E diele, 16.02.2025, 02:17 PM (GMT)

Mendime

Driton Tali: Në kohën e Skenderbeut kishte patriotizëm

E merkure, 30.10.2013, 09:02 PM


Në kohën e Skenderbeut ndonëse nuk kishte nacionalizëm por  patriotizëm kishte gjithësesi!

Nga Driton Tali

Në artikullin e kaluar, me të cilin unë tentova të argumentoja se “Skenderbeu do të luftonte kundër Perandorisë Osmane edhe sikur ajo të ishte Perandori krishtere” argumenti  contra që  u përdorë  më së shumti ne reagimet e atyre  ( e që përdoret në vazhdimësi ) të cilët tentojnë ta zhvlerësojnë figurën e Skenderbeut,  ishte se “në kohën e Skenderbeut nuk kishte nacionalizëm dhe nuk kishte komb, andaj logjikishtë nuk kishte as interese kombëtare që d.m.th., se  Skenderbeu nuk është hero kombëtar sepse luftoi për interese te veta dhe  fe”.

Por, çka nënkuptonjnë me nacionalizëm!?

Se në “epokën e errët” nuk kishte nacionalizëm  kjo është diçka që dihet tashmë. Bile edhe racizmi si konceptë nuk ekzistone. Qëllimishtë e përmenda racizmin sepse shumë njerëz e ngatërrojnë racizmin me nacionalizëm, e më shumë herë me shovenizmin. Bie fjale në ish Jugosllavi, ajo që de facto ishte racizëm si p.sh., thëniet: “shqiptarët (šiftari) janë me bishtë, të paaftë, të retarduar...” që janë racizëm i pastërt, në Jogosllavinë e Titos ato trajtoheshin si shovenizëm. Kurse ajo që ishte de facto shovenizëm, atëhere trajtohej si nacionalizëm (lexo Driton Tali: Serbët janë racistë ndaj shqiptarëve http://www.botasot.info/kosova/195805/serbet-nuk-jane-ultranacionaliste-por-raciste-ndaj-shqiptareve/).  Aryeja ishte se zyrtarishtë “në Jugosllavinë socialiste të gjitha kombet dhe kombësitë ishin të barabarta”, dhe se racizmi ishte fenomen i “shoqërisë së kalbur kapitaliste”.  Ngjashëm ishte edhe në shtetet tjera të Bllokut Lindorë.  Edhe sot e kesaj dite këto deformime të nocioneve janë prezente. Prandaj në debatet me shumë “të ditur” që e shpërfillin figurën e Skenderbeut (qofshin ata edhe “postmodernistë”) unë i pyesja se: çka ju nënkuptoni me nacionalizëm!?

Nacionalizmi dhe Revolucioni Francez

Nëse me nacionalizëm nënkuptojmë ate që Roberspieri me shokët e tij (të cilët u frymëzuan nga filozofët e “Ndriçimit” si Volteri, Ruso, Didro, Monteskje etj) proklamonin, para dhe gjatë Revolucionit Francez, e që parrolla “Liberté, égalité, fraternité” (liri, barazi, vëllazëri) e ilustron më së miri, atëhere sigurishtë se nacionalizëm dhe komb në kohën e Skenderbeut nuk kishte. Sepse në kohën e Skenderbeut nuk kishte  “asamble apo kuvend kombëtarë” (që merret si parakushtë),  por njëfar  “kuvendi”  i cili përbëhej nga fisnikët e bajraktarët (gjaku i kaltërt). Kuvendi i Lezhës (1443) është një shembull tipik.

Siç dihet, ende pa u themeluar “asambletë kombëtare”,  në sistemin e vjetër feudal nuk kishte përfaqësim proporcional, por ato (pa marrëparasysh a quheshin “Perlament Model” apo “Parlament” si në Angli apo “États Généraux” si në Francë etj),  dominoheshin nga arsitokratët dhe klerikët. Bie fjala, në Francë, “États Généraux” përbëhej nga:  një e treta, klerikët; një e treta,  fisnikët dhe një e treta nga popullata e gjerë (e cila realishtë përbënte mbi 99 për qindë të popullatës).  Po ashtu dihet se klerikët dhe fisnikët nuk paguanin tatim shtetit, por vetëm shtresa e ultë paguante.  Janë të njohura fajlimet në “États généraux” (kur ajo u mblodh pas shumë vitesh),  e avokatit (nga qyteti Arras)  Roberspier, i cili kërkonte që të gjithë banorët të kontribuojnë njejtë me tatime për shtetin dhe të gjithë qytetarët të jenë hisedarë të shtetit. Kërkonte:  Republikë dhe Kuvend Kombëtarë! Kështu që,  edhe termi qytetarë (aktivë apo pasivë) fillojë të bëhet konceptë. Bile, gjatë Revolucionit Francez, kur xhakobinët filluan të domiojnë (pas vrasjes së  Maratit siç dihet zhirodinët apo të moderuarit, fillojnë të humbin influencën), kushdo që përdorte termet madam apo mysjo (madame-monsier) dhe jo sitoja (citoyen), trajtohej si kontrarevolucionar dhe madje denohej me ekzekutim në gijotinë.

Pra, thënë shkurtë, sigurishtë se këto koncepte nuk njiheshin në kohën e Skenderbeut, ndonëse ekzistonte Republika e Venedikut që nga shekulli VII (ajo ekzistoi deri me 1797). Por siç dihet, në atë republikë udheheqësi (duka) zgjedhej (votohej) nga oligarkët tregtarë, të cilët e dominonin shoqërinë venedikase, edhe ate ai merrte mandat të përjetshëm.

Patriotizmi streha e fundit e horrave!

Mirëpo, patriotizmi si koncept ishte i njohur edhe pa u zhvilluar mirë koncepti i nacionalizmit dhe kombit. Atdhe(mëmdhe) dashuria dhe përkushtimi ndaj vendit, ishte diçka që dihej. Jo vetëm fjalia e famshme e dr Xhonsonit (Patriotizmi streha e fundit e horrave), i cili e tha në shenjë të protestës ndaj disa horrave të cilët silleshin si patriotë.  Apo ajo fjalia e famshme e ushtarit Hejl, të cilën e tha  para se të ekzekutohej, se “të vetmin pendim që e kam është se e kam vetëm një jetë për t’ia dhënë atdheut tim”,  të cilat e ilustrojnë argumentin se patriotizëmi si konceptë njihej  para shfaqjes së nacionalizmit. Pa u fut në veprat e Shekspirit të cilat janë aq shumë të ngjeshura me “termin patriotizëm” por edhe me vargje patriotike. Si bi fjala, ajo fjalia e famshme e Brutit, në tragjedinë e Shekspirit për Jul Cezarin, se “e vrava Cezarin jo pse nuk e desha, por sepse desha Romën më shumë se atë”.

Për më tepër, patriotizmi si koncepotë ekzistonte edhe shumë kohë para Skenderbeut. Si bie fjala Horaci ( i cili jetoi para Krishtit), në veprë e tij “Carmina” (Carmina-t e Horacit), e thotë atë fjalinë tashmë të famshme: Dulce et decorum est pro patria mori (është e ëmbël dhe e ndershme vdekja për vendin tuaj).

Apo t’i përmendim edhe mendimet e Ciceronit (i cili po ashtu jetoi para Krishtit) për patriotizmin dhe obligimet e njerëzve ndaj vendit,  në veprat e tij “De Legibus” dhe  “De Re Publica”.

Marrim shembull pjesën e dytë të “De Ligbusit”, të cilën Cicero e fillon me debatin fiktivë, me mikun e tij Atikusin, lidhur me  çeshtjen se: a mundet indvidi të ndien patriotizëm edhe për rajonin nga vie dhe për vendin në përgjithësi? Siç thotë ai “a mund të duash Arpinumin dhe Romën në të njetën kohë”? Që nëse e përshtatim për kushtet e sotme do t’i bie se a mundet dikush nga Gjilani në të njejtën kohë të dojë njejtë edhe Shkodrën edhe Shkupin; apo dikush nga Prizereni të dojë  dhe Tiranën; ose dikush nga Tetova të dojë edhe Prishtinën , njejtë në të njejtën kohë? Dhe, sipas Ciceronit përgjigja është po! Të cilën përgjigje e shpjegon mirë në librin “De Re Publica”, me fjalinë ku thotë se “ne i kemi obligime vendit (patria-s) sepse ajo na lindë dhe edukon”.

Të gjitha këto që u përmendën (sigurishtë edhe shumë argumente tjera) kanë bërë që bie fjala skocezët, Ulliam Uallasin (ju kujtohet filmi “Bravehart”), ta trajtojnë si hero kombëtarë. Bile, siç dihet Uallasi veproi më shumë se 100 vite para Skendebeut. Ngjashëm bëjnë edhe francezët, të cilët  Zhan D’ark (e cila ishte kohanike e Skenderbeut) po ashtu të trajtojnë si patriote dhe heroninë kombtare.

Andaj, duke i pasur parasysh këto,  unë  të gjithë atyre që thonë se “Skenderbeu ka luftuar për pronat e veta sepse nuk ka pasur komb dhe interese kombëtare”, jua përsërisë pyetjen: pse atëhere  ai u kthye në Shqipëri!? Shumë ma hesap ka pasur të rrinte pranë sulltanit në Edirne (ashtu siç bënë bie fjala Qyprylit) se sa të kthehej dhe të luftonte për kodrat dhe malet e Shqipërisë kundër superfuqisë së kohës! Dhe nëse nuk pati interese kombëtare, atëhere si arriti ai t’i motivonte me dhjetëra mijëra bashkëluftëtarë që ata t’i rrijnë pranë deri në fund? Me  siguri jo me poste ministrore, toka apo flori. Sepse thjeshtë si kishte!



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora