Mendime
Dibran Demaku: Perandoria Osmane pushtuese?
E enjte, 31.10.2013, 08:59 PM
ISHTE
PERANDORIA OSMANE PUSHTUESE
Nga Dibran Demaku
Kohëve të
fundit në të gjitha trojet etnike shqiptare flitet e shruhet me të madhe për
pushtimin pesqindvjeçar nga Perandorisë osmane të këtyre trojeve.Dhe jo
vetëm të trojeve etnike shqiptare, por gati të krejt gadishullit ballkanik.Analistë
dhe politikanë nga më të ndryshëm debatojnë e japin mendime nga më të ndryshme
për atë kohë.Dhe si zakonisht në dritë kanë dalur dy pole të kundërta që e përjashtojnë
njëra-tjetrën.Njëra palë flet dhe shkruan në mënyrë positive për kohën e
Perandorisë osmane , kohë në të cilën
sipas tyre kombi shqiptar dhe trojet etnike tëtij lulëzuan dhe përparuan me të madhe?!
Këta analistë shkojnë aq larg sa që nganjëherë deklarojnë se ishte Perandoria
osmane ajo që e shpëtoi kombin shqiptar nga shfarosja apo zhdukja e tij?!
Pala tjetër
flet dhe shkruan se ishte pushtimi osman ai i cili për afro pesqind vjet e
shkatërroi deri në embrion etninë shqiptare duke e tëhuajsuar atë si nga ana kombëtare ashtu edhe nga ajo
fetare!Ishte pushtimi osman ai që ndikoi që ky komb, kombi shqiptar të mos zhvillohej dhe të përparonte
si kombet e tjera europiane!
Lind
pyetja cilët analistë kanë të drejtë:Ata që deklarojnë se kombi shqiptar shpëtoi
dhe lulëzoi nën Perandorinë osmane apo ata që flasin e shkruajnë se kombi
shqiptar lëngoi nën sundimin osman dhe nuk u zhvillua si kombet e tjera të Europës?!
Analistë që
rrahin telin e tezës se Perandoria osmane me ardhjen e saj në trojet etnike
shqiptare në veçanti por edhe në ballkan në përgjithësi janë të shumtë! Por në këtë
shkrim mbase duhet përmendur një analist shqiptar i cili vetëm pak ditë më pare
në një emission debati tek televizioni Klan do të deklaronte se: Perandoria
osmane nuk erdhe dhe as nuk ishte pushtuese e këtyre trojeve?! Dhe ai analist
ka një emër dhe një mbiemër:Ai është i tëri dhe i bëri Fatos Lubonja! Ky anlist
kontraverz si në debate të ndryshme televizive ashtu edhe në shkrime të ndryshme
analitike sikur ka zënë në thua në raport me historinë dhe të kaluarën e kombit
shqiptar në përgjithësi ashtu edhe me historinë dhe të kaluarën e Kosovës dhe të
shqiptarëve të Kosovës në veçanti!Kur në debatin në fjalë njëri nga të pranishmit
në atë debat do ta pyeste Fatosin se çfarë
mendonte ai për njëqindvjetorin e fundit kur Kosova ishte lënë nën Serbi dhe
Jugosllavi, ishte ajo e pushtuar nga
Serbia dhe Jugosllavia ai flake për flake do të përgjigjej:JO?! Dhe do të shtonte:-Kosova
ishte pjesë përbërse e Serbisë dhe Jugosllavisë dhe nuk mund të thuhet se ishte
e pushtuar???!!!
Çfarë të thuhet
për këtë analistë?! E di ai historinë e Kosovës ose jo?! Nëse nuk e di do të ishte
mirë të mos fliste fare, sepse në këtë mënyrë
vetëm i lëndon ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe të shqiptarëve
në përgjithësi!
Po i njëjti
analist kohë më parë në një emision televiziv pa fijen e turpit do të deklaronte
se shqiptarët e Kosovës nën ish Jugosllavi e kanë pasur dhe e kanë folur si
gjuhë të nënës gjuhën Jugosllave?! E di ky analistë se gjuhë jugosllave as ka
pasur ndonjëherë dhe as nuk ka as tash?!
Analisti
i gjithëdijshëm Fatos Lubonja kohë më pare ju bashkua atyre zërave që flasin e
shkruajnë keq e më keq për luftëtarët e UÇK-së dhe komandantëve të tyre, luftëtarë dhe komandantë të Kosovës, por edhe
të Shqipërisë dhe të të gjitha trojeve etnike shqiptare që bënë luftë kundër
Serbisë, kundër asaj Serbie që sipas
Tosit nuk ishte pushtuese?! Nga e mori atë të drejtë morale dhe njerëzore për ato
akuza brutale ndaj çlirimtarëve të Kosovës e di ai vetë! Dhe krejt në fund
shprehja me e mire që do t`i përshtatej analist Tosit mbase do të ishte:Është në
tokë të bukes analisti i “shquar” apo nga egoja e tij se është i gjithëdijshëm
ai jeton në qiell?! Por, ta lëmë në mbretërinë
e tij qiellore analistin e “shquar”dhe të vazhdojmë shkrimin!
Sa i përket
qështjes se a ishte Perandoria osmane pushtuese në trojet etnike shqiptare apo
diçka tjetër, siç u tha edhe më lartë opinionet
janë të ndara:Një pale thonë se Perandoria osmane nuk ishte pushtuese, ndërkaq pala tjetër thotë se ajo ishte
pushtuese!
Nëse kanë
tëdrejtë të parët atëherë lind pyetja:Përse bënë shqiptarët tërë ato luftëra
kundër Perandorisë osmane?!
Nganjëherë,
edhepse shumë rrallë, në ndonjë debat flitet dhe shkruhet në formë të
pyetjes:Çfarë të mirash ekonomike dhe kulturore i solli Perandoria osman kombit
shqiptar gjatë asj bashkëjetese të imponuar pesqindvjeçare?!
Autorit të
këtij shkrimi i kujtohet një professor i nderuar i Universitetit të Prishtinës,
kur në një bisedë me studentët kur
kishte rënë fjala për Perandorinë osmane kishte deklaruar:”Fatkeq janë ata
popuj kur bijnë nën pushtimin e huaj e edhe më fatkeq janë ata popuj kur bijnë nën
sundimin e ndonjë pushtuesi primitive, siç ishte në të vërtetë Pushtimi osman në trojet
tona!Kur pushtuesi është primitive, tërë
primitivizmin e vet e sjell në trojet e pushtuara, dhe atë primitivizëm e mbjell tek kombi dhe
vendi i pushtuar!Si ilustrim të kësaj që e thash merrni dhe krahasoni kombet
dhe vendet e pushtuara nga Perandoria austro-hungareze dhe vendet e pushtuara
nga Perandoria osmane! Shkoni dhe shikoni se si janë zhvilluar vendet dhe
kombet nën pushtimin austro-hungarez dhe vendet dhe kombet nën pushtimin osman?!
Dhe do të shihni se cila Perandori ishte primitive dhe cila progressive…”?!...
Në një debat
televiziv të disa viteve më pare, kur
udhëheqësi i atij debate do të pyeste njërin nga panelistët e atij debate se:Çfarë
të mirash i ka lënë kombit shqiptar pushtimi osman, ai do të përgjigjej:”Është kohë shumë e largët
dhe vërtetë është vështirë të thuhet diçka e saktë, por thënë të drejtën Perandoria osmane as nuk
i ka sjellur e as nuk i ka lënë diç të mirë kombit shqiptar! Përveq, …nëse numërohen
si veti të mira dembelllaku dhe kurvallaku?!...