Mendime
Florim Zeqa: "JO" Thaçit, PO e Daçiqit!
E hene, 28.10.2013, 11:06 PM
"JO" e vogël e Thaçit, PO e madhe e Daçiqit !
Nga
Florim Zeqa
Tendenca
e kopjimit të vlerave është një dukuri aq shumë e shfaqur në shoqërinë tonë, për
çka kopjet janë bërë aq të pavlera, saqë më nuk i pëlqen askush.
Pas
shkuarjës në amshim të Presidentit historik Ibrahim Rugova, shumë nga liderët e
partive politike janë munduar të imitojnë veprimet dhe gjestet e tij, madje dhe
buzqeshjen e tij,...për të dalë kështu shumë të pasinqert dhe qesharak para
opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar.
Sa e sa
herë e përdorën shprehjen "historike" liderët e shtetëror nga (ri)shpallja
e pavarësisë e këtej,...duke i quajtur historike edhe ngjarjet e zakonshme
ditore!
Ditë më parë,
pas vendosjes së shtatorës së Presidentit historik Ibrahim Rugova në sheshin më
të njëjtin emër në Prishtinë, në rrjetin social Facebook hasa një publikim
tejet qesharak; "kryeministri historik Hashim Thaçi lejojë vendosjen e
shtatores së Ibrahim Rugovës...", duke harruar se në Prishtinë kullet Isa
Mustafa e jo Hashim Thaçi.
Të pavdekshëm
në kujtesën e popullit mbesin ata që dhurojnë vepra të mira dhe dashuri e jo
ata që shkaktojnë lotë, vuajtje e dhimbje bashkombasve të tyre.
Tashmë qytetarët
e vendit janë mësuar më deklaratat e kryeministrit "historik", sa herë
që ngre kokën lartë duke shitur patriotizëm apo trimëri para bashkombasve të vet,
mënjëherë të nesermën e thërret Ashtoni në Bruksel,...ja ngreh veshët aq shumë saqë
nuk i skuqet më as fytyra para qytetarëve të vendit nga rrëshqitjet
spektakulare nga ekstremi nacionalist e patriotik në ekstremin internacionalist
e multietnik.
Për herë të
parë kur Brukseli (Serbia) përmendi dialogun, kryeministri "historik"
qe përgjigjur shkurt; dialogu politik më Serbinë ka përfunduar më luftën çlirimtare,
më 17 shkurt 2008,...etj.
Madje i
entuziazmuar nga këto deklarata, Kryeministri Thaçi ndërmori aktin më të guximshëm
dhe më të drejtë në jetën e tij, atë të 25 korrikut 2011 për shtrirjën e
sovranitetit në veri të vendit, për të cilin kishte mbështetjën e gjerë të të gjitha
subjekteve politike dhe mbarë popullatës...ishin ato orë të shkurtëra që na bënë
të ndihemi krenar më kryeministrin tonë!
Tërheqja
e tij vetëm pas disa orësh nga shtrirja e sovranitetit e dëshmoi papjekurinë e
tij politike, lidershipin e ulët dhe nënshtrues ndaj ndërkombëtarëve, për çka
Kosovës i kushtoj më barrikadim të pjesës veriore, humbje të sovranitetit dhe
elementeve të shtetësisë (fusnota, asociacioni i komunave serbe).
Nga ai
moment e deri në ditët e sotme, karroca e shtetit të Kosovës (qeverija) e
drejtuar nga Hashim Thaçi pësoj rrëshqitjet më spektakulare më (pa) dëshiren e
saj, ngase frenjët e karrocës që ai drejton i mbanë qoba(ro)nesha Ashton në Bruksel,
më sinjalet që i merrë nga Daçiqi në Beograd.
Një "JO"
e vogël e Thaçit mund të zgjatë disa orë apo së shumti një ditë derisa qoba(ro)nesha
Ashton e konverton në "PO" të madhe të Daçiqit!
Praktikë kjo
e filluar më herët edhe më Tadiqin; sa herë që Thaçi i "ndalonte" hyrjën
në Kosovë, ai vinte i siguruar nga EULEX-i dhe POLICE e Kosovës,...kështu pra
po vazhdon edhe më Daçiqin edhe më të fortë e më të fuqishëm në Kosovë!
Ketë që themë
e vërteton fushata zgjedhore në të cilën ai do të merrë pjesë është produkt i
tij, ngase datën e zgjedhjeve (3 nëntorin) e caktoi ai vetë në Bruksel, më bekimin
e Ashtonit dhe asistimin e Thaçit, e jo qeveria e presidenca e shtetit të "pavarur"
të Kosovës.
Ardhja e
Daçiqit në Kosovë për të bërë fushatë elektorale në përkrahje të listës unike "serbija",
jo vetëm se është antikushtetuese, është shkelje e sovranitetit dhe dhe fyese për
institucionet e vendit, duke e treguar edhe një herë varësinë e tepruar të institucioneve
tona ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ndikimin e fuqishëm të Beogradit ndaj këtyre
të fundit.