktual shqiptar: Edi Ramës dhe Hashim
Thaqit. Të dy kryeministrat shqiptar nuk gjejnë forcë as morale dhe as politike
që t`i kundërvihen kryeministrit turk dhe deklaratës së tij, por si të ishin dy
fëmijë minorenë zënë e qeshin para kryeministrit turk?! Dikush mund të thotë se
kryeministri turk ishte mysafir dhe sipas traditës shqiptare mysafiri nuk guxon
të kundërshtohet edhe kur ai të fyen?! Dikush tjetër me mjekërr të gjatë ( e
sot me të tillë është mbushur Kosova) mund të deklarojë se kryeministri turk ka
qenë në të drejtën e tij etj, etj…
Kur bëheshin
pajtimet e gjaqeve në Kosovë, prijësi i atyre pajtimeve i nderuari profesor
Anton Çetta në një rast pat thënë: Gjakësi edhepse i falur nga familjarët e të vrarit
duhet të ketë kujdes se si të sillet pas pajtimit!Ai edhepse i falur duhet ta
dijë se është fajtor për tërë jetën për atë që ka bërë!Nëse e takon në rrugë apo
kudo tjetër dike nga familjarët e të vrarit duhet që të ia lëshojë rrugën; nëse
në ndonjë ndejë takohet me ndonjë familjarë të të vrarit duhet të ia lëshojë rendin
e fjalës!. . . Me një fjalë duhet ta dijë se edhepse është falur ai është fajtor
dhe me asnjë mënyrë nuk duhet ta provokojë dhe ta nxisë të dëmtuarin, përndryshe
mund të ndodhë gjithçka!. . .
Shteti
turk me sa dihet nga historia kurrë ama bash kurrë nuk i ka kërkuar të falur
kombit shqiptar për atë që ka bërë në kurriz të tij gjatë pushtimit afro
pesqindvjeçar!Megjithate kombi shqiptar me zemërgjerësinë e tij në mënyrë të heshtur
sikur e ka falur Perandorinë osmane alias Turqinë për të kaluarën si pushtuese!E
ka falur, por nuk ka harruar! Nuk ka harruar sepse nuk mund të harrojë të gjithë
shqiptarët e sakrifikuar në luftë për shkëputjen e zingjirëve pushtues të asaj
Perandorie!E ata luftëtarë të lirisë së asaj kohe të historisë sot bëjnë dritë në
permendore në të gjitha trojet e etnisë shqiptare, duke filluar nga Gjergj
Kastrioti-Skënderbeu,Abdyl Frashëri, Ymer Prizrni, Sulejman Vokshi, Hasan
Prishtina,Ismail Qemajli, Luigj Gurakuqi, Isa Biletini e shumë të tjerë…Vetëm
se këta heronj kombëtar e ndjenë vetën të fyer pak ditë më parë ndaj deklaratës
së kryeministrit aktual turk!. . .
Lind
pyetja: Përse kryeministri aktual shqiptar e ka vendosur në të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë
foton e Ismail Qemajlit kur nuk e mbron atë nga fyerjet që ju bënë në mes të Prizrenit?!
Kosova është
Kosovë dhe kurrë ama bash kurrë nuk është dhe as do të jetë Turqi!Ajo mund të bëhet
edhe Dardani, por kurrë ama bash kurrë Turqi! Dhe atë jo vetëm për shkaq
historike!. . .