Mendime
Ismet Uka: Kombinati i Trepçës fole e luftëtarëve
E merkure, 06.11.2013, 07:19 PM
Kombinati i Trepçës fole e luftëtarëve trima për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.
Nga Ismet Uka - Vushtrri
Ishte ditë
nëntori kogja me acar ditë që në Beogradin famë keq për çdo ditë kurdiseshin
metoda të ndryshme kundër shqiptarëve të Kosovës dhe autonomisë së tyre. Tani më
Beogradi shumë vite më parë mbi shqiptar kishte instaluar dhunën dhe represionin
ane mban Kosovës vetëm për ta shti friken te ta qe të pajtohen me politiken
kriminele të Sllobodan Millosheviqit që këtë politik anti shqiptare ja kishin
konstruktuar në një program aksional akademia e shkencave e të arteve të Serbisë
së bashku me kishën ortodokse Serbe e, të cilin program kundër shqiptarëve të Kosovës,
Milloshoviqi ishte zotua se do ta zbatonte pik për pik .Në Serbin fashiste dhe
anti shqiptare bëheshin lëvizje populiste nen udhëheqjen e Sllobodan
Milloshoviqit që në këto lëvizje haptas thirreshin parulla anti shqiptare dhe kërkohej
nga regjimi i Millosheviqit nga turmat populiste Serbe që shqiptaret të perzanen
përtej bjeshkëve të nemuna .Këto tubime populiste pretendohej që të barten nga
Serbia edhe në njësit tjera federale dhe atje me këto tubime Millosheviqi
kishte qellim që ti bind popujt e këtyre nisive kinse dhunën që po e bëkan
shqiptaret e Kosovës kundër Serbeve e Malazezve dhe perzanjen e Serbeve nga
Kosova. Arriti që këto tubime populiste ti mbaj në Mal te Zi dhe në vet krahinën
e Vojvodinës dhe me këto tubime e rrënoj qeverinë Malazeze dhe qeverinë e
Vojvodinës duke u zotua se një gjë të tillë do ta bëj edhe me Kroacinë Sllovenin
Bosnen dhe Kosovën .Kjo lëvizje populiste dhe rrënimi i pushteteve në ketë mënyre
nga shumë udhëheqje të nisive Jugosllave u kuptua si grusht shtet dhe veç filluan
Kroacia dhe Sllovenia të ja tërhjekun vërejtjen Milloshoviqit që ti shmanget kësaj
loje me zjarr dhe mos të përdor,politiken kundër Kosovës si paravan kundër
krejt Jugosllavisë e nëse nuk heq dorë nga kjo politik ne e kemi për detyrë të mbrohemi
.Pra një vërejtje të tillë ja kishte tërheq edhe kryesia e komitetit krahinor të
LK-së nëse provon të bart Serb nga Serbia e të sjell në Kosovë për ti rrënuar
institucionet e Kosovës gjakderdhja do të jetë e pa shmangshme.
Krejt në këtë
rrëmujë të cilën e kishte krijuar Millosheviqi ishte krijuar një huti dhe
secili I cili ishte I lidhur në federatën Jugosllave pretendonte,që ti shmangej
konfliktit të haptë me politiken e Millosheviqit që tani ketë politik të tij
kishte arrit ta instaloj edhe në krye të shtetit Jugosllav,duke I përfituar të gjithë
udhëheqësit Serb të cilët ishin të deleguar në federatën Jugosllave .Pra
kryesia e komitetit qendror të LKJ-Së e këndonte këngën e Millosheviqit e
kishte harrua programin dhe statutin e saj që sipas programit e statutit të gjithë
popujve në Jugosllavi duhej krijuar barazi nacionale politike dhe ekonomike.
Pra
shqiptaret e Kosovës nga institucionet federative nuk kishte kurrfarë përkrahje
bile presionin të cilin e bënte Milloshoviqi mbi udhëheqjen e Kosovës ishte
edhe në kundërshtim edhe me kushtetutën e Jugosllavisë .Përkrahje Kosova nuk
kishte nga askush e as nga mandatarët e atyre republikave që Milloshoviqit ja
kishin tërheq vërejtjen që mos të luaj me zjarr nëse futet me mitingash edhe në
territoret e republikave të tyre .Pra ekzistonte frik nga hegjmonizimi i Serbisë
mbi bazat e nacionalizmit që ky nacionalizëm pretendonte që ta themeloj Serbin
e madhe në territoret e republikave tjera si të Kroacisë malit të zi Bosnes dhe
Maqedonisë kurse Kosovën e kish llogarit si kafshatë të vogël që do ta kapërdij
lehtë dhe statusin e saj kishte vendos së bashku me atë të Vojvodinës ta
eliminoj fare .Mitingu Millosheviqit I dështoj në Kroaci por edhe në Slloveni
tani taktiken vepruese duhej ta ndryshoj gjithsesi edhe për Kosovën se edhe udhëheqja kosovare ja kish tërhequr vërejtjen
se nëse vepron si në Vojvodinë çka do të ndodh përgjegjësia do ti takoj ati e
jo udhëheqjes kosovare.Duke par Sllobodan Millosheviqi që veprimet e tilla janë
të dukshme dhe jo politik e pëlqyer fort nga nderkomtaret dhe politika e saj
Milloshoviqi drejt Kosovës e dërgoj një komision shtetëror me pretendime për ti
detyrua përmes presioneve udhëheqjen kosovare që disa prej tyre ti detyroj në dorëheqje
çka konsideroheshin që po e kundërshtojnë politiken e tij .Pra presion pa zhurmë
të madhe por qëllimi ishte I njëjtë pra largimi I të gjithë atyre kuadrove shqiptare
politike që nuk u pajtojshinë me politiken e Millosheviqit.
17 nëntori
I vitit 1988 ishte dit e dimrit por nuk ishte shumë acar,shumë më acar bënte
skena politike kosovare lajmi për presionin e Milloshoviqit mbi kuadrat
shqiptare në Prishtinë kishte kapluar Trepçën a veçmas me këtë presion Serb
Minatorët e Stan-Tergut ishin të indinjuar dhe indinjatën e tyre deshën ta
shprehin edhe me përkrahje ndaj institucioneve legjitime të Kosovës duke dal në
rrugë dhe duke protestuar kundër regjimit të Millosheviqit .Pra minatorët e
Stan-Tergut menje here u organizuan dhe me parulla që kërkonin barazi për
shqiptaret e Kosovës ja mësyn Prishtinës me të dëgjuar punëtoret tjerë për repartet e Trepçës të gjithë punëtoret e të gjitha
reparteve të Trepçës I shuken makinat,prodhuese dhe ju bashkëngjiten minatorëve
dhe marshuan drejt Prishtinës. Marshit të minatorëve në mbrojtje të institucioneve
të Kosovës ju bashkëngjiten,nxënësit e shkollave studentët dhe të gjithë qytetaret
an e mban Kosovës rrugët e Kosovës me 17 nëntor të vitit 1988 u bën shumë të vogla
për ti zanë gjithë atë popullatë që dolën për ti përkrah minatorët e Stan-Tergut
që me trupin e tyre vendosen ti mbrojnë institucionet e legjitime të Kosovës që
ishin zgjedh në bazë të kushtetutës të Kosovës të vitit 1974 .Tani shumica e
shtëpive të shqiptarëve an e mban Kosovës ishin mbet thatë dhe ishin sul drejt
Prishtinës atje ku mbroheshin institucionet e Kosovës liria e saj dhe dinjiteti
I popullit shqiptar në përgjithësi.
Ky
marrshim madhështor drejt Prishtinës Beogradin e besa edhe krejt Serbin e
habiti për gadishmerin e të gjitha gjeneratave në gjirin e popullit shqiptar të
Kosovës për ta mbrojt lirin e pavarësinë dhe barazinë e vet .Tani lajme
kontradiktore nga shtypi dhe mediumet beogradase me ato të Kosovës ishin fut në
fazën kritike mjetet e informimit të Beogradit akuzonin shqiptaret për
nacionalizëm dhe separatizëm kurse mjetet e informimit të Prishtinës shumë mirë
të përgatitur I kishin dal në mbrojtje marshit të minatorëve por edhe protestës
madhështore gjithë popullore si protestë që kundërshton diskriminimin e
shqiptarëve mbi baza nacionale por edhe kerkes shumë e arsyeshme e minatorëve për
mbrojtjen e kushtetutës 1974. Protesta ishte aq madhështore në ballë të secilës
ishin minatorët e Stan-Tergut sa që u habiten përveç Serbisë por edhe udhëheqja
e nisive tjera federale,dhe me këtë protestë dhe zotimin e minatorëve u vërejt
se për mbrojtjen e lirisë pavarësisë dhe pozitës së shqiptarëve në ish
Jugosllavi nuk do të kursehet asgjë.
Me 17 nëntor
të vitit 1988 ndërmarrjet e Trepçës mbeten thatë edhe se kishte tendenca që kjo
përkrahje e minatorëve të pengohej dhe kishte propozime nga udhëheqësit e ndërmarrjes
që protesta të përkrahet në vend pune .Ketë propozim punëtoret nuk e pranuan
por protestën deshën ta përkrahin me prezencën e tyre fizike brenda,para ndërtesës
së kuvendit të Kosovës dhe ashtu ndodhi makinat u shymen ma zhurma e tyre nuk dëgjohej
duke prodhuar plumb e as zing e as ari e argjend dëgjoheshin zërat e punëtorëve
duke e kundërshtuar politiken e Millosheviqit që bënte kundër shqiptarëve të Kosovës,dëgjoheshin
kërkesat e qarta për barazinë e shqiptarëve me gjithë popujt tjerë në Jugosllavi
,dëgjoheshin vërejtjet se nuk do t’ ja
falin lirin e vet as kujt dhe nuk do të lejojnë që me lirin e shqiptarëve të bëj
Pazar askush.
Pra
repartet e Trepçës metën thatë ma punëtor shqiptar nuk kishte aty përveç atyre
që kolegët e vet I kishin obliguar që të kujdestarojn brenda në njësi punuese në
repartet e Trepçës mbeten vetëm Serbet e Malazezet vërehej te ta nervozizëm I
pa par pyetshin se çka po ndodh kështu,shqiptaret ju jepnin përgjigje disa
kolegëve Serb se po ndodh si ajo dita e juaj kur e lëshuat repartin e shkuat me
e festuar 500 vjetorin e humbjes në Gazimestan edhe për neve shqiptarëve duhet
të ketë festë ndonjë here kjo ishte përgjigjja.
Edhe se
ishte dimër kur ishte fjala për të mbrojt lirin e pavarësinë e Kosovës si dhe
dinjitetin e kombit të gjithë shqiptaret si një prej të gjitha viseve të Kosovës
e mësyn Prishtinën ku vendi ku mbahej protesta ishte shumë i vogël për ta zanë gjithë
atë popullatë të të gjitha moshave e gjinive.
Lëvizja
qytetare mu në krye me minatorët e Trepçës për ta mbrojt lirin e Kosovës
barazinë e saj që e kishte me njësit
tjera federale filloj në mëngjes e vazhdoj deri në muzgun e mbrëmjes së 17 nëntorit
të vitit 1988 kjo lëvizje shumë e fuqishme I befasoj të gjitha udhëheqjet e atëhershme
të republikave dhe krahinave bile protesta kaçe e fuqishme në mbrojtje të kushtetutës
të vitit 1974 e befasoj edhe udhëheqjen e Prishtinës. Pra protesta funde edhe
krye kishte kërkesa politike çdo problem tjetër social e ekonomik ishte hidh
mbas shpine lufta brenda Trepçës zhvillohej si të mbrohet ajo që ishte fituar
me shumë mund mas 45 vite çlirimi nga fashizmi gjerman .Në rrugë dolën edhe fëmijët
e Kosovës duke I komentuar të vjetrit në thirrjet e tyre për brazi unitet dhe
ruajtje të kushtetutës së vitit 74 dhe avancimin e saj e jo degradimin.Marrshi
i Minatorëve të Stan-Tergut filloj një etapë tani të re në zhvillimin e mardhënjëve
nder nacionale që për çështjen e këtyre mardhënjëve tan kohën mas çlirimit u përkujdes
PKJ dhe shumë pyetjeve në ndërtimin e këtyre mardhënjëve kish më ju dhënë përgjegjëje
që në shumë etapa të ndryshme të drejtat e shqiptarëve avancoheshin ngadalë por
bindshëm dallonin me vet faktin se Kosova menjëherë mbas lufte kishte
administrim ushtarak dikur më vonë statut e në vitin 1974 e fitoj kushtetutën
si edhe republikat dhe krahinat tjera në ish Jugosllavi por çka ishte më me rëndësi
Kosova u bë edhe element konstutiv I federatës Jugosllave.
Tani në krye
te shtetit Jugosllav më nuk ishte lideri më i fuqishëm komunist Josip Broz Tito
por vendin e tij e kishte zanë një mbeturin e çetnike fashiste që vepronte në themelimin
e Serbisë të madhe duke eliminuar Kosovën
si territor autonom por synim kishte edhe eliminimin e shumë territoreve të nisive
tjera pa llogarit fare çmimin material pore edhe njerëzor që do të humbej dhe në
fund nuk do të mund të realizohej një pretendim I tillë.
Pra një njeri
i tillë I futi në syza të tavolinave statutin e partisë komuniste programin e
saj e mbi të gjitha e futi në syza të tavolinës edhe kushtetutën e vitit 1974
dhe filloj ta zbatoj planin e moderuar të Vaso Qubrilloviqit nga akademia e
shkencës dhe arteve të Serbisë, si dhe kishës Serbe prandaj çdo kërkesë e
shqiptarëve të Kosovës por edhe e Minatorëve që të drejtat që I garantonte
kushtetuta që mos të preken shkonin në vesh të shurdhur.
Pra skena
politike Jugosllave aq fort u çrregullua sa që nga ligjshmëria dhe kushtetutshmëria
veprimet kaluan në anarki dhe ishte rrezik që ushtrinë Millosheviqi ta përdorte
për grusht shtet nëse nuk punohej e veprohej sipas politikes së tij.
Për
shqiptarët e Kosovës u rezervua dhuna duke filluar nga kuvendet komunale deri në
federatën Jugosllave ketë represion e përkrahte edhe kisha ortodokse Serbe dhe
u krijua bindja te politikanët Serb se shqiptarët e Kosovës po frikësohen dhe
nga frika do të pranojnë çdo gjë çka do tu servohet,do ta pranojnë edhe
aneksimin e kushtetutës së Kosovës pra krahas propagandës dhe sulmeve politike
e cila bëhej mbi shqiptaret e Kosovës njëkohësisht ish vu në lëvizje edhe
ushtria dhe policia Serbe me krejt arsenalin e armatimit që po dispononin ashtu
në lëvizje ndodhke që edhe në qytetar të rastit të shtihej pa kurrfarë shkaku u
krijua një gjendje konfuze politike që gjithsesi nga politikanët kosovar kërkohej
që politikes së Millosheviqit ti dorëzohen dhe ta pranojnë statusin e robit si
komb brenda Jugosllavisë.
Pra ketë far
represioni dhe dhune që u përdorke dhe me dhunë tentohej të zgjidhej çdo gjë në
favor të Serbisë Minatorët e Trepçës qen ata që e thyen mendimin Serb që dhuna
do të jetë metoda ma e mirë për frikësim të shqiptarëve .Rrugët e kosoves të gjithë
e dimë u bën të pa kalueshme dhe ishin shumë të vogla me zanë ter atë popullatë
që doli në përkrahje të kërkesave të Minatorëve dhe u vërejt se dhuna dhe
represioni nuk mundet ta mbyt dëshirën dhe vullnetin e një populli për të qen I
lirë .Pra marrshi I minatorëve të Trepçës I vitit 1988 por edhe greva e minatorëve
në shkurt të vitit 1989 janë dhe do të mbeten ngjarje kombëtare shumë me rëndësi
historike që sodë institucionet e Kosovës ketë gjeneratë njerëzish që e krijuan
dhe e udhëhoqën lëvizjen punëtore të Trepçës
e cila lëvizje e murr edhe rrolin e një lëvizje gjithë kombëtare sot nga
institucionet e Kosovës po injorohen dhe po tentohet që kjo lëvizje punëtore në
Trepçe në krye të së cilës ishin e minatorët e Trepçës mos të dalin në sipërfaqe
kurrë .Duhet një ta din rinia dhe qytetaret e Kosovës mbar një popull I cili e
lejon byrokracin e vet ta vë në lodër,një ngjarje kaq të rëndësishme për
popullin dhe kombin e Kosovës ai popull nuk e din ta çmoj lirin e vet .I pëlqej
kujt ose jo ç’ thurjen nga politika Jugosllave dhe pavarësimin politik të Kosovës
e bën minatorët e Stan-Tergut duke luftuar me trupin e tyre në të gjitha
repartet e Trepçës për lirin dhe pavarësinë e Kosovës I than jo okupatorit Serb
nuk do ta japim ma edhe asnjë gram plumb nga djersa jon deri sa nuk trajtohemi
si të barabartë Në Jugosllavi.
Pra lufta
politike për barazinë e Kosovës me republikat tjera në ish jugosllavi vazhdoj
nga 17 nëntori I vitit 1988 e deri më 15 shtator të vitit 1990 ku sipas
analizave që beri vet pushteti Serb Trepça nga një punishte e madhe u shndërrua
në një stad të madhe politike dhe atëherë Serbia I futi masat e dhunshme sepse
humbjet në prodhim ishin shumë të mëdha dhe të pa mbuluara I futi masat e
dhunshme në Trepçë që këto masa asnjë punëtor shqiptar si pranoj dhe regjimi I
Serbisë murr qëndrim që me dhunë të largon shqiptarët nga puna .Një përzurje e
tillë ndodhi dhe asnjë punëtor i Trepçës nuk u gjunjëzua para regjimit duke ju
falënderuar vëllezërve shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare në ish
Jugosllavi por edhe shqiptarëve të diasporës,sofrat e minatorëve dhe punëtorëve
të Trepçës kurrë nuk i lan pa bukë për këta çka popullata e beri i jemi shumë falënderues.
Sot mbas Çlirimi
trajtimi I minatorëve nga institucionet e kovës është shumë diskriminues,për
ata që bën për lirin e pavarësinë e Kosovës në vend që të shpërblehen po
diskriminohen duke mos ua pranuar as stazhin e punës nga koha kur u përzunë nga
regjimi Serb nga Trepça për veprime shkurt dhe shqip politike.Tani shumë kanë shkuar
në pension me lartësinë e pensionit të magjetoreve të kosves sepse,pjesë e
madhe e tyre kur I hyn grevës politike nuk i kanë pas 15 vjet stazh pune tani
pensioni I tyre I para kohshëm është diskriminuese sepse pension i marrin vetëm
70 e mirëpo kur ta arrijnë moshën 65 vjeçare ky pension ju ulet ne 60e të gjithë
atyre që nuk i kanë 15 vjet provoj pune pra të diskriminuar gjatë tan jetës
njerëzit që vërtet dhanë shumë për lirin e kosves që për veprimet e veta
rrezikun veten dhe familjet e tyre .Kur them se rrezikun veten dhe familjet e
tyre secili qytetar i Kosovës duhet ta ketë të çart se në atë kohë nuk ka qen
letë të jesh punëtor i Trepçës e tu hysh atyre veprimeve .Pra veprim për ndërprerjen
e prodhimit të xehes ndërprerje e flotimit të saj ndërprerjen e fërgimit ndërprerjen
e shkrirjes deri te ndërprerja e rafinerimit të plumbit që ngreh pasojat e mos
prodhimit të argjendit arit akumulatorit e shumë prodhime tjera .Mbi të gjitha
këta minatorët e Stan-Tergut e bën para tytave të policisë dhe ushtrisë Serbiane
duke ju than se prodhim në Trepçë nuk do të ketë po që se e ngucni barazinë ton
me popujt tjerë në ish Jugosllavi,pra ishte një grevë aktive një pandëgjueshmëri
por edhe një disdenc kolektive e punëtorëve të Trepçës që kjo beri edhe
shthurjen politike nga një sistem një partiak nga një krijesë artificiale qe
kishte brenda veti popuj të privilegjuar dhe ne si shqiptar ishëm të shtypur. Prandaj
të refuzosh që këto data ti futësh në agjendat shtetërore të përkujtimit do të thotë
injorim i krejt asaj lufte politike te minatorëve dhe te popullit mbar të Kosovës
do të thotë tendencë për të detyruar ketë popull ta harroj një histori shumë të
çmueshme,dhe të lavdishme për rinin e kosves që e kaluara e lavdishme e minatorëve
duhet të jetë mësim për secilin qytetar,për rinin e Kosovës për ata që janë në pushtet
dhe jashtë tij se si duhet të luftohet për lirin e pavarësinë dhe sovranitetin
e popullit që i takon.
Pra
minatorët e Trepçës dhe punëtoria e saj këtë e beri pa kursyer as mund e as
djers e besa pa e kursye as jetën e tyre që vetëm e vetëm Kosova ta gëzoj pavarësinë
si shtetet tjera për rreth saj.
Prandaj institucionet e Kosovës ketë datë duhet ta fusin në agjendën e datave përkujtuese e festive duhet që minatorët e punëtorët tjerë të Trepçës të trajtohen në aspektin material dhe social si të gjithë të shtypurit tjerë nga regjimi i Millosheviqit duhet të ndërtohet memorial përkujtues në vet Trepçën ku ndodhi divorci politik mes kosves dhe Serbisë dhe Jugosllavisë dhe për herë të par Kosova u lirua me shumë mund e sakrificë nga një politik diskriminuese që për ketë liri politike të Kosovës meritën më të madhe e kanë minatorët dhe punëtoret e Trepçës.Pra minator e popull i Kosovës urime 17 nëntori i vitit 1988.