Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ikën shqiptarët, kush mbeti këtu?
E merkure, 03.04.2013, 05:19 PM
MIRËSE
IKEN SHQIPTARËT,
Nga Fritz RADOVANI
Mbas
vdekjes së Gjergj Kastriotit në vitin 1468, fryma e Tij mbeti nder Trojet
tona...
Në vitin 1478, Kruja u detyrue me u
dorzue nga urija. Premtimi i Mehmetit II, se nuk do të vritet njeri, u shkel
dhe mbrojtësit trima me urdhen të sulltanit u therën të gjithë ndersa gratë me
fëmijë u skllavruen. Në vitin 1479 ra edhe Shkodra. (Fan
Viktor Hugo shkruen: “Turqit kaluan
andej, çdo gjë u bë gërmadhë e zi.”(F.Noli, fq 151).
Autori Anonim prej Tivarit që shkruen
ma saktësisht per Gjergj Kastriotin, mendohet se asht Argjipeshkëvi i Durrësit
Imzot Pal Engjulli; ndonse shumë studjues e kundershtojnë per arsye se
Argjipeshkëvi ka vdekë në vitin 1469, një vit mbas Kastriotit. Libri ka
titullin “Annali di Rauza” (Analet e Raguzës). Sidokjoftë, librat ma të
studjuem nga historianët e randsishem të periudhës historike të Gjergj
Kastriotit mbesin edhe sot ata të Don Marin Barlecit.
Don Barleci tregon se Kruja u dorzue
nga një rrethim i gjatë që solli urinë e popullit. Në fq. 41, Autori shkruen: “Ndodhë
shpesh që ushtrinë e lodh ma teper zija se lufta, uria asht ma e pashpirtë se
sa hekuri”. Dorëzimi i Krujës i trishtoi
Mbasi u pushtue Kruja sulltani u
drejtue nga Shkodra. Në liber Don Barleci, permendë një emen per të cilin ka
shkrue disa herë: Fra Bartolomeo, i urdhnit të Shen Françeskut, i cili me
kapidanin e kalorësëve Nikollë Moneten, trim dhe i aftë në artin ushtarak,
kontrollojnë të gjitha fortifikimet dhe “shkojnë tue u dhanë zemer popullit dhe
ushtarëve që të qindronin si burra dhe të luftonin deri në fund per fé e per
Atdhé.” (fq.73)
Jo pa qellim vuna në dukje këte
paragraf ku autori tregon dhe urdhnin e Fra Bartolomeos, pra të një
Françeskani, që merr pjesë në mbrojtjen e Kështjellës Rozafat dhe “qendresa si
burrat” ka motiv Formulen “Fé e Atdhé”, pikrisht até Ideal, që Kleri Katolik
Shqiptar e trashigoi brez mbas brezi deri në ditët tona. Me këte formulë
Malësorët tanë të Alpeve “vdiqën si me lé”.
Mbas marrëveshjes së Venedikut me
turqit, u vendos që Shkodra do t’i dorzohej atyne, ndersa, të gjithë shkodranët
do të dilnin nga Kështjella dhe do të iknin për Venedik me anije.
Po të merren me rradhë Kështjellat
Shqiptare që u pushtuen nga turqit prej asaj të Krujës, Lezhës, Drishtit e deri
tek ajo e Shkodres, do të shohim të dokumentueme mizoritë e pashoqe që ata kanë
ba kunder popullsisë katolike shqiptare jo vetem në periudhen e luftave të
Kastriotit, por ato ma të mnershmet janë të periudhës mbas vdekjes së Gjergj
Kastriotit, dhe kryesisht në dhjetë vjeçarin e parë 1469 – 1479, kur ra edhe
Shkodra. Qellimi dihet: “Nenshtrim dhe skllavrim!”
Në kjoftë se nga Kështjellat e Krujës,
Drishtit dhe Lezhës, po thuej nuk mbeti Shqiptar i gjallë prej taganit turk, në
Kështjellen e Shkodres nuk mbeti ma aty mbas pushtimit nga turqit asnjë katolik
shqiptar, mbasi të gjithë ikën me nga një palë hebe me plaçka...
Nder ma të saktit studjues shkodranë
Hamdi Bushati (edhe Ky pa titull), shkruen: “Shumë nga myslimanët që u
vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombësi te
tjera jo shqiptare. Instalime myslimanësh me prejardhje te huaj kanë vazhduar
të vertetohen deri në kohët e fundit të pushtimit osman të Shkodres. Ata ishin
të ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria,
Siria, Dagistani, Sudani etj., që perbejne numrin më të madh të familjeve të
ardhura në Shkodër.” (H. Bushati, “Shkodra dhe motet”)
***
Sot jemi në fillimin e shekullit të
dytë të Pavarsisë së Shqipnisë, kur historianët tanë endè nuk kanë dhanë asnjë
sinjal të mundshem per me shkrue Historinë e vertetë të Popullit Shqiptar.
Nder ngjarjet kryesore zanë vend ato
“provokativet”, të cilat tue kenë jo vetem ngjarje të turpëshme dhe
antiatdhetare hidhen me qellim nga qeveritarë të shitun dhe jo shqiptarë, mbasi
ata vetë kanë deklarue se “jemi vëllezër gjaku me sunduesit turq”, per të
ndrrue drejtimin aktual të domosdoshem dhe të duhun të programeve të Akademisë
së Shkencave të Tiranës, në lidhje me “rishkrimin e saktë” të Historisë sonë.
Deri tashti të gjitha sinjalet e tyne kanë tregue djallëzi, mjeshtri në
shtremnime faktesh, hipokrizi, mosnjohje shkencore dhe paaftësi morale e
shoqnore per me rishkrue Historinë e Shqipnisë dhe të Popullit tonë...
Pergjegjen
e barbarizmave antishqiptare kjofshin ato anadollake të para sa shekujve apo ma
vonë ato shoveniste malazeze dhe sllavo anadollake komuniste, e jep të saktë
Qyteti Martir i Shkodres në 100 vjetët e fundit të pushtimit dhe të shkatrrimit
të tij, nga bishat ma terroriste e gjaksorët ma kriminelë që ka njoh ndonjëherë
historia e mesjetës dhe ajo moderne e Europës...
Ajo që
ngjau në kohen e pushtimit të Shqipnisë nga otomanët me Popullin Shqiptar, që u
detyrue me ikë ose me u vra, apo me u vue nder hunjë po nuk i lëshoi vendin
pushtuesit turk, nuk ka asnjë ndryshim me pushtimin sllavokomunist të vitit
1944, kur pjesa ma e madhe e atyne që merreshin me politikën e shtetit ose u
arratisen ose u pushkatuen kush mbeti në Shqipni. Ata që nuk u arratisën me
shpresen e “rikthimit nga nderhymja anglo – amerikane” ku perfunduen?
Pa hy me
persëritë “gjyqet” e terroristëve dhe vrasjet anë e kand Shqipnisë, po u
drejtoj vetem një pyetje të gjithë Shqiptarëve: Nga viti 1944 e deri në vitin
1991, sa familje u interrnuen dhe u zhduken me breza e breza me fëmijët e tyne
e deri tek pleqtë nder kampet e shfarosjes, që komunistët i kishin të hapuna
nder të gjitha qoshet e Shqipnisë ku edhe sot ka njerëz atje?!
Cili asht ndryshimi i masakrimit Popullit Shqiptar prej turqëve të vjeter dhe anadollakëve të rijë që u vunë në sherbim të sllavokomunizmit, per hirë të kolltukut dhe rjepjes së pasunisë së Shqiptarëve? – Qellimi asht vetem një dhe i perbashkët: Shkombtarizimi i të gjithë Shqiptarëve?
Si mund të
vazhdohet ndryshej shkombtarizimi në Shqipni edhe mbas vitit 1991 ?
Ja si u
mendue dhe si po veprohet edhe sot mbas vitit 1991 porosia e terroristit
kriminel Ramiz Alia, “presidenti i parë i pluralizmit” i varrosun me ceremoni
shtetnore nga pasuesit e tij, i cili në vitin 1989 në byro politike të PPSh,
shprehë urrejtjen e tij me këto fjalë: “Një gjë duhet të kemi parasysh; të
kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë
aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë. Kësaj kategorie mendoj që
t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq do
të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë…
Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të
dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.”
Kujt ia la
tradhëtari R. Alia këta porosi!?
Po Europa,
Turqia,
***
Shqiptarët
po ikin që nga viti 1468...
Shqiptarët
po ikin që nga viti 1479...
Shqiptarët
po ikin që nga viti 1913...
Shqiptarët
po ikin që nga viti 1925...
Shqiptarët
po ikin që nga viti 1944...
Shqiptarët po ikin që nga viti 1991...
E kur, do të fillojnë me u “kthye” Shqiptarët në Atdhé, kush po e shkruen ?!..