Mendime
Dedë Preqi: Dje vëllazërim-bashkim me Sllobodanin, sot vëlla me Erdoganin
E shtune, 26.10.2013, 07:45 PM
DJE VËLLEZËRIM-BASHKIM ME SLLOBODANIN, SOT VËLLA ME ERDOGANIN
Nga Dedë
Preqi
Dje,
vëllezërim-bashkim me Sllobodanin, sot vëlla me Erdoganin, nuk ka mbetë tjetër,
vetëm t’a bëjmë vëllaçko edhe
„shejtanin“. Përveq gjithë atij primitiviteti dhe shtypjes totalitare dhe
formave gjenocidiale nga pushtuesit otoman-turk dhe atij serbo-sllav, që
zgjatën shekuj me radhë, a nuk mjaftojnë
gjithë këta shekuj robërie, që shqiptarët
të mbushën mend njëherë e përgjithmonë, dhe të dinë të dallojnë, se cili
është gjarpëri i gjakut dhe helmi i
shpirtit të kombit shqiptarë.
Këtu
ndoshta mund të na kujtohet thënja e Dostojevskit, i cili njeriun e definon si
qenje që mund të përshtatet në çdo rrethanë, mirëpo lindin pyetjet tjera, si
mundet njeriu të adaptohet në çdo rrethanë,
si është e mundur, kur i mungon liria
morale, shpirtërore dhe njerëzore, apo një gjendje e tillë vetëm sa për
të mbetur gjallë, që e detyron jetën shpirtërore të njeriut, të bie në shkallën
më primitive, me të cilën zhvlerësohet çdo qenje njerëzore e cila duket
normale. Jo gjithherë njerëzit e fuqishëm e kanë sunduar botën, jo gjithëherë
njerëzit e mëdhenjë i kanë shkelur të vegjëlit, kemi plot shembuj të ndryshëm
të sundimtarëve, perandorave e kralave, të cilët përsëri ranë nën urdhërin e
drejtësisë dhe dëshprimit, sepse shpëtimi i njeriut dhe nga mëkatët e rënda
është përulja dhe kërkimfalja ndaj njëri-tjetrit dhe dashuria njerëzore.
Prandaj,
shqiptarët sot edhe pse ishin populli më i përsekutuar në botë nga armiqë të
ndryshëm të kohës, sidomos nga perandoria barbare otomane-turke dhe regjimi i
egër serbo-sllav, që shqiptarët pas shumë shekujve arritën të çlirohen
pjesërishtë nga robëria e tyre dhe të fitojnë pavarësinë, sikur që është
Shqipëria dhe Kosova, por nuk do të
thotë se tani, këto vende si dy shtete të pavarura sot, të marrin frymë përseri
përmes gabzherrit të tyre të pa ngopur dhe ogurzi, kinse në shkëmbim të
ndërtimit të marrëdhenieve të mira reciproke dhe miqësore. Perandoria turke
gjatë sundimit të saj pesë shekullor, ishte aq e pamëshirshme ndaj shqiptarëve,
sa që i vendosi edhe të gjallë në hunj të gardhit, për t’ua shti frikën
shqiptarëve në palcë, dhe duke i konvertuar me dhunë në fe të vet islame. Të
njëjtën represalje të Perandorisë turke e ushtruan dhe okupatorët pasadhës serbo-sllav,
të cilët me egërsinë barbare dhe fashizoide përdorën metodat më përfide
dhe çnjerëzore, duke i masakruar shqiptarët e pafajshëm, vetëm se ishin
shqiptarë dhe kërkuan liri e demokraci, të cilët për ti humbur gjurmët e
krimit, kufomat e tyre i shkrinë edhe në furra të hekurit.
Për këtë
arsye, edhe nëse deri dje ka qenë mundshme të flitej për shqiptarët e robëruar
dhe të sunduar nga këto hordhi të egra barbare dhe fashizoide, sot as që mund
të flitet në kuptimin e asaj të djeshmës,
sepse është në trënd koha e popujve të lirë të botës dhe civilizimit
njerëzor, e cila nuk duron më dhunë dhe shtypje, të cilin
po e lufton fuqia e demokracisë në botë. Sikur që predentojnë akoma disa
vende, që t’a degradojnë dhe rrënojnë
gjithë atë që është ndërtuar deri sot në parim të të drejtave njerëzore, ata
nuk kanë
mësuar gjë tjetër vetëm historinë e injorancës, diskriminimit,
nënçmimit, dhe robërinë njerëzore, por duhet të thuhet edhe qështja më
konkrete; populli shqiptarë nuk do të gjunjëzohet para këtyre barbarëve dhe
askush nuk do të mund t’ua marrin dinjitetin, dhe t’ua shlyjnë kujtesën
historike, edhe pse po pretendon Turqia me lajkat e saja të vjetra dhe të reja,
edhe pse po pretendon Serbia, me dhelpërinë e saj skilare, së bashku me trurin
e ndryshkur të atyre që po na përfaqësojnë, sepse nuk do të lejon gjaku i atyre
të cilët e derdhën shekuj me radhë për çlirimin e kombit dhe trojeve të veta.
Kosova
dhe udhëheqja e saj, nëse duhet ndjekur, apo të bëhët pre e politikave që
predentojnë, provokojnë dhe veprojnë me paragjykime të vjetra dhe të bëhët
servile e tyre dhe duke i barazuar njerëzit e tillë me vëllezër, sikur që thotë
kryeministri Thaqi dhe Rama, se turqit dhe shqiptarët janë popuj vëllezër, duke
e quajtur vëlla dhe kryeministrin turk
Erdoganin, i cili thotë, Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë, atëherë Kosova
duhet të kthehet me shekuj mbrapa, sepse faktet për fatin tonë tragjik janë të
prekshme dhe kurrë nuk mundet që ti
bashkojë dhe vëllezëroj diçka njerëzit e tillë, apo shqiptarët në këtë
mënyrë me turqit, sepse cënohet thellë
dhe nënçmohet identiteti jonë kombëtar.
Dhe, akti
i tradhëtisë së Kosovës dallon këtu, kur i kërkohet nga ministria turke të
bëhët ndryshimi i historisë dhe kulturës kombëtare, e cila e prek dhe e vret në shpirt kulturën
dhe historinë e çdo kombi në botë, sikur edhe identitetin, kulturën dhe
historinë tonë kombëtare. Në këtë mënyrë nuk ndërtohen marrëdhëniet
politike-ekonomike e kulturore, në mes popujve, por në këtë mënyrë mund të
përseritet historia e popullit shqiptarë, e cila e zhvlerëson historinë dhe identitetin kombëtarë, për
asgjë më shumë, vetëm përmes disa dhuratave që po na duken të „ëmbla“, sikur që
është bërë koncesioni i Aeroportit „Adem Jashari“ dhe shumë koncesioneve tjera
me Turqinë, e cila përfitimin e ka të dyfishtë. Ashtu, ndodh nesër edhe me
Serbinë, e cila i ka të përgaditura çmimet dhe llogaritë për Kosovën, duke
huazuar edhe modelet e të pëditshmës tonë.
Pse, kur
ishin kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi dhe ai i Shqipërisë Edi Rama, për
vizitë në Turqi, me gjithë pritjen që ua bënë „vëllezërit turq“, nuk e
quajtën asnjërin Kemail Ataturk, por i
quajtën „vëlla arrnaut“ , ndërsa
z.Thaqi, kur ishte në Amerikë, atë e quajtën edhe Gjorgj Washington, me gjithë
respektin, simpatinë dhe konsideratën që ka populli amerikan për popullin
shqiptarë, që nga Presidenti Woodrov Vilson, deri te Presidenti Klinton, që e
rilindi edhe njëherë popullin shqiptarë të Kosovës, dhe në vazhdimsi me
presidentë tjerë dhe popullin amerikan, të cilët pa dallim religjioni dhe
përkatësie, u gjinden dhe gjendën pranë
popullit shqiptarë. Në këtë mënyrë dhe sjelljen politike të udhëheqjes
shqiptare nuk do ta pëlqejë askush nga popujt miqë të shqiptarëve, sepse kjo
politikë nuk është e pastër, sepse kjo „vëllezëri „ lind dyshime, sepse ky
model nuk i shërbenë politikave të sinqerta dhe marrëdhënieve të mira
ndërnjerëzore.
Edhe në
kohën e Titos, shqiptarët e Kosovës e përjetuan vëllezërim-bashkimin me serbët,
prandaj që moti shqiptarët e inaguruan betejën e dëshpërimit, për dominim në
njërën anë, dhe për mbijetesë në anën tjetër, dhe arsyen e tanishme e quajmë
edhe më të mbrapësht dhe të pa frytshëm
vizionin e tillë, duke e çpikë këtë lloj monstrumi dhe bëhën shërbëtorë të
kësaj doktrine, që turqit, apo serbët ti quajmë vëllezër, sepse vëllezër të një
gjaku janë vetëm Kosova me Shqipërinë, Shkupi, Tetova, dhe Presheva me Qamërinë.
Më mirë
do të ishte vetëvrasje politike dhe morale, nëse Kosovën do ta quajmë Turqi,
ose Serbi dhe anasjelltas, dhe shqiptarët janë lodhur nga politikat e tilla,
sepse ky ishte vetëm qëllimi i politikës së okupatorëve turq dhe serb,
megjithatë shqiptarët nuk mund të dëshprohen, sepse i rrezistuan edhe shumë
fortunave tjera, të cilat i përballuan pa u përkulur para shumë e shumë sfidave
e kurthave të armikut, duke i thënë vetëm fjalët e vërteta dhe të vendosura
me përgjegjësinë më të lartë historike,
duke e mohuar legjitimitetin e robërisë dhe shtypjes, duke ruajtur nderin dhe
dinjitetin kombëtar, me përjashtim të disa opingave politike, të cilët linden
si këpurdhat pas shiut.
Diçka po
përzihet në Kosovë, një kahe e tillë e turpshme, shqiptarët po i hedh në
margjina historike, për t’ua mjegulluar rrugët, për t’ua imponuar heqjen dorë
prej traditave më të ndritshme kombëtare- prej emrave kombëtarë, gjuhës amtare,
e deri te heqja dorë pre historisë, traditës dhe kulturës nacionale, pikërishtë
kjo dëshmon poezitën fyese për shqiptarët, për të cilë kërkohet që të
përseritet historia e tyre, apo periudha
e hershme tragjike, madje pikërisht ky qëndrim ndaj tyre, nxitë
ngarkesën e kujtesës shqiptare, ngase vetëm këtij populli si duket arbitrarisht
u imponohet tutela jashtënacionale.
E vërteta për Kosovën dhe shqiptarët qëndron ndryshe, duhet kuptuar dhe pranuar, e jo rrëfim mitologjik, i cili e zgjon urrejtjen dhe revoltën e mbrendshme te shqiptarët, ndaj të cilëve krijohet gjendja skadaloze, atribute të shpifura dhe të fabrikuara nga qarqe të ndryshme, të cilat i kanë përmbushur kërkesat momentale të krijimit të disponimit antishqiptarë, por rezulltantë i një politike të tillë janë ndryshimet e reja që do të ndodhin në Kosovë, dhe suspendimi i politikave shofeniste, qofshin ato serbe, turke dhe të tjera, sepse populli i Kosovës dhe vizioni i tij, do ti kaloj këto ethe historike, që qojnë në kahe të spiralës së dhunës. Por, deri këtu na solli politika përplot hipokrizi, politika që vrau të vërtetën historike të shqiptarëve, që dëshmojnë tmerin e apologjisë kundërnjerëzore, pikërishtë mbi këtë platformë arrijmë te politika dhe logjika e konfrontimit të përhershëm në mes nacionalitetëve, që dëshmohet me hendekun e thellë ndërnacional jo vetëm në Kosovë, por në tërë botën.