Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Artet ma të vjetra ...
E enjte, 18.07.2013, 09:03 PM
ARTET MA TË VJETRA ... “NË DORËN E JEVKUT”...!
Nga Fritz
RADOVANI
Në vitin
1956 isha maturant në shkollën Pedagogjike të Shkodres. Barometri i asaj kohë
në Shqipni matej me mardhanjet që kishim me Bashkimin e “lavdishëm” Sovjetik
dhe vendet sllave fqinjë. Jugosllavia nuk ishte “kryefjala” e fjalive të Enver
Hoxhës, ndërsa Greqia, pothuej ishte harrue gjoja me “gjendjen të luftës”
...Ardhja e Hrushovit në krye të udhëheqjes sovjetike tregonte edhe njëfarë
zbutje të klimës stalinjane, nëse do të themi të vërtetën. “Kulti” i Stalinit
dhe dënimi i tij u pritën mirë nga të gjitha vendet e quejtuna “demokraci
popullore”, sigurisht, as nuk diskutohej reagimi pozitiv i sovjetikëve. Edhe
tekstet shkollore të marksizëm-leninizmit pësuen ndryshimet e tyne. Në dukje
kishte ndryshime edhe nga ana ekonomike, mbasi disa fabrika me “hekurishta të
ndryshkuna” që na “dhuroi” Bashkimi Sovjetik, krijuen disa fronte të reja pune.
Këta kombinate dhe fabrika ishin kudo në qendrat e qyteteve ndër harta të mëdha
në gjithë RPShqipnisë. Ndonse komitetët e rinisë në shkolla të mesme vazhdonin
punën e tyne si gjithmonë “me disa agjentat e vet”, po edhe “lufta e kllasave”
pësoi zbutjen e vet bashkë me luftën kundër “kultit” të Stalinit, sidomos kur
një ditë me shkronja të forta edhe gazeta “Zëri i Popullit” njoftoi se edhe
kufoma e Stalinit u hoq nga qendra e Moskës, prej maozoleut...
Haje dreq
askush nuk pyeti ku e çuen atë qelbësinë?!
Edhe
Populli Shqiptar me mend e me gojë tha: “Na pastë marrë të keqen..e dreqi ia
pastë marrë shpirtin!”. Por nga sheshet qendrore të qytetëve shqiptare ai nuk
zhgulej!
Pranë
fjalës “zbutje” qendronte përkufizimi i “vigjilencës”...tipari themelor i atij
sistemi përbindsh. Edhe organet e diktaturës dukeshin disi ndryshej...nga vetë
koha që nuk “dilte drita” në mengjez me të shtimet e automatikëve të Zallit
Kirit. Një fakt i njohun nga shkodranët mund të rikujtohet sot që kryetari i
degës së mbrendëshme gjeneral Hilmi Seiti, që njihej si kriminel, filloj me u
njoh edhe si imoral...mbasi koha ma e madhe i kalonte në teatrin “Migjeni”.
Pra, kryente një rrugë e dy punë! E ky imoralitet ishte i pranishëm në të
gjitha institucionet shtetnore, ku përfshiheshin edhe sekretarët e parë të
komitetëve të partisë, rinisë e deri tek “levat e partisë”, agjentat e
sigurimit nder organizatat profesionale... Kishte raste që kapeshin djelmë të
rinjë tue u arratisë në kufi, por gjenerali, me “zemergjansinë” e tij, i çonte
në degë dhe mbasi i “këshillonte” (tue i detyrue me nënshkrue “deklaratë
bashkpunimi me sigurimin e shtetit”)...i “lironte”, dhe ka pasë edhe raste kur
iu gjente edhe vend pune me të ardhuna ma shumë, e edhe ata shkonin atje e
kryenin “një rrugë e dy ose tri punë”. Ka ndonjë që vazhdon atë detyrë edhe
sot!
Nga fundi
i vitit 1956, në fund të shtatorit ndryshoi gjithshka shumë shpejtë.
Revolucioni Hungarez në një kohë rekord
na rikthej edhe njëherë ku ishim. Arrestimi i grupit të “Liceut Artistik” në
Tiranë, me Nik Pavacin, Ndrekë Bazhdarin dhe Karlo Çefën, sillte në familjet e
tyne në Shkoder edhe njëherë psikozën që na dukëj se filloi me “u harrue”, por
jo!.. Ujku nuk kishte ndrrue as qimen, as vesin...Nik Pavaci e pagoi shtrejtë
atë hetuesi, tue humbë shndetin e vet nder zhytjet deri në bel n’ ujë të ftohët
nga vetë krimineli Hilmi Seiti. Edhe pse ndonjë klerik plotësonte dënimin dhe
lirohej, hynte tjetri mbas një muej, e madje, edhe pushkatohej...si: Don Ejëll
Kovaçi (1958), apo Don Dedë Malaj (1959), me datën 10 Maji, pothuej as dy javë
para se të vinte Hrushovi në Shqipni. Hetuesit e
Nuk besoj
se ndokush asht marrë me studimin e ngritjeve dhe zbritjeve të ashpërsisë së
kësaj “lufte kllasash” që ka pushtue miljona njerëz në kampin komunist të
Lindjës. Mbesin të panjohuna zhdukjet e qindra mija njerëzve aso kohe në
Gjermani, Hungari, Çekosllovaki, Poloni, që gjatë atyne vitëve, kur Popujt e
Tyne të robnueme u ngritën kundër rregjimeve të tyne terroriste komuniste për me
fitue Lirinë... dhe pikërisht, mu në zemër të Europës në Berlin, Hrushovi, që
dogji Stalinin, ngriti disa kilometër “Murin e Berlinit”, një “turp i vërtetë i
komunizmit” dhe i Shekullit XX ...në zemren e Europës dhe në gjithë Botën.
Se mos
ishte turpi i parë i komunizmit ky!?
Ndersa
Xhon Kenedi kur ishte aty tha: “Unë sot jam qytetar Berlinez!”
Aso kohe
në Shqipni ka pasë edhe një lëvizje ma të madhe turistësh...
Mbas
vitit 1961, Shqipnia “socialiste” pësoi frakturën e saj nga vendët komuniste të
Lindjes Europjane të “demokracive popullore”. Ikëm nga “Traktati i Varshavës”
drejt Pekinit.
Nisem
udhtimin për Lindjen e Largët...prej nga endé nuk duket se jemi kthye, mbasi
për rrugë kemi pasë fat e u ndeshem me “miqtë e vjeter robnues” që na janë vue
me forcë, janë “vëllaznit e gjakut” që edhe sot po na luten: “A po na rrini
sonte..?”
Asht
proverb i yni: “Iriqi në ferr se në ferr!”
***
Një
studjues gjerman i kulturës Europjane erdhi në Shqipni nga viti 1956...
Më
tregonte perkthyesi i tij që kishte shetitë ndër qytetet kryesore tue perfshi
edhe Shkodren bashkë me té. Ai studjues kishte pasion edhe muziken popullore.
Kur po vinte tue iu afrue koha e largimit nga Shqipnia, Ai e kishte pyet
perkthyesin: “Vrejta një dishka që nuk e kishe pa në asnjë nga vendet tjera
komuniste që kam vizitue... Punimin e hekurit dhe muziken që janë artet ma të
vjetra ju, ua keni lanë me i trashigue jevgjit... Asht dishka që nuk mujta me e
kuptue pse keni veprue kështu me artet ma të vjetra? ... Nuk po të kerkoj
përgjegje,.. po edhe “artin” e drejtimit të Shtetit ua keni ‘lanë’ në dorë
atyne?...”
Sigurisht,
atëherë, biseda e tyne asht mbyllë me këte pyetje...” pa pergjegje!”.
Në fakt
atyne u takon me i trashigue, askush para tyne nuk asht kenë “vëlla gjaku” me
turq, arabë, libanez...dhe, këte, e ka provue viti 1967, kur “jevku’ i
Gjinokastres, pat shkri të gjitha këmbanat e Kishave të Shqipnisë...per me
derdhë monumentin e vet...që disa gabelë janë çue peshë me e vue prap ngjitë me
xhaminë e re me kater minare që do të ndertohet në Tiranë.
Jevgjit e
gabelt e Azisë e kanë mendjen vetem “harrllek e aheng”...
Në kjoftë
se sot do të më drejtonte dikush këte pyetje, ai nuk do të largohej prej meje
pa marrë pergjegje, e ajo, do t’ ishte:
– “Jo,
kam njoh jevgjë që sot do t’u vinte keq me u thanë “qeveritarë demokratë”
Madje,
edhe do të fyheshin!!”