Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E hene, 23.09.2013, 08:34 PM
Neki Lulaj
1.RRUGETIM I PAPRITUR
(Kushtuar Kolonelit Ahmet Krasniqi)
Heshtja ka
pllakosur në atë vargan të gjatë kolone
Lëvizje e
ngadaltë me plagën e rëndë të dhimbjës
Pikon plaga e
hapur në përcjelljen e pafund mortore
Kolona bluan në
mullirin e kohës me ritëm befasie
Kush ta zuri
pritën, vëlla kush e vrau ylberin
Kush i veshi
rrobat mjerane të tradhtisë
Kush e vrau,
kush qëlloi mbi kolonelin?
Kush e vrau atë dritë që donte vetëm dritë??!!
Hedhim hapat në
rrugëtimin e fundit kur ndalet jeta
Po grijmë
në heshtjën mortore një duhan kaçak me
dhimbje
Malli për ty
shtrydh gjoksin, ndrydh ndjenja
Shtrëngojmë
duart e kafshojmë buzët në dridhje
E s’duam
loti të na tradhëtojë në ligësinë
shkullore.
Teksa turma
memece gjarpëron nëpër udhë
Seicili ka hapur
kalendarin e veprës madhështore
Që kur ishe
fëmijë, kolonel, deri sa u bëre burrë
O tërmet, o
tradhëti e lashtë shekspiriane
Në gjirin e nënës ti ishe atentat për pavarësi ......
Mos thuaj se s’te
kemi më odave ku ka fjalë mentare
E në një bjeshkë
nuk do ta ringrejmë flamurin kuq e zi!
............... .......
....
Zvarranikët ecin
drejt aktit të fundit të turpit të zi
E Kosova ngjason
sot me një lëndinë e plagosur në petale
Hienat mes turmës
anonime i shoh duke zgërdhirë
E koloneli nga
arkivolit tinguj tmerri lëshon me batare
“Kapini kusarët
kriminelet që jetën e vrasin
Kosova jonë e
dashur të mos i ndalet j o kurrë hapi!|
....
Njeriu që lindi
në burg........ ..... .......
.......... .......
........ ....... ....
Për ata që nuk vdesin
Nëse me pyetni
Dëshmorëve të
kombit nga u erdhi fuqia.
Unë ju tregoj.
Nëse me pyetni
A luftuan ata
për emër a për Liri.
Unë ju tregoj.
Nëse me pyetni
A u shkrua për
ta në histori një kapitull i ri
Unë ju tregoj.
Nëse me pyetni
Kosharja, Loxha,
Prekazi e Gllogjani
A janë djepa
trimërie
Unë di t’ju
tregoj.
Nëse me pyetni
A jetojnë
dëshmoret e cilën ditë të lindjes kanë
Unë saktë ua
tregoj
Nëse më pyetni
A jetojnë në
Parajsën e Pavarësisë
I pari dhe i
fundit unë, unë ua tregoj
TE RRASA E ZOGUT
1.
E shkulën mitin
e Gurëndarjes
që s’fjeti
kurrë, kurrë
E thyen shpirtin
deri në koskë në
Rrasën e Zogut
Prillin e kthyen
në furtunë
E lidhën me
litar
E rrugën kërkonn
që t’ia lidhnin me zinxhirë
2.
Ecën krisma e pushkëve
si zonja konaku
thellë në luginë
Nuk ulën tytat
mbi tokën e
lashtë të shenjtërisë
Duhët këputur
zinxhiri
i ndasisë ku
muzat flasin pa pushim
Ku ligjërojnë
malet shqiptare
e në Alpe sheh shqipet e Dardanisë
3.
Lugina e
Kosharës mbeti
themel i
patundur i shtetësisë
Rrasa e Zogut
fole
ku fle e
rizgjohet trimëria
Këndojnë miliona
zogj
e zemra të
shqiptarisë
Ninullojnë 114
muza të pafjetura
që i sjell si dhuratë liria