Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Profetësia e Nanë Terezës
E shtune, 06.07.2013, 05:05 PM
PROFETËSIA E NANË TEREZËS
Nga Fritz RADOVANI
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”…
Nuk na pelqente me e besue se Shqipnia e Gjergj
Kastriotit, siç paralajmonin edhe të tjerë Profetë maparë: “Do të paguente
shtrenjtë moskthimin në besimin e të Parëve të vet!” ...
Porsa në horizontin e Saj duket një rreze drite që
shndritë aty ku errësina nuk na ndahet per sa e sa kohë dhe shpresat fillojnë e
ringjallen per një ditë ma të mirë, në qiellin tonë edhe sikur një rê e vetme
të duket dikund larg, pa u errë nata fillon vransina, nxihet qielli, veton e
bumbullon e nuk të sheh syni tjeter gja veç errsinen shekullore, që e ndjekë
Shqipninë tash 545 vjet pa iu nda një çast.
Edhe kur dikush që e ka njoh me kohë një perpjekje
të Shqiptarëve, mos me i ra mohit se të jenë jeta identitetit të vet Europjan,
do të dalin një tradhëtar me prishë e rrenue gjithshka tue fillue nga gjurmët e
para që t’ huejtë dashamirës mundohen me zbulue nder temelet e Tokës sonë.
Mbas ma shumë se 40 vjetësh kur në rruzullin toksor
një rrufé kishte goditë një shtet nder ma të vegjlit per vdekje në vitin 1967,
dhe Shqipnia “u shpall shteti i parë ateist në Botë”, çka nuk ishte pa e
ndigjue nder 20 shekuj mbas Krishtit, një dorë u shtri me na nxjerrë nga balta;
ishte dora e një gjermani që shihte ma larg se mund të shohin mjetet ma moderne
të teknikës... Ishte Shtrausi! Edhe pse syni i Tij dallonte mirë mjegullen që sillej
nder kybet e Kremlinit, me aq kjartësi dallonte në Shqipninë “ateiste” minaren
shekullore të Tiranës anadollake, që “nuk ishte shembë” asnjëherë që nga viti
1468, kur Shqipnisë i kishte “vdekë” edhe Ora e Lirisë.
– Vetem një perbindsh i quejtun Ramiz Alia, që mbas
sa vitësh KGB sovjetike e dekoroi!
Ishte pikrisht ai
terrorist që i mbështetun vetem tek krimi, lau me gjakun e Rinisë pafaj të
gjitha piramidat e kufinit, të cilat, që në vitin 1944 bashkë me miqtë e tij,
shovenistët sllavë nuk i kanë lanë me u tha asnjëherë. Ishte premtimi që Tito i
dha Enver Hoxhës, me mbajtë kolltukun që në 1941 dhe me ushtrue atë të
mnershmin Gjenocid që nuk asht pa asnjëherë kunder Atdhetarëve pa dallim feje,
dhe kryesisht kunder Klerit Katolik Shqiptar dhe Popullsisë së Veriut.
E Populli Shqiptar
vazhdonte Kalvarin... Muri i Berlinit ra!
Me 14 Janari 1990 në
Me 14 korrik 1990 asht ky Ramiz Ali që porositë
komunistët që po strukeshin si qejtë: “Nuk ka qytet tjetër ku vepron më
tepër agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e
organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjenturë serbe, italiane,
gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e vet,
prandaj, duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.”
Shumë interesant!
Asnjë agjenturë turke, arabe as sovjetike, agjent i së cilës ishte ai vetë.
Në Shtator 1990 deklaron po anadollaku R. Alia:
“Ndodhën ambasadat. Aty hynë ca debilë..
kush ishin ata që ikën, ç’janë ata në Shkodër që çohen në demonstratë?
E me paturpësi ky
kriminel u quejt “presidenti i parë demokrat”... dhe u vorros me ceremoni të
organizueme nga shteti “islamik”, të cilit, i perkiste kufoma e qelbun e tij që
me 2 Dhjetor 1992, atëherë, kur Shqipnia u kuadrue nga presidenti Sali Berisha
në “Konferencen Islamike”...
Shqipnia e gjysëm
miljoni viktima të komunizmit vazhdoi persëri sundimin nga sigurimi i
shtetit që per 47 vjet e gjakosi dhe dhunoi me një Gjenocid të panjohun në
Europen Lindore!
Ishte 11 Nandori 1990
që i Madhi Don Simon Jubani, shpartalloi me Ungjillin e Krishtit, perfundimisht
prangat e diktaturës në Vorret e Rrëmajit të Shkodres, tue Ringjallë Fenë dhe
tue e hapë pa pikë frike Rrugen e Demokracisë në Shqipni, po edhe Ai Hero,
vdiq... dhe u harrue!
Erdhi në Shqipni Nanë
Tereza, dhe persëriti thanjen e Krishtit: “Dueni armiqët tuej!”, dhe Ajo vetë e
para ndezi një qiri tek vorri i luciferrit... “Jo, vllavrasje!” persëriti, sa
herë vinte këtu!
Erdhi Papa Gjon Pali
II, dhe u ul perballë monumentit Skenderbeut... plot 20 vjet perpara,
Erdhi Ai Burrë, që tha: “Kam ardhë këtu për me ju
shpreh nderimin tem Vëllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që
bashkjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe
Komunitetit Mysliman, të cilëve, u sjellë një përshëndetje të
përzemërt...Kam ardhë për me i shfaqë çdo shqiptari admirim dhe
mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së
dishruemes ringjallje shoqnore dhe shpirtnore...
Të dashtun Vëllazën
e Motra! Sa herë në të kaluemen u asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin
tuaj... Ju keni vuajtë për Kombin Tuaj. Prandej dhe keni të drejtë
ta doni kaq shumë. Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe
Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...Drama e Juaj Shqiptarë
të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian e asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë.
Në të vërtetë ky asht
kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna,
asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë...Si na e mëson edhe
Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi
Vëllazën. Kështu, që Feja asht një kështjellë mbrojtëse kundër
totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vëllaznim human. Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të
intolerancës dhe të sektarizmit dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe
konstruktiv...
E si mos të kujtojmë
tashti një Bijë të zgjedhun të Popullit
Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë
shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo
grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruan mbrenda Saj hovin e
bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës shqiptare...
Në emnin tand Popull
Shqiptar,
po i drejtohëm këtu
edhe Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj
kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të mëkambët
Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vëllavrasëse të
ulta e të pakuptim...” (25 Prill
1993, në Sheshin “Skenderbeu”, Tiranë.)
Nenvizova ata rreshta
që Shqiptarët Atdhetarë duhet të mos i harrojnë kurrë!
Ata janë çelsat e “Dyerëve të Europës Demokratike!”që na
dhuroi Papa Gjon Pali II.
***
Me daten 23 Qershor
2013...Kryeministri S.Berisha ua dorzoi prap pushtetin komunistëve... me masken
“socialiste”...
A nuk asht aktuale
prap sot lutja e Nanë Terezës:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”..?