Kulturë
Ilir Muharremi: Mbi shkrimet e mëdha
E shtune, 28.09.2013, 09:03 PM
Mbi shkrimet e mëdha
Ese
Nga Dr. Ilir Muharremi
Asnjë shkrimtar
nuk e do burgosjen, cenimin. Liria ngritët mbi penën e tyre. Shkronjat e mëdha, rreshtat, vargjet, u
shkruan pa planifikim, rastësia i soditi ngjarjet, temat, por edhe ato nuk u
planifikuan. Në fakt jeta e tyre ishte gjykuese, u ç’veshë pa masë, por jo për
tu bërë e famshme sepse kjo nuk ishte në plan. Revolta, dhimbja, mos vlera, i
bëri të mëdhenj. Jo sepse ju nënshtruan, aspak nga kjo, por ishin aktor me
kostume dhe dekor për rreth. I shërbyen jetës, u falënderuan disa prej tyre,
derisa të tjerët i dhanë fund vetë, kjo është ajo: servilizmi i ndjenjave, këtë
edhe e gjejmë në vepra. Distanca e tyre me veprën, me jetën krijonte melankoli,
mjegull të pastër, premtime të kthjellëta, por ajo distancë ishin ata, pasqyra
dhe personazhi, që gjallëron nga jeta primitive e varfër materialisht, por e
pasur shpirtërisht, sepse shpirti i etur për të arritur mesataren e mundur. Po
filloj nga filozofi Nietzche: të gjitha i kishte, ja ofruan një vend të mirë
pune, punoji për një kohë, por e braktisi sepse e mundonte vetmia, ajo që
dëshironte të ishte e pranishme, ajo që u gjykua ashtu, por ai e zbuloji. Të
gjitha veprat i shkroi nga përvoja jetësore gjigante, depresive, e mënjanuar
nga jeta, madje u kthye edhe kundër Vagnerit. Zarathusra, vërtet dominoi botën,
“Shndrimi i të gjitha vlerave” poashtu, por të gjitha na kthyen në një rreth,
vetëm përsëritje, asgjë mbi vazhdimin e vdekjes. Fakti kryesor mbetet vdekja
klinike nga e cila kthehen shumë njerëz duke pohuar atë që e kanë parë, por si
të kuptohet e vërteta e cila mund të jetë edhe e trilluar. U frikësuan të
supozojnë për vdekjen ngaqë u mungonte përvoja dhe e kthyen botën si diçka të
krijuarit përjetësisht të vetës, e shkatërrimit përjetësisht të vetës. Madje,
edhe botë e mistershme e kënaqësisë së dyfishtë. Nuk e identifikuan, por e
quajtën botë të mistershme. Këto shkrime prekën njerëzimin, i bënë të mendojnë
se a është kjo botë vullnet për pushtet , apo kthim në një breg. Kjo është e
lehtë për tu menduar, por ku ndodhet sekreti i kalimit nga jeta në vdekjen. Kjo mbetet si vdekje mjekësore
klinike , që është një "gjendje
kufitare" me vdekjen kur doktorët nuk regjistrojnë më aktivitet e zemrës
(pacienti s’ka rrahje zemre), të frymëmarrjes, të mushkërive, funksionet e
sistemit nervor fillojnë të zhduken dhe "bebja e syrit" nuk mblidhet
më kur e ndriçon me dritë. Pra një njeri deklarohet klinikisht i vdekur kur të
gjitha këto më sipër ndodhin, edhe pse te gjitha proceset metafizike vazhdojnë.
Vdekja klinike vazhdon për disa minuta dhe nëqoftëse njeriu nuk merr ndihmën e
shpejtë atëherë kalon në vdekje biologjike nga e cila nuk mund të kthehesh më
në jetë. Shkrimet e mëdha buciten mbi
përzierjen, rrokullisjen e një sistemi njerëzor, gjeografik, duke e plasuar si
nën hije kuptimin. Mirë, pa dyshim kjo, sepse krijoj tërheqje enigmatike, dhe u
përjetësua. Të gjithë i besojmë Sartrit nëse flitet për ekzistencializmin . Ai
pohon se në qoftë se Zoti nuk ekziston, ekziston të paktën një qenie tek e cila
ekzistenca paraprin esencën, një qenie që ekziston përpara se të mund të
përcaktohet nga ndonjë koncept dhe se kjo qenie është njeriu ose, siç thotë
Heidegger, realiteti njerëzor. Ç’do të thotë këtu që ekzistenca paraprin
esencën? Kjo do të thotë se njeriu ekziston qysh përpara, se atë e hasim, se ai
shfaqet në këtë botë dhe se ai përcaktohet vetëm më pas. Krejt mbetet te njeriu
tek shkruarja e ardhmes së tij. Sikurse të ishte njeriu mbret i botës, apo zot
i xhunglës. Është si nga forca ashtu edhe nga dija. Por, njeriu zbehet nëse
vërtitet vdekja, për këtë askush nuk shkruan, por e shprehin si ndarje e
ftohtë, dhimbje mall, diçka e përjetshme, nga diçka që nuk mund të kthehesh,
madje as të supozosh. A duhet veç mendja ta korrigjoj këtë fenomen? Pse kaq e
mbështjellur në logjikë? Njeriu nuk është i aftë ta paraqes krejtësisht atë që
është, ndryshon kur do të realizohet. Atëherë ne jemi një palaço, teatër
kukullash për tu zbavitur me pakuptimësinë. Askush nuk shkroi saktë për
vdekjen. Kamy si diçka absurde kjo ndarje sepse nuk e ka përvojën. Nietazche si
festë e paraqiti. E filozofët e tjerë si liri, strehim në iluzione të
pakuptimta. Vdekja, pse nuk na vije në shkrime si ndjenjë e ëmbël, si epsh, si
masturbim i shkurtër që duhet tërë jetën ta ledhatosh ekzistencën për ta kaluar
ndarjen. E mundimshme në çastet e fundit, sikurse parandjenjë se nuk ka kthim,
si lindja, braktisja nga barku, vije me plotë mundim, por tani dëshirojmë ta
kem të përjetshme në tokë. As unë nuk mund të flas saktë e askush, na mungon logjika, por nuk ka logjikë,
ndoshta ndodhet thellësisht aty, dhe mendimtarët e quajnë absurde, si
kontradiktore. Njeriu kërkon ta ndjenë lirinë, ndoshta ajo ndodhet në vdekje
absolute, nga e cila nuk kthehemi. Vërtet një jetë kufizuese është kjo, me
kthesa, e filozofuar që nga lindja, enigmatike për tu dukur më e thellë, aspak
e arsyeshme, absurde si nocion i
shpëtimit, ekzaktë për të krijuar tekste, piktura, në fund art. Por, jo, kjo
vetëm ndodhet rrugës, e çfarë na pret më pastaj, aty në vazhdimësinë e kufijve
tashmë enigmatik, nuk mund ta shkruajmë. Të hiqet nga supe kjo përvojë, askush
nuk mund të quhet i aftë, por vetëm i vëmendshëm i momenteve që ndodhen dhe
ndodhin. Zbulimi do depërtonte më pastaj, shkëputjes nga jeta reale, derisa ajo
e vdekjes është e thelluar. Atëherë, sipas Rene Dekartit letë mendojmë se jemi në
gjumë dhe të gjitha këto hollësira-domethënë, hapja e syve, lëvizja e kokës, zgjatja e duarve, janë të rreme dhe
iluzive, të gjitha nuk janë ashtu siç i shohim. Të gjitha janë të rreme dhe as
Dekarti nuk kishte guxim logjikë të shkruaj mbi përvojën e saktë të vdekjes.