Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shkodër - 182 të vramë, mbas 1985
E enjte, 29.08.2013, 10:28 PM
VETEM NË
Nga Fritz RADOVANI
?“Ramiz
Alia kishte mundësi me ba gjak…’po nuk bani!” thonë “disa…”!
?Prandej,
edhe vazhdon me kenë edhe ky si “shokët...hero...”!!
Kurrë
Shqiptarët nuk do të mësojnë të verteten! Ma shumë “nuk dishrojnë”!
Kudo që
të veni kamben mendoni se komunizmi gjakatar ka hapë një Varr!
Isha
kurjoz me dijtë aty nga viti 1993 të verteten se, cila, asht arsyeja e vrasjes
së njenit prej Fisit tim në vitin 1948...të pakten si asht shkrue nder
dokumenta?!.. U nisa e shkova në degë të mbrendshme të Shkodres. I tregova
rojes e ai thirri një oficer që kishte arkivin. Nuk vonoi erdhi e mbasi i
shpjegova pse unë e kerkoj atë dokument, mbasi i pushkatuemi asht arrestue në
nandorin e 1946 dhe vetem na asht njoftue nga roja e deres së hetuesisë Dulaç
Lekiqi, ku ishte Kuvendi i Fretenëve i kthyem në burg se, dje me daten 11 Mars
1948, “asht pushkatua, dhe mos sillni ma ushqime!”...na nuk dijshim asgja ma
shumë të dokumentueme deri në vitin 1992.
Shkueme
në një zyrë ku nuk kishte njeri. U ula tek një tavolinë dhe aty oficeri X më
solli një blok të trashë të pergatitun me disa fletore të lidhuna bashkë. Më
shpjegoi se “këtu janë të gjithë emrat e Atyre personave që janë pushkatuar nga
viti 1944 e deri në vitin 1991 në kufi.”
E hapa
dhe fillova me lexue emnin, emnin e babës, mbiemnin, data ose viti i
ekzekutimit, simbas rendit alfabetit. Kishte rasë që shenohej fshati prej nga
ishte kenë. Ndonjë kishte edhe vendin e ekzekutimit (në ndonjë rreth tjeter)
kur nuk ishte pushkatue në
Nga fundi
mu kujtuen edhe emnat e dy oficerave të ushtrisë që u dënuen krejt vonë, se
gjoja kishin mendue me shkue nga Shkodra dhe me lirue të burgosunit e
Spaçit...etj. dhe u vrane.
Nder të
vramit në kufi njoha emnin e Dhuratës, vajzës Bahrije Manit, me të cilen kam
punue (prill 1990) kur i vrane vajzen dhe sigurimi e pat varrosë tek Radio
Shkodra, tek antena e Kuçit, ...dhe emni i djaloshit Pllumb Pllumbaj...per të cilin u ba edhe
protesta në
Listat
vazhdonin me data dhe vendet ku janë vra...deri vonë.
Kjo per
mue ishte e pakuptueshme mbasi në
Fillova
me dyshue per ndonjë gabim shenimi mbasi kishte edhe disa emna qytetesh tjera
si Permet, Vlorë, Pogradec, Sarandë etj...që ishin shenue aty dhe Emni i të
vramit njihej se ishte nga Veriu. Erdhi oficeri dhe e pyeta tue i tregue të
verteten se në Shkoder, në dhjetë vjetë që kanë kalue unë, nuk kujtoj asnjë nga
këta Emna që janë këtu, perveç, Atyne kater që shpjegova ma naltë. I paraqita
edhe variantin e ndonjë vrasjes në kufi, po këtu mbas vitit 1985 bahen edhe 182
të pushkatuem apo të vramë, që në Shkoder, “na as nuk i kemi ndigjue kurrë këta
vrasje”!
Më shikoi
dhe më besoj, se po i thojshe të verteten, nuk ngurroi fare me më tregue ate që
as nuk më shkonte nder mend. Jam i bindun se këte e bani edhe nga keqardhja per
ata vrasje!
“Këta
Emra janë shumica djelmë të rinjë, po me biografi të keqe. Kur ishin ushtarë u
dergonin në vende të largëta nga Shkodra. Atje disave u bëhej një gjyq “i
thënçin” dhe gjyqi i dënonte me vdekje “per tentativë arratisje”, ose
“veprimtari armiqësore”...Silleshin në fshatin e vet dhe prindërve u thohej:
“Ka vra veten gabim...ose janë vra duke luajtur, nga pakujdesia apo e ka vra
një shoku i vet padashje...etj. Kështu, familja e persekutuar, duke mos mundur të kerkoi të verteten nga fshatrat e thella
malore, apo fshatarë kulakë... kanë humbur djalin!”...