Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Nuk duhet përdorë ma fjala ''turp''!
E premte, 28.06.2013, 09:20 PM
NUK DUHET
PERDORË MA FJALA
“TURP” !
Nga Fritz RADOVANI
Ju lutem
mos më keqkuptoni! Kur turpi hahet me bukë ai asht ushqim…
Edhe
gushakuqët kanë ditën e tyne nr. 41 në listë. Ata ua kanë marrë ditën e
pranverës dallëndyshave, jo me forcë por me “vullnetin” e tyne, tue e festue
até në ditët e para të stinës së verës, pikrisht në një nga datat ma të
pritëshme per ndrrimin e qeverisjes, me 23 Qershor 2013.
Nuk kanë
faj fare! Filloi në Prill të 1913 me hanger pare tradhëtije Esad Pashë Toptani,
dhe u bane plot 100 vjet, me 22 Prill 2013 që nipat e sternipat e tradhëtarit
(nuk po i shkruej të gjithë, se kam frikë se po harroj ndonjë…) erdhen prap, me
lidhë miqësi me pushtuesit e vjeter…
Me i pyet
kush, po shka po bani kështu? Të gjithë “njëzëri” pergjegjin: “
PPSh na
la një trashigimi me na pasë lakmi edhe vendet tjera të “Konferencës Islamike”.
Të flasim
“drejtë” dhe troç: –
Po sikur,
Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Koçi Xoxe, të mos hapnin në 1946 në Shkoder, 26
hetuesi, burgje e podrume torturash, a do të ishin “heronjë populli” këta
barbar?
– As këte
nuk e besoj! Prandej, edhe kerkohet rivendosja e tyne nder sheshe!
Janë ba
plot 21 vjet që Shqiptarët vazhdojnë me votue per “trashigimtarët” që jo vetem
i vodhën dhe i plaçkitën, po edhe i masakruen dhe i vranë tue i dhunue si asnjë
pushtues tjeter...
Të gjithë
pa pikë turpi në se nuk kishin teserat e PPSh, ishin bashkpuntorë të atij sigurimi
që ka ushtrue dhunen dhe Gjenocidin ma barbar të Shek. XX në Shqipninë Martire!
Autorët e këtij Gjenocidi jo vetem nuk u dënuen gjatë qeverisjes 21 vjeçare,
gjoja “demokratike”, po edhe u asht dhanë mundsia me zhdukë edhe “dosje” e
dokumenta të krimeve të tyne mizore.
Tue
fillue nga Presidentët, Kuvendi Popullor i Haxhiqamilistëve dhe qeveritarët
anadollakë që edhe pse ndonjë thotë se jam “kaurr”, ashtu mund të jetë, “po
katolik kurrë”! Me respektue të gjitha “titujt e dekoratat” që janë dhanë nga
qendra vrastare e atij “Kuvendi barbarësh”, kjo nuk i lejohet as Muslimanëve,
as Bektashijëve, as Ortodoksëve dhe as Katolikëve Shqiptarë të vertetë!
Ata që
vazhdojnë rrugen e kriminelëve të vitit 1944, janë kriminelë pasues ma të
poshter!
Të bash
thirrje me votue per këta dhe të votosh si asht votue, asht tri herë tradhëti:
1.
Kundrejt Gjakut Martirëve të Atdheut.
2.
Kundrejt Vorrezave të zhdukuna nder kampe shfarosje e interrnimi.
3.
Kundrejt Rinisë Shqiptare, që do të konsiderohet trashigimtare e një vendi pa
Histori.
E
ndoshta, krimi ndaj Rinisë Shqiptare asht ma i madhi, mbasi do të vertetojnë të
gjitha ato shpifje e poshtersi per të cilat, nder shekuj na kanë veshë
okupatorët e komshijtë dashakëqijë.
Të votosh
per tradhëtarët e Atdheut që kanë shitë Trojet tona, kanë dhunue Flamurin e
Atij Gjergj Kastriotit që shpetoi Europen nga barbarizmi anadollak, kanë
nenshkrue marrveshje pushtimi dhe zaptimi nga jugosllavët, grekët, turqit apo
rusët e kinezët, pa perjashtue tryezat e flliquna të Italisë, në vitin 1991 në
Venecia...apo në ....asht Tradhëti Kombtare dhe asgja ma pak.
E ku, thoni ju, se duhet perdorë fjala “turp”?