Mendime
Florim Zeqa: Dita "N" e numërimit
E merkure, 06.11.2013, 08:16 PM
Dita "N" e numërimit, ditë e kremtimit të fitores!
Nga
Florim Zeqa
Pas një muaji
të gjatë të fushatës zgjedhore, të një fushate të qetë dhe dinjitoze (më përjashtim
të një loje më pistoletë "lodër" në Skenderaj),...heshtja zgjedhore u
thye (në të njëjtin vend) më vrasje të një kandidati për asamble komunale duke
dëshmuar kështu edhe njëherë pasigurinë e lartë qytetare dhe nivelin e ulët të demokracisë
në vendin tonë!
Dita
vendimtare "Z" e zgjedhjeve kaloj e "qetë" më përseritjën e
marifeteve të zakonshme,...për t'i lëshuar radhën ditës "N", të fillimit
të numrimit të votave apo thasëve të "bereqetit" elektoral nga korrja
e votave.
Se kujt i
pagoi "gruri" më mirë kësaj radhe, mbetët të shifet nga dita e sotme
e në ditët në vazhdim.
Pra sot, 4
nentor 2013, qytetarët presin të fillon dita "N" e ndryshimit apo
dita e fillimit të ri dhe dita e përfundimit të epokës së keqeverisjës nga
antivlerat. Qytetarët presin të filloj një kapitull i ri i qeverisjës së vlerave
rugoviane, presin që guximi ta mund frikën, shpresa të ngadhnjejë ndaj humbjes
së besimit.
Poashtu
nga sot pritet të përfundon sistemimi i dajëve e tezëve, nipave e mbesave, miqëve
e kushërinjëve nëpër institucionet e vendit!
"Njerëzit
që kanë tendencë për të premtuar shumë, njashtu kanë tendencën edhe për të harruar
shpejt".
Mbajtja e
premtimeve të subjekteve politike fillon nga mbajtja e vijave programore,
profileve politike dhe ideologjike.
Subjekte
serioze politike konsiderohen ato subjekte që mbrojnë parimet dhe pikpamjet e
tyre politike të deklaruara për një muaj rresht para elektoratit të tyre.
Poashtu
poitikaj të sinqert dhe serioz mbesin ata që u qendrojnë besnik fjalëve të tyre,
që sakrifikojnë poste e privilegje për mbrojtjen e interesave te popullit dhe
vendit të tyre.
Nga sot
fillojnë edhe ethet e koalicioneve për balotazh,...do të jenë shumica e
komunave që do t'i nënshtrohen raundit të dytë zgjedhor për përmbysjen e
pushtetit të klaneve dhe haraqit.
Lidhja e
koalicioneve do të vjenë jo si dëshirë por si domosdoshmëri për marrjen apo
mbajtjen e pushtetit,...mbajtja e linjave programore është obligim ndaj
elektoratit, ndaj votës së lirë.
Përvoja e
dëshmoj se më e shendetshme për partitë e mëdha (LDK) është të qenurit opozitë e
shendosh se sa në koalicion joparimor dhe i panatyrshëm mes dy forcave të mëdha
më orjentime të kundërta politike.
Të qenurit
opozitë e fortë është të qenurit kujdestar i përherëshem i gabimeve të pozitës,
i mbrojtjes së ligjëshmërisë dhe interesave vitale të qytetarëve të vendit.
Qytetarët
e vendit mbesin më shpresën e madhe së subjektet e preferuara nga ta, kësaj
radhe nuk do t'i përserisin gabimet nga e kalura të lidhjes së koalicioneve më oponentet
e tyre politik, por t'i qëndrojnë besnik elektoratit të tyre, votës së lirë të dalë
nga vullneti qytetar.
Respektimi
i verdiktit të popullit është shprehje e nivelit të demokracisë dhe vlerave
universale të të drejtave të njeriut. Parime këto, të respektuara në vendet e
zhvilluara dhe demokratike.
Ketë shkrim
më pëlqen ta përfundoj më thënjen e Alan Tournier për politikanët avanturista që
politikën e bëjnë për para e jo për ideale; "Politikanët që bëjnë politikën
për para, janë sikurse dashuria që bëjnë prostitutat në zanatin e tyre".