Mendime
Benedikt Kelmendi: Kush do të përfitojë nga riciklimi
E marte, 05.11.2013, 06:22 PM
A do t’i hapë rrugë largimit me dhunë të Qeverisjes kriminale vjedhja e votës së lirë?!
Nga: Benedikt KELMENDI, Londër
Nëse
Kosova do të duhej të kishte një shpresë, së paku nga këndi i Opozitës në një sistem
demokratik, atëherë LDK nuk do të prodhonte politikanë të ricikluar që në një ose
tjetrën mënyrë, reflektojnë individë a kandidatë të korruptuar, të njohur për
klane, grupe e shërbime të liga. Këto që as Pozita (PDK-SHIK) nuk i ka
denoncuar, me kushtin që vjedhjet që pasuan pastaj, të mos përfliten! Ky mbetet
deficiti katastrofal i LDK në periudhën Post-RUGOVË që mbete gur e mur për Isa
Mustafën. Pavarësisht, nëse kjo është trashëgimi e Fatmir Sejdiut apo e klaneve
që me asnjë votë PËR janë ulur në Kryesi e organe Udhëheqëse të LDK-së! Rugovist
nuk mbet as Gani Geci që gjoja i besoi fjalës së Hashim Thacit, Kadri Veselit e
Azem Sylës!
Në një shoqëri
me politikanët vetëmohues dhe të matur, politikanët e vjetër riciklohen, sepse
thuhet që paraqesin vlerë të madhe dhe konsiderohen si asete politike. Kjo
mbase vlen vetëm për vendet ku kultura politike dhe demokracia kanë arritur
zhvillimin që mund të matet me mirëqenien e qytetarit, me jetën normale dhe
zhvillimin e përditshëm prosperues në të gjitha fushat e jetës së njeriut. Derisa
shqiptarët e Kosovës, nga varfëria e skajshme dhe nga shtypja qeveritare e përditshme
në formë të korrupcionit e krimit, në formë të presioneve e shantazheve,
vrasjeve e vetvrasjeve, zhvatjes e shpëlarjes së trurit përmes rrenave e premtimeve
të ndyta manipuluese, kërkojnë shpëtim madje edhe nën ura e tenda vendesh Euro-perëndimore.
Për Kosovën, politikanët që riciklohen, me përjashtime të pakta, janë një kërcënim
për kombin. Do dëshiroja ta kem thellësisht gabim, por ata janë mbytës të qeverisjes
së mirë, rritjes së demokracisë dhe sidomos vrasës të ardhmërisë dhe zhvillimit
ekonomik, kulturor e shpirtëror.
Zakonet e
këqija të politikanëve të ricikluar vijnë më makabre dhe të sëmura përtej një shtrati
në QKUK politikisht të sëmurë. Soji i tillë refuzon të “vdes” edhe kur ata, për
shkaqe personale dhe jo në interes të qytetarëve, riciklohen në parti e tjera. Ky
soj i lig, janë sikur majmunët e tipit shkatërrues “babun” që hidhen nga një pemë
në tjetrën. Mirëpo ata mbesin “babunë” destruktivë e dallimi i vetëm është se
ky soj ushqehet nga “fruta” të ndryshme!
Politikanët
parimorë, edhe kur qeveria e tyre nuk ka qenë e zgjedhur, mbeten me partinë e
tyre. Kjo nuk është përfshirje nëpërmjet partisë në pushtet për të qenë ministër
ose zëvendësministër i ricikluar në politikë aktive. Ajo është më tepër se një angazhim
në aktivitete si politikan. Por sa ka Kosova politikanë parimorë dhe sa mund të
flitet për moralin njerëzor, intelektual, kombëtar e profesional të politikanëve
aktual në Kosovë, kjo është më shumë se një dëshirë metaforike (në Matiqan ka
ndoshta) e mbijetesës të qytetarëve të lodhur nga 30 ditë fushatë irrituese. Në
krejt këtë atmosferë bizare, nuk do të ishte as befasi e fare hiq e
pazakonshme, që Partia e Fortë dhe kryetari me krejt Nënkryetarët e saj, të vijnë
si një Jezus që zbarkon ma në fund jo vetëm nw Prishtinë!
Dilema
hamletiane mbetet për të gjitha subjektet politike, me theks të veçant për
partinë në pushtet PDK-në, atë që pretendon se po rikthehen, LDK e AAK. Por
edhe “mbetjet” e këtyre tri partive politike që janë akomoduar në VV, AKR dhe në
të gjitha 103 etnitetet politike pjesëmarrëse në Zgjedhjet lokale 2013.
A po
zbaton Bashkësia Ndërkombëtare politikën e riciklimit: Zvoglo, ripërdor,
riciklo mbeturinat?!
Në sqarimet
lidhur me procesin fizik të riciklimit, thuhet se ai është një proces për të ndryshuar
materialet (mbeturinat) në produkte të reja. “Është pra një proces për të parandaluar
humbjen e materialeve potencialisht të dobishme. Poashtu riciklimi paraqet
proces për të reduktuar konsumin e materialeve të freskëta të para, për të zvogëluar
përdorimin e energjisë, për të reduktuar ndotjen e ajrit”, thuhet në Wikipedia.
Sipas kësaj, riciklimi është një komponent kyç i reduktimit të mbeturinave
moderne dhe është komponent i tretë i hierarkisë "Zvoglo, ripërdor,
riciklo mbeturinat" .
Pas lufte
në Kosovë kishte mbi 30 subjekte politike dhe për politkën europiane kjo nënkuptonte
KAOS. A thua çfar në fakt ka prodhuar qeverisja aktuale, përveç se KAOS TOTAL,
jo vetëm politik por gjithfarësh?! Si të kuptohet që Kosova ka baras banorë dhe
po aq votues?! A do të përsëritë kjo qeverisje vjedhjen e votës së lirë të radhës,
duke injourar varfërinë si pasojë e getoizimit, korrupcionit dhe krimit të organizuar?!
A do të tregojë edhe një herë, për të fundmen herë, Hashim Thaçi, se halli i
tij është pushteti e jo shteti dhe demokracia dhe zhvillimi!?
Nëse mund
t’i besohet dramaturgut dhe skenaristit çeko-brtianik Tom Stoppard, atëherë edhe
në këto zgjedhje me rëndësi nuk është votimi sepse ai akt nuk është demokracia,
por me rëndësi është numërimi i votave (kush i numëron)!
Fatkeqësia
e shqiptarëve të Kosovës është se riciklimi i politikave dhe i akterëve që në politikë
janë treguar jo vetëm amatorë, por edhe menaxherë të dobët, egoistë provincialë,
vjen në këto zgjedhjet e sotme lokale si një proces i pshtirë dhe dëshpërues e
poshtërues për qytetarin e Kosovës, në veçanti për qytetarin shqiptar.
Merrni
shembull Kryeministrin aktual i cili kujton veten njëfar çlirimtari dhe nga
Qeveria e ashtuquajtur “e përkohshme” e merr vendin e merituar në zgjedhjet e
pasluftës, lokale e qendrore. Pas ikjes në përjetësi të Presidentit Rugova,
duke shantazhuar BE dhe SHBA-të, rikthehet në karrige gjithëherë me vota të manipuluara
dhe si pasojë e politikave konspirative brenda LDK-së, vazhdon vrasjen e të gjitha
vlerave demokratike, politike e kombëtare. Përfundimisht shpërlahet dhe i hapë rrugë
ish zëdhënësve të Millosheviçit e Sheshelit, të vijnë në Kosovën shtet dhe të luajnë
me Kosovën si duan e kur të duan!
Problemi
me politikanë të vjetër dhe të lodhur, fatkeqësisht jo vetëm Hashim Thaçi, është
se ata e përceptojnë realitetin nga një shikim i shekullit të XX-të që rezulton
idiotik e i modës së vjetër, për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të qytetarëve
që tashmë bëjnë rrugë në shekulli n XXI, megjithëse në një shtet të brisht e të
korruptuar skajshmërisht!
LDK ende
nën bizaritetin e politikës së “shoferëve e kondukterëve”
Nëse
Kosova do të duhej të kishte një shpresë, së paku nga këndi i Opozitës në një sistem
demokratik, atëherë LDK nuk do të prodhonte politikanë të ricikluar që në një ose
tjetrën mënyrë, reflektojnë individë a kandidatë të korruptuar, të njohur për
klane, grupe e shërbime të liga. Këto që as Pozita (PDK-SHIK) nuk i ka
denoncuar, me kushtin që vjedhjet që pasuan pastaj, të mos përfliten! Ky mbetet
deficiti katastrofal i LDK në periudhën Post-RUGOVË që mbete gur e mur për Isa
Mustafën. Pavarësisht, nëse kjo është trashëgimi e Fatmir Sejdiut apo e klaneve
që me asnjë votë PËR janë ulur në Kryesi e organe Udhëheqëse të LDK-së! Rugovist
nuk mbet as Gani Geci që gjoja i besoi fjalës së Hashim Thaçit, Kadri Veselit e
Azem Sylës! Fatkeqësia e OPOZITËS, që padashtas lidhet me LDK-në, mbetet në atë
që quhet me vetëm një emër: INTERES PERSONAL! Asgjë që ka të bëjë as me
votuesit, fare me militantët e të gjitha periudhave të angazhimeve në dhe përmes
LDK! Ata që të dëshpëruar deri ku nuk ka më, përsëritshëm, nuk do të VOTOJNË për
të RICIKLUARIT (sipas Eqrem Kryeziut së paku), soji i varfër i cili nga të pa
shtëpi e katandi, u shndërruan në sish që pretenojnë ta shijojnë pushtetin e
WHISKEY-t dhe të veturave të ardhura edhe nga SHBA apo mërgimtarët debillë që kujtuan
se do të përfitojnë nga tenderët! Fatkeqësia e LDK-se reflektohet më së miri përmes
“SHOFERËVE e KONDUKTERËVE” të personaliteteve lokale e qendrore të LDK; ai soj
që ka përfituar me heshtje por ka bërë zhurmë makabre e bizare për vete, por
kurr për LDK-në e dr. Ibrahim Rugovës!
Një nga
ky soj i shoferëve a kondukterëve të LDK-së, me dosje prej mbi 20 mijë euro
shpenzime gjoja në emër të veturës së LDK (e kishin mbushë veturën personale de),
pati thanë që ai ja ka pa hajrin ministrit a ish kryetarit...Atë që unë, në lutjen
e gruas së kryetarit, nuk e lash të flakej nga puna...Me të drejtë, ai ja pa
hajrin këtyre debillëve, sikur edhe idiotët që sot e gjithë ditën kujtojnë se e
dijnë çka është drejtësia, whiskey apo vena e mirë...e në fakt, mbetën SHITËS
fukarenj të vezëve e djathit...se më as rrenat nuk po ju shiten, përkundër që kanë
bërë pasuri e shtëpi pallate e gjoja edhe ardhmëri...!?
Shpresuam
shumë që profesor Isa Mustafa do të zhbëjë këtë kastë MORONËSH, por doli që ai
ti avansojë këtë soj të keq. Krejt kjo lidhë një gjë tejet makabre; INTERESI
mirëmëngjësi!
Kryesorja
për të gjithë ATA që Ibrahim Rugovën e kanë lexue e kuptue edhe si njeri, edhe
si filozofi nacionale e demokratike, mbetet, që “të mos hyhet në të njëjtin
thes” me të KORRUPTUARIT dhe ZHVATËSIT dhe të RICIKLUARIT varfanjakë të kësaj
LDK-je të sotme! Të tjerat, nuk kanë rëndësi!
PDK dhe
SHIK - Neodiktatura komuniste e kastës provinciale që po mbytë Kosovën
Dilema
esenciale e njeriut shqiptar në Kosovë mbetet: Si mundet një person ta kuptojë shtypjen
e tanishme të zërave kundër një diktature neo komuniste dhe neo sllaviste, nën
petkun e demokracisë SHIK-PDK që po e mbytë Kosovën 24 orë në ditë?
Kosova është
udhëhequr nga një kastë politikanësh që po të mblidhen të gjithë bashkë në të gjitha
pozitat e funksionet lokale a qendrore, nuk përbëjnë më shumë se Parlamenti
aktual i Kosovës i cili është simbol i së keqes, me përjashtime të natyrshme. Subjektet
politike pa dallim, janë udhëhequr e po udhëhiqen edhe sot, përsëri, nga të njëjtit
akterë, shumica prej të cilëvë mbetën të mjerë moralisht, të korruptuar
materialisht e njerëzisht dhe refelektojnë intelekte provinciale deri në mjerim.
Lojërat politike të këtyre akterëve që i ndërrojnë qëndrimet, partitë dhe
karriget, nuk është proces normal i pendimit apo rrëfimit para qytetarit për
gabimet e lëshimet dhe krimet e bëra. Këto flirte politike janë pasojë e “tallit”,
pra e ndarjes së presë që në rastin e Kosovës quhet TENDER-POLITIKA e pa
balansuar dhe egoiste deri në xhepin e një ministri, kryetari të komunës,
deputeti a ndoj zyrtari tjetër. Asnjë subjekt politik dhe asnjë kandidat që deri
më sot ka ndërruar qëndrim apo edhe partinë, nuk e ka bindur qytetarin e rëndomt
shqiptar, se ai akt është njerëzor e patriotik, krejt kjo në interesin e
qytetarit, shoqërisë dhe zhvillimit. Shembulli më ekstrem janë Jakup Krasniqi i
mjerë dhe Fatmir Limaj në të gjithë mjerimin njerëzor të Kryeministrit të vetzgjedhur
nga votat e vjedhura. Edhe Krasniqi e edhe Limaj, jane pinjollë të krimit e
korrupcionit material, moral e njerëzor, por që matematika logjike e tyre nuk e
pranon se ishin piuj e huj gardhiqesh të Hashim Thaçit. Ky mjeran i lyer e i
ngjyer në “gell flokësh e kravatë Pinokio” ka shkalluar deri në sëmundje të rëndë
psiko-patologjike që e bën t’u besojë gënjeshtrave të veta. Sish që ende u
besojnë edhe soji i Krasniqit, Limajt, etj etj. Si mund të shpjegohet ndryshe,
kur premtimet milionëshe të Kryeministrit Thaçi që paraqesin shkelje flagrante
të Kushtetutës së shtetit, vijnë si videospot dhe reklamë për këto zgjedhje
lokale?! Krrokamat e sojit “...a keni me dalë në zgjedhje...edhe...dihet” reflektojnë
jo vetëm krim ordiner, por edhe një “luajtje koqesh” me popullin e Kosovës. Në këtë
rast, me miopët e PDK e SHIK, por jo të mbi 70% të qytetarëve të Kosovës. Hashimi
u transmeton shqiptarëve të Kosovës një të vetmen porosi: Unë e shkeli
Kushtetutën dhe Ligjet – së këndejmi SHTETIN dhe LIRINË, kur e ku të dua, po
nuk ka kush që të më thotë e të ketë guxim të më ndjek. Ai thotë: Unë jam
kryeministër (e përshëndetë edhe veten) dhe bëj ç ar të dua e si të dua. Kanë vdekur
gjyqet tona qendrore e lokale si Gjykata e Babës (Enver Hasanit mjeran)!
Gani Geci:
Kryeministri dhe Kadri Veseli e dijnë kush ka dhanë urdhër dhe kush shtiu në Besim
Dajakun e Bekim Kastratin!
O tempora
o Mores?! Po, a thua, Thaçi e Veseli e dijnë kush shtiu në Xhemail Mustafën e
Enver Malokun, Ismet Rracin e Shaban Manajn...Sigurisht që këta dy pinjollë të politikës
DACICIANE dhe premtimeve qindra milionëshe e dijnë edhe si u vra Adem Jashari e
Zahir Pajaziti.
Halili e
mbase edhe Fadili do të mund të kenë një tjetër version të kësaj PËRRALLE
misterioze vetëm për ATA që nuk e dijnë! Mbase! Nuk e vlen të thuhet as edhe një
fjali për Gjyqësinë as “TUK” e as të EU(S)LEX; në anglisht i bie më mirë: SAME
SHIT, BUT DIFFERENT DAY! (Një mut, por dita e ndryshme)! Përsëritshëm është në pyetje
vetëm INTERESI PERSONAL dhe jo kombëtar a partiak! Pikë!
Mbeturinat
e ricikluara, prodhojnë erë të padurueshme
Një dekadë
e gjysmë pas luftës, procesi i riciklimit të politikave e politikanëve në Kosovë,
po tregohet një proces i rrezikshëm dhe i dëmshëm e kanceroz për zhvillim e
prosperim të një shoqërie të lodhur nga gënjeshtrat publike institucionale. Dëshpërimi
i qytetarëve të Kosovës nga riciklimi i krimit të organizuar, korrupcionit
qeveritar, gjyqësisë më të mjerë të mundshme dhe i varfërisë gjithfare, ka bërë
që në secilat Zgjedhje lokale a qendrore, qytetarët të mos marrin pjesë në votime.
Madje, në zgjedhjet e fundit qendrore, numri i pjesëmarrësve në votime ishte ma
pak se gjysma e qytetarëve me të drejtë vote. Përkthyer në shifra, pjesëmarrja
e ultë në zgjedhje dhe vjedhja industriale e votave, tash e tre vjet nuk
legjitimon Qeverinë me fatkeqe që Kosova e ka pasur nga viti 1999, së këndejmi
asnjë veprim a marrëveshje me Bashkësinë Ndërkombëtare e fare hiq me Serbinë neomillosheviçiane!
Ajo që e mbytë lirinë që shqiptarët e Kosovë nuk e kanë që nga mëngjesi e deri
në mbrëmje, është fakti se në të gjitha mizanskenat politike shtetërore, po
luajnë një kastë akterësh që në pushtet erdhën me dhunë, me vjedhje votash dhe
me tentim për të institucionalizuar krimet e bëra gjatë gjithë kohës. Për të qenë
fatkeqësia e madhe deri në tragjedi, ky soj i keq i politikanëve po përpiqen ta
institucionalizojnë gënjeshtrën edhe në historinë e re të Kosovës, në kulturën
dhe perspektivën e brezave që ende nuk e shijuan “suksesin e madh” të Qeverisë Thaço-Daçiçiane
që fshihet prapa politikave makabre të SHIK-UDB!
Këtë poshtërim
deri në vrasje, fatkeqësisht, po e mbështetë edhe bashkësia ndërkombëtare dhe
miqt tanë ndërkombëtarë, tashmë të lodhur nga pislllëku i politikës
proviniciale qeveritare. Qytetari i Kosovës, sidomos aty ku po i pijnë ujë rrenat
PDK-së dhe Thaçit, ende po përballet me gënjeshtrën më makabre manipuluese. Përfundimisht,
qytetari i Kosovës, me edukim dhe traditë familjare e kombëtare, me arsimim
profesional themelor, e ka kuptuar se PDK nuk është e nuk mund të jetë “çlirimtare”
e Kosovës dhe as Hashim Thaçi, apo Kadri Veseli, Azem Syla a Xhavit Haliti me
Elmi Reçicën a Latif Gashin, Adem Grabovcin a Kamishin e kamisha dhe Gjarpërinj
e kumandanta tjerë, nuk janë të të ashtuquajturit e vetquajturit “çlirimtarë”. Përfundimisht,
ky klan Daçician, reflekton vetëm njeriun provincial të hajnisë, manipulimit,
krimit, korrupcionit, zhvatjes...në fakt të VRASJES të asaj lirie në të cilën
aq shumë çirren sepse as vet nuk i besojnë!
E paça
GABIM e më mallkoftë Zoti e Ligji i IBRAHIM RUGOVËS! Amin!
Gjatë të gjithë
kësaj fushate “pa ekscese” dhe “demokratike” (së paku sipas kukullës Atifete
Jahjaga dhe qikës së saj Valdete Daka), një gjë mbetet e sigurt: Profesor Isa
Mustafa tregoi kulturë akademike e profesionale dhe institucionale. Hashim Thaçi
mbet në elementin e vet: premtime e gënjeshtra që më as Broja a Drenica nuk i
han. Ramushi si Ramush, nuk i beson ma askush përveç naj miopi në Dukagjin. Munden
edhe do me syze “rugoviane” se vetëm AY e bëri Kryeministër edhe kur BE e SHBA
ishin kundër. Shpend Ahmeti, me gjithë rrspektin, do të duhej të shkonte në burg
në Pozharevc ku ishte Albini, për me e kuptue se ai dhe VV nuk kanë asgjë që të
mund ti lidhë as për një fije floku! Rrnoftë pra VISAR ARIFAJ dhe ARTSITËT e
KOSOVËS!
Se ku dhe
qysh do të dalim me procesin e RICIKLIMIT politiko-“patriotik”, kjo nuk do shumë
koment! Jmei aty ku e meritojmë dhe do të mbesim përjetësisht pre e HAJNAVE që në
emër të luftës e lirisë, po e RRJEPIN shqiptarin DARDAN! Për shiket e
minoritetet, përveç se kujdesen Daçic, Vuçiç e Vulin dhe liderët lokalë TUK,
kujdesi më i madh po u vjen nga HASHIM SHIK e PUDUKU!
E pa ça
GABIM e më mallkoftë Zoti e Ligji i IBRAHIM RUGOVËS! Amin!