Kulturë
Lirika nga Nebi Dragoti
E merkure, 25.09.2013, 07:08 PM
NEBI DRAGOTI
LIRIKA
TI S’MË THE
ASNJË FJALË
Ti nuk më
the,jo,asnjë fjalë,
ty shumë,sa shumë të thash,
stinë e luleve
pikon mjaltë,
pa ty ç’të bëj
në prill e maj…
Ndjenjë e
dashurisë bukuri e rrallë,
bukuria jote
ikën e më s’kthen…
Prisja,të paktën
nga ty një fjalë,
si s’ma
vlerësove të pastrën ndjenjë?
Po dhe kjo
bukuria ime të çuditi,
dhe këtë si
bukurinë tënde koha merr…
Nuk qahem përçka
nesër do të iki,
qahem:dashurinë
pse s’ma kthen?
Ti nuk më
the,jo,asnjë fjalë,
sa shumë të
thash ty,sa shumë;
ndjenjë e
dashurisë,kur merr zjarr,
bobo,që ta shuaj
s’paska lumë.
Heshtjen tënde
s’di si të ta marr,
heshtja e pagojë
është memece,
ta shuaj,o,si ta
shuaj këtë zjarr
apo varur të rri
në fije shprese?
PA TITULL
Sa njoh dhe i
dua,këtë e di,
s’e di sa më
duan e më njohin.
Desha të njoh e
t’i dua të gjithë:
për njeriun
mendime të mira më brofin;
për njeriun me
gjithë shpirt thur poezitë…
LIRIKË
Dashuri të reja
zgjomë ti ,peizazh,
ka zëra pulbardhash,liqeni
ka dallgë.
Erdha a nuk
erdha të këndoj për ty
për ç’ndjenja
shkëmbyem ne të dy.
Bregu ka
stërkala e manushaqe në mal,
hëna rrokulliset
ketrushkë mbi mullarë.
Fëmijëri e
largët dikur në këtë shteg
mëngjeseve u nis
me ëndrra e shpresë…
Udhëtimi më
solli…s’e di as vetë,
një gjë kam të
sigurtë:u bëra poet!...
HA MANAFERRA ME
ZOGJTË
Ha manaferra me
zogjtë,
më flatrojnë
rreth meje
me cicërima
shqip, jemi shok,
zogj,u sjell
këngë Dumreje.
Me turtullat e
hirta ha fiq
e rrushë të
ëmbël në vreshta,
kurrë s’bëhem
gjahtar i lig
t’u vras,se më
mallkon vjeshta.
Kam shpirt të
pafajshëm paqësor
me ritme të
shumta shpezërie,
me zemër liriku
si çamarrok,
krahë marr me
lirika Shqipërie.
Ha fruta stine
me zogjtë
me ritme
kërcimesh rreth meje;
nga këngët zemra
më flatron,
zogj, më keni
mik prej Dumreje.
Kur unë të mos
jem nesër,
jam me zogjtë në
fluturim
dhe në vjershat
e mia patjetër
gëlon kënga për
popullin tim…
KAM LINDUR TË
BËJ MIRË
Paskam lindur të
bëj mirë,
bobo,pasuri nuk
kam…
E dua ,e
respektoj njerinë,
por nuk kam
çfarë t’i fal.
Me tungjatjeta
përshëndes në rrugë,
veç fjalës s’kam
gjë tjetër më tepër,
fjalën nuk e
kursej,jo, askund,
si njeri urrej
njeriun dhelpër.
Pasuri s’kam,por
rroj krenar,
grushtin i trgoj
njeriut të lig,
ashtu siç i
urren shoqëria mbarë
rrugaçët i urrej
me gjithë shpirt.
E dua ,vërtet,e
dua njerinë,
por jo nuk kam
çfarë t’i fal…
Ooo,paskam
lindur t’u bëj mirë,
po me çfarë t’u
ndih,me çfarë?!
***
Kam parë:
dallga i turret
dallgës
dhe në breg e
kap…
Të jam turrur ty
të jem si
dallgët
dhe s’të kam
kapur dot…
Më je bërë erë,
thashë të bëhem
zgalem…
Mbas teje mbeta
i çartur.
PEIZAZH
Nuk e desha
detin vetëm vaj,
e desha dhe me
dallgë kapriçioz,
ku yje e hënë të
kërcejnë mbi valë
natën gjithë
potere e gjithë tallaz.
Kur perëndimi
bie ,i vë zjarr,
ooo,përflaket
kjo kaltërsi magjike;
si sirenat me
këngë m’u shfaq,
më gllabëroi
bukuri e papërsëritshme.