Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kur bie dita e ''Të Shuemëve''?
E merkure, 30.10.2013, 10:14 PM
KUR BIE DITA E “TË SHUEMËVE” ?..
Nga Fritz RADOVANI
Nga viti
në vit po ndryshohen kalendarët dhe me ta edhe datat...e festave, perkujtimore,
dhe të tjera shenja të veçanta që ishin të shenueme aty. Nuk asht problemi tek
festat fetare, se ato merren vesh dhe pa kalendar, u mësuem mbas 1967, kur nuk
kishim ku me i gjetë të shenueme.
Bashkë me
datlindje festohej edhe dita e emnit... Festat fetare ishin të mëshefta!
Kujtoj,
shumë vite perpara kur pata lexue një prozë të shkurtë të At Gjergj Fishtës,
per Ditën e të Shuemëve, në Rrëmaj të Shkodres. Një kryeveper, si shumë shkrime
të tjera të Tij!
Ajo ishte
një ditë krejt e veçantë në
Me datës 2
Nandor, ku shenohej në kalendarin fetar katolik “Dita e të vdekunëve”, ishte
fillimi i perkujtimoreve, që vazhdonin deri tek e diela që mbyllej edhe java e
atyne kujtimeve...
Disa i
thonin “Java e Purgatorëve”, mbasi edhe lidhej me “jeten e lumtur” të Shkodres!
Në Shkoder
nuk perdorej fjala e “të shuemëve”, na dukej se tingllon keq, mbasi fjala “me u
shue”...sikur, merrte kuptimin e vrashtë të “shfarosjes”...dhe, perdorej per
fise që komunistët i kishin “shue”, “qitë fare”, “zhdukë” pra, “pa trashigimtarë”...E
këta fise nuk ishin pak! Nuk do ti rreshtoj këtu ata fatzezë që kam mërrijtë me
njoh unë, mbasi qellimi i këtij shkrimi nuk asht ai.
Kjo foto
që shihni këtu, na kujton një prej ngjarjeve ma të mëdha të Historisë sonë!
Plot 135
vjetë maparë, në vitin 1878, në Prizrenin Shqiptar u krijue “Lidhja e Prizrenit”...
As
Kryetari i Delegacionit Shkodres tek ajo Lidhje, Daut Efendi Boriçi, endè sot
nuk e ka një bust në qendren e qytetit të Shkodres, edhe pse përfaqsia e Tij atje
ishte një nderim per ne!
At Gjergj
Fishta i këndoi:
Shkrepi
dielli buzës s'Cukalit,
Eja e
t'kndojm, oj Zana e malit,
Eja e
t'kndojm më Lahutë t' Malcis,
Si ata
Krenët e Shqyptaris
Në Prizren
na janë bashkue
Për me
folë me bisedue,
Shqyptarinë
se si m'e pshtue
***
Sa per
Mbretin e Stambollit,
***
Mund t'i
thoni, se Shqypnija
Nji
shportë fiqash nuk ka qillue,
Per m'u a
da miqve peshqesh.
Por asht
toka e t' Parvet tonë,
Asht
Atdheu, po i Skanderbegut,
Asht
Atdheu, po, i Mojs Golemit
E i atij
Lekë Dukagjinit,
Edhe i
Kukës edhe i Muzakut
Edhe i
Strezës e i Aranitit,
Qi e
Prandaj
s'ka as Krajl as Mbret,
Qi ket
tokë e falë a e shet,...
Dhe
pikrisht, në këte 135 vjetor, mendoni Ata Shqiptarë të Prizrenit t’ atëhershëm...
me 23 Tetor 2013, të mbledhun me ndigjue nga këta tre “kryeministra” hyqimetesh,
një tjeter “vaki”: “Kosova është Turqi e Turqia është Kosovë”...
Nuk
deshta me u besue syve...
“...sikur
në fund të çdo dite bie muzgu dhe errësira i vë nën pushtetin e vetë të gjitha
gjërat, ashtu ndodhi dje pasdite në Prizren, ku doli në pah ligështia
nostalgjike e disa shqiptarëve, ambiciet neotomane të miqëve (“vëllezërve të disave”)
dhe dëshira e kryeministrit turk Erdogan, që të jetë padroni i shqiptarëve. Kjo
e la një hije të keqe mbi bukurinë e ditës së djeshme...”
Ajo
deklaratë ishte: Një qendrim i duhun, në kohë dhe burrnor!
Sa mirë do
t’ ishte që politikanët mos të ndotin pusat ku ka pij ujë Nanë Tereza, dhe as
rrugët e Dardanisë, ku kanë shkelë të zbathun Atdhetarët tanë! E nuk janë aq
pak sa me u harrue!
***
Erdogan
kerkon me ngulm nga “vllezërit e vet”: Edhe “Historia e Shqipnisë”...duhet “ndryshuar”,
pra, “ngjarjet e ditëve xhuma, duhen vue me datat e kalendarit turk”... Jo, me
ate “arnaut”! Një monument i Haxhi Qamilit do të duhej tek Akademia e Shkencave
të R.Sh., pranë “pasuesit të vet”, Sabri Godo...që vërtetë me veprat e veta i
paraprinte “vllezërve të gjakut”..!
?Mos
ndoshta, “Dita e të SHUEMËVE”, me kalendarin turk, bie me 23 Tetor 2013...
KUR “KËTA”... MENDOJNË E VEPROJNË, “ME SHUE” TROJET SHQIPTARE ?