Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Austro-Hungaria dhe ''mosmirnjohja''
E shtune, 04.05.2013, 03:59 PM
AUSTRO – HUNGARIA
DHE “MOSMIRNJOHJA” SHQIPTARE !
100 vjet nga viti 1913…
Nga Fritz RADOVANI
Vetem fakte e data: (Do t’ i referohem pjesërisht
studjuesit Gjush Sheldija).
Në vitin 1856 vijnë në
Me 1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar.
Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, ku mësohet gjuha shqipe
dhe aritmetikë. Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë
Athinës, per çeshtjen e Epirit. Në 1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi
krijon në Shkoder Shoqninë Letrare “Bashkimi”. Në vitin 1902 Shkolla
Françeskane jep mësimet në gjuhen Shqipe. Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në
Me 28 Nandor 1912, në
Vlonë shpallet Pavarsia Kombtare. Nga Shkodra atje shkon Luigj Gurakuqi. E po
mos t’ ishte kamngulja e Tij, pjesmarrësit tjerë e lane Shqipninë në duertë e
qeverisë turke, e cila kerkonte me “krijue një Shqipni të vetqeverisun, në
suazen e Perandorisë Otomane”.
Me daten 30 Janar
1913, Esad Pashë Toptani vret Hasan Riza Pashen, i cili donte me ngritë
Flamurin Kombtar në kumbonare të Kishës Katedrale të Shkodres, dhe me 23 Prill
1913, Esad Pasha ia shet Shkodren malazezëve per 2 miljon florinta, dhe ata
hyjnë në Shkoder nga Taraboshi, Fusha e Shtojit dhe Bardhanjorët. Me 14 Prill
malazezët djegin Pazarin e Vjeter dhe mbasi grabisin mallin ia dorzojnë
Shkodren Ushtrive Nderkombtare, austriake, italiane, franceze, angleze dhe
gjermane. Me daten 13 Qershor ngritet Flamuri Kombtar në Kështjellen Rozafat,
dhe fjalen e rastit e mbajti Atdhetari Karlo Suma. At Gjergj Fishta vendosë një
Flamur në kumbonaren e Fretenëve të Gjuhadolit, dhe rinia shkodrane kendon
Hymnin e Flamurit të krijuem nga At Gjergj Fishta nder rrugët e
Shkodres...Qyteti i Lirë, nën kontrollin e forcave nderkombtare Feston Lirinë!
Esad Pashë Toptani ikë në Durrës dhe shpallet
sundues. Princ Wiedi len Shqipninë me 5 Shtator 1914. Në 1915 edhe Esad Pasha
ikë nga Durrësi, prej protestave kunder tij.
Me 23 Janar 1916
ushtria austro – hungareze pushton Shqipninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi e
dalin në Durrës. Në 1916 forcat austriake hyjnë në
Nga viti 1856 e deri në vitin 1918, Austro –
Hungaria asht i vetmi shtet Europjan që ka krijue të gjitha kushtet per
Formimin dhe Shpalljen e Pavarsisë Kombtare të Shtetit Shqiptar.
Po mos t’ ishte kambëngulja e Vienës Europjane me
formue inteligjencën Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të
papersëritshem me idealin “Atdhe e Fe”, me hapë shkolla, fletore, shoqata,
shtypshkronja, me botue libra, me shpenzue edhe fonde monetare të sajat...sot
as në hartë të Ballkanit nuk do t’ ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj
Kastriotit, as i Popullit Heroik Shqiptar dhe as Flamuri i Tij me Shqipen
dykrenare, mbi shtrojen e pergjakun nder Shekuj!
At Pjeter Mëshkalla ka thanë: “Kleri Katolik
Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare
të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret
historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që
këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian
(me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue
një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka
asnjë kler në Botë.” (F.R. tek libri “At P.Mëshkalla S.J.” fq 23, 1993)
***
Dhe vetem faktet do të
flasin...
Vetem nga Klerikët
Shqiptar të pergatitun në Austri, shikoni se çfarë Gjenocidi ka
ngja mbas vitit 1944, nga tradhëtarët dhe diktatorët anadollakë Enver Hoxha dhe
Ramiz Alia...të cilët, kanë ardhë në kolltukët e qeverisjes së shtetit shqiptar
me ndihmen e fqinjëve, shitën trojet tona, dhe në mënyren ma barbare zbatuen
diktaturen ma të mnershme të shek XX mbi Popullin Shqiptar.
Sot pasuesit e tyne
hajdutë, deklarohen “vëllezër gjaku me turqit” dhe serbët e kolltukut!
Klerikë Katolik Shqiptarë të zhdukun nga Gjenocidi
komunist mbas vitit 1944:
1. Don Lazer Shantoja, pushkatue me 5 Mars 1945.
2. Don Ndre Zadeja, pushkatue me 25 Mars 1945.
3. At Anton Harapi O.F.M., pushkatue.
4. At Mati Prennushi O.F.M., pushkatue.
5. At Çiprian Nikaj O.F.M., pushkatue.
6. At Bernardin Llupi O.F.M., pushkatue.
7. Don Dedë Plani, vdekë në tortura.
8. Imzot Nikollë Deda, pushkatue.
9. Don Aleksander Sirdani, mbytë në hetuesi.
10. Imzot Jul Bonatti, mbytë në çmendi...
11. Don Shtjefen Kurti, pushkatue.
12. At Leonard Targaj O.F.M., pushkatue.
13. Don Nikollë Gazulli, vra tradhëtisht.
14. Imzot Vinçenc Prennushi O.F.M., vdekë në burgun
e Durrësit.
15. Don Anton Zogaj, pushkatue.
16. At Bernardin Palaj O.F.M., mbytë në hetuesi.
17. Don Nikollë Laskaj…vdekë në kampin e shfarosjes
Beden...
18. Don Nikollë Shelqeti...vdekë në kampin e
shfarosjes Beden...
19. At Klement Miraj O.F.M., vdekë në burgun
Burrel.
20. Don Rrok Frisku, vdekë në burgun Burrel.
21. At Rrok Gurashi O.F.M., vdekë në kamp
shfarosje.
22. At Gasper Suma O.F.M., vdekë në burg…
23. Don Kolec Prennushi, vdekë mbas hetuesisë.
24. Imzot Frano Gjuraj, vdekë mbas hetuesisë.
Klerikë të burgosun që
vuejten shumë vite nder burgje e kampe shfarosje...
1. At Pjeter Meshkalla S.J. burgosë dy herë.
2. At Leonard Shajaku O.F.M., burgosë e
interrnue.
3. At Marjan Prela O.F.M., burgosë e interrnue.
4. Don Nikollë Dragusha, burgosë.
5. Don Lekë Dredhaj, burgosë.
6. At Mark Harapi S.J. burgosë.
7. At Frano Kiri O.F.M., burgosë e interrnue.
8. At Marin Sirdani O.F.M., burgosë e interrnue.
9. At Alfons Çuni O.F.M., burgosë.
10. Don Ndre Lufi, burgosë.
11. Don Ndue Suma, burgosë.
12. Don Jakë Zekaj, burgosë.
13. Imz. Bernardin Shllaku O.F.M., burgosë.
Klerikë që vdiqën
shpejtë pa u perfshi nga Gjenocidi...
1. Imz. Gasper Thaçi, vdes në 1946, i izoluem në
Argjipeshkvi të Shkodres.
2. Imzot Gasper Guirakuqi.
3. AT Simon Mikeli O.F.M., vdes në 1945...
4. At Anton Kiri O.F.M., vdes në 1945
5. At David Pepa O.F.M..
6. Don Ast Koka.
7. Don Nikollë Dajçi.
8. Don Mati Fishta.
9. Don Nikollë Lazri.
10. Don Pashko Zojzi.
11. At Justin Rrota O.F.M..
12. At Pashko Prela O.F.M..
Shenim i Autorit:
Në listat emnore të Klerikëve katolik, nuk perfshihen asnjë nga ata që u pergatiten në universitetet tjera Europjane, perveç Austrisë, para vitit 1944.