Kulturë
Adem Zaplluzha: Mëkati i Hijes
E hene, 16.09.2013, 06:20 PM
Adem
Zaplluzha
MËKATI I
HIJES
Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”
Kastriot
2013
Redaktor:
Dilaver
Goxhai:
Recensent:
Dritan
Goxhai:
Lektor:
Shpëtim
Golemi
PARATHËNIE
Poezitë e
shkruara nga Adem Zaplluzha nuk mund të ishin shkruar kurrsesi pa atë
perspektivën që vetë historia i dha jetës së tij dhe gjithë popullit tonë pas
fitores së lirisë së Kosovës, ndaj dhe poezitë e tij kanë gjithë ndjesinë dhe
peshën njerëzore të kësaj ngjarjeje të madhe. Dhe ajo ishte një ngjarje që e
mbart veten në lartësinë e historisë e të poezisë. Kjo perspektivë i dha jetë
edhe krijimtarisë së Adem Zaplluzhës, i cili ka arritur me nxjerrë nga botimi
vëllimin e 82-të poetik të tij. Dhe kjo është shumë e shpjegueshme. Kjo
prodhimtari e Adem Zaplluzhës tregon se ai poezinë nuk mund ta lidhë pas asaj që po mbaron e po vdes. “Duhet të dish se si
t’i shkulësh bukuritë letrare gjer edhe nga vet gjiri i vdekjes – na thotë
Lotrëmoni – por veçse këto bukuri s’do t’i përkasin vdekjes”. Tek poezitë e
Zaplluzhës vdekja s’është veçse shkak rastësor.
Duke
cituar Lotrëmonin, nuk di pse më shkoi mendimi tek dyshimi se mos vallë Adem
Zaplluzha e ka parasysh këtë thënie të tij që edhe në këtë vëllim poetik vdekjen
e ka tepër rastësore, madje edhe kur është i detyruar ta përmendi i kundërvë
asaj gëzimin e jetës. Këto dy antiteza i shohim dukshëm edhe tek poezia, e cila
i ka dhënë titullin edhe vet këtij vëllimi poetik: “Mëkati i Hijes”, kur thotë:
Secili
prej nesh
Ecën deri
te fundi i rrugës
Mos vallë
na pëlqejnë ecjet funerale
Dhe
muzika mortore
Dhe
menjëherë i drejtohet erës, sinonimit të jetës, duke thënë:
Kur na
bekon era
Mendojmë
se jemi të pavdekshëm
I
shkundim të gjitha gjethet
Nga rrethi i unazës.
Por, po
të lexojmë edhe poezinë tjetër “Dënesim dhe qeshim”, shohim se tek poeti nuk
humbasin as kujtesa dhe as vetëdija. Prandaj mund të themi me plot gojën se
poeti ynë nuk është nga ata poetë që bëjnë poezi me porosi, por është poet që
përjetëson rrethanat dhe momentet jo vetëm ato historike, por edhe një rrethanë
sado të
vogël.
Këtu qëndron edhe sensi poetik i tij. E them këtë pasi poezia e Adem Zaplluzhës
buron nga vet ndjenjat e tij me saktësinë e pasqyrimit, duke qenë besnik i
ngjarjes, duke e transmetuar atë ndjenjë artistikisht tek lexuesi, në shumicën
e poezive në mënyrë metaforike, duke e bërë poezi me vlerë.
Kur poeti
thotë:
Nga këtu
Filluan
ikjet e zogjve
Nuk di
Nëse ju
kujtohet kënga e qyqes
Ishin të
gjata rrugët e pikëllimeve
Ai na
tregon ngjarjen e kohës së tij, kur nënat me “zogjtë” e tyre në duar (fëmijët)
u detyruan të iknin nga Kosova si rrjedhojë e gjenocidit serb, në Marsin e
vitit 1999, duke i krahasuar ato me qyqet, zogun e vetmisë.
Më
kujtohet
Kur i
lamë te pragu gëzimet
Dhe dolëm
pa itinerar
Për të
marrë botën në sy
Nuk na u
desh shumë kohë
Dhe ashtu
ndodhi, fillimisht populli ynë iku për të gjetur një strehë, për të futur kokën
dhe për të shpëtuar fëmijët, ndaj dhe u duk sikur ishte vetëm duke mbetur në
pikëllim, por poeti e konkretizon përsëri kur na thotë:
Ishte
Marsi me shi lotësh
Data 27
viti 1999
U
gëzoheshim si fëmijë
Zogjve të
metaltë
Dhe ecnim
binarëve pakufi
Ishin
“zogjtë metalikë”, (avionët luftarakë të NATO-s), të cilëve populli shqiptar në
Kosovë u gëzohej njësoj si fëmijëve të tyre:
Shikonim
se si fluturonin
Mbi
krahët e duraluminit
Dënesnim e qeshnim
Me
gëzimin
Në
pikëllimin tonë.
Vetëm
sikur me këto dy poezi të kufizohemi në këtë analizë, mund të themi me plot
bindjen se Adem Zaplluzha e ka kaluar me kohë periudhën e sprovës. Dhe këtë e
shohim te horizonti i poezisë së tij, i cili është zgjeruar mjaft, gjë që
tregon se poeti ynë nuk mund të largohet kurrë nga fatkeqësitë e popullit të
tij. Ky zë i tij mbizotëron në krijimtarinë e tij poetike, sepse ai përkon me
dëshirën e përjetshme të popullit të tij për të jetuar, në kundërshtim me
shkatërrimin dhe rrënimin.
Poeti ynë
e di se paqja është e vetmia parullë, i vetmi mesazh që ai e përjeton, e vetmia
e ardhme e mundshme, prandaj na thotë:
Zjarre
këngësh të kënduara
E të pa
kënduara
Hipin
cikloneve
Dhe
zbresin me mjeshtëri
Tej
mjegullave
Vijnë
Si
shpirtra zgalemash
Dhe
udhëtojnë deri në përjetësi. (Poetët)
Tamam për
këtë realitet luftoi ai popull. Nuk mund të ketë për Ademin rrethana që nuk
janë të lidhura mes tij dhe popullit të tij. Përmes poezive të këtij vëllimi
poeti kërkon të na thotë: as zogjtë, as
zemrat tona s’kanë për të reshtur ndonjëherë së kënduari për ata që na sollën
lirinë.
Ishte
koha
Cikli i
parë
TOKA E
PREMTUAR
Sa herë
që njerëzit
Takohen me ndonjë arkivol
Në
trungun e shimshirit
Hiqen
Ose
shtohen
Copat e
pikëllimeve prej mishi
Në disa
raste
Ecim
nëpër mjegull
Përtej
hapave të erës
Dhe në
fund të rrugës takohemi
Me
ngjyrat e ligështuara
Të
ylbereve
Nëse në
rrugëtimin tonë
I
kapërcejmë dhimbjet e morfologjisë
Nuk di
se çka na
mbetet
Përtej
sinorëve të shkulur
Sa herë
që i biem not detit
Të dalim
Përtej
trishtimit të ëndrrave
Ne çdoherë
Do të
takohemi me dyndjet e zogjve
Ose
kthimin e njerëzve
Në tokën
e premtuar
LEGJENDA
Nëse
shikojmë asgjësimin e erës
Jemi të
gjykuar
Të
vendnumërojmë
Deri në
vdekje
Asnjë hap
Nuk mund
ta tejkaloj
Përrallën
e trilluar për një pemë
Me molla
të arta
Dikur
vonë kuptuam
Se nën
atë mollë
Mbiu një
Evë
Nga syri
i majtë trishtueshëm
Pikonte
dita
Kurse në
syrin e djathtë
Hynte dhe
delte nata
Ne disa
herë u mashtruam
Kur e
kapërcyem ylberin
Legjenda
ishte e rrejshme
Sa që nga
shpirti i saj pikonte
Një lloj drite
Që nuk
kishte ngjashmëri
Me asnjë
parafjalë
E CA TË TJERË
Në
ecejaket e mia
Takova
disa lloj njerëzish
Disa
mbjellin shkurre
E ca të
tjerë
Fjalë
Që djegin
më shumë se hithrat
Një mik i
imi
Pak si më
i largët se të tjerët
I
përngjan
Qenit të
tij të zgërlaqur
I
përngjan
Sa që nuk
mund t’i dallosh
Kur e
përtypin ashtin
Kurse
mikesha ime
Si një
mace nën sofër
I pret
Dhe i
gjuan fjalët
Deri te
meteorët me bisht
Kurse një
tjetër në lagje
Ka për
qejf
T’i
imitoi profetët
Me një
kërrabë të vjetër
Për çdo
ditë
E zgjon
kambanën e kujtimeve
KURSE NGA
DRITARET
Më duket
se diku
Në
zbrazëtirën e mendjes
I harruam
lutjet
Dhe
sërish filluam
Si çdo
herë nga e para
Dita
ishte e gjatë
I
përngjante bishtit të kalit
Te portat
e hapura
Dikush
për fat
Kishte
mbjellë një patkua
Frynte
një erë e trullosur
E cila na
i përkujtonte psalmet
Por ka
kohë
Që kemi
harruar të këndojmë
Trokitëm
si të çmendur
Në
mendjet tona
Asnjë
derë nuk hapej
Por nga dritaret me xhama të thyera
Si pa
kokë
Dolën
ikonat nga kornizat
Dhe kurrë
më nuk u kthyen
Prishtinë,
19 shkurt 2013
DËNESIM
DHE QESHIM
Nga këtu
Filluan
ikjet e zogjve
Nuk di
Nëse ju
kujtohet kënga e qyqes
Ishin të
gjata rrugët e pikëllimeve
Më
kujtohet
Kur i
lamë te pragu gëzimet
Dhe dolëm
pa itinerar
Për të
marrë botën në sy
Nuk na u
deshtë shumë kohë
Ishte
Marsi me shi lotësh
Data 27
viti 1999
Ne
gëzoheshim si fëmijë
Zogjve të
metaltë
Dhe ecnim
binarëve pakufi
Shikonim
se si fluturonin
Mbi
krahët e duraluminit
Dënesnim e qeshnim
Me
gëzimin
Dhe pikëllimin
tonë
ISHTE
KOHA
Nuk më
kujtohet
A kemi
qenë dikur profanë
Ose
njerëz me më pak besim
Në
ëndrrat e erës
Lutjet e
mbrëmjeve
I kemi
kënduar të nesërmen
Ose lënë
Për një
kohë tjetër
Asnjëherë
se lodhnim kokën
Për këto
cikërrima të imta
Kishim ca
punë të tjera
Ishte
koha
E arnimit
të lisave
Mbase
kemi pas shumë pak kohë
Për të
biseduar fshehurazi
Me
psalmet e gjetheve
Sa
herë që frynin erërat
Thyheshin
degët mbi kokat tona
Dimrat
kishin një shije tjetër
Ishin të
egër
U
përngjanin arinjve të murrmë
Sa herë
që na dhembte shpirti
Na
mësonin se si duhet
T’i
lëpijmë plagët
ERA
Këto vite
qensh
Nuk di se
si kaluan
Nën hijen
e plepave
Kuiste
nata
Më tutje
Te
gëmushat një shtrojerë e thyer
Tok me
psalmet e erës
Qante si
kërthi
Ne pritëm
një kohë të gjatë
Në
mesnatë na zgjoi
Zëri i
trishtë i një serenate
Te një
çati e rrënuar
Dëneste
errësira si ullukët e shiut
Kur
pushuan të reshurat
Dolën në bejleg kuajt e harlisur
Dikush i
shtrëngonte mëgojëzat
Era
s’mund të pinte ujë
Në kujtesën
e rrapit të lënduar
KY KOR
BRETKOSASH
Kur nuk
patëm
Se kah të
ja mbajmë
Ecëm mes
zërave të shurdhtë
Të
gjetheve
Binarët e
trenit
Shtrydhnin
ndryshkun
Në
shuplakat e plagosura
Te
mjegullat
Binte një
shtrezë e zezë
Diku te
gëmushat
Qante një
fëmijë i lënë në harresë
Nënat e
harlisura si pelat
Bashkëjetojnë
Me
shiringat e trishtimit
Si era e
dërmuar
vajton
një nuse stërnishtave
Ky kor
bretkosash
Nuk ka të
ndalur
Sa
trishtueshëm sonte
Vajton
një qemane
ISHTE E
HËNË
Ishte e
hënë
Kurse ti
nuk i dallon ditët
Ndonëse i
përngjan etjes
Ti ke
shumë uri
Sa herë
që deshe
I zhveshe
pemët deri në palcë
Kur të
gjithë qanin
Ti
këndoje më së miri
Elegjinë
e një qemaneje
Kishe një
forcë prej titani
Shkëmbin
e stralltë e shtrydhje
Si lotin
e nuses së virgjër
Dhe
këndoje si përherë
Një
serenatë prej shiu
Këndoje
sa që uleshin zogjtë
Mbi degët
e mjegullave
Dhe të
dëgjonin syhapur
Deri në
mëngjes
Ishte e
hënë
Kurse ti
me ditët e tua të humbura
U zhduke
Pas atyre
të tejpërtejmes
TË LUTEM
Të lutem
Mbylli
sonte të gjitha dritaret
Këto
krakëllima të egra
Zhurmojnë
në kokën time
Mbylli
edhe portat
Askush
nuk duhet të trokas.
Në degët
e shthurura të lisave
Sonte kam
ethe te verdha
Dua të
jem vetëm
Askush
përpos vetmisë sime
Nuk mund
të qëndrojë pranë muranës
Një sisë
pikon nga guri
Dhimbjen
e ditës
Të lutem
Mbylli
sonte portat e hapura
Dhe
dritat që i vizaton ylberi
Mbyll çdo
gjë çka mund të mbyllet
Lëre të
hapur vetëm mendjen
Le të
përgjoi deri në amshim
MËKATI I
HIJES
Secili
prej nesh
Ecën deri
te fundi i rrugës
Ndoshta
na pëlqejnë ecjet funerale
Dhe
muzika mortore
I duam pa
masë arkivolet
Me shijen
e arrës
Por jo
edhe hijen tonë te vrima
E
frymëmarrjes
Kur na
bekon era
Mendojmë
se jemi të pavdekshëm
I
shkundim të gjitha gjethet
Nga rrethi i unazës
Më pastaj
Në frymën
e fjalës kërkojmë gurin
E mëkatit
të hijes
Dhe
sinorët e ngulur nëpër arat tona
KUR
ATDHEU
Ne
shpeshherë vrapojmë
Nëpër
ëndrrat tona
Kur
shohim
Se kah na
ikin zogjtë
Shndërrohemi
në flutura të drunjta
Dalim
prej përrallave
Dhe
zhytemi në mëkatin e gurit
Asnjë
shpend grabitqar
Nuk duket
në hapësirë
Këto
thirrje zogjsh
Pinë ujë
në shuplakat e mjegullave
Vonë
kuptuam për dyndjen e fluturave
Kur
atdheu
Kishte
mbetur qyqe në degë
Nga
brendia e lisave
Më thirrën
arkivolet
Te varret
e bardha të nuseve
Hapej dhe
mbyllej një legjendë
Kur
erdhën dasmorët
Vallja
kishte përfunduar diku te prrallat
Me disa
hije të tejdukshme
Vetëm era
lozte në telat e qemanes
QANIN
EDHE NUSET
Nëpër
syrin e tejdukshëm të shiut
Pikon një
hënë e re
Si kuajt
e egër të luadheve
Vrapojnë
yjet nëpër qiell
Ti
ëndërroje në korije
Shthurjet
e baladave
Te
rrënjët e një gëmushe
Qante me
lot shiu kumria
Freskia
trokiste nëpër degë
Asnjë
derë nuk hapej
Në
lëfytin e drunjtë të kujtesës
Ishin
mbyllur të gjitha përrallat
Qante
çezma e vjetër
Qanin
edhe nuset
Asnjë
ushtar nuk erdhi mbrëmë
Nga toka
e largët e rërës
KY MERMER
I FTOHTË
Një ditë
Të gjithë
ne do të mbesim këtu
Do
qëndrojmë si statuja në shi
Ky mermer
i ftohtë
Do na e
ngrijë gjakun
Era do
vijë e do shkoi
Kur nëpër
flokët e mjegullave
Fshihen
shirat
Atë ditë
Pikëllimi
i reve do të jetë
Sa një
dunë prej dallge
Te moli
si çdoherë
Dalin
peshkatarët në pritje të anijeve
Kurse
detit të pabesë
Nëpër
dhomat e errëta të Titanikut
I
paraqiten
Gjëmat
E
përmbytura prej shpirtrave
DËGJOHET
NJË GJËMË NËNASH
Njerëzit
në fushëbetejë
U
përngjajnë perëndive të egër
Si devetë
e shkretëtirës
Ecin
drejt të pamundurës
Në oazën
e shterur
Merimanga
e zezë e hap rrjetën
Hingëllimat
s’ndalen te rrënjët e kaktusit
Përmes
mëgojëzave
Fillon
një përmbytje kuajsh
Dielli me
ato pak rreze të ftohta
Nuk mund
t’i ngroh dizgjinët
Kufomat i
kafshojnë arkivolet
Kur hapen
dhe mbyllen varret prej dunave
Dikur kah
mesdita
Kur tytat
e pushkëve i pështynë plumbat
Dëgjohen
krakëllima çafkash
Dëgjohen
gjëma nënash
FRYNË E
FRYNË NJË PUHI NATE
Sa herë
që më zë malli
Rend
nëpër trishtimin e kujtimeve
Pranë
xhadesë
Një
breshkë përjeton pikëllimin e diellit
Fryn e
fryn një puhi nate
Yjet si qershitë
e këputura bien në tokë
Një
tjetër hënë
Paska
lind sonte në qiell
Ca
shporta gjethesh
Mbushen
në këtë çast prej dhimbjeve
Kush e
ndali mbrëmë serenatën
Kur
filloi të frynte një erë?
Fryn e
fryn një puhi nate
Yjet
rendin kah toka
E
njerëzit kah qielli
Fryn e
fryn një puhi nate
I
SHKUNDËM MOLLËT
Sa herë
ia nisëm këngës
E lëmë
përgjysmë
Nuk
deshëm
Ose nuk
ditëm të këndojmë
Ndoshta
Nuk
rendëm si duhet
Me hy në
histori
Kot e
vrapuam maratonën e saj
I
shkundëm mollët
Para se
të piqeshin degët
Na zuri
dimri
Me
kërpesh për dore
KAPMA
DORËN
Kapma
dorën
Nuk po më
pëlqen kjo zbrazëtirë
Dita
paska etje
Kurse
etja trishtim
Kapma
dorën
Kur je
duke ecur me vetveten
Binarët e
trenit nuk takohen askund
E as në
qiell
Të lutem
ti kapma dorën
Largoje
hijen e mallkuar nga kambana
Nuk erdhe
dje në këtë mes
Gati
dymijë vjet ecim vertikalisht
Më shpëto
nga kjo skëterrë
Është
koha kur mëshirohen perënditë
Kapma
dorën
Të dalim
prej kësaj golgote
UNË NUK I
BESOJ ERRËSIRËS
Çuditërisht
Paskam
mbetur peng mes kësaj poeme.
Si mund
të fluturoi flutura
Ngarkuar
me arkivol të ngurtë
Nëse
hesht lumi
Shpirti
ndizet flakë
Unë nuk e
pranoj errësirën
Besoj
Sinqerisht
besoj
Në
mospranimin tuaj
Nëse i
ndezim qirinjtë
Nuk di
A mund të
ecim vertikalisht
Kjo
errësirë po më ngufat
Unë prapë
se prapë
Nuk i
besoj errësirës
SI TË LEH
Më lidhën
ose jam vetëlidhur
Për këtë
rrap
I kafshoj
zinxhirët
Lëvorja e
drurit
Qanë si
një kërthi
Nga të
katër anët fryn era
Bie një
shi lehjesh
Më kanë
lidhur për këtë dru
O nëna
ime
Më kanë
lidhur
Si me
qenë i çmendur
Isha
fajtor
Nuk munda
ta ndalë qenin
Të mos
leh
Të mos ua
prishte gjumin milicëve
Nëna ime
Të mos ua
ngacmonte ëndrrën
Andaj
Më lidhën
për këtë dru
Të lehim
në duet
O nëna
ime
Të lehim
Çfarë të
bëjmë
Më ke
mësuar ta dua atdheun
Por kurrë
nuk më mësove
Se si të
leh
Nëna ime
Se si të
leh
IK SE TË
VRET NATA
Rri nën
këtë rrap
Mendoj
Dhe ndjej
Zërin e
prushtë të afshit
Te çezma
Nuk
erdhën kojrrilat
Përpos
fluturave
Askush
nuk piu ujë
Ajo erdhi
Piu disa
gllënjka
Dhe iku
Sikur të
mos kishte qenë kurrë
Te unë
mbeti heshtja
Në
cicërimën e kësaj nate
Vetëm
zëri i mekur i një zogu
Kuiste
Kuiste
shpirti im i dërmuar
Prita një
kohë të gjatë
Më erdhën
zërat e zogjve
Dhe thanë
Ik nga
kjo heshtje
Ik se të
vret nata
DISA
QINDRA VJET
Po
zbresim
Tej lumit
Po bien
do shira mbi myshqe
Nata diku
I paska
ndezur qirinjtë
Sa pak
dritë
Në sytë e
verbër të sterrës
Atje tej
plepave
Mjaullin
një mace
Më tutje
Në rrugët
e “kafshuara” të fshatit
Kot i
lehin qentë hënës
Që rri e
bënë sehir
Do pisha
të dyllta
Shtrydhin
rrëshirën e ditës
Ne ecim
rrugëve të zhveshura
Asnjë
pulëbardhë te kiçi i mbijetesës
Dolën
shtojzovallet te lisat
Një zë i
bekuar i ftoi engjëjt
Disa
qindra vjet
Nuk
pushuan kambanat
SONTE
HËNA
Nëse
kalojmë këndej pari
Rrugët e
lagjeve
Do i
hapin portat
Kurse
psalmet e bardha
Mbi
pastelet e mureve
Do çelin
ca lule prej lotëve
Nuk do të
ketë më
Mbyllje
dritaresh
Për
udhëtarët e vonuar
Engjëjt i
zgjojnë portat e fjetura
Ju lutem
Mos i
prekni kornizat e fluturave
Në
qiellin e zjarrtë të kujtesës
Sonte
hëna
Çel do
zogj të kristaltë
Prej
këtij vendi
Deri te
ëndrrat e tejdukshme
Do bien
shirat e prushta
Kur nga
kujtesa e rrapeve
Ditët
mbinë
Si
aguliçet e verdha
Prishtinë,
20 shkurt 2013
Ky kor
bretkosash
Cikli i
dytë
NË SYRIN
E KALTËR TË DIELLIT
Si fëmijë
I
përngjante Zeusit
Prej
qindra lodrave
Zgjodhi
vetëm njërën
E donte
dhe e rruante
Si
kujtesën e gjyshërve
Mbasi
kurrë nuk ishte fëmijë
Në syrin
shqiponjë nuk pat vend loti
Eci
përtej guximit
I donte
malet si nusen në gjerdek
Në syrin
e kaltër të diellit
Ëndërronte
dritën
LUFTËTARI
Ia
thoshte këngës
Sikur
kish kënduar me shekuj
Hynte si
fryma e mirë
Mes
baladave
Dhe i
zgjonte gurët
Ishte i
tejdukshëm si ajri
Depërtonte
mes gjetheve
Deri në
shpirtin e rrapit
Në majat
e mjegullave
Zogjve ua
ndërtonte çerdhet
Për tu
ngjizur me rrënjët
Pinte ujë
Nga
damarët e dheut
Duke i
shikuar meteorët
Ndriçonte
më shumë se yjet
Herë i
këndonte këngët
Majë
krahut
E herë ia
thoshte malësorçe
Kavallin
e donte
Më shumë
se frymëmarrjen
UNË DO
VIJ
Jemi në
rrugë
Do i lëmë
fjalët peng
Dhe me
siguri
Do
shihemi kur çelin gjethet
Ju thashë
se ika nga zymtësia
Ishte një
vend i lagësht
Ku si
kërpudhat e verdha
Rritej
myku
Një
dritare e vockël
Nga e
cila pak dritë hynte në dhomë
Që të mos
ndryshket
Kova e
urinimit
Unë do të
vij
Jam në
rrugë
Dhe do të
eci
Deri te
burimi i dritës
Ti më
prit
Ashtu siç
më prite dyzetë vjet
Ashtu si
pritën nënat dhe gjyshet tona
Unë do të
vij
Kaherë
jam nisur për te ti
AS MISH,
AS PESHK
Sa herë
jam kthyer
Tek ju
U kam
zënë duke fjetur.
Sa mirë
do të ishte
T’u
përngjanit hënëzave!
Nuk ishit
As mish
as peshk
Tanë
ditën këndonit
Ndërsa
mbrëmjeve
U
dëgjoheshin vetëm pordhët
Nëpër
hane nuk pushonte lahuta
Për një
fjalë goje
Vritej
vëllai
E të
huajin e nderonit deri në përbuzje
Nën tymin
e dehur
Thyheshin
gotat për koke
Dhe
thahej pastërmaja
E ngrihej
dollia
Për
vrasësit e vëllezërve
RRËFEJNË
PLAKAT
I njoh
disa përralla
Të
veshura me fustan të kaltër
Në tepe
të kresë
Mbanin
kryqe dhe gjysmë hëna
Rrëfejnë
plakat
Se si
ndryshonte moti në çdo kohë
Tregonin
për ushtarët e hekurt
Me shpirt
prej derri
Si dhe
për priftërinjtë e hoxhallarët
Që sa
herë ndryshohej moti
I
ndërronin çallmat
Dhe
veladonët
Por
tregojnë edhe për disa burra
Që për
zot
Mbanin
vetëm pushkën
Dhe
hartën e atdheut
Si një
gjerdan të shenjtë
KUR KËNDON
Kur ti
këndon
Mos harro
se kënga e jote
Është një
ritual lashtësie
Prandaj
mblidhi të gjitha fjalët
Në një
trastë të dhirtë
Kur
këndon
Mbylli
veshtë me dyllë si Uliksi
Dhe le të
çmendet deti
Kur
hënëzat e kafshojnë anijen
Para se
të ankorohet në mol
Kur
këndon
Hapi sytë
e lëbyrtë të pritjes
Që sa më
shumë
Ta
dëgjojnë
Kujën e
zezë të natës
Kur
këndon
Mbylle
mendjen me shtatë dry
Dhe vetëm
kënga e jote
Le të
jetoi
Në
brigjet e thyera të kujtesës
ÇELË NJË
BALADË
Në këtë
kopsht të mëkatit
Rriten
vetëm mollët
E
mashtrimit.
Kush i
pikturoi degët e pikëllimit
Kur në
bahçe
Flinte
syhapur një Evë
Ti kaloje
si një hije
Nëpër
tehun e fjalëve
Ku
fishkej edhe bari i njomë
Kurse nga
degët mëkatare
Pikonin
mollët e sherrit
Një Evë
që mijëra vjet
Rri e
përgjumur
Gjethet e
mollëve të egra
Çelin
balada
Dhe
ngjyrat e pemëve
Orë e
çast ndërrojnë
PENGU
Sa herë
që era ulej në prehrin e saj
Ajo i
krihte flokët.
Një mollë
sherri
U këputë
nga degët
Dhe u
rrokullis
Deri te
përralla e Mama Dhisë
I tërë
kopshti
I shkundi
degët e kujtimeve
Një copë
mjegulle
Rrinte
varur në qiell
Dita
kundronte
Ikjen e
fluturave.
Para se
të largohej shpresa e fundit
Do zogj
fjalësh mbetën peng.
KUR JEMI
TË LODHUR
Kur jemi
të lodhur
E të
mbushur prej pikëllimeve
Bëjmë një
dush
Dhe
pastaj qëndrojmë lakuriq
Para
pasqyrës
Duke i
terur flokët në erë
Të
habitur
Shikojmë
përreth divanit
Mos vallë
po na kundron
Ndonjë
mushkonjë e mërzitshme
Pa u
tharë thinjat e flokëve
I lyejmë
Dhe të
pispillosur,
Njësoj si
ato të bordellove
Përshëndesim
shitësin e gazetave
Kur jemi
të lodhur,
Te “Dy
plepat”
Si
përherë
Rrufisim
kafenë farmak
Dhe tërë
ditën e ditës
Na
merakosin punët e të tjerëve
MEGJITHATË
Sonte
pa
dëshirën time
Rri i
vetmuar
Te rrapi
i kujtimeve
Vetëm
gjethet e fishkura
Fëshfërijnë
Një
melodi prej mjegulle
Nuk di
A thua
është duke fryrë era
Ose po
qan lumi
Një zë si
i zënë ngushtë
Prej
errësirës
I thërret
në ndihmë
Hënëzat e
Lumëbardhit
Përtej
guralecëve jeshilë
Një vashë
po luan
Me
fustanin e saj
Stërkalat
qeshin
E nuk
ndalen kurrsesi
Megjithatë
diçka po ndodh
Në bregun
e kundërt të Drinit të Bardhë
UNË PASH
ZOTËRI
Zotërinj,
Nëse nuk
ju pëlqejnë gazetat
Lutem
Lexoni në
sytë e mi
Trishtimin
e kësaj dite
Më besoni
Para 48
orëve
Hëngra
një copë bukë të qullur
Binte një
shi i zi
Mbi
dhëmballët e mia
Që
kërcisnin si rrotat
E një
qerreje të vjetër
Unë
Zotërinj
Pash
Se si
qante xhadeja
Nën
trokun e një motori të egër
Qanin
edhe lisat
Kurse ju
kënaqeshit
Duke
dëgjuar në magnetofon
Zërin e
shthurur të sirenave
Nëse
humbin valët
Vendosni
veshin në barkun tim
Afrohuni
zotërinj afrohuni
Dhe
dëgjoni kujdesshëm
Këtë
trishtim prej muzike
Të
padëgjuar deri më sot
TUBUAR CA
NJERËZ
Ma jep
atë copë stralli
Dua ta
ndez dimrin
Kjo borë
Po m’i
mërdhin dhëmbët
Nata
alegorike
Në zilet
e akullta të krongjijve
I bie
fyellit të ngrirë
Diku te
një çati e rrënuar
Dëgjohet
një vaj
Si
cijatje qensh
Nën hijen
e një meteori
janë
tubuar ca njerëz
Dhe
ngrohin shpirtrat e ngrirë
Te një
qiriri gati në të sosur
VETVETJA
E JONË
Nëse unë
Ndonjëherë
Nuk do të
jem unë
Atëherë
nuk do të di
Se kush
do të jesh ti
Po që se
i ndërrojmë vendet
Asnjë
prej nesh
Nuk do të
jetë më
Vetvetja
e vetë
MËRGIMTARI
Në këtë
dimër më mjaftojnë
Pak fjalë
Njeriu
Dhe një
lëvere kuajsh
T’i
ngrohi këto eshtra të ngrira
Hape
derën moj loke
Edhe nëna
ime e thinjur
Diku në
atdheun tim
Pret
mysafirin e vonuar
Njëqind
vjet udhëtova
Deri sa
erdha në këtë konak.
Oh sa pak
më duhet
Të jem i
lumtur sonte
Prishtinë,
21 shkurt 2013
BOSHLLËKU
Po munde
Më prek
me gishtat e tua skelet
Jam ajër
i pakapshëm
Ose
krijesë e tejdukshme
Prapë se
prapë
Ka diçka
njerëzore te kjo hije
Kur
amalgama qesh me mua
Ai atje
përballë siluetës
I kreh
flokët e dendur të natës
Ti nëse
ke durim
Shiko më
me kujdes
Hijet që
thyhen përtej urës
Përkrah
çdo gjëje
që shihet
në dukje të parë
Është një
mashtrim
Ti mos
hezito
Preki me
kujdes
Ose futu
në sytë e tua të zbrazët
Të
pushosh pakëz
Në atë
boshllëk të pangopur
NJË COPË
TOKE
Sa qenkan
holluar këto kërraba
Gati po i
përngjajnë
Kashtës
së thyer të Kumtrit
Nëpër sa
duar kaloi era
Deri sa
mbiu
Në majat
e lisave
Këto
ciflime të ecjeve
Vonë
shumë vonë
Paskan
mbërrit deri te ju
Nëpërmjet
shpërnguljes së erërave
Arkivoli
i kujt erdhi mbrëmë
Me aq
etje të zhurmshme
Ky shi që
po bie pa reshtur
Mbi
flokët e mjegullave
Ndoshta
nuk dihet
Se nga po
vjen
Një copë
toke ka ikur nga përralla
Ose
bjeshkët lëvizën
Në anën e
kundërt të dritës
MË PRITË
TË LUTEM
Më pritë
të lutem
Dhe shiko
se si nga puthja e ime
Çelin
disa zogj kristalesh
Këto
mjegulla që po largohen
Nuk
shkojnë përtej detit
Era
sërish i sjell këtu
Më pritë
të lutem
Këndej
dynden vetëm njerëzit
Që u
përngjajnë ikjes së zogjve
Këto
puthje hijesh
Fundosen
si çafkat te mjegullat
Dhe ikin
premtimet tej hapësirave
MUZIKA
Diku në
largësi
Një mal i
zhveshur.
Në pragun
e dhimbjes së tretë
Trishtueshëm
cijatin lisat
Edhe kur
ikëm
Trupat
tanë i përngjanin shiut
Asnjëherë
nuk i shtrimë duart
Për të
kapur arkivolet
Kjo
mëhallë e evgjitëve
I paska mbyllur qepenat e këngëve
Kaluan
shumë kohëra
Që muzika
nuk vajtoi këndej pari
DELTINA
Në
udhëkryqet e jetës
Ëndrrën e
erës e zë gjumi
Diku në
sfond
Lindin
imazhet e ylberit
Ti mos
kalo kah hijet e plepave
Pa u
takuar me gjumin
Se të zë
nata
Kur
zgjohen kallkanët
Makthet
janë diku në rrugë
Dhe saora
të kapin
për dore
bijtë e
përroit
Në
mendimet e poçarit
Disa zogj
të hekurt
I vrasin
zogjtë që çelin
Njerëz
prej dheu
Deltina
qau gjatë tërë kohës
Fatin e
brishtë
Të tokës
gratçore
Asnjëherë
nuk e mësuan milingonat
PA TITULL
Me mijëra
vjet
Të disa
kohërave tis
Te një
urë
Ndoshta
është edhe mur
Një sisë
I mëkon
kujtimet e një legjende
Këtu
vijnë hijet e bardha
Edhe ato
tis
Për tu
mëkuar
Nga ky
qumështi i jetës
Te një
sisë
Diku
Dikur në
një kohë
Te një
baladë
si
legjendë
Kur
thoshin se ishte
Një
tjetër botë
Te një
lis
Akoma
pikon një sisë
QOKTHI
Ku të
mbështetem?
Në
secilin hap kërcasin eshtrat
Si një
araba e palyer
Do eci
edhe pak,
Kur të
mbërrij në fund
Vendosni
një arkivol përballë meje.
Dua që
sonte
Të
bisedoj me heshtjen
Ju ecni
përpara
Tej atyre
shkurreve
Ku
përherë këndon qokthi
Ndoshta
do të jetë kjo
Hera e
fundit
E
frymëmarrjes së trishtimit.
BOTA NË
SHISHE
Të gjitha
anët
Ndalen te
lumi
Te një
shishe e kristaltë
Mbyllur
rri gjumi
Një qokth
këndon
Atje diku
Askush
nuk di se ku
E kah të
çon ajo anë
Atje te
krongjijtë e akullt ngrihen
Sytë e
ariut polar
Kurse një
luan
Hungëron
në savanë
Diku
shkretëtirë pa oazë
Nuk mbin
më bar
Bota në
shishe
Përjeton
çapraz
NJË VASHË
ME SYJESHILË
Sa herë
kaloj
Nëpër
lagjen e romëve
Një rome
syjeshile
I ndërron
dritat e neonit
Në
mendjen time
Herë i
kyç sytë
E herë i
mbulon
Me flokët
e saj prej ere
Nata
këndej kalon
Vetëm një
herë në vit
Kur kyçen
dritat
Ndoshta
ndodhë
Që askush
nuk fle në mëhallë.
Një
daulle
Si ajo e
luftës
I zgjon
romët e dehur
Nën
epshin e errësirës
Çmendurisht
Lindin
Dhe
vdesin
Dashnorët
e dehur
NJË NUSE
E RE
Nuk di ku
isha
Kur kaloi
këndej pari fëmijëria
Një njeri
si struci rrinte në shi
I
shikonte meteorët me bisht
Kallej
një zjarr i paparë
Në
baladat e vjetra
Vetëm
lahutari
Ua kishte
gjetur fillin gjëmave
Në tymin
e dendur të hanit
Një
pushkë e uritur
Me
padurim priste
Që t’i
nguli dhëmbët në mish
U këndua
edhe një këngë vaji
Gjëmim
malesh ushtoi përroi
Një nuse
e re
Ditën e
tretë të martesës
Mbeti e
ve
TË THASHË
Çfarë
kërkon sonte
Në
fytyrën time
Mos m’i
prek rrudhat e ballit
Ato nuk
janë të mia
Të lutem
mos i lexo dhimbjet
Këtu te
ne
Nuk kanë
të sosur plagët
Sa herë
që ndërruan kohërat
Në
trishtimet tona
Ne
mbollëm nga një varr
Mbollëm
Nëpër
istikame dhe ikëm
Nuk patëm
kohë
Për një
tufë lule
Dhe një
gur vari
Të thashë
Pusho
njëherë
Akoma nuk
ka ardhur koha
Për
leximin e varreve
AMANETI
Më mbani
për dore
Ose më
afroni te kjo lëndinë
Kur të
vijë koha
Dua të
kem një varr
Pranë
fisit tim
Nuk më
pëlqejnë këto këngë
Të
kafshuara
Këndomani
këngën e Gjergjit
Sa shumë
më ka marrë malli
Për
hingëllimën e gjokut
Shikoni
këtë shpatë
Dhe
dizgjinët e mjegullave
Sa herë
që ishte nevoja
Shkreptinte
sa shtatë vetëtima
Lutem
Më mbani
për dore
Kjo
lëndinë pa emër
Dikur
ishte me nam
Dua edhe
mua
të më
varrosni këtu
Me
amanetin e lënë
Nga
stërgjyshi im
QENI
Thanë se
është qeni i lagjes
Por nuk e
njoha
Qenka
plakur shumë
Kush e di
Se sa
vite qensh
Paskan
kaluar
Mbi
kurrizin e kësaj nate
Ullukët
disi
Qëndrojnë
në heshtje
Dhe
paskajshëm të mrrolur
Pikon e
pikon trishtimi
Nëpër
kujtesën e rrugëve
Qeni i
moshuar
E paska
harruar edhe lehjen
Mbrëmë
Thanë se
kishte ikur diku
Askush
nuk dinte se ku
Por kjo
ikje
Po i
përngjan misterit
E kujt
qenka kjo lëkurë
E mbetur
te ky mur
Një
fustan prej letre
Cikli i
tretë
MARSI
Le të
jenë të hapura dyert
Do të vij
një ditë
Mos i
mbyllni as mendimet
Se në të
kundërt
Shndërroheni
në harresë
Tani
është dimër
Udhëtimet
fillojnë në pranverë
Gjithmonë
marsi ka qenë i tillë
Zgjohet
herët
Dhe nuk
fle tërë stinën
Ju lërini
të hapura portat
Pranvera
shumë shpejtë vjen
Atë ditë
zgjohen gjethet
Ne
përherë jemi endur
Prej
pranvere në pranverë
LUMI
Nesër
është ditë e hënë
Nëse nuk
mund të më gjeni
Mes
fjalëve të mjegullave
Më
kërkoni
Në
hingëllimën e kuajve
Mos
trokitni në asnjë derë
Edhe
ashtu
Njerëzit
më nuk i hapin portat
Shiu i
mbrëmshëm
Ishte i
tëri me rrebesh
Shih
Se si e
paskan ndarë qytetin
Një pjesë
e gjysmës së lumit
Shkon
tërmal
Kurse
tjetra tatëpjetë
Kur do të
pushojnë
Këto
çmenduri ndarjesh
Prishtinë,
22 shkurt
PATA EDHE
DITË MË TË MIRA
Këto duar
presin shiun
Që rrinë
varur te retë
Ndoshta
presin edhe dikë
Ose diçka
që kurrë
nuk do të vijë
Presin
ashtu siç prita kot
Atë copë
mjegulle
Mbi
kujtimet e vetëtimave
Pata edhe
ditë më të mira
Kur nga
gjelbërimi
Mbinin të
tjera frymëzime
Që ua
shtonin afshin poezive
Ishte
koha e pritjeve
Koha kur
njerëzit ecnin duke qeshur
Tej
brishtësisë së saj
Pata edhe
ditë të tjera
Ecja
vertikale
I
përngjante rrapeve të lagjes
Ku flinin
kumritë
Nëpër
çerdhe pritjesh
NATA
ËSHTË E GJATË
Nga këto
ethe
Po
teshtijnë reshjet
Çfarë të
bëj me gjumin tim
Kur nuk
më lë të fle
Nata
është e gjatë
Zgjatet
si ulërimë bishash
Ku
ta vë kokën e lodhur
Në gjumin
e kujt të hy
Nata
qenka e gjatë
Nuk paska
të sosur
Në
përrallën e kujt të fshihem
Me këto
makthe të çmendura
Nata
është e gjatë
Nga sytë
e mi pikojnë lodhjet
Ku t’i
pushojë këto eshtra
Ku të fle
pak si njeri
KURSE
NETËT QANIN
Unë
bashkëjetova
Ose më
drejtë
Jetova
njëqind vjet
Me hijen
e balsamosur
Herë
frynte një erë e çmendur
E herë
tufani i dalldisur
Ditët
trembeshin nga të papriturat
Kurse
netët ishin të frikshme
Binte një
shi i zi
I
ngarkuar me trishtime lotësh
Kur qante
një fëmijë
Edhe lumi
pranë shatërvanit dëneste
Ndalu i
thash erës
Furtuna
fryu edhe më shumë
Nga koka
ime e lodhur
Fluturoi
edhe shpresa e fundit
Rrugët
mbuloheshin me shqotë
Kurse
netët qanin
Një
grumbull patash të egra
Braktisnin
kënetën e pikëllimit
ME LOT
MALLËNGJIMI
Rri e
shikoj orën e vjetër
Që rri
varur në stacion
Një zog
shtegtar
Posa doli
nga çerdhja e trishtimit
Thashë
vet me vete
Filluan
fluturimet
Po
largohet diku
Edhe
djaloshi i fundit i lagjes
Një vashë
te një pemë
End një
shami të përlotur
Këlthasin
degët e thyera të shpirtit
Me lot
mallëngjimi
Gulçon
dhe bari i pranverës
EMRI
Ne të
gjithë
Kemi nga
dy emra
Njërin na
e thonë në vesh
Kurse
tjetrin
Në librat
e lindjeve
Çuditërisht
Atë të
veshit e fshehim
Xhelozish
e ruajmë për kohën tjetër
Kurse
këtë të regjistrave
Shpesh
herë na e përflasin
Emri im i
mirë
Dhe ai i
fshehuri në kujtesë
Përherë
rrinë zgjuar
Dhe
syhapur
Pa iu
tremb askujt
Presin
maratonën finale
MBUSHE
NJË GJYM
Mbushe
një shishe me fjalë
Dhe hidhe
tej shkëmbit
Ashtu
Siç i
hidhnim dikur
Guralecët
shpatuk
Mbi
valëvitjen e dallgëve
Nëse nuk
e hapin njerëzit
Domosdo
një ditë
Dhe
njëherë
Do e hap
deti
Si zarfet
e kaltër
Që i
hapnin ushtarët
Nëpër
istikame
Mbushe
edhe një gjym
Me verën
e vreshtave të fshatit
Kur të na
marrë malli
Për
zogjtë shtegtarë
Do e pimë
Për
shëndetin e atdheut
POETËT
Shumë e
shumë zjarre
Të
dukshmit
E të
padukshmit
Nuk
shihen kurrë
Herë si
flaka e qiriut
E herë si
një flakadan
Ndizen në
shpirtrat e poetëve
Zjarre
këngësh të kënduara
E të pa
kënduara
Hipin
cikloneve
Dhe
zbresin me mjeshtëri
Tej
mjegullave
Vijnë
Si
shpirtra zgalemash
Dhe
udhëtojnë deri në përjetësi
TË THASHË
Të thashë
Se një
ditë do të takohemi aty
Ku lindi
ndarja
Po qe se
ngjan ndryshe
Ti rri te pemët
Dhe më
prit si gjithmonë
Era do të
kaloi fshehurazi
Nëpër
kujtesë
Deri sa
të gjethoi në mendimet e tua
Të thashë
Por ti
s’u duke askund
Si mund
të jetosh brenda vetvetes?
DETI
Ky deti
yt i paanë
A thua ka
vdekur
Apo
vdekja i sillet rreth e rrotull
Si
shakullinë prej bore
Diçka po
ndodhë me ty
Në xhepat
e kujt i harrove fjalët
Çfarë
janë këto duar
Që u
përngjajnë përqafimeve të metalta
Sa shumë
po i bien
E sa pak
dëgjohet
Kjo
daulle e shurdhët e erës
Një
kavall në kujtesë po vdes si deti
Ti më
prit atje
Ku me
duart tona e vramë vetveten
Këtë det
të madh të trishtimit
Po e përpin
kjo grykë e erës
EDHE NJË
HERË AQ VETA
Ndoshta
nuk i kujtohet askujt
Që
kufomën time prej ere
E morri
uji
Dhe nuk u
duk më kurrë
Qe disa
vjet me radhë
Vdesim
nga dy
Ose tri
herë në ditë
Pash edhe
më keq
Në një
anije fantazmë
Ngarkuar
me kufoma
Për së
gjalli
Më kishin
vendosur si dekor
Diku në
ballë të furtunës
Isha pre
E dasmës
së hënëzave
Dhe deri
në mëngjes
Më
kafshuan
Të
pabesët
Kur dolëm
në breg
Asnjë
arkivol i gjallë
Nuk ecte
mbi këmbët e veta
U duhej
dy
Ose katër
e më shumë njerëz
Për copëtimin
e dërrasave
Ndoshta
Edhe
njëherë aq veta
Me nga dy
dhëmb
Në kokë
ATA
Nën hijen
e një molle
Ajo zonjë
loz
Me
thonjtë e saj artificialë
Si
flutura e larme
Me telat
e kitarës
Kurse Ai
Si kalë i
Harlisur
I kashais
mustakët në erë
Dhe
fundoset
Në
ngjyrat e degëve
PRANVERA
Porsa
hedh shallin pranvera
Shoh se
si dimri
Ikën pa
kokë
Përtej
maleve
Mbi
dallgët xheloze të liqenit
Tok me
peshqit
Luajnë
dhe njerëzit
Tangon e
përjetësisë
Një
fëshfërimë gjethesh
Zhaurin
në veshin e lisit
Paskan
dalë zogjtë
Te Molla
e Kuqe
ME NJË
FUSTAN PREJ LETRE
Ajo
kishte një fustan prej letre
Kalonte
trotuareve
Si peri
Më duket
se madhështinë e ecjes
E kishte
huazuar nga era
Sa herë
që i krihte flokët
I tundte
Gjymtyrët
e ajrit
Herë i
përngjante kukullave
E herë
tërbohej
Si
gurgullima e përroit
Ajo
kalonte mbi shiringat
E
përdorura
Dhe
qeshte
Me të
lehurat e qenve prapa krahëve
Syzeza
flokë verdhë
Me një
fustan të bardhë
Prej
letre
Ecte e
ecte
Tatëpjetës
së përçartë
GËRTHITJA
Sot herët
në mëngjes
U zgjova
Me disa
imazhe heronjsh
Tej
ëndrrës kacafyteshin
Ca
statuja të mermerta
Një
sfinks i gjunjëzuar
Te dunat
e rërave
Fërshëllente
Melodinë
e lashtë të oazës
Mes
kolonadave
Kanë dalë
mbretërit e çmendur
Dhe
gjysmë të zhveshur
Shëtisin
Nëpër
tejpamësinë e luksit
Fryn një
erë prej flame
Tunden
Shpatullat
e rrapit plak
Kollitet
e gërthet
Ky mal i
vjetër
Nga një
sëmundje e rëndë
I
pështynë mushkëritë
Si
gjethet e zverdhura
HERËN E
TETË
Afër
bredhave të rrëshirta
Dëgjohen
britma djajsh
Përzier
Me ca
sharje banale
Njëqind
herë në ditë
Lëshohen
Në gjysmë
shtize
Flamujt e
turpit
Këtu koha
gënjen
Më shumë
se shitësit e pelave
Në vend
të atit
Për pak
lek
Shitet
gomari
Shtatë
herë në ditë
Te pishat
e Deçanit
E zbresin
hyjin nga froni
Dhe herën
e tetë
Shiten
Kinse
janë profet
QENI
Sa i mirë
Ky qen i
gërmadhave
Me gjasa
ka sy njeriu
Nëse
fundosesh në to
Mund të
notosh deri në amshim
Si një
foshnje
Të shikon
njerëzishëm
Sa herë
që i lëviz këmbët
Të
përcjell me brishtësi
Tej mase
I pëlqen
gëzofi yt prej dhelpre
Ky qen i
gërmadhave
Aspak
Nuk i
përngjan njeriut
Po kalove
kah stela te muranat
Të
përcjell
Me një
pamje prej fëmije
Prishtinë,
23 shkurt 2013
Biografia
Adem
Zaplluzha u lind në Prizren, më o1. o2 1943.
Shkollën
fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në
Prishtinë.
Një kohë
punoi mësues nëpër fshatrat Studençan të
Therandës dhe Hoça e Qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes
në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Me
shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë.
Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë, të cilën e botoi në
revistën ”Pionieri”, më 1957
Si i
punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, bashkë me shokët e punës dhe të
penës, themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në kuadër të punës së
këtij grupi u botua përmbledhja“Ngjyra e Kohës”, në të cilën u përfshi një
numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në
revistat për fëmijë, botoi edhe një sërë krijimesh letrare nëpër gazeta dhe
revista, që dalin në Prishtinë,Shkup dhe Zagreb. Në vitin 2o1o i përkthehet një
libër në gjuhën Rumune, nga përkthyesi i mirënjohur Baki Ymeri,“Pema e Bekuar”, libër, i cili u
mirëprit nga lexuesi Rumun.
Po atë
vit, në një nga numrat e revistës “Shqiptari”,
në
Rumani, në bashkëpunim me redaksinë revistës “Dituria”,në Boras të Suedisë,
botohet një antologji, “Jehona e Shekujve”, autor Sokol Demaku, ku përfshihen
edhe disa punime të Adem Zaplluzhës.
Është
prezantuar në LEKSIKONIN SHKRIMT-ARËVE SHQIPTARË 15O1-1990, Nga Hasan Hasani,
si dhe në LEKSIKONIN SHKRIMTARËT SHQIPTARË PËR FËMIJË,1872- 1995 Nga Odhise K.
Grillo, dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behlul,Prishtinë 2oo2.
Si dhe
është përfaqësuar në Rumuni në një antologji të shkrimtarëve të Kosovës nga
Monica Marushan KOSOVA LITERARA, (Kosova letrare, përkthyer nga Baki Ymeri,
alias Alban Voka .2o11
Është
anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.
BOTIME TË
AUTORIT
1.
“Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet
e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3.
“Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
4.
“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997.
5.
“Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
6. “Ai
vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot,
2oo7
7. “Letër
nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër
nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar ,
“Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
9.
“Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”,
Kastriot , 2008
1o.
“Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri
Fazliu”Kastriot 2008
11.
“Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar
“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa
në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13.
“Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar,
“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
14.
“Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema
e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16.
“Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot
, 2010.
17.
“Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
18.”Stuhi
në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
19. “Posa
ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
2o. “Loja
e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
21.
”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
22.
“Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
23. ”Hyji
në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
24.
”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. ”Don
Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26.”Zjarri
i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. ”Kur
likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28.
“Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29.
“Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e
shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31.
”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32.
“Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33.
“Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34.
”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata
e shkrimtarëve Kastriot,2011
35. “
Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. “
Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. “
Përtej teje”,poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. “Sa
afër e sa larg” , poezi, Shoqata e shkrimtarëve-
Kastriot,
2011
39. “Vallja
e zanoreve”, Poezi , Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. “Ikja
e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41.”Kalorësit
e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42.
“Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. “Kur
pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
44.
“Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
45.
“Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. “Atje
tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47.
“Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48.
“Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. “Në
dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o.
“Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. “ Për
çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
52.
“Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. “E
kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. “Mos
pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
55. “
Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56.
“Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
57. “Po
të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58.
“Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
59. “ Trokëllimat
në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. “ Në
flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
61. “Një
grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. “ Kur
filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. “Kur
stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
64. “
Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
65. “Eca
ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
66.
“Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. “
Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. “Si
të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, “ Më
pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70.
”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. “Zëri
i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. “Kush
i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. “
Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve
–Kastriot, 2012
74. “Koha
e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
76. “
Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot,
2012
77 “ Ky
def prej hëne”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve-“Fahri
Fazliu-Kastriot, 2012
78 .“
Pyesni zogjtë në ikje”,Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
79. “
Fërfërimë gjethesh “ Poezi, shtëpia,botuese-Kastriot, 2013
80 . “
Refrene yjesh”, Poezi, shtëpia botuese “ Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
81. “Te
delta e mjellmave”, Poezi, shtëpia
botuese “ Fahri Fazliu”- Kastriot
,
82.“Rinjohja”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
83.“Diku
në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”-
Kastriot, 2013
84.“ Një
zog prej uji”, Poezi, shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2013
85.“Mëkati
i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2013
PËRMBAJTJA
Ishte
koha
Cikli i
parë.............................................................11
Toka e
premtuar......................................................13
Legjenda..................................................................14
E ca të
tjerë..............................................................15
Kurse nga
dritaret....................................................16
Dënesim
dhe qeshim...............................................17
Ishte
koha................................................................18
Era...........................................................................20
Ky kor
bretkosash...................................................21
Ishte e
hënë.............................................................22
Të
lutem..................................................................23
Mëkat i
hijes............................................................24
Kur
atdheu...............................................................25
Qanin
edhe nuset.....................................................26
Ky mermer
i ftohtë..................................................27
Dëgjohet
një gjëmë nënash....................................28.
Fryn e
fryn një puhi nate.........................................29
I
shkundëm mollët...................................................30
Kapma
dorën...........................................................31
Unë nuk i
besoj errësirës.........................................32
Si të
leh...................................................................33
Ik se të
vret nata.....................................................35.
Disa
qindra vjet.......................................................36
Sonte
hëna...............................................................37
Ky kor
bretkosash
Cikli i
dytë..............................................................39
Në syrin
e kaltër të diellit........................................41
Luftëtari...................................................................42
Unë do
vij................................................................43
As mish
as peshk.....................................................44
Rrëfejnë
plakat........................................................45
Kur
këndon..............................................................46
Çelë një
baladë........................................................47
Pengu.......................................................................48
Kur jemi
të lodhur...................................................49
Megjithatë...............................................................50
Unë pashë
zotëri......................................................51
Tubuar ca
njerëz......................................................53
Vetvetja
e jonë .......................................................54
Mërgimtari..............................................................55
Boshllëku
...............................................................56
Një copë
toke..........................................................57
Më pritë
të lutem.....................................................58
Muzika
...................................................................59
Deltina.....................................................................60
Pa
titull....................................................................61
Qokthi.....................................................................62
Bota në
shishe.........................................................63
Një vashë
me syjeshilë............................................64
Një nuse
e re............................................................65
Të
thashë.................................................................66
Amaneti...................................................................67
Qeni.........................................................................68
Një
fustan prej letre
Cikli i
tretë.............................................................69
Marsi.......................................................................71
Lumi........................................................................72
Pata edhe
ditë më të mira........................................73
Nata
ishte e gjatë.....................................................74
Kurse
netët qanin....................................................75
Me lot
mallëngjimi..................................................76
Emri.........................................................................77
Mbushe
një gjym.....................................................78
Poetët
......................................................................79
Të
thashë.................................................................80
Deti..........................................................................81
Edhe një
herë aq veta..............................................82
Ata...........................................................................84
Pranvera..................................................................85
Me një
fustan prej letre...........................................86
Gërthitja..................................................................87
Herën e
tretë............................................................88
Qeni.........................................................................89
Katalogimi
në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
821.18-1
Zaplluzha,
Adem
Mëkat i
hijes/ Adem Zaplluzha. - Kastriot :
Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, 2013. –
Parathënie
: f. 5-9. – Biografia : f. 90-91
ISBN 978-9951-538-97-8