Mendime
Selim Nëngurra: Daniel Gazulli ''Qytetar Nderi'' i Lezhës
E marte, 05.11.2013, 09:05 PM
DANIEL GAZULLI SHPALLET QYTETAR NDERI NGA BASHKIA E LEZHËS
Njoftojë miqt,
dashamirët dhe bashkveprimtarë nëper vite të Profesorit, publicistit, poetit,
studjuesit dhe shkrimtarit tashma të ndjerit Daniel Gazulli se Bashkia e
qytetit të Lezhës sot me 05 nandor në prag të njivjetorit të ikjes në amshim të
bacë Daniel Gazullit e shpallë këte burr të madh e të paharrueshem të kombit
tonë QYTETAR INDERI i qytetit LEZHÊ.
Per
njoftim lexuesin dhe dashamirët e Bacë Danielit po e ceku se iniciativa per tu
shpall qytetar nderi e morem neve disa miq të ti dhe kur don fati njeni nga
neve poeti dhe shkrimtari Zef Ndrecaj sivjet gjatë pushimeve në Shengjin takon
rastësishtë nji nga Këshilltarët e Bashkisë së Lezhes z. Pashk Ndoci. Pasi
njoftohen mes veti Zefi e pyet per Daniel Gazullin dhe këtu pastaj gjatë bisedes
mes tyne per Daniel Gazullin, birin e madhë të Sapës së Zadrimes, pinjollin e
familjes Gazullore, Zef Ndrecaj e lut z. Pashk Ndoci per ta pa mundësinë që Danieli
të shpallet QYTETAR NDERI I LEZHES.
Z. Pashk
i premton Zefit dhe pastaj Zefi më tregon mue plot gëzim per premtimin e z. Ndoci
dhe unë per tja lehtësue punët i jap informata Zefit që të shkoj e ta kontaktojë
edhe motren e bacës Daniel atje në Lezhë dhe falë angazhimit të madh të Zef
Ndrecajt ja sot Baca i jonë i ZEMRASHQIPTARE.NET, miku e bashkpuntori pergjatë viteve në ZSH, fjalë ambli e ftyrë hyjnori
Daniel Gazulli me vendimin unanim të Këshilltarve Lezhjanë po bahet i
pavdekshem dhe kjo veper e Bashkisë së Lezhes realizohet me angazhimin kolosal
per ta plotësue premtimin dhan Zef Ndercajt nga z. Pashk Ndoci dhe kolegët e ti të bashkisë së Lezhës.
Zoti ju
bekoft të nderuem Këshilltar të Lezhes. Ju falemnderit në emnin e miqve të ZSH-së
e të bashkveprimtarve në ZSH, miq të profesorit Daniel Gazulli.
Me
krenari dhe dhimbje malli
Selim M. Nengurra
Sarpsborg
Norvegji