E premte, 30.07.2021, 01:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Të qënit i lirë

E premte, 20.09.2013, 07:53 PM


Kostaq Duka

Të qënit i lirë

Asfiksi

Dhe ndodhi

ashtu si duhej të ndodhte,

që prej revoltës

shpirti i tij i trazuar

në vend të gurëve të zbraste këngë.

Dhe ndodhi

që këto këngë dhe plot gurë

të përzjeheshin bashkë, në sheshin e madh në demonstratë.

Dhe ndodhi si ndodh rëndom

që pas pastrimit të sheshit nga gurët

dhe kënga e revoltës të shuhej pa jehonë.

Dhe ndodhi

si s’duhej të ndodhte

artisti  të shpallte botërisht

që do këndojë për vete e si di vetë,

duke harruar se prangos vetveten,

në hapësirën e ngushtë të egos së mjerë.

 

Pulla

 

Në fëmininë e ëndrrave

kur udhëtarë të lirë ishin vetëm zogjtë

pulla e vogël pranë ma solli botën.

Edhe pse

e  lehtë si një pupël

mbi krahë të saj

preka madje hapësirat e nxehta të Afrikës.

Por…u rrita

Pullat u zverdhën brenda faqeve të mëdha te atllasit

Si mes nje burgu pa ajër e dritë.

Tani

Flokëthinjur tek shëtit hapësirave të lira

vleresoj dritëzën që vinte nga pulla e vogël

kur përreth kish aq shumë  errësirë.

 

As i varfër, as i pasur

 

Varfërinë

s’e dua, e urrej.

Por dhe tej pasurimi vuajtje më sjell

me pamundesinë që duke dhuruar

të kënaqen të gjithë.

 

Të qënit i lirë

 

Me genjeshtrën lodër të një fëmije

do buzëqeshja

duke e parë këtë imitim të botës së të rriturve.

Pas mashtrimit të një gruaje

veten do e ndëshkoja

për paaftësi e mosnuhatje burri.

Trullosja

Mes genjeshtrave të një lideri

Do më zhbënte të qënit i lirë, njeri.

 

Metamorfozë në dashuri

 

Dashuria

fillon me një të prekur dore prej adoleshenti.

Rritet

mes zjarrmisë së shkrirjes trupore.

Përfundon

me një të varur të kokës së thinjur

mbi supet bashkëshortore.

 

Histori amerikane

 

Me të dashurën e parë

u njoh me një partnere në një lojë golfi.

Me të dashurën e dytë

u njoh tek trajnonte një vajzë të re për lojë golfi.

Me të dashurën e tretë

u njoh duke qënë spektatorë në një lojë golfi.

Me të dashurën e katërt

u njoh në një kafene

duke parë tej xhamave një fushë golfi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora