Mendime
Agim Gashi: Me Ukën LDK do të jetë Rugoviane
E enjte, 31.10.2013, 08:32 PM
ME ANGAZHIMIN E UKË RUGOVES NË LDK, ATËHERË LDK DO TË JETË PARTI RUGOVIANE
„Me kalimin e kohes kam kuptuar thellësinë, zemrën e Kosovës, që ka durimin, zhdërvjelltësinë, mungesën e përcmimit, dhe tolerancës mbi të gjitha“!- Dr. Ibrahim Rugova
NGA AGIM
GASHI
Kthimi i
Fatmir Sejdiut në aktivitete të LDK-së sëbashku me Isa Mustafen, i gëzon antarët
e devotshëm të LDK-së, ata që e dashtën me zemër këtë subjekt politik,e që nuk
ishte vetëm politik por edhe lëvizje e mbarë popullit shqiptar. LDK-ja dikur
ishte motori i kombit për ta pregaditur një luftë për liri e pavarsi.
Strategu
i këtij subjekti politik Dr. Ibrahim Rugova, nuk gjendet më në mesin e të gjallëve
por ai jeton dhe frymon te një pjesë e antarsisë së LDK-së që jo pa qëllim u la
anash.
U la
anash edhe familja e Presidentit, u la anash edhe Uka i cili nuk di për çfarë arsye
iu bashkangjit Hashim Thaqit për qeverisje bashkë me disa njerz të përfolur nga
antarsia e LDK-së.
Mendimi
im personal është se pa familjen e Dr. Ibrahim Rugoves, LDK-ja kurr sdo të jetë
ajo që duhet të jetë. Nuk arsyetohen fare thënjet se Uka nuk do të inkuadrohet
në LDK kur deklaratat e tij janë plotsisht të kundërta me këto thënje, dhe se
po të mirret parasysh natyra njerzore, të pakt janë ata që ia kthejnë shpinën
babait për tu inkuadru me kundërshtarët politik të babait. As Ukë Rugova dhe
familja e Dr. Rugovës nuk besoj se ia
LDK-ja
dhe udhëheqja e saj duhej të kishin rrotullue gurin e drurin që patjeter ta
kishin Ukën dhe Teutën aty, po pse jo edhe Mendimin. Edhe Fana, gruja e jetës së
Dr. Rugoves është dashtë të angazhohet bile në disa tryeza të rrumbullakta ku
autoriteti i saj do ti sillte suksese vetë partisë.
Shpeshherë
Dr. Rugova na thoshte:“Politika është një luftë pa armë, politika e keqe përfundon
me armë“! Kjo u vertetue edhe në ditën e ndarjes së LDK-së në dysh.Dikujt sot i
konvenon ndarja, jo në dysh, por në katerqind copa edhe nga vetë struktura të larta
të LDK-së- Ata shkojnë nga motoja: „Ose unë vetë, ose asnjë“!
Vdekja e
Dr. Rugovës ishte vdekje e hershme dhe humbje e madhe për popullin e Kosovës
dhe LDK-në si parti më e madhe në trojet tona. Turmat milionshe që i shkonin në
nderim të këtij Kolosi tregonin fort fuqishëm dashurinë që kishte arritur ta
mbillte tek ne dhe në ne. Edhe në temperaturat nordike të atij dimri, gra,
pleq, fëmijë e plaka, intelektualë e fshatarë me dhembje në shpirt qëndronin me
orë të tëra me qëllim të një përkulje falenderimi pranë arkovilit të më të Madhit
njeri që pati historia e re e shqiptarëve. Varrimi i tij ishte varrim i një burrështatasi
që bota demokratike dhe ajo përparimtare ia njifnin rolin dhe meritat që ai i
kishte në luftën e drejtë për liri e pavarësi të Kosovës.
Por tani
pas vdekje ngrihen në këmbë dallkaukët, falsifikatorët, inatçorët, kurrkushët e
kush jo tjetër, duke i bashkuar forcat për denigrimin e kësaj figure historike,
që populli shqiptar pati fatin ta ketë në gjiun e tij. Filluan pastrimet brenda
partisë së LDK-së, dalin në shesh fraksionet e ndryshme, ndarjet në LDK-istë e
Rugovistë, krejt me qëllim të përfitimeve vetanake dhe marrjes së pushtetit nga
ata që më së paku e meritojnë. Disa OJQ që janë bërë si pulat e këqija që kokrrat
i hanë në oborrin e vet ndërsa vezët ia bëjnë fqiut, nuk zgjedhin mjete jo vetëm
për ta diskredituar figurën madhore të Dr. Rugovës, por synojnë haptas
shkatrrimin e LDK-së si parti e cila nën udhëheqjen e Strategut tonë, Kosovës
ia solli lirinë e ëndërruar me shekuj.
E tani
filluan zërat të flitet keq edhe për familjen e Dr.Rugovës e sidomos për Ukë Rugovën
i cili e mban emrin e babait të Dr.Rugovës.
Por Dr. Rugova
ishte njeriu që mbolli farën e dashurisë njerzore. Ajo farë akoma është në zemrat
tona dhe na mbanë të fortë që ta ndjekim rrugën e Tij. Akoma ka forca LDK-ja që
dinë ta shporrin urrejtjen dhe atë ta shndërrojnë në dashuri, që ndarjet t’i
kurorëzojnë me bashkim, që hubjet t’i bëjnë fitore. LDK-ja duhet të gjallojë për
hir të popullit dhe lirisë së Kosovës, duhet të gjallojë pë hir të kujtimit për
njeriun që perëndia na e dhuroi pas shumë vuajtjeve shekullore.
Kjo
dhuratë e ka vetëm një emër: Dr Ibrahim Rugova Presidenti i parë i Kosovës dhe
Strategu i Pavarsisë!
Për ta
ruajt këtë emër LDK-ja duhet ta ruaj edhe familjen e Presidentit, ti ruaj antarët
e fmaljes dhe ti afroj afër vetes ashtu si na ka hije. Afrimi i Ukës dhe
familjes Rugova do të ishte një sukses madhor i kësaj partie. Në LDK vetëm atëherë
do të frymoj jeta rugoviane, buzqeshja do ti kthehet rugovizmit, dhe pushteti
do të fitohet jo për hir të partisë por për hirë të atdheut dhe ardhmërisë së kombit.
Emri
Rugovë ka diçka që na bën të ndihemi të mëdhenjë, të ndihemi mitik dhe
Clemetian e që Kosova dhe populli shqiptar ndjehen krenar që jetuan në kohën e
Tij.
E di që nuk
kam fuqi të ndikoj shumë sepse ne mërgimtarëve as që po na pyesin, por
gjithsesi u bëj thirrje LDK-së, por edhe Ukë Rugovës që ti afrohen njëri-tjetrit
për hir të atdheut, kombit dhe për hirë të Arkitetktit të Pavarsisë Dr. Ibrahim
Rugovës. Me ardhjen e Ukës në LDK, shumë zëra dashakeqës do të shuhen plotsisht.
“Në jetë, duhet pasur vullnet e durim – të mirat vijnë pastaj”!