Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Nëngurra: Daniel Gazulli ''Qytetar Nderi'' i Lezhës

| E marte, 05.11.2013, 10:05 PM |


DANIEL GAZULLI SHPALLET QYTETAR NDERI NGA BASHKIA E LEZHËS

Njoftojë miqt, dashamirët dhe bashkveprimtarë nëper vite të Profesorit, publicistit, poetit, studjuesit dhe shkrimtarit tashma të ndjerit Daniel Gazulli se Bashkia e qytetit të Lezhës sot me 05 nandor në prag të njivjetorit të ikjes në amshim të bacë Daniel Gazullit e shpallë këte burr të madh e të paharrueshem të kombit tonë QYTETAR INDERI i qytetit LEZHÊ.

Per njoftim lexuesin dhe dashamirët e Bacë Danielit po e ceku se iniciativa per tu shpall qytetar nderi e morem neve disa miq të ti dhe kur don fati njeni nga neve poeti dhe shkrimtari Zef Ndrecaj sivjet gjatë pushimeve në Shengjin takon rastësishtë nji nga Këshilltarët e Bashkisë së Lezhes z. Pashk Ndoci. Pasi njoftohen mes veti Zefi e pyet per Daniel Gazullin dhe këtu pastaj gjatë bisedes mes tyne per Daniel Gazullin, birin e madhë të Sapës së Zadrimes, pinjollin e familjes Gazullore, Zef Ndrecaj e lut z. Pashk Ndoci per ta pa mundësinë që Danieli të shpallet QYTETAR NDERI I LEZHES.

Z. Pashk i premton Zefit dhe pastaj Zefi më tregon mue plot gëzim per premtimin e z. Ndoci dhe unë per tja lehtësue punët i jap informata Zefit që të shkoj e ta kontaktojë edhe motren e bacës Daniel atje në Lezhë dhe falë angazhimit të madh të Zef Ndrecajt ja sot Baca i jonë i ZEMRASHQIPTARE.NET, miku e bashkpuntori pergjatë  viteve në ZSH, fjalë ambli e ftyrë hyjnori Daniel Gazulli me vendimin unanim të Këshilltarve Lezhjanë po bahet i pavdekshem dhe kjo veper e Bashkisë së Lezhes realizohet me angazhimin kolosal per ta plotësue premtimin dhan Zef Ndercajt nga z. Pashk Ndoci  dhe kolegët e ti të bashkisë së Lezhës.

Zoti ju bekoft të nderuem Këshilltar të Lezhes. Ju falemnderit në emnin e miqve të ZSH-së e të bashkveprimtarve në ZSH, miq të profesorit Daniel Gazulli.

Me krenari dhe dhimbje malli

Selim M. Nengurra

Sarpsborg

Norvegji