E hene, 29.04.2024, 11:33 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Trullosja e liderëve nga shajkaqat serbe!

E shtune, 02.11.2013, 07:20 PM


Trullosja e liderëve nga shajkaqat serbe!

Nga Florim Zeqa 

Kur ndëgjova disa prej liderëve partiak gjatë fushatës duke pyetur më ironi "cila frymë po kthehet...", më u kujtuan fjalët e plaku të mahallës, (Shaban Nimani, 80 vjeqar) kur thoshte; "disa njerëz nuk mund ta dallojnë erën e ftonit nga era e m.....t!".

Kur e kisha ndëgjuar për herë të parë ketë thënje isha i vogël, dhe nuk i kuptoja metaforat, anekdodat dhe barcoletat e tij. Edhe pse shumë herë e vërtetuar kjo metaforë e plakut, më mirë dhe më kjartë e kuptova gjatë kësaj fushate zgjedhore nga gafet e shumta të disa liderëve partiak.

Disa prej liderëve partiak aq shumë janë trullosur gjatë kësaj fushate saqe nuk po janë në gjëndje ta kuptojnë kah është lindja e kah përendimi, kah është veriu e kah jugu, kush është shqiptar e kush serb, kush turk e kush jahudi...nga era e tymit të duhanit dhe era e shajkaqave serbe në tubime të mbyllura dhe të fshehta aq shumë janë trullosur saqe po harrojnë se dikur vetës i thonin komandant dhe çlirimtar!

(Sqarim për lexuesit e moshave të reja; shajkaqat janë qeleshe tradicionale të serbëve).

Nuk është shumë e largët dita kur këta "çlirimtar" të trullosur betoheshin në gjak e flamur, në amanetin e brezave për bashkim kombëtar,... për habi kaq shpejtë harruan edhe "selinë e shënjtë" siq e quanin Prekazin heroik dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, harruan gjakun e mijëra dëshmorëve, harruan afro 1700 persona të zhdukur gjatë luftës dhe familjarët e tyre të gjallë.

I harruan të gjitha "idealet" mbi të cilat erdhën në pushtet,...sot ideal mbi ideale e kanë votën e qytetarëve, nuk është e rëndësishme për ta nga vjenë e si vjenë ajo votë.

Ashtu si deri më tani, edhe tutje mendojnë që më votat e pakicave ta qeverisin shumicën shqiptare në vend!

Janë të gatshëm të bëjnë koalicion edhe më djallin vet, vetëm e vetëm ta mbajnë ose të vijnë në pushtet, pa llogaritur çmimin e votës dhe pasojat e koalicioneve.

Disa edhe mund të vijnë apo të mbetën në pushtet më votën e serbëve (nga Serbia), por dëmin dhe pasojat do t'i bartin qytetarët shqiptar të komunave të Kosovës edhe për një periudhë të gjatë kohore.

Fryma (rugoviane) të cilën disa "nuk po e marrin vesh", është ajo fryma e pastër kombëtare që asnjëherë dhe në asnjë rrethanë që nga themelimi, nuk pranoi koalicion më shajkaqat serbe si para ashtu edhe pas lufte në Kosovë.

Qytetarët e kanë shumë të lehtë të dallojnë erërat dhe vlerat kombëtare nga antivlerat.

LDK-ja e Ibrahim Rugovës për 24 vite të veprimtarisë së saj politike asnjëherë nuk trokiti në derë të shajkaqave serbe për votë as për koalicion, nuk ju ofroj poste as nuk ju shpërndau dhurata (shtëpi, traktora, para, etj),...ndërsa disa nga partitë politike të pasluftës në Kosovë nuk munden të "përmbahen" nga nostalgjia e bashkim-vllaznimit dhe kumbarisë më fqinjët e tyre serb!

Dhe tani LDK-ja, si rezultat i ruajtjës së vlerave kombëtare në radhë të parë, vizionit të qartë për të ardhmën e vendit, tolerancës, sinqeritetit, po kthehet fuqishëm në zemrat e qytetarëve të këtij vendi, si shpresë dhe realitet i pakthyeshëm i qenjës sonë kombëtare.

Po flitet shumë për mundësinë e manipulimit të këtyre zgjedhjeve, mbase edhe mund të ndodhë ashtu në ndonjëren nga komunat, por askush nuk mund ta pengojë tutje frymarrjën e lirë të qytetarëve të Kosovës, që tashmë të vendosur janë rreshtuar në rrugën e pakthim të ecjës përpara në frymën rugoviane, në frymën e vlerave kombëtare.

Kështu siq po i vije fundi një qeverisje të keqe do t'u vije fundi edhe keqperdorimeve më votën e lirë të qytetarëve të këtij vendi, më çka vota e lirë do të mbetet e shenjtë dhe e paprekshme nga askush, ashu siq është në të gjitha vendet e lira dhe demokratike të botës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora