Mendime
Idriz Zeqiraj: Bandat e Dukagjinit sulmojnë Istogun
E diele, 03.11.2013, 06:04 PM
ISTOGU NË PRAG TË PËRGJAKJES
BANDAT E DUKAGJINIT SULMOJNË ISTOGUN
Shkruan: IDRIZ ZEQIRAJ
Dukagjini me kullat, odat e tij të zëshme e masive, të cilat
kanë qenë edhe shkolla edukimi, ka qenë i njohur në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në
Shqiptari. Në këto oda është folur për historinë, për luftërat në trojet tona,
për burrëri dhe trimëri. Kanuni me kodet e tij ka qenë temë e parë në odat e
Dukagjinit. Sjellja korrekte, krijimi i marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore,
mosshqetësimi i fshatit dhe i lagjës ku banonin, jetonin, ishin bisedë e porosi
në çdo mbremje për meshkujtë e shtëpisë, për fëmijtë shkollarë, për anëtarët e
familjes në përgjithësi.
Përgjatë luftës dhe pasluftës, me etjen dhe ethet për
pushtet e para, u harrua pushtuesi dhe u sulmua kundërshtari politik, ai që kishte
pushtetin moral dhe organizimin institucional, nën çatinë e partisë së parë pluraliste,
Lidhja Demokratike e Kosovës. Armët që i siguruan nga Fondi legal i Kosovës, për
të luftuar armikun pushtues serbo-sllav, do të përdoreshin kundër shqiptarëve,
të cilët, stalinistët e Kosovës, të istruktuar nga social-komunistët e Tiranës
zyrtare, kishin planifikuar anashkalimin e deri edhe eleminimin e atyre që do
t`i pengonin në synimet e tyre kriminale.
Kompozimi i Qeverisë të Përkohshme në një vilë bllokiste të
Tiranës, nga Sigurimi i Shqipërisë dhe SHIK-u kriminal i Kosovës, e gjysmë legalizoi
krimin në Kosovën e dalë nga lufta. Nëpërmjet shantazhit, terrorit, të burgjeve
numerike rurale e, deri edhe të vrasjeve seriale të ushtarakëve institucionalë dhe
të veprimtarëve të LDK-së, me dijeninë dhe përkrahjen përfide të Serbisë,
kishin për qëllim marrjen e pushtetit me dhunë.
Është gënjeshtër e madhe të pretendohet se para 12
qershorit të vitit 1999 ka pasur ndonjë zonë të lirë në Kosovë. Kujtojeni për
një çast Dragobilin e Malishevën e Jakup Krasniqit, pritjen e pajisjeve me
pashaporta të Kosovës të qytetarëve dhe sulmin fatal të bandave serbo-sllave,
gjakosjen e dhimbshme të popullatës të Malishevës dhe të Rahovecit.
Nën maskën e UÇK-së, të luftës të pabërë, terrorizuan
Dukagjinin, përgjakën Dukagjinën dhe Kosovën, i shtuan mijëra jetimër Kosovës,
hasmëruan familje të tëra, u vranë qindra njerëz dhe vazhdojnë të vritën edhe
sot, në vjeljen e reketit, të haraçit, për llogari të shefave kriminelë partiakë,
duke e mbajtur peng biznesin, lirinë, demokracinë në Kosovën tonë në përgjithësi
dhe në Rrafshin e Dukagjinit në veçanti.
Haraçi, kjo plagë e re e Kosovës, që daton nga vitet e
luftës e këndej, është bërë gangrenë e shoqërisë kosovare. Edhe pas denoncimit
publik, madje nga foltorja e shenjtë e Parlamentit të Kosovës, me adresimin e
saktë të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, Prokuroria
kriminale e Kosovës dhe strukturat tjera po aq kriminale shtetërore e
qeveritare të Kosovës, e heshtën rastin faktik, për t`i lënë hapësirë gjobëvënies,
për të gjitha llojet e bizneseve, nën kërcënimin e vënies të tritolit, të detonimit,
të hedhjes në ajër të magazinave dhe të objekteve të tjera. Dhe, kjo është provuar
shumë herë.
Krimi i pandëshkuar presupozon vijimësinë e shpenguar të krimit.
Kështu ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Kosovën tonë mjerane, e cila gjithëçka
mund të jetë, por vetëm shtet jo. Në Kosovë gjithëçka është kriminalizuar. Ligji
nuk funksionon. Drejtësia ka dështuar tërësisht. Kriminelët, duke qenë brenda
burgut, ushtrojnë pushtetin kriminal jashtë burgut, me telefon, me porosira
gojore, nëpërmjet policisë agjenturore, të emëruar dhe të punësuar enkas për shërbime
të tilla ultra kriminale.
Liderët fodullë, injorantë e halabakë, të ardhur, nëpërmjet
agjenturave të huaja kundrashqiptare, në krye të partive politike në Kosovë, po
e parcializojnë hapësirën gjeografike të Kosovës, njësoj si Esad Pashë Toptani
në vitet `20-a Shqipërinë. Njëri merr Drenicën, tjetri Dukagjinin. Dhe, ashtu
siç i kanë privatizuar partitë, duan t`i privatizojnë edhe territoret e Kosovës.
Komuna e Istogut, vendlindja e Presidentit Historik, dr. Ibrahim
Rugova, i cili nuk ka ndërmjetës, në historinë tonë kombëtare, që nga Skënderbeu
i ynë e këtej, gjer me tani, ishte zona më e qetë në tërë Kosovën. Kjo komunë,
e udhëhequr me përgjegjësi e profesionalizëm dje nga Fadil Ferati, e pasuar sot
nga bashkëpunëtori i tij shumëvjeçarë, Haki Rugova, vazhdon të jetë model i
qeverisjes të mirë, madje të përkryer, shembull në gjithë Kosovën.
Administrimi racional i buxhetit komunal, përkujdesja për
infrastrukturën në çdo skaj të territorit të komunës, njohja deri në imtësi të nevojave
dhe të halleve të qytetarëve si dhe angazhimi maksimal për t`u shëbyer atyre,
kanë përafruar stafin drejtues të komunës me komunitetin, banorët e saj. Shërbimet
civile janë përsosur, janë të shpejta dhe cilësore. Kuadri është në krye të detyrës
dhe nuk ka sorollatje dhe bjerrje kohe për qytetarin.
I vetmi resor komunal që çalon, për më sakt, grabitës e
kriminal është pajisja me kartë identiteti dhe pashaportë për mërgimtarët. Vonesat
e marrjes të këtyre dy dokumenteve janë subjektive, të qëllimshme, për të grabitur
qytetarët e vendit, të cilët punojnë e jetojnë në botën përendimore. Ky resor është
policor, nën vartësinë e Ministrisë të Brendshme, të qeverisë qendrore. Dhe,
stafi lokal, pra, në komunë, kryen detyrën në mënyrë korrekte. Por, është stafi
qendror, është kryeministri dhe
misinistri i brendshëm me shokë, që kanë projektuar këtë zhvatje, këtë grabitje
zyrtare, këtë haraç të tupshëm e kriminal, në kurriz të mërgimtarëve të Kosovës.
Ky haraç, kjo gjobë zyrtare, të cilën mërgimtarët janë të detyruar
ta paguajnë për përshpejtimin e marrjes të dokumenteve të cituara, dikur
kamuflohej me shumësinë e kërkesave. Ndërsa, sot nuk ka asnjë përligjje për
vonesa enorme, të pamundura për ta pritur muajin. Kjo zhvatje, grabitje
kriminale, e bërë nga kryeministri dhe ministri i brendshëm i Kosovës, është e
njëjtë me pagesën e sigurimit të makinës në kufi, edhepse nuk ka asnjë makinë që
vjen nga bota e jashtme pa sigurimin përkatës.
Njëra nga partitë private, me qendër në Dukagjin, kërkon
zgjerimin e hapësirës sunduese, madje me çdo kusht, qoftë edhe me gjak. Në kundërshti
të hapur me ligjin për zgjedhjet, përkatësisht, fushatën parazgjedhore, Aleanca
për Ardhmërinë e Kosovës, e ka filluar dy muaj më parë këtë fushatë. Siç e
pranoi sonte, në debatin televiziv, të drejtuar nga Jeta Xharra, kandidatja e kësaj
partie për kryetare të komunës, se për disa muaj ka angazhuar në punë të ndryshme
500 (pesëqindë) punëtorë, në aksionin parazgjedhor të çdoditshëm, pa asfarë autorizimi
nga komuna, edhepse për shumëçka e parashikon ligja këtë.
Shtrohet pyetja pse nuk punohet në ato komuna, ku partia e
haraçit dhe e krimit e ka pushtetin, por sulmohet me ngulfatje pikërisht Istogu.
Ndërkohë, që Gjakova, Deçani, Peja kundërmojnë rrëmujë e mangësi elementare e,
të mos flasim për krimet, si rrjedhojë e shantazheve politike dhe të haraçit
gjithnjë aktiv?! Dita e djeshme i hoqi çdo maskë AAK-së të haraçit. Qindra
vetura u funizuan më lëndë djegëse, për të defiluar, parakaluar, zhurmshëm, përgjatë
ditës fshatrave dhe qytetit të Istogut, sepse vinte këtu pronari i partisë bandë.
Paratë e tjera po shpëndahen për blerjen e votave. Varfëria e ka lodhur këtë popull
dhe disa syrësh po shesin edhe nderin e tyre, duke tregëtua votën.
Vallë, kush derdhë kaq shumë mjete, para, për blerje
votash, për dreka dhe darka të kushtueshme të çdoditëshme, të kësaj partie
opozitare?! Pas atyre mijëra denoncimeve për vjelje reketi, haraçi, gjobëvënie,
a nuk është edhe ky fakt i freskët shtesë, për të zhdaravitur çdo dyshim,
hamendje për autorësinë faktike, të këtij krimi të rëndë, që ka ngulfatur
bizneset në Kosovë, lirinë e zhvillimit të bizneseve, demokracinë elementare në
Kosovë!?!
Istog, më 31 tetor 2013, ditë e enjte. Turma e njerëzve
ishte drejtuar Pallatit të Kulturës, du do të zhvillohej debati televiziv i
kandidatëve për kryetar të komunës të Istogut. AAK-ja ishte kujdesur për ta
menaxhuar sallën, më sakt, për ta pushtuar sallën dhe fillon hyrja selektive. Turma
reagon, duke kërkuar të hapet porta, meqë ka vend të mjaftueshëm në sallën e
madhe. Kundërshtia është e prerë. Këtë rrëmujë, me një mjedis e situatë
Edhe kryesia e LDK-së është e një mendjeje, sepse brenda
dy ditëve pati dy rrahje, me pasojë therje me armë të ftohta dhe trajtim
klinik, për motive politike.
Pas një kompromisi, me ndërhyrjen efikase të gazetares
Jeta Xharra, u vendos që debati të zhvillohet në "ilegalitet", pra,
pa praninë e qytetarëve në sallën e debatit. Rast unik, i imponuar nga bandat e
Dukagjinit.
Bandat e Dukagjinit sulmojnë Istogun. Shumë dhjetra vetura
vinin nga larg, të dalluara nga numrat. Njerëz të panjohur, të çakërdisur dhe
syprishur. Prindërit e shqetësuar për djemtë dhe vajzat e tyre, vraponin për
t`i marrë ata, nga frika e bandave, tashmë, të shtuara përrreth objektit, ku do
të mbahej debati. Qytetarët e Istogut, të mësuar me rahatinë e deri tanishme,
janë
Istogu në prag të përgjakjes.
Poeti çek, 70 vite më parë, Julius Fuçik, para skuadrës të
pushtatimit fashist, jipte thirrjen - kushtrim:
NJERËZ, JU KAM DASHUR! JINI VIGJILENTË!