Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 11 Prill… 2010...2013…
E enjte, 11.04.2013, 06:44 PM
Nga Fritz RADOVANI
(Bashpunim i At Gjergj
FISHTËS me A.Z.ÇAJUPIN):
11 Prill… 2010...2013…
(Ditë e bukur pranvere. Në vorrezat e Tiranës, nga kombinati Stalin, janë një
grup veteranë të luftës me gjokse të stolisura me dekorata, janë edhe të gjithë
presidentët me kapela republikë…e, dy, tre gra…
Aty rreth një grup lab
me fustanella këndojnë pafuntë: “eeeeeee…”)
At Gjergj Fishta (arrinë ngadalë me shkopin e tij dhe një t’
panjohur).
I kuj do t’ jet njaj
vorr, mbi t’ cillin mvaret
Kunorë lulesh e blertë
e qi madhnueshëm
Zotnon mbi fang t’
mjeruem, porsi shatorrja
E njaj Tyrani
zemër-gur, i cilli,
Mbi shegj Persijet pa
kujdes pështetun,
Ndër kandje t’ prujtna
të ksaj jete kndellet,
Mjesá besniku ushtari
i tij nën t’ randin
Hekur t’ anmikut
rrokullohet dekun
E zhytet n’ gjak? –
Njifarë katil barbari...
Mbrendë n’ atë vorr
asht kondisë. Ky lé mbi pupla
E rritë n’ ar e n’
mundafsh, mbas epshit lodhun,
Qi fletët e jetës për
nën krahnuer ia brejti
E e kalbi gjall,
mbi pupla u shkim, si e tmershmja
Flakë e nji vorri
shkimet. Prej mermerit
T’ dhênun mbi vorr
njat përmendar t’ trishtueshem
Shqipnia, shemtuemun
vepres s’ tij, ia vuni
Peng trathtije dér n’
ma të largtat mote;
T’ hijshme kunoren
mbasandej blerimesh
Sot nji dorë
alabastrit m’ vorr ia pruni:
Nji dorë, e cilla,
mjesa ai bani hije
N’ tokë e pranvera
çili për té ferra,
I a pat grabitun me
përkdhjelje t’ prujtuna
Gjanë edhe nderën. Me
atë kunorë mjerimesh
Brengen dishmon, qi
ajo per té ka n’ zemer.
Andon Zako Çajupi (pranë At Fishtës,..)
VAJE…
Që ditën që na vdiqe, që kur s' të kam parë,
nga kupat që kam këthyrë, grykët s' janë tharë!
Shumë vjet u bënë, u mbushën pës’e njëzetë
që kur na ke lënë dhe s' të shohë në jetë!
Në ç' kopshte me ferra ke qëndruar vallë?
S' na vjen keq për ty? S' na vjen mall për djallë?
O dreq i shëmtuar mos mëno në botë,
mos u kthe të shomë, se na mbetën lotë.
Motmot që rrojtëm cilin ti s’ hurreve?
Atje tek rri ti, i nise të gjithë më parë...
Mos u kthe të të shohmë, s’ le kend për farë!
Na le të gëzuar, me zëmër të ngrirë;
se mos po këthehe të shoç Shqipërinë:
E ke lënë t’ robruar, tani u bë e lirë;
S’ harrite ta zhdukje, si ti s’ ka parë kurrë!
Për ty, shumë herë, çoç’ do të më pyetë,
Po s' munt t' i përgjigjëm, gëzimi më zë n’ fytë!
Kthej koken me nj' an dhe vështroj tatpjetë:
S’ të vjen keq për
Nexhin, s’ të vjen mall për Ramën?
Që, siç’ thotë
populli: “Ua bëfsha… t’ ëmën!”…
II…
Ditën e vitit të parë,
U bë qiamet i math,
Nga dielli që pat dalë
Faqez e dheut u sbarth.
Cingërimë e errësirë,
jashtë veriu pëllet!
Iku bor’ e breshërirë,
dheu duket si det!
Është natë, nat e bardhë
vetëtit edhe gjëmon!
Një dreq i Shqipërisë
dergjet sëmur' e rënkon!
Ka tri dit që po mundohet
Dhe me vdekjen po lufton,
Po vdekja s'do të mërgonet
Se shpyrtin' e ti kërkon!
" Perëndi, mos e le gjallë,
- Po lutet Shqipëri e mjerë-
" Të munt të nisë këtë djallë,
" Që për të zezë ka lërë.
" Kush do e marrë, të vijë?
" Shqipëria qysh do rrojë?
" Kush gjak s’do t’ i pijë?
" Sa unë kush dota dojë?
" Kush do ta dojë Shqipërinë!
" Më ndje o Zot i vërtetë!
" Se Shqipëria pa Enver,
" do të rritët ajo vetë".
Engjëlli me këto fjalë,
Nga jet e mjerë’ na shpëtoi,
la Shqipërinë pa djallë!
Dhe, ndë Qiell fluturoi!
III…
Botë, moj Bot' e pabesë
Nuk ke gjë të vërtetë:
Ay ngordhi s’ desh të vdes
Enver s’ vjen më në jetë.
Dotë gdhiet prap një ditë,
Dotë vijë një mëngjes
Shqipëri të rrojë e
lirë,
Ajo s’ mbyll’ syt të vdes!
Dotë gëzojn' e të këndojnë,
kur t’a mbulojnë me gurë,
pastaj dotë t’a harrojnë
Sikur ai t’ mos qe kurrë!
IV
Vdiq Enveri, vdiq
Enveri,
moj e lumtura Shqipëri!
Mendjedreqi, zemërziu,
i lig gjakatar… si ai!
Vdiq Enveri, po këndoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Enverin kur ta kujtoni,
nga gëzimi duke qarë!
Vdiq Enveri, gjithë thonë,
gzoni tosk e gegë gjith turrë!
Gojkatran’ i partisë… sonë
s’do të dëgjohet më kurrë!
Vdiq Enveri, që shëmtoi
trimërinë, Skënderbenë,
vdiq Enveri, që robëroi
dhe shkatërroi Mëmëdhenë!
Vdiq Enveri, po ç’të gjeti,
o moj Nexhmij’e mjerë!
Vdiq Enveri, po kush mbeti?
Si ai qen s’ka të tjerë.
Vdiq Enveri! katrahurë,
vonë e mori të tillë dreq?
Nga ferri mos dalë
kurrë!
Shpirti ti përjetë t’i
heq..!
V…
Doje drit' o qiell, m’
fale lirinë time,
Dhe më mbushe jetën plot me gëzime!...
Tani rroj me shpresë, ndaj s'dua të shkoj,
se, dhe, Perendinë, i lirë e besoj!...
At Gjergj Fishta (Pyet…)
E po n’ vorre t’ fatosavet t’ nderueshem,
Qi m’ kto t’ egra male
e bjeshkë t’ thepisne,
Si ulàj t’ përgjakun
me trimni spartane
Rrebtë tue luftue për
Atme e për Liri
Shqypnis iu bane fli,
a thue m’ kto vorre
Sot ‘i kunorë Atdhéu
ka për t’ ua çuem
Si peng çmimit e
bindjet e nderet
Për shka ata psuene
për Liri t’ bekueme?
Jo, jo! Për burra, qi
me gjak praruene
Namin e kombit e
Lirin’ i a sollen,
Atdhéu kunora s’ ka. Për ta nuk dhênet
Gur, as nuk ndezet
qiri. Mbi vorr t’ tyne
Shpërthen rrushkulli e
fermana, strukë ndër t’ cillat
Pret dhelpna e
shqarthi, dér’ qi rrezja e diellit
T’ shkimet e hana për
mbas malit t’ ngrihet
E zbét me shndritun n’
hapësirë të Qiellvet,
E kshtu, pa droje t’
ndo‘i anmiku t’ mshehun,
Me rmue ndër vorre, e
me shpuplue
Eshtnat e tyne për
Atdhé shkatrruem.
Heu po! Burrat e
dheut, qi m’ armë mizore
Rrokullin dynden për
Liri t’ Shqiptarvet
E flakë ndezen
Evropën, e qi e shuma
As vorr nuk patën me u
kondisë për s’ deknit,
Veç nper t’ errshmet
humnere e nëper prroska
Kurmat e tyne
shkapërderdhë për dhé
Prej orlash edhe
korbash t’ zez kjén shkyem,
Shqyptarët, po, i kanë
harrue; ...
...Si m’ kanë
harruemun mue...!
Melbourne, Prill 2010.