E merkure, 04.12.2024, 08:53 PM (GMT)

Mendime

Pirro Prifti: Ateisti-komunist Apostol Kotani

E merkure, 06.11.2013, 07:34 PM


Ateisti-komunist Apostol Kotani e pranon rolin e persekutorit kundër besimit fetar

Përse ky njeri nuk është dënuar deri tani?

Nga Prof. Assoc. Pirro Prifti

I paturpshmi Apostol Kotani  e pranon vetë në një shkrim të botuar në revistën elektronike Drini se si ai, si sekretar partie i Komitetit Egzekutiv u a mori tokën dhe kishën  Shën Maria të Përmetit K.O.A.SH.-it, dhe pa pikë turpi dhe brerje ndërgjegje e boton këtë si një `yner personal të tijin`, duke nënkuptuar se …`sa mirë i a paska bërë këtyre priftërinjve të atëhershëm sepse edhe ata (sipas tij) e pranuan që të jepnin pronën dhe kishën…` (e cila u prish me urdhër të tij pra si sekretar partie i komitetit egzekutiv që ishte).

Kush lexon shkrimin e turpshëm të të ashtuquajturit Doktor Shkencash Apostol Kotani që na paska bërë 16 libra për historine (të miratuara sigurisht nga udheheqja komuniste, sepse të tjerët nuk mund të botonin në atë kohë nëse nuk bekoheshin nga sekretari i partisë apo komisari ushtarak) do të zhgënjeheni, kur të lexoni gënjeshtra dhe mashtrime historiko- sociologjike prej një ish-komunisti i cili ka tradhëtuar besimin fetar të prindërve të tij dhe të familjes së tij.

Shkrimi i tij ``Mashtrimet e Janullatos dhe të vërtetat mbi Pallatin e Kulturës e kishën e qytetit të Përmetit`` botuar në Revista Drini me dt.2 nëntor 2013, shpreh qartë jo vetëm ateizmin e tij të brumosur nga mësimet e sh.Enver, por çfarë është shqetësuese dhe provokuese janë gënjeshtrat e tij plot fantazi  perverse për historinë e Kishës së Përmetit duke e bazuar në doktoraturën e tij të marrë në kohën e PPSH.

Lexoni se çthotë ky faqezi për historikun e Kishës së Përmetit sipas variantit diabolic komunist: `` Unë si dëshmitar okular, si përmetar, si Sekretar i Komitetit të Partisë së Rrethit, dhe sot si Doktor i Shkencave Historike, si autor i 16 veprave të botuara, të cilat janë vlerësuar nga personalitete vendase dhe të huaja, deklaroj nën përgjegjësinë time morale dhe penale se: Për të përgatitur qytetin për 20 vjetorin e Kongresit që i binte me 24 maj 1964, i kërkova Ministrit të Ndërtimit, Josif Pashkos që kishte ardhur për të parë gjendjen pas përmbytjes, që të na dërgonte një grup specialistësh për të bërë një planimetri. Në projektligjin e këtij grupi u parashikua që veç të tjerash në vendin ku ishte kisha karabina, të ndërtohej Pallati i Kulturës. Atëherë unë thërras mitropolitin e qytetit, Papa Harallambin me origjinë nga Catistra, dhe i kërkoj aprovimin, dhe ai e dha mendimin e tij pro, e shtroi edhe në këshillin kishtar ku bënin pjesë Çole Lolja kryetar, Mati Prifti, Thodhor Gulo dhe Rako Tasellari anëtarë, të cilët ishin dakord. Pastaj u mor edhe pëlqimi i Mitropolisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe kryepiskopit Paisi Vodica Pashko``.

Me vetë fjalët e tij  pranohet se Kisha Shën Maria ka qënë që në atë kohë pronë e K.O.A.SH.-it, dhe shihet se si një pronë e Kishës e cila, nën presionin e Partisë së Punës, kalon pronësi shtetërore, për të ndërtuar një pallat Kulture i cili përfshin një pjesë të vetë ndërtesës së Kishës Shën Maria, por shteti ishqiptar i asaj kohe shtetëzon të gjithë sipërfaqen prej afërsisht 6000 e ca m2 pronë e kishës.

Z. Kotani pranon se `u muar pëlqimi i priftërinjve të asaj kohe`. E si të mos pranonin ata priftërinj të shkretë porosinë e z. Apostol që ishte ashtu si e pranon ai- `një Sekretar Komitetit të PPSH së Përmetit`?  Nëse ata nuk do të jepnin pëlqimin –ata do të kalbeshin në burg apo do të vriteshin; sidoqoftë ashtu si ndodhi pas shkurtit të 1967, këta priftërinj të shkretë përfunduan ose burgjeve ose u bënë kooperativistë duke mos i lejuar që të faleshin dhe të kryenin ritet fetare në kishën e tyre të shtetëzuar nga persekutori i fesë Apostol Kotani.

Ky person është aq i pacipë, sa guxon të ngatërrojë historinë e kaluar që ka të bëjë me luftën e parë ballkanike dhe luftën e parë botërore me kërkesën e ligjshme për të kthyer pronën e Kishës së Shën Marië së Përmetit prej 6000 m2?!

Ky person tregon haptazi fytyrën e tij prej persekutori komunist që i paska shpëtuar dënimit për shkak të persekucionit dhe presionit që u paska bërë në atë kohë klerit ortodoks të Përmetit duke i u rrëmbyer pronat në emër të PPSH- kur thotë pa brerje të ndërgjegjes se ..`` edhe për këtë, unë si sekretar i komitetit të partisë që kam transmetuar direktivën e partisë u them me përgjegjësi morale dhe ligjore se direktiva ka qenë kjo: “ndalohen predikimet fetare dhe baza e tyre materiale e kishave, teqeve dhe xhamive, duhet të grumbullohen, të inventarizohen dhe t’u dorëzohen këshillave me proces-verbal, ndërsa ndërtesat e tyre mund të përdoren vetëm shtëpi kulture, ose për magazina dhe jo për qëllime të tjera”.

Ky person që i ka shpëtuar drejtësisë shqiptare,  justifikon shtrembërimet historike si doktor I shkencave historike, duke e pranuar në heshtje që Kisha e Shën Marisë është nja 3 shekuj e lashtë (dhe themelet e vjetra duken edhe sot e kësaj dite,), por thotë se .. nuk kanë ç`i duhen Përmetit gjithë ato Kisha.

Ky person i `lajthitur`,  pranon që gjyshi i tij ka qënë një ortodoks i mirë, por mesa duket i ka ngelur hatri se përse Kryepeshkopi  nuk paska rindërtuar kishën e Dardhasit....ja ç`thotë komunisti i vendosur  Apostol Kotani kundër Kryepeshkopit Anastas:…`` përse nuk ndërtoni Kishën e Kendrefit, në krahun e djathtë të Urës së Dardhasit me një terren shumë të gjerë, ndërtuar nga gjyshi im Josif Kotani….``???!!

Në apologjinë e tij ateisto-komuniste  në të cilën vërehen dhe brejtje të ndërgjegjes së tij të çoroditur, ateisti-komunist Apostol Kotani përmënd Kristo Frashërin përsa i përket vendimit të Gjykatës kushtetuese  për Kishën por nuk e di se ç`ka thënë Gjykata Kushtetuese për këtë problem, sepse Gjykata Kushtetuese i është shmangur problemit të pronësisë, dhe për më tepër që për  Pronat e komuniteteve fetare është shprehur ligji shqiptar.

Favorizimi i padrejtë që i është bërë Bashkië Përmet nëpërmjet një vendimi  të dytë e të korruptuar të gjykatës (sepse i pari ka qënë në favor të K.O.A.SH.-it) , ngre përsëri pyetjen e drejtë:  kush do t`ja japë pronat e vjedhura dhe të përvehtësuara të kishës nga shteti komunist - K.O.ASH.-it?

Ish-Kryeministri Berisha pranoi që pronat janë të Kishës, dhe se zgjidhja do të jetë një kompromis duke i dhënë Bashkisë Përmet shtëpinë e oficerëve në këmbim të pallatit aktul të kulturës i cili është ndërtuar mbi pronën e K.O.A.SH.-it.

Megjithatë, paranojat , dhe agresiviteti i disa ateistëve-komunistë  me të ashtuquajtur tituj shkencorë, duke mbuluar padrejtësinë e rrëmbimit të pronave (me gjyqtarë dhe gjykata të korruptuara) të  K.O.A.SH.-it me justifikime bajate dhe aspak koherente duke  na kujtuar historinë e së kaluarës e cila nuk ka aspak lidhje me problemin e pronës, duke na `konfirmuar` me anë të disa historianëve të marrë fund të tipit Xhufi  që shkruan nën emrin e 92 vjeçarit Kristo Frashëri, apo fallco-atdhetarë të tipit Danaj, apo pseudo-prifërinj të matufepsur dhe të sëmurë nga trutë e kokës si at Marku, duke ngatërruar pronat e K.O.A.SH.-it me problemet politike të shtetit shqiptar me Greqinë pao me Agimin e Artë - duhet të marrin fund.

Sharjet dhe shpifjet  e Persekutorit të kishës nga ateisti-komunist Apostol Kotanit nuk mund të ndalojnë kërkesën e drejtë të K.O.A.SH.-it për të marrë pronat e vjedhura nga shteti komunist.

Rezoluta e 5 shtatorit 2013 e PE dhe e PPE për pronat e komuniteteve fetare, është një goditje kundër këtyre hienave të komunizmit që në këtë vënd anarkik si Shqipërisa guxojnë të flasin përsëri madje duke u krenuar për bëmat e turpshme dhe të kobshme që kanë bërë kur ata ishin drejtues të shtetit komunist.

Turp. Z.Kotani që keni guximin e shani Kishën e të parëve tuaj. Duhet të merrnin një deoratë tradhëtie për këtë maskarallëk.

Ju genjeni persa i perket historise.

Ju genjeni kur thoni se kryepiskopi i atehershem pranoi qe te prishej Kisha sepse në fakt u detyrua nga ju si persekutor..

Ju gënjeni kur ngaterroni problemet e konflikteve te luftes se pare boterore me pronat e Kishes.

Prona prej 6000 m2 i perket Kishes. Ajo bazuar ne Ligjin e kthimit te pronave komuniteteve fetare, i perket K.O.A.SH-it.

Kisha eshte e ndertuar qe ne shek e 17, dhe ka kaluar nje histori te rende ashtu si dhe besimtaret përmetare.

Ju thoni qe s`ka nevoje per tre kisha Permeti.

Po kush jeni ju z.Kotani? nje ish drejtues komunist pa fe e atdhe, qe derdh vrer dhe genjeshtra njëlloj si ne te kaluaren komuniste- kunder ish besimtareve ortodokse.

Ju keni tradhtuar fene e familjes tende, prinderve te tu,- atehere perse t`ju besojnë mashtrimeve tuaja njerezit qe lexojnë keto trillime te paverteta te nje ishi-doktori shkencash komunist?



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora