Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Gomari ka mbetë në baltë
E hene, 17.06.2013, 06:51 PM
KY GOMAR, KA MBETË NË BALTË…
Nga Fritz RADOVANI
Shpesh
ndodhë në jetë që gomari të bahet kenja ma e afert me të cilin kalon shumë
kohë.
Një
fshatar porsa del drita në mengjes ma parë se gomarin nuk besoj se takon
njeri...
Kështu ka
ngja në një nga fshatrat e Mirditës, aty nga vitet 1946 – 47...
E mori i
zoti gomarin dhe u nis në pyll me pre dru per shtëpi. Preu sa preu dhe filloi
me ia ngarkue gomarit barren e druve. Njëfarë kohe u lodh fshatari aq sa mendoj
mos me vazhdue ma ngarkesen pa ndezë një cigare. U ul mbi një cung aty afer
gomarit dhe i merzitun nga mundi e lodhja iu drejtue Zotit në qiell: “Deri kur
o Zot, po i len komunistat me na marrë Shpertin, aman bre, qiti faret këta t’
patenzonë !?”... Fiku cigaren me kujdes mos me marrë zjarr pylli, shterngoi
barren e druve, mori gomarin perdore dhe u nisë tek shtëpia. Shkarkoi drutë dhe
u ul tek votra. Nuk vonuen as dy orë e ia mërriten tek shtëpia e fshatarit
forcat e ndjekjes me operativin e zonës.
E thirren
me emen dhe hyne në shtëpi. Mbasi e pyeten ku ishe, pse shkove në pyll, dhe me
cilin ke bisedue kunder pushtetit popullor, fshatari i topitun nuk dinte me
mendue “kush e paditi até!” U mundue i shkreti me mohue fjalët e veta, po ata
ngulnin kambë se ke folë kunder nesh, madje dhe “i kerkue Zotit me na qitë
faret”!! Fshatari i shkretë vazhdonte me mohue edhe pse po bindej se me të
vertetë ata po i dinin të sakta fjalët e tija. Kur operativi po ngulte kambë
dhe i sigurtë iu drejtonte fshatarit se “çfarë i ké kerkuar Zotit per neve?!”..
Fshatari i zanun ngusht u tha: “Per qiell e tokë ju me Zotin, nuk keni punë, po
pse edhe gomari em kenka ba spijuni juej s’ e kishe mendue! Të gjitha po i
pranoj, po gomarin si e keni ba me folë kunder meje, që unë i shikoj atij sytë
e ballit?!”...E morën me vete rrezikun fshatar dhe mbasi e ngordhën në hu...e dënuen.
Mbas disa
ditësh mirditësi po i tregonte një shokut të vet kur e çuen në një kamp pune
...tue vazhdue me dyshue se gomari ka kenë i vetem aty e askush tjeter nuk ka
pasë mundsi me ndigjue çka ky iu drejtue Zotit... Miku i tij nga Mirdita filloi
me qeshë dhe i tregoi se, “me siguri, nuk të ka shkue mendja me shikue naltë
nder lisa, mbasi ka disa muej që forcat e ndjekjes po gjurmonin disa diversanta
dhe rrinin nalt tue veshtrue lëvizjet e njerzëve poshtë me mujtë me i kapë
diversantat ose ata, që shkonin nder pyje, me u çue bukë atyne...e ashtu, si
ty, më ka ngja edhe mue me forcat e ndjekjes në një pyll tjeter, ata të kanë
ndigjue kur ti i ke nêmë!”
Kishte
kohë që fshatarit i rrinte mendja tek
gomari...
Pergjithsisht
shqiptarët shumë ngjarje i lidhin me jeten e gomarit.
Aq per qejfë i kanë gomarët sa në perngjasim me ta, edhe votojnë tash 22 vjet...
A mund të
marrin me mend kush se sa faqe të një librit të vet i ka kushtue edhe poeti i
madh At Gjergj Fishta, një gomarit me emnin “Gomari i Babatasit”?!
Dhe ja,
si e fillon librin e vet kushtue atij “gomari”:
Pra, nji
herë e pikë ma s’parit
Po i
diftoj rodit t’ Shqiptarit
Se un ktu
s’ kndoj burrnin’e t’ Parit,
As
trimnit e ndo’i luftarit,
Veç nji
gaç, nji zog gomarit,
Qi,
qyqari, për send tjetër
– N’ dashtë
i ri t’ jet, n’ dashtë i vjetër –
S’ duhet
gja, veç se me bártë
E me
ngrânë, t’ thuesh, si Shqiptarët...
***
Një Burrë
shumë i kulturuem më shkruen këto ditë, sigurisht, me keqardhje per gjendjen e
krijueme në Shqipni... “Mbas 100 vjetësh, akoma nuk e kanë mësuar të vërtetën
se është i zoti që e nxjerr gomarin nga balta.”...Ishte para ngjarjeve të
partive të pista LSI, PISI, PQN, PSSh... e kush po i merr vesh shkronjat e
tyne, pra, prap si në 1941 me PKSh, kur
shovenistët jugosllavë gjetën disa tradhëtarë, mbeturina osmanllijshë në
Pazarin e Vjeter të Tiranës qamiliste, dhe formuen me terroristë atë “parti”,
që s’ ka mbetë gomar që nuk po e drejton...
Po, nuk
duhet harrue se: “Gomari asht ngulë në llomin e Shqipnisë e nuk po zhgulet!”
Mos asht
i “zoti” i këtyne gomarëve që “drejtojnë” Shqipninë, B. Tadiç, R. Krivokapiç,
Muhamet Budimliç, e disa të tjerë që nuk ndryshojnë nder surreten nga ata të
1941 ?
Grumbullimi
i këtij llomi në Shkoder e ka domethanjen e vet!
Autorët e
“2 Prillit 1991” kerkojnë persëritje “datash” të këtij muej!
Ata që
kanë mbulue krimet e komunizmit në Shkoder tue mos dënue asnjë terrorist nder
këta 22 vjet, ata kerkojnë vazhdimsinë e mbajtjes së pushtetit, krimit,
vrasjeve dhe hajnisë!
Shkodranët,
nuk duhet me u ba prè e terroristëve dhe tradhëtarëve që tash 22 vjet, vetem po
i mashtrojnë e genjejnë...per me mbushë xhepat e vet.
Në
Qershor, Asnjë Shkodranë, nuk duhet me hy në baltë per me nxjerrë “gomarin”...
“Gomarin”
t’a nxjerrin “ata”, që tash 72 vjetë e kanë zhytë në llom dhe në gjak...
“Gomari”
nuk asht as prej Barbullushit, as prej Shkodret !
Ai e ka “hanin e hajnave” në Tiranë... që në 1920...