E diele, 28.04.2024, 03:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Resmi Osmani: Leka i Madh dhe gratë

E premte, 13.09.2013, 08:01 PM


LEKA I MADH DHE GRATE

Nga Resmi Osmani

Para do kohësh ripashë filmin Alexander. Si autor i librit esse”Aleksandri i Madh i Maqedonisë” Miti dhe njeriu, botim i “Luma Grafik”,Tetovë 2010, dhe i romanit historik “Mbretëresha Olimpia” “Kristalin –KH” Tiranë 2011, nuk mund të rri, pa mbajtur një qëndrim timin për disa aspekte,në veçanti lidhur me aludimet për homo seksualitetin e Lekës, të cilin e kam trajtuar gjerësisht në librin e sipërcituar. Në këtë shkrim, do të trajtoj shkurtazi disa të dhëna historike për këtë subjekt delikat nga  të dhënat e Plutarkut në “Jetët Parallele”. Jo për ta shkarkuar atë nga një ves që s’e kishte,por për hir të vertetës historike.

Para se të sjell argumentat,dua të ve në dukje se për kohën që bëhet fjalë,homo seksualiteti ishte dukuri e përhapur në shoqërinë greke, për pasojë edhe të asaj maqedonase,që përqafoj mënyrën greke të jetesës. Moralisht nuk ishte i dënueshëm,por quhej si një gjë e padenjë dhe e turpshme. Në ushtrinë tebane, kishte dy batalione që quheshin të shenjtë, apo i të pavdekshmëve dhe batalioni i të dashuruarve. Ky batalion kishte  njëqind e pesëdhjet çifte. Treqind veta,janë goxha shumë homoseksualë për një qytet-shtet. Në betejën e Termopileve, tebani Pelopida,në frontin më të vështirë, zgjodhi dhe vuri të luftonin krah njeri-tjetrit njëqind dashnorë, duke qënë i sigurtë se ata për të qenë të denjë për njeri –tjetrin,do të luftonin trimërisht. Ashtu ndodhi,ata u vranë të gjithë por caqet e tyre luftarake nuk i braktisën. Poetesha e lashtësisë,Safo( e lindur më 647 të erës së vjetër) i thuri ditirambe dhe ode të ndjera dashurisë midis femrave, që u quajt dashuri lesbike apo safike.

Le të vijmë te thelbi i çështjes: a ishte homo seksual Leka i Madh?. Në ditët ton a i mëshohet kësaj pandehme,pasi kjo dukuri  që është kumdër natyrës njerëzore, është shtuar si rezultat i zvetënimit, limontisë,shthurjes së jetës seksuale, pornografisë,përdorimit të narkotikëve , alkolit dhe  shfrenimit të veseve, liberalizimit të tejskajshëm, gjoja në respektim të të drejtave të njeriut, që në disa vende ka arritur deri në lejimin e martesave të individëve të të njëjtit seks!

Për Lekën, duke gjykuar nga miqësia që ai kishte me Efestionin, është hamendësuar dhe dyshuar, por Plutarku sjell shembuj që rrëfejnë se Aleksandri jo vetëm që nuk ishte homoseksual,por përkundrazi e urrente atë shfaqje,dukme qenë se edhe i ati Filipi ishte i tillë! Kur ishte me luftë në Azi, komandanti i rojeve bregdetare,i çoj lajm, se një tregtar, shiste dy djem shum të bukur dhe i kërkoi leje ti blinte për të(Aleksandrin). Ai shpërtheu dhe bërtiti me një zemërim të egër:” Ku më ka parë ndonjëherë Filokseni që të bëj ndonjë punë të turpshme? Si guxon të më bëjë propozime të tilla të ndyra?(vini re:të ndyra) dhe dha urdhër që ti zhduknin shitësin dhe dylberët e tij. Plutarku sjell edhe shembuj të tjerë refuzimi dhe zemërimi të shkaktuar për pandehma të tilla.

Në rininë e hershme, megjithëse oborri mbretëror ishte i mbushur me vajza dhe zonja të bukura,  Aleksandri, pothuajse ishte i pandjeshëm ndaj tyre. Prindërit, mbretëresha Olimpia dhe i ati, Mbreti Filip i II i Maqedonisë, që e vinin re u shqetësuan nga kjo pandjeshmëri. Atëherë, ata thirrën nga Thesalia një kurtizane të bukur, që ta tërhiqte princin e ri. Kurtizania e bëri punën e vet, mori shpërblimin dhe u largua, ndërkaq prindërit u qetësuan.

Leka i ushqyer me filozofinë e Aristotelit, ishte me sqimë dhe kishte idealin e vet për bukurinë femrore dhe vyrtytet e saj. Për të,femra e përsosur për nga bukuria,mençuria dhe forca e karakterit ishte e ëmë Olimpia. Në jetën e tij,në aspektin politik gratë, nuk luajtën asnjë rol në ndikime apo vendimmarrje.  Por ai nuk ishte i pandjeshëm ndaj bukurisë së tyre.Kur ishte njëzet vjeç ai dashuroi dhe u lidh me një artiste shumë të bukur nga Larisa,që quhej kampaspa. Ai thoshte me shaka se ishin dy gjëra që i rrëfenin se ishte i vdekshëm:gjumi dhe seksi dhe se ato kishin të njëjtin shkak, dobësinë e natyrës së njeriut. Martesën ai e shihte më tepër si një veprim politik.

Pasi hipi në fron, në moshën njëzet vjeçare, i zënë me punët e mbretërimit dhe luftërat, duke menduar se kishte ende kohë ngaqë ishte i ri, nuk arriti të martohej dhe kur u nis për luftën kundër Perandorisë Persiane nuk la trashëgimtar të fronit. Gjatë luftës afro trembëdhjetë vjeçare, në territoret e pushtuara, hasi shumë gra që shquheshin për bukuri të rrallë aq sa ai thoshte se femrat e bukura persiane, ishin vuajtja e syve! Gjatë kësaj periudhe në jetën e  Tij pati disa martesa dhe disa  gra:

Barzina,(363-309 e.v.)një aristokrate persiane, me gjak mbretëror, e bija e Artabazit, satrap i Frigjisë në Azi të Vogël, me kulturë greke, e veja e gjeneralit Memnon, shumë e bukur. Ajo u kap si robinë pas pushtimit të Damaskut. Edhe pse robinë, njeri nga gjeneralët e vet, më i vjetri në moshë, e këshilloi mbretin që ta merrte për vete Barzinën dhe të mos lejonte ti ikte nga duart ajo bukuri e rrallë femërore! Në atë kohë ajo ishte tridhjetë vjeçe, shtatë vjeçe më e madhe se Leka, por bukuria si ishte zbehur aspak. Ai e mori për ta mbajtur si grua pa kurorë, nuk u celebrua , thjesht bashkëjetoi. Ajo e ndoqi  pas në fushatat ushtarake deri në Indi dhe i lindi një djalë që e quajtën Herakliu i Maqedonisë, njeri nga djemtë jashtëmartese i  Lekës.

Roksana, (342-309 e.v.) ishte gruaja e parë e ligjshme. Kur ishte duke luftuar në Azinë Qendrore, në Afganistan, pas pushtimit të kështjellës  së Sogdianës , oficerët e tij i thanë se në kështjellë ishte zënë robinë e bija e satrapit Oksiart. Ishte gjashtëmbëdhjetë  vjeçe  dhe, se femër më të bukur, ata nuk kishin parë në tërë Azinë! I thoshte hënës e diellit”Dil të dal”. Emri i saj në persisht do të thoshte “E ndritshme”. Aleksandri e pa dhe ra në dashuri me të që në shikim të parë.Edhe pse ishte robinë, ai nuk e trajtoj si të tillë dhe u martua me të zyrtarisht. Ajo ishte gruaja e parë e mbretit. Thonë që kjo martesë, veç dashurisë, ishte një martesë politike, kësisoj ai bëhej dhëndër i persianëve.

Roksana,disa ditë pas vdekjes së Lekës lindi djalin, që u quajt Aleksandër i IV dhe u shpall mbret që në lindje

Statira(346-323 e.v.) dhe Paristatida, e para ishte e bija e mbretit Dar të Persisë, njëzet e një vjeçe, shumë e bukur, me hijeshi dhe hir mbretëror. Ajo me gjithë familjen e Darit u zu robinë në betejën e Isos(Iskanderum i sotëm në kufirin Turko-Sirian).Atë kohë ajo ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Ajo dhe e ëma e saj u trajtuan nga Leka me shumë fisnikëri. Leka, pas pushtimit të gjithë perandorisë Persiane, hyri në kryeqytetin Suza dhe qytetin mbretëror Persepol. Me këtë rast ai shtroi një banket madhështor, ku u bë dasma më e madhe në histori. Vetë Aleksandri u martua me Statirën dhe Paristatidën ,që ishte dhe ajo bijë e mbretit Artaksereks III. Me vajza të aristokracisë persiane u martuan edhe tetëdhjetë shokë e gjeneralë të Lekës, të cilët veç nuseve të bukura morën dhurata në prona e pasuri. Shokun e tij të ngushtë e martoi me një princeshë. Po atë ditë u martuan me vajza vendëse edhe dhjetë mijë ushtarë e oficerë. Këto martesa ishin pjesë e politikave integruese të Lekës, të popujve të perëndimit me të lindjes. Kur e shpalli veten perandor të persëve, Aleksandri trashëgoi edhe haremin e Darit, i cili kishte treqind e gjashtëdhjetë gra, një për çdo ditë! Përveç kodit moral, s’kishte asgjë tjetër që t’i ndalonte mbretërit të  merrnin aq gra sa të dëshironin. Edhe i ati i Lekës, Filipi i II veç grave të paligjshme, mori shtatë gra!

Ka  rrëfime legjendare se në jetën e Lekës ka pasur edhe gra të tjera. Gjatë luftimeve në Kush(Sudan), ushtrinë armike e udhëhiqte mbretëresha Kandaçe ”Perla e Zezë”. Kjo mbrtereshë ishte femër e re, e bukur dhe pasionante.Megjithëse kundërshtar, shkoi në kampin e tij dhe e dashuroi mbretin e ri marrëzisht me një dashuri të zjarrtë e të egër. Flitet gjithashtu për një dashuri kalimtare, me një princeshë indiane dhe mbretëreshën e Amazonave, që gjoja shkoi vetë te ai, por këto nuk konfirmohen nga historianët. Historianët vënë në dukje, se Leka sillesh me shumë nderim dhe fisnikëri ndaj grave. Kështu veproi ndaj familjes së mbretit Dar që i kapi robina në betejën e Isos. Kur atë e vunë në dijeni se disa ushtarë kishin përdhunuar disa gra në kampin e ushtarëve rrogëtarë, ai i quajti ata kafshë dhe dha porosi që, po të vërtetohej akuza, ata të vareshin!

Fati i grave të Lekës. Leka  vdiq në vitin 323,donte edhe një muaj të mbushte tridhjetë e tre vjeç.Pas vdekjes së tij, midis pasardhësve të kastës së vet ushtarake shpërtheu lufta për trshëgimin dhe pushtetin. Edhe gratë e tij nuk mundën tu shpëtonin intrigave dhe  lojërave politike, pasi ato ishin nëna të fëmijëve të mbretit, dhe ata fëmijë ishin pretendentë të mundshëm të fronit të perandorisë.

Barzina, pas martesës së Lekës me Statirën, u tërhoq me gjithë të birin në Azi të Vogël. U vra me gjithë të birin në qytetin e Amfipolit, në vitin 309 e.v. nga gjenerali Polisperkont, që i biri të mos paraqiste rrezik për të marrë fronin mbretëror të Maqedonisë.

Statira, pas vdekjes së Aleksandërit ishte shtatzënë. Që fëmija i saj të mos ishte pretendent për fronin, Barzina e vrau atë dhe të motrën e saj dhe i hodhi në një pus. Kjo ndodhi në vitin 323 e.v.

Roksana, që ishte nëna e Aleksandërit të IV, i shpallur mbret që në lindje, pas vdekjes së mbretit, erdhi në Maqedoni dhe u bashkua me Olimpian, nënën e Aleksandërit. Pas dështimit të luftës për ta shpallur të birin mbret,  ajo u vra bashkë me të birin me urdhër të gjeneral Kasandrit në vitin 309 e.v. Siç shihet, luftës së egër për pushtet nuk arritën t’i shpëtonin as gratë dhe as fëmijët trashëgimtarë të Lekës së Madh.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora